• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
28 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

    Miqtë e Ballkanit Perëndimor në Tiranë: Diplomacia parlamentare në mbështetje të integrimit evropian

    Nju Jork – Ministri Hoxha takim me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin për Evropën Perëndimore: Shqipëri-SHBA, koordinim i vazhdueshëm për prioritetet e përbashkëta

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

    Kurti takon kongresistin amerikan Lawler, kritikon aktgjykimin e Speciales në Hagë

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home POLITIKË

Presidenti Ilir Meta dekoron piktorët, Vangjush Mio dhe Abdurrahim Buza.

1 Tetor, 2020
in POLITIKË, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Ilir Meta vlerësoi piktorët e shquar, Vangjush Mio dhe Abdurrahim Buza.

Piktori Vangjush Mio ju dha dekorata “Nderi i Kombit”, me motivacionin “Si një ndër piktorët e parë profesionistë në Shqipëri. Me metodën e impresionizmit ka pikturuar me dashuri peizazhin shqiptar, me dritë dhe gjuhë artistike të nivelit më të lartë. Ai mbetet ‘Poet i natyrës’ dhe pararendësi në formimin e peizazhistëve të mëvonshëm”.

Po kështu me Dekoratën “Nderi i Kombit”, Kreu i Shtetit çmoi edhe piktorin e shquar Abdurrahim Buza me motivacionin “Si një ndër piktorët e parë që hodhi bazat profesionale të arteve figurative në Shqipëri. Për krijimtarinë e tij të gjerë që përshkohet dallueshëm nga fryma kombëtare, e ndërthurur me vlera artistike. Si një zë unik e individualitet i dallueshëm në artin pamor shqiptar”.

Duke iu drejtuar të pranishmëve në ceremoninë e dekorimeve të dy mjeshtrave të papërsëritshëm të artit pamor shqiptar, Presidenti Meta u shpreh se piktorët, që nderojmë sot, janë nga ata artistë, që me penelin e tyre, kanë skalitur në art bukuritë dhe historinë shqiptare, kanë krijuar vlera të spikatura artistike dhe me veprën e tyre kanë kontribuar në zhvillimin e arteve figurative në Shqipëri dhe në formimin e një plejade të tërë artistësh.

Duke u ndalur në figurën e Vangjush Mios, Presidenti tha se ai ishte piktori i parë impresionist në Shqipëri, një nga figurat më të rëndësishme të arteve pamore shqiptare, peizazhisti më i rëndësishem shqiptar i shekullit XX, i vlerësuar dhe i njohur si ‘poeti i peizazhit shqiptar’.
“Dashurinë për vizatimin dhe pikturën Vangjush Mio e shprehu që në fëmijëri, dhe ajo mbeti dashuria e madhe gjatë gjithë jetës së tij, duke u konkretizuar me realizimin e qindra vizatimeve dhe pikturave në 4 dekada karrierë. Vangjush Mio arriti të studionte në Universiteti Kombëtar të Arteve në Bukuresht, ku u njoh dhe u miqësua me shkrimtarët e shquar Asdreni dhe Lasgush Poradeci. Për të vazhduar më tej me studimet në Romë, ku ai u bë admirues i realizmit italian të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX si dhe i impresionizmit. Pas studimeve, Mio kthehet në vendlindjen e tij, Korçën, e cila ishte kryeqendra kulturore e vendit. Atmosfera e ndezur kulturore e artistike e qytetit të Korçës, solli edhe krijimin e ‘Shoqërisë së Arteve të Bukura’, si dhe vënien në skenë të dramave e shfaqjeve të ndryshme, midis të cilave ‘Vdekja e Pirros’ e Mihal Gramenos, ku Mio ishte piktor i kostumeve të dramës”,- tha kreu i shtetit.
Kreu i shtetit tha se krijimtaria e gjerë e artistit Vangjush Mio, në fushën e peizazhit dhe portretit realist, u bë shkollë e madhe për të gjithë artistët shqiptarë. “Vangjush Mio, gjatë gjithë jetës së tij, organizoi dhe mori pjesë në shumë ekspozita, si personale edhe kombëtare. Veprat dhe krijimtaria e tij luajtën një rol të rëndësishëm në edukimin e brezave të artistëve shqiptarë, veçanërisht në vitet e regjimit komunist, në kushtet e izolimit kulturor, duke u bërë shëmbull i qartë i një arti jashtë propagandës partiake dhe kornizave të realizmit socialist shqiptar. Vangjush Mio ishte piktori që bëri kapërcimin e pikturës shqiptare në konceptime moderne, duke e çliruar nga format e ngrira e disa herë diletante të pikturës së deriatëherëshme. Punimet e tij dallohen për dritën, transparencën dhe ajrin që i përshkon. Gjatë gjithë karrierës së tij, Vangjush Mio realizoi vepra me cilësi të lartë artistik, nxorri në pah dritën diellore mesdhetare të peizazhit shqiptar dhe u bë shëmbulli i shkëlqyer i piktorit të natyrës, që me veprën e tij ndikoi në formimin e peisazhistëve të mëvonshëm në Shqipëri. Për të gjithë kontributin e jashtëzakonshëm për artin tonë pamor, për ndikimin e tij në formimin e peisazhistëve në Shqipëri dhe për dashurinë me të cilën Vangjush Mio pikturoi peisazhin shqiptar, kam nderin t’i akordoj sot titullin e lartë ‘Nder i Kombit’, -deklaroi Presidenti Meta.

Ndërsa për mjeshtrin e penelit, Abdurrahim Buza Presidentit Meta tha se ai është një nga mjeshtrat e mëdhenj të pikturës, pedagogu i nderuar i shumë brezave artistësh, burri i urtë e fjalëpak, që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e artit pamor shqiptar. “Biri i një familje patriote nga Gjakova, i mbetur jetim në moshën 8 vjeçare, vazhdoi studimet në shkollën normale të Elbasanit, me mbështetjen dhe kujdesin e patriotit të madh Bajram Curri. Pas studimeve të larta në Akademinë e Firences, Itali, u kthye në Shqipëri ku në bashkëpunim me piktorin Andrea Kushi dhe skulptorin Odhise Paskali, themeluan Shkollën Artistike të Vizatimit, e cila ishte shkolla e parë e Arteve të Bukura në Shqiperi dhe ajo që hodhi bazat e formimit të brezave të rinj të artistëve shqiptarë. Gjatë karrierës së tij 50 vjeçare, Abdurrahim Buza lëvroi peizazhin, natyrën e qetë, portretin, kompozimin në teknikën e vajit dhe realizoi mbi 10 000 vizatime, duke nxjerrë kështu në pah krijmtarinë e tij shumëplanëshe dhe të niveleve më të larta artistike”,- tha Presidenti.
Presidenti Meta tha se vepra e Abdurrahim Buzës e bën atë një piktor unik në hapësirën shqiptar. “Vepra e Buzës përshkohet gjerësisht nga tema historike dhe ka frymë thellësisht kombëtare. Motivet etnike nga Gjakova, Kosova, dhe nga veriu i Shqipërisë, betejat e popullit shqiptar për liri, heronjtë e këtyre betejave, qëndresa dhe heroizmi i popullit shqiptar, jeta e popullit të thjeshtë, bëhen subjekt i shpeshtë i tij. Buza na sjell natyrshëm magjinë dhe misterin e jetës së popullit shqiptar, zakonet dhe doket tradicionale, heronjtë dhe burrat e Kosovës e të Shqipërisë, jetën e përditëshme të tyre, të gjitha këto me penelin e tij të magjishëm. Veprat e tij si ‘Refugjatët’, ‘Lidhja e Prizrenit’, ‘Nusja kosovare’, ‘Azem Galica me trimat’, ‘Lojrat popullore”, “Dasmë gjakovare’ dhe shumë të tjera edhe pse në dimensione modeste janë madhështore dhe monumentale.
Buza, në gjithë krijimtarinë e tij artistike, shpalosi qartazi figurën e një piktori bashkëkohor, modern shqiptar e hapi një faqe të re në artin e kohës, duke u bërë një figurë artistike e dimensioneve evropiane. Magjia dhe cilësia e lartë e artit të pikturës së mjeshtërit Abdurrahim Buza është bërë shembyll frymëzimi dhe ka ndikuar në krijimtarinë e shumë artistëve shqiptarë”,- tha Presidenti Meta.

Presidenti Meta tha se “në këtë periudhë globalizimi, vetëm forcimi i identitetit kombëtar dhe krenarisë për kulturën tonë kombëtare, mund të na mbajë të bashkuar dhe të fortë, në mënyrë që të mos zhbëhemi si komb, as si shtet dhe as si shqiptarë”.

Tags: abdurrahim buzadekorimePresidenti metavangjush mio

Related- Posts

NGJARJE

Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

27 Shtator, 2026
Kryesore

Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

27 Shtator, 2026
Kryesore

Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

26 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidenti Vuçiç jep dorëheqjen në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

27 Shtator, 2026

27 Shtatori, Dita e Përkujtimit në Azerbajxhan: 44 ditët që ndryshuan Kaukazin Jugor

27 Shtator, 2026

Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

27 Shtator, 2026
Screenshot

Çfarë po “gatuajnë” protestat kosovare, kombëtarizim apo rimbëkëmbje ideologjike?

27 Shtator, 2026

Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

27 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.