• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
24 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

  • POLITIKË

    Marrëveshja për Gazën, Shqipëria konfirmon angazhimin për paqen në prani të ambasadorit amerikan Eric Wendt

    Samiti BE–Ballkani Perëndimor më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

    Ministri Nufi vlerëson atasheun ushtarak italian në përfundim të mandatit, mirëpret pasuesin

    Rama publikon fotot dhe inicialet e të ndaluarve në protesta: S’janë studentë, por persona me precedentë penalë

    Rama në takimin me bankat: Paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm dhe mbështetje për studentët

    Nga karriget e kuqe te ato të zeza, Rama nuk ndryshon qëndrim: dialog po, dorëheqje jo.

    Berisha u bën thirrje shqiptarëve t’u bashkohen studentëve: Nesër, në orën 10:00, para Universitetit

    Dita e tetë e protestave në Tiranë: Rama ofron dialog, protestuesit kërkojnë dorëheqjen

    SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun, ish-zëvendëskryeministres i komunikohen zyrtarisht akuzat

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Traktati/ Rusia: Do presim derisa partnerët të bëhen gati vetë për një dialog të barabartë dhe konkret me ne

3 Shkurt, 2019
in NGJARJE
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti rus, Vladimir Putin zhvilloi dje një takim pune me Ministrin e Jashtëm, Sergej Lavrov dhe atë të Mbrojtjes Sergej Shojgu, me të cilët diskutuan rreth situatës së krijuar kohët e fundit pas tërheqjes së SHBA-ve nga Traktati mbi likuidimin e raketave bërthamore me rreze të mesme veprimi (Traktati INF). Lajmi pohohet nga ambasada ruse në Tiranë, shoqëruar edhe me tezat dhe përfundimet kyçe të këtij takimi:

– Shtetet e Bashkuara që në vitin 1999 kanë filluar ta shkelin Traktatin INF duke nisur testimet e aparateve fluturuese pa pilot, të cilat për nga parametrat e tyre përkojnë me raketat tokësore “cruise” të ndaluara nga Traktati, dhe më pas duke përdorur raketat objektivë “cruise” për të testuar sistemin amerikan të mbrojtjes antiraketore.

– Që në vitin 2014 SHBA kanë filluar instalimin në Evropë të pajisjeve të tyre për lëshimin e raketave si pjesë e mburojës antiraketë. Megjithatë, sistemi i lëshimit Mk 41 mund të përdoret, pa qenë i nevojsjëm ndonjë modifikim shtesë, për lëshimin e raketave sulmuese “Tomahawk” me rreze të mesme veprimi, gjë që përbën një shkelje të drejtpërdrejtë të Traktatit INF. Deri tani sisteme të tilla janë vendosur në Rumani, ndërkohë që po bëhet gati vendosja e tyre në Poloni dhe Japoni.

– Në vitin 2018 programi bërthamor i SHBA-së (Nuclear Posture Review) paraqiti një objektiv për të krijuar armë bërthamore me fuqi të zvogëluar, të cilat me shumë gjasa do të përdoren me raketat me rreze të mesme veprimi. Aq më tepër se pak ditë më parë u bë me dije që objektivi në fjalë po vihet në praktikë: po fillon prodhimi i raketave të tilla.

– Në tetor 2018 Shtetet e Bashkuara shprehën zyrtarisht dëshirën e tyre për t’u tërhequr nga Traktati INF. Rusia bëri çmos për ta shpëtuar Traktatin, duke marrë parasysh rëndësinë e tij për stabilitetin strategjik në Evropë dhe në botë. Përpjekja e fundit u bë më 15 janar 2019, kur Uashingtoni më në fund pranoi të mbante konsultime përkatëse në Gjenevë të organizuara me iniciativën e Moskës.

– Pala ruse pranoi të ndërmerrte masa të paprecedente të transparencës, të cilat shkojnë larg përtej detyrimeve të Rusisë sipas Traktatit INF, me qëllim për të bindur Uashingtonin se Rusia nuk po shkel këtë marrëveshje. Të gjitha përpjekjet tona u hodhën poshtë nga pala amerikane, e cila në vend të dialogut na vuri një ultimatum krejtësisht të papranueshëm që bie ndesh me gërmën dhe frymën e Traktatit.

– Vendimi i SHBA-së për të pezulluar zbatimin e Traktatit INF dhe për të nisur procedurën e tërheqjes zyrtare nga Traktati, si edhe deklarata e palës amerikane se ajo nuk e konsideron më veten të lidhur me detyrimet sipas këtij dokumenti, do të thotë se Uashingtoni do të prodhojë raketa të reja.

– Situata aktuale vetëm po e rëndon gjendjen e krijuar vitet e fundit në fushën e çarmatimit bërthamor dhe stabilitetit strategjik. Përkëqësimi drastik ka filluar që në vitin 2002 pas tërheqjes së njëanshme të SHBA-së nga Traktati mbi mbrojtjen antiraketore (1972).

– Në vitin 2007 Rusia doli me një iniciativë për të rregulluar çështjet e lidhura me instalimin e sistemeve amerikane të mbrojtjes antiraketore në Evropë, por Uashingtoni prapë e hodhi poshtë nismën tonë. Pastaj në vitin 2010 në kuadër të samitit Rusi-NATO në Lisbonë Moska propozoi edhe një herë që Rusia, SHBA dhe BE të krijojnë një mbrojtje të përbashkët antiraketore në Evropë. Thirrja jonë nuk u pranua.

– Në vitin 2013 pala ruse sërish i bëri thirrje Departamentit të Shtetit për nisjen e konsultimeve dhe ia dorëzoi propozime konkrete. Asnjë përgjigje nuk u dha. Në vitin 2014 SHBA deklaruan për ndërprerjen e dialogut mbi çështjet e mbrojtjes antiraketore.

– Shumë shqetësuese është edhe qasja e SHBA-së ndaj zbatimit të Traktatit për mospërhapjen e armëve bërthamore. Pala amerikane bën shkelje serioze të këtij Traktati, sipas të cilit fuqitë bërthamore janë të detyruar të mos transferojnë vendeve të tjera teknologjitë e përdorimit të armëve bërthamore. Në kundërshtim me këtë detyrim, NATO-ja zhvillon të ashtuquajturat misione të përbashkëta bërthamore, në kuadër të të cilave SHBA bashkë me pesë vende-anëtare të NATO-s ku janë instaluar armët bërthamore amerikane testojnë aftësitë e përdorimit të armëve bërthamore me pjesëmarrjen e vendeve që nuk bëjnë pjesë në “pesëshen bërthamore”. Është një shkelje e drejtpërdrejtë e Traktatit të përmendur.

– Traktati për ndalimin gjithëpërfshirës të provave bërthamore nuk është ratifikuar fare nga Shtetet e Bashkuara.

– Duke qenë se SHBA kanë nisur tashmë prodhimin e raketave të reja në kundërshtim me Traktatin INF, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë doli me një propozim për të marrë masa reciproke, konkretisht për të nisur gjatë muajve në vijim punën kërkimore dhe zhvilluese për të mundësuar përdorimin e raketave detare “Kalibr” edhe si raketa tokësore, si edhe për të projektuar komplekse tokësore të raketave hipersonike “cruise” me rreze të mesme veprimi. Presidenti i Rusisë e ka mbështetur propozimin e Ministrit të Mbrojtjes. Sipas Presidentit Putin, përgjigjja e Rusisë do të jetë simetrike: ngaqë SHBA kanë pezulluar pjesëmarrjen e tyre në Traktatin INF, të njëjtën gjë do të bëjë dhe Rusia.

– Presidenti Putin theksoi se Rusia ka shumë vite që po kërkon një dialog për çështjet e çarmatimit, dhe ka shumë vite që iniciativat e saj nuk marrin asnjë mbështetje nga partnerët. Përkundrazi, ata vazhdimisht kanë gjetur pretekste për të çmontuar sistemin ekzistues të sigurisë ndërkombëtare. Lidhur me këtë, Presidenti u la një porosi Ministrisë së Jashtme dhe asaj të mbrojtjes: edhe pse Rusia mbetet e hapur për bisedime dhe të gjitha propozimet tona ngelen në fuqi, Moska nuk do të dalë më me iniciativa për dialog për problemin në fjalë. Pala ruse do të presë derisa partnerët e saj të bëhen gati vetë për një dialog të barabartë dhe konkret me vendin tonë për të adresuar një çështje që është tepër e rëndësishme për mbarë botën.

– Presidenti Putin nënvizoi se Rusia nuk do të instalojë armët e saj me rreze të mesme veprimi as në Evropë, as në rajone të tjera të botës, derisa në këto rajone të mos instalohen armët e ngjashme të Shteteve të Bashkuara.

Related- Posts

NGJARJE

Samiti BE–Ballkani Perëndimor më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

23 Tetor, 2026
NGJARJE

Protesta e studentëve në ditën e 11-të, pedagogë dhe mjekë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

23 Tetor, 2026
Kryesore

Dita e tetë e protestave në Tiranë: Rama ofron dialog, protestuesit kërkojnë dorëheqjen

20 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Ndryshimi po vjen

23 Tetor, 2026

Rumani, droni fundos anijen e mallrave në Detin e Zi, Bukureshti akuzon Rusinë

23 Tetor, 2026

Marrëveshja për Gazën, Shqipëria konfirmon angazhimin për paqen në prani të ambasadorit amerikan Eric Wendt

23 Tetor, 2026

Samiti BE–Ballkani Perëndimor më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

23 Tetor, 2026

PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

23 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.