• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
28 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

    Miqtë e Ballkanit Perëndimor në Tiranë: Diplomacia parlamentare në mbështetje të integrimit evropian

    Nju Jork – Ministri Hoxha takim me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin për Evropën Perëndimore: Shqipëri-SHBA, koordinim i vazhdueshëm për prioritetet e përbashkëta

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

    Kurti takon kongresistin amerikan Lawler, kritikon aktgjykimin e Speciales në Hagë

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home RAJONI KOSOVA

Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës – 13 Vjet sa një shekull

17 Shkurt, 2021
in KOSOVA
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Prof. Lisen BASHKURTI

Sot trembëdhjetë vjet më parë Kosova shpalli pavarësinë e saj. Kjo ngjarje madhore në historinë e Kosovës dhe të mbarë Kombit Shqiptar erdhi mbas një historie të gjatë tragjike nën  sundimin e përgjakshëm Serb. Së paku nga viti 1913, kohë kur Kosova ngeli jashtë kufijve politik të Shqipërisë, historia e saj filloi të shkruhej vetëm me gjak. Fillimisht në procesin e nacertanizimit të saj e më pas të procesit të Cubrilovit, Ivo Andricit, Aleksandër Rankovicit, Josip Broz Titos e më tutje të Slobodan Milloshevicit, Kosova kaloi nëpër kalvarin e nacionalistëve shovenë të Beogradit, të dhunshëm e brutalë, që aplikuan pa kurrfarë mëshire diskriminimin, shtypjen, represionin, krimin, genocidin e në mënyrë një shekullore pastrimin etnik të saj.

Për një shekull populli i Kosovës u përzhit nga ferri Serb. Për një qind vjet rrjesht trualli i Kosovës u djerrua nga satanaja e Beogradit. Për vite të tëra në malet e lëndinat e martires Dardani u mbollën me varre, varre   dhe vetëm varre. Për dhjetë dekada vatrat e Kosovës humbën burrat përreth, djepet zbrazën foshnjet e tyre, sofrat ngelën shterpë. Kjo masakër obskurantiste ndodhte në zemër të Evropës së antikitetit të ndritur, humanizmit, iluminizmit, revolucionit industrial, demokracisë liberale dhe përparimit e prosperitetit të pandalshëm.

Askush, as nga Lindja dhe as nga Perëndimit nuk i dëgjoi klithmat e Kosovës, nuk i pau stërkalat e përgjakura të saj, nuk i ndjeu gulcimat e nëntokës varrosëse, nuk u trazua që në oborrin qëndror të Evropës së lulëzuar po kundërmonte një kufomë e gjallë. Tam-tamet e tamburet e Jugosllavisë së ‘bashkim vëllazërimit’ mbulonin klithmat shqiptare të Kosovës përgjatë shekullit të njëzetë. Propoganda e Jugosllavisë së Pangazhuar midis Lindjes e Perëndimit ngjante me dremisje midis Evropës së shqyer nga Lufta e Ftohtë. Neutraliteti i Jugosllavisë Titiste lakmohej nga palët si një zgjidhje ideale përmes dy anëve të konfrontimit dypolar. Kosova ishte sakrifica e Luftës së Ftohtë, ishte urrejtja e ‘bashkim vëllazërimit’, ishte viktima e pangazhimit, ishte tragjedia e neutralitetit.

Nyja e Kosovës u zbërthye vetëm kur ra me ofshamë Muri i Berlinit, kur u shkërrmoq Perandoria e Sovjetksit Sajuz, kur Perdja e Hekurt nga Varshava në Beograd u ushqye nga vërshimi i popujve të shtypur nga diktaturat e brëndshme dhe nga ‘Sovraniteti i Kufizuar’ Rus, kur gllaznosti dhe perestrojka së bashku pollën doktrinën e Katovicës, kur qefini i ‘bashkim-vëllazërimit’ i Jugosllavisë u shpërthiq me gjithë kundërmimin ndjella-vdekës që kutërboi mbarë Evropën. Kosova ishte e para që paralajmëroi shpërbërjen ogurzezë të Jugosllavisë, që pak kush e dëgjoi. Kosova ishte e fundit që shpëtoi nga kjo rropamë fobishë shfarorësese, kur mbarë bota e kuptoi.

Pavarësia e Kosovës erdhi kur edhe të verbërit shikuan, edhe të shurdhërit dëgjuan, edhe panuhatësit e ndjenë erën e ndryshimit të madh. U desh përgjakja e sllovenëve, kroatëve, boshnjakëve, u nevojit hakërrimi mbi vojvodët e malazezët, u kërkua lugunija shtazarake millosheviciane mbi popullin civil e të pambrojtur të Kosovës – që të zgjohej ndërgjegja e qytetërimit botëror, të shkëlqente iluminimi i liberal-demokracisë, të godiste forca e ndërhyrjes humanitare për ti thënë ‘boll’ makinerisë ndjellakeqe të urrejtjes, frikës dhe armiqësisë. U desh ringritja e vlerave botërore mbi pacavrat e mashtrimit e propogandës. U nevojit rilindja e parimeve e normave më të vyera të krijuara nga njerëzimi ndër shekuj e kaluar për të ndërtuar shekujt që vijnë.

Foshnja Kosovë lindi në kapërcyejt e shekujve. Kosova ndau te keqen e shekujve. Kosova lidhi të mirën e mileniumeve.  Kosova i dha fund rendit të vjetër. Kosova u bë këmbana e rendit të ri. Edhe sot, mbas trembëdhjetë viteve pavarësi Kosova vijon të mbetet e tillë. Një vënd që ndanë epokat. Një popull që lidhë kohërat. Një rast që mbetet unik. Një model sesi nuk duhet sjellur me një popull. Një histori sesi duhet shpëtuar një popull. Një shëmbull sesi mund të ndërtohet e ardhmja.

Për trembëdhjetë vjet Kosova ka ecur sa për një shekull. Ka lënë pas urrejtjen, frikën dhe armiqësinë. Ka ndërtuar paqen, sigurinë dhe stabilitetin brënda saj dhe në Rajon. Ka ndërtuar shtetin e saj të pavarur, sovran me integritet të pacënuar territorial. Ka hedhur bazat e demokracisë liberale në themelet e shtetit të saj. Ka përvijuar ndarjen e balancimin e pushteteve. Ka avancuar në shtetin e së drejtës. Ka garantuar liritë dhe të drejtat e njeriut dhe të pakicave. Ka ngritur sistemin e tregut të lirë. Ka përvijuar përparimin në staturën e saj në familjen e subjekteve të sistemit dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Asnjë histori shteti nuk ka përparuar kaq shpejtë sa rasti i Kosovës. Asnjë model nuk ka qënë më i arrirë se Kosova në bashkëpunimin midis faktorëve lokale dhe aleatëve ndërkombëtarë si ShBA dhe BE. Asnjë projekt nuk është ngjizur më mirë se në Kosovë nga Prishtina-Uashingtoni-Brukseli së bashku. Askund më shumë se në Kosovë nuk është parë më mirë pesha e unitetit politik Euro-Atlantik. Asnjëherë nuk ka ndritur më shumë se në Kosovë humaniteti dhe solidariteti i botës së qytetëruar.

Për gjitha këto, asnjë popull nuk është më mirënjohës sesa populli i Kosovës për ShBA dhe Evropën. Askush më shumë sesa populli i Kosovës nuk është më besnik dhe më i qëndrueshëm në miqësinë strategjike me ShBA dhe Evropën. Asnjë vënd dhe asnjë popull nuk është i gatshëm deri në flijim për ruajtjen e përjetshme të miqësisë me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është mënyra sesi u lind Kosova e lirë dhe e pavarur. Kjo është mënyra sesi ajo do jetojë përjetë.

E gezofsh pavarësinë e merituar Kosova jonë e shtrenjtë!

/argumentum.al

© Argumentum

Tags: 13 vjet pavaresiKosovaLisen Bashkurti

Related- Posts

Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)
KOSOVA

Kambanat e alarmit në Ballkan

26 Shtator, 2026
KOSOVA

Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

26 Shtator, 2026
KOSOVA

BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

24 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidenti Vuçiç jep dorëheqjen në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

27 Shtator, 2026

27 Shtatori, Dita e Përkujtimit në Azerbajxhan: 44 ditët që ndryshuan Kaukazin Jugor

27 Shtator, 2026

Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

27 Shtator, 2026
Screenshot

Çfarë po “gatuajnë” protestat kosovare, kombëtarizim apo rimbëkëmbje ideologjike?

27 Shtator, 2026

Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

27 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.