• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
19 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Rama: “Me gurin nuk negociohet”. Kryeministri i cilëson protestat “fatkeqësi kombëtare”

    Ervin Demo: “Ka kaluar vija e kuqe”, 295 të lënduar në 6 ditë protestash: Dhuna nuk është mjet negocimi

    Moska i përgjigjet Ramës për protestat: “Mos na hidhni fajin, zgjidhini vetë problemet tuaja”

    Nushi: U sekuestrua karikatori me fishekë luftarakë, Renea doli pas një telefonate për protestues të armatosu

    Zv.ministrja e Brendshme Ruseti apel prindërve: Fëmijët të mbahen larg përplasjeve gjatë protestave

    Rama refuzon dorëheqjen dhe akuzon për ndërhyrje të huaja në protestat në Tiranë: “Janë kundër Shqipërisë europiane”

    Skënder Hita: 167 të arrestuar dhe 388 të proceduar penalisht për dhunën në protesta, pezullohen 7 policë

    Kryeministri Rama: Bizneset e shkatërruara nga protesta do të regjistrojnë dëmet në e-Albania

    Elisa Spiropali, letër Edi Ramës: Shqipëria mbi partinë, besimi mbi pushtetin

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

    SHBA nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home SHQIPËRI

553 vite nga vdekja e heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit

17 Janar, 2021
in SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Skënderbeu – Hero Kombëtar

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu (6 maj 1405–17 janar 1468) sintetizon një epokë të tërë historike që mori emrin e tij: luftën njëshekullore kundër pushtimit osman (fundi i shek. XIV – fundi i shek. XV). Nën udhëheqjen e tij, lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e më të organizuar dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërisë. Gjergj Kastrioti – Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptarë që udhëhoqi më vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Ai realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Lidhjen Shqiptare të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetë. Skënderbeu i kushtoi kujdes ruajtjes së burimeve të brendshme ekonomike, tek të cilat u mbështet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e në jug, ai i dha mundësi banorëve të viseve të lira të zhvillonin një veprimtari ekonomike deri diku normale. Krahas mbrojtjes së vendit, Skënderbeu i kushtoi vëmendje çlirimit të viseve të pushtuara që ndikoi në formimin e mëtejshëm të lidhjeve më banorët e këtyre viseve.

Skënderbeu dëshmoi edhe tolerancë fetare. Skënderbeu dëshmoi aftësitë e tij si burrë shteti edhe në marrëdhëniet me vendet e tjera. I vetëdijshëm se për t’i bërë ballë fuqisë osmane kërkohej bashkim, Skënderbeu kërkoi pareshtur pjesëmarrjen e vendeve evropiane në luftë kundër armikut të përbashkët. Skënderbeu ishte udhëheqës ushtarak i talentuar. Ai u mbështet mbi një ushtri të armatosur lehtë, me lëvizshmëri të madhe dhe aftësi goditëse të lartë. Ai dallonte shumë nga princërit dhe mbretërit e kohës, veprimtaria ushtarake e të cilëve bazohej mbi trupat mercenare të armatosura rëndë.

Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur për shqiptarët edhe pas vdekjes së tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore që i dhanë atij tiparet e një figure legjendar

Jetëshkrimi

Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Pasi u mor peng u dërgua në Edrene ku u edukua në shkollën e iç-ogllanëve. Gjergji kishte dhunti të veçanta, ishte shtatlartë, shpatullgjerë, mendjemprehtë dhe shumë i fuqishëm. Ishte i aftë në përdorimin e armëve. Iu vu emri mysliman Skënder dhe mori pjesë në fushata të ndryshme ushtarake në Ballkan dhe në Azi të Vogël gjatë të cilave fitoi përvojë ushtarake. Gjatë kohës së qëndrimit larg atdheut, mbajti lidhje të ngushta me famuljen e tij. Në vitin 1438 përmendet si subash i Krujës. Pas vitit 1439, sulltani e largoi nga ky post duke e emëruar me sa duket larg tokave shqiptare.

Në vitin 1443 trupat hungareze të komanduara nga Janosh Huniadi u futën në thellësi të Ballkanit dhe në nëntor u ndeshën me ushtrinë osmane duke e thyer. Këtë rast e shfrytëzoi Gjergj Kastrioti Skënderbeu për tu kthyer në atdhe. Pasi çliroi Krujën me 28 nëntor 1443 ngriti flamurin e Kastriotëve, flamur të kuq me shqiponjë të zezë dykrenore. Para krutanëve mbajti një fjalim të zjarrtë. Pa humbur kohë hyri në bisedime me fisnikët shqiptarë dhe me ndihmën e tyre çliroi edhe një varg kështjellash tjera. Në hapësirat e çliruara ndodheshin zotërimet e shumë fisnikëve shqiptarë. Çlirimi i vendit në vitin 1443 ishte fitore historike, por Skënderbeu e kuptoi se për të mbrojtur territoret e çliruara duhej kapërcyer copëtimi politik dhe duhej bashkuar. Prandaj mblodhi në Lezhë një kuvend të fisnikëve shqiptarë, një praktikë tradicionale e shqiptarëve për të realizuar bashkimin dhe bashkëpunimin e tyre. U formua Besëlidhja shqiptare e Lezhës, një aleancë politike dhe ushtarake kryetar i së cilës u zgjodh Skënderbeu. Ai u zgjodh edhe komandant i përgjithshëm i ushtrisë së përbashkët e cila do të formohej.

Në vitin 1444 forcat shqiptare të komanduara nga Skënderbeu thyen ushtrinë osmane në Betejën e Torviollit. Me 10 tetor 1445 një ushtri osmane prej 9,000–15,000 vetësh nën komandën e Firuz Pashës u nis drejt Shqipërisë nga ana e Prizrenit. Këto lëvizje nuk i shpëtuan Skënderbeut. Osmanët në luginën e Mokrës ndërsa Skënderbeu i sulmoi dhe i shpartalloi me 3500 luftëtarë. Vitin passues ai theu osmanët edhe dy herë tjera, një herë forcat osmane nga Ohri, dhe prapë në Betejën e Otonetës me 27 Shtator 1446.

Në vitin 1450 sulltan Murati II erdhi në Shqipëri me një ushtri të madhe dhe rrethoi Krujën. Ushtria osmane sipas një bashkëkohësi kudo ku kalonte ” dogji duke i vënë zjarrin çdo gjëjë që takonte”. Skënderbeu qëndroi jashtë kështjellës bashkë me luftëtarët e tij dhe godiste ushtrinë osmane papritur dhe pandërprerë nga drejtime të ndryshme. Duke parë humbjet sulltani urdhëroi asgjësimin e trupave të Skënderbeut duke i ndjekur kudo, por këto ekspedita u kushtuan osmanëve shumë humbje. Gjendja e osmanëve filloi të keqësohej nga mungesa e ushqimeve për shkak se shqiptarët sulmonin karvanet e furnizimeve.Pas disa muajsh rrethimi të pasuksesshëm, Murati humbi shpresat se mund ta merrte Krujën prandaj me fillimin e stinës së shirave e ndërpreu fushatën ushtarake. Lufta për mbrojtjen e Krujës ishte një ndër fitoret më të rëndësishme të Skënderbeut.

Më 1451, u martua me Donikën, të bijën e Gjergj Arianitit. Skënderbeu u përpoq të siguronte ndihma për të çliruar territore tjera që ishin nën osmanët. Atë vit Skënderbeu dhe Alfonsi V i Napolit nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi si dy zotër të barabartë. Në vitin 1452 sulltani i ri Mehmeti II dërgoi dy ushtri në Shqipëri të cilat u thyen njëra pas tjetrës nga Skënderbeu.

Në vitin 1455 ushtria shqiptare rrethoi Beratin. Skënderbeu dhe Gjergj Arianiti ishin larguar kur u njoftuan për sulmin e papritur të ushtrisë osmane. Kur arritën në fushbetejë çdo gjë kishte përfunduar. Pas Betejës së Beratit gjendja e brendshme poltike në Shqipëri u keqësua, duke shkaktuar lëkundje te fisnikët shqiptarë. Moisi Golemi i trembur kaloi në anën e osmanëve të cilët në vitin 1456 e dërguan në krye të një ushtrie osmane në Shqipëri por ushtria e Skënderbeut e theu keqas. Në vitin 1456 Gjergj Stres Balsha, u shiti osmanëve kështjellën e Modriçit për 30,000 aspra argjendi. Ai u mundua ta fshehë këtë; megjithatë tradhëtia e tij u zbulua, dhe ai u burgos në Napoli. Më 1456 Gjergjit i lindi djalë.[Hamza Kastrioti, nipi i Skënderbeut, humbi shpresat se do të trashëgonte principatën pas vdekjes së Skënderbeut dhe iu bashkua osmanëve. Më 27 qershor 1458, Alfonsi V vdiq në Napoli dhe Skanderbegu dërgoi eimsarë te i biri Ferdinandi.

Pas pesë betejave të ashpra që u zhvilluan në vitin 1465 mes ushtrisë shqiptare dhe ushtrive osmane të drejtuara nga Ballaban Pasha, ku shqiptarët dolën fitimtarë, sulltan Mehmeti II mendoi se kishte ardhur koha për një goditje vendimtare të të gjitha forcave ushtarake të Perandorisë Osmane. Në pranverën e vitit 1466 sulltani u nis në krye të gjithë ushtrisë osmane për të rrethuar Krujën. ] Pasi dy muaj luftimesh të ashpra ai u bind se Kruja nuk pushtohej me forcën e armëve prandaj vendosi ta mbante nën një rrethim të vazhdueshëm derisa mbrojtësit e Krujës të dorëzoheshin nga uria. Këtë detyrë ia ngarkoi Ballaban Pashës duke ia lënë drejtimin e ushtrisë osmane në Shqipëri. Krahas rrethimit, forcat e tij do të ushtonin presion të vazhdueshëm në viset e lira shqiptare. ]

Në prill 1467, Skënderbeu u kthye në atdhe ku me përkrahjen e popullit riorganizoi një ushtri të fuqishme dhe me 19 prill shpartalloi plotësisht ushtrinë osmane të komanduar nga vëllai i Ballabanit, Jonima, të cilin e zuri rob. Më 23 prill ushtria shqiptare së bashku me mbrojtësit e Krujës sulmuan dhe shpartalluan ushtrinë e Ballabanit duke e lënë këtë të fundit të vdekur.

Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Vdiq me 17 janar 1468 në Lezhë. U varros në Katedralen e Shën Kollit në Lezhë, po në atë vend ku u mbajt Kuvendi i Lezhës. Vdekja e tij shkaktoi pikëllim të thellë në gjithë popullin shqiptar.

Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rresht. E shoqja me të birin emigruan, sikurse edhe një pjesë e parisë shqiptare, për në Itali.

Figura e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe lufta e shqiptarëve nën udhëheqjen e tij kundër pushtuesve osmanë ndikoi fuqishëm në jetën shpirtërore të shqiptarëve. Të frymëzuar prej tyre, intelektualë të shquar shqiptarë, i pasqyruan e i përjetuan ato në vepra historike monumentale, në të cilat nisi jetën e vet historiografia shqiptare. Marin Barleti shkroi “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, të cilën e botoi italisht në Romë rreth viteve 1508-1510. Kjo vepër njohu shumë ribotime në gjuhë e në vende të ndryshme të Evropës. Vepër tjetër me rëndësi është edhe vepra e shkruar nga Dhimiter Frângu “Komentar për punët e turqve dhe të zotit Gjergj Skënderbe, princ i Epirit”. Një vepër tjetër e rëndësishme për të njohur shoqërinë shqiptarë të shek. XV është “Historia dhe gjenealogjia e shtëpisë së Muzakajve”, shkruar në italisht më 1510 nga bashkëluftëtari i Skënderbeut, Gjon Muzaka. Ajo mbeti në dorëshkrim dhe, për vlerën që ka për historinë mesjetare shqiptare, botuesi i saj i shek. të XIX më të drejtë e ka cilësuar atë si një “margaritar”./wikipedia

Tags: gjergj kastriotiShqiperi

Related- Posts

Kryesore

Dita e pestë e protestës, përshkallëzohet dhuna në Tiranë, policia përdor plumba gome ndaj protestuesve

17 Tetor, 2026
NGJARJE

Tiranë, protesta studentore përfundon në dhunë, përplasje në disa zona të kryeqytetit

13 Tetor, 2026
POLITIKË

Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

9 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

KSHM dënon dhunën gazetarëve gjatë protestave në Tiranë dhe u bën thirrje BE-së, Këshillit të Evropës dhe OSBE-së të dalin në mbrojtje të lirisë së medias

19 Tetor, 2026

Rama: “Me gurin nuk negociohet”. Kryeministri i cilëson protestat “fatkeqësi kombëtare”

19 Tetor, 2026

Ervin Demo: “Ka kaluar vija e kuqe”, 295 të lënduar në 6 ditë protestash: Dhuna nuk është mjet negocimi

19 Tetor, 2026

Protestat përfshijnë Evropën: Italia dhe Franca përballen me përplasje, Spanja me krizën e strehimit

18 Tetor, 2026

Drejtori i Policisë së Shtetit, Hita: 10 efektivë të plagosur nga sulmi ndaj Komisariatit nr. 3,

18 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.