• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
24 Korrik, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

  • POLITIKË

    Rama mbledh nesër grupin parlamentar dhe qeverinë: Do të ndaj reflektimin tim mbi pasqyrën e bulevardit të flamingos

    Konferencë ndërkombëtare në Tiranë për përballjen me manipulimin e informacionit dhe ndërhyrjet e huaja.

    Ministri i Mbrojtjes: Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, vlerësim për rëndësinë strategjike të Shqipërisë

    Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Meksikës: Shtysë bashkëpunimit ekonomik

    Nënsekretarja Hooker takim me Hoxhën: Biseduam për marrëdhëniet e ngushta që lidhin SHBA-të dhe Shqipërinë

    Shqipëria mbylli tre kapitujt e parë të negociatave, ambasada gjermane: Moment historik, vlerësojmë përpjekjet e ndërmarra

    Mbyllja e tre kapitujve të parë, Rama: Njerëzit duan më shumë, duhet të vazhdojmë të japim rezultate për qytetarët tanë

    Rama: “Ballkani i Hapur” u konsiderua ide e tmerrshme thjesht sepse unë dhe Vuçiç ishim pas saj

    Shqipëria dënon me forcë sulmet e Iranit ndaj vendeve arabe të Gjirit

  • SOCIALE / KULTURË
    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

    RUSIA NË BOTËN MODERNE

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    BE kritikon vendimin e Kosovës për prokurorët serbë

    Çfarë pret SHBA-ja për të nisur Dialogun Strategjik me Kosovën?

    Kosova e shpall ministren serbe person “të padëshirueshëm” pas deklaratave të saj për “spastrim etnik”

    KFOR-i amerikan patrullime përgjatë vijës administrative pranë kufirit me Serbinë e Maqedoninë e Veriut

    Kurti dhe Abdixhiku shprehin gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve për një marrëveshje për institucionet e reja

    Kur politikanët ushqejnë mosbesim, qytetaria duhet të kërkojë ndryshim, jo polarizim

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Presidenti Meta vlerëson Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”

22 Mars, 2021
in NGJARJE, POLITIKË, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, i akordoi sot Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të gjithanshëm  në  ruajtjen dhe promovimin e frymës së harmonisë, mirëkuptimit e bashkëjetesës midis feve në Shqipëri.  Për mesazhet e qarta drejtuar besimtarëve e politikës shqiptare që të synojnë paqen, bashkimin, përparimin e orientimin drejt vlerave atdhetare për një jetë të përbashkët e optimiste; si dhe për rolin e rëndësishëm në lartësimin modelit shqiptar të dialogut ndërfetar në arenën ndërkombëtare”.

 Në fjalën e Tij përshëndetëse të mbajtur gjatë ceremonisë solemne të organizuar me këtë rast, Kreu i Shtetit u shpreh:

 I nderuar Kryetar i Radhës të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj,

I nderuar Kryetar i Komuniteti Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Bujar Spahiu,

I nderuar Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturia Juaj  Anastas Janullatos,

I nderuar President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Shkëlqesia e tij Mons. George Frendo,

I nderuar Kryetar i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, Pastor Ylli Doçi,

Të nderuar autoritete fetare, miq e të ftuar,

Sot, në ditën e parë të pranverës kam kënaqësinë e veçantë të vlerësoj me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, Institucionin e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, për kontributin e çmuar në ruajtjen, promovimin dhe përçimin tek të gjithë qytetarët tanë e sidomos tek brezat e rinj, të frymës së dialogut, tolerancës, bashkëjetesës, harmonisë dhe mirëkuptimit ndërfetar.

Veçanërisht sot, është shumë i rëndësishëm ky rol i pazëvendësueshëm i juaji, sepse vendi ka më shumë nevojë se kurrë për kontributin dhe përkushtimin e të gjithëve dhe veçanërisht të më të rinjve tanë për të mos u larguar, por për ta kërkuar dhe gjetur të ardhmen në Atdheun e tyre, në paqe dhe harmoni me njëri-tjetrin.

Për të krijuar familje të shëndosha dhe të qëndrueshme, për të krijuar mirëqënie dhe ndërtuar Shqipërinë tonë të përbashkët, në frymën e bashkëpunimit, harmonisë dhe të mirëkuptimit që ju përçoni çdo ditë me anë të misionit tuaj fisnik.

Pas ringritjes së besimit fetar në vitin 1990, krijimi i Këshillit Ndërfetar është një nga aktet më të shquara  për forcimin e paqes shoqërore dhe harmonisë fetare në vendin tonë.Ndaj ne sot përulemi me nderimin më të thellë ndaj themeluesve të këtij Këshilli, katër krerëve të komuniteteve tradicionale fetare në Shqipëri, Haxhi Selim Muça, Fortlumturia e Tij Anastas Janullatos, Mons. Rrok Mirdita dhe Haxhi Dede Reshat Bardhi.

May be an image of 3 people and people standing

 Të nderuar miq,

 Harmonia shpirtërore, kulturore e fetare e popullit tonë është e lidhur me tiparet më të mira të Tij, me besimin ndaj Zotit, si dhe dashurinë për lirinë e fjalës, të besimit dhe të mendimit.

Përgjatë gjithë historisë së tyre besimtarët shqiptarë, kanë bashkëjetuar jo vetëm në festa e trishtime, por edhe në të gjitha betejat për liri, për pavarësi si dhe në momentet më të shënuara  të kombit tonë.

Shpata e diktaturës do të binte njëlloj e pamëshirshme mbi të gjithë prijësit e institucioneve të besimeve, duke vendosur njëkohësisht kazmët edhe mbi xhamitë, kishat e teqetë.

Ndaj ringritja e objekteve të kultit, 30 vite më parë pas ndalimit brutal e të pashembullt 23 vjeçar të besimit, i parapriu edhe Lëvizjes së Dhjetorit ‘90 dhe i bashkoi sërish shqiptarët e të gjitha besimeve për rrëzimin e diktaturës.

Të nderuar anëtarë të lartë të presidencës të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë,

 Pas ringritjes e konsolidimit të besimit në të gjithë vendin, merita juaj e jashtëzakonshme ka qenë, se ju arritët në vitin 2007 ta shndërroni në Institucion traditën tonë të shkëlqyer të bashkëjetesës fetare.

Këshilli juaj tashmë është shndërruar në një forum të qëndrueshëm dhe tepër aktiv për promovimin e dialogut ndërfetar, duke i dhënë mesazhe të qarta bashkëpunimi dhe optimizim shoqërisë tonë, si dhe mesazhe të përgjegjshme drejtuar politikës shqiptare, apo faktorit ndërkombëtar për të mirën e përbashkët.

Modelin shqiptar të dialogut dhe tolerancës ndërfetare ju e keni lartësuar dhe përçuar në të gjithë botën.

Ju jeni tashmë një faktor shumë i rëndësishëm edhe për integrimin e Atdheut tonë në familjen europiane, duke argumentuar gjithmonë se shqiptarët janë pjesë e vlerave dhe identitetit euroatlantik.

Image

Të nderuar miq të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë,

Ne jemi të ndërgjegjshëm se do të duhet ende edhe shumë punë në përsosjen dhe konsolidimin e demokracisë dhe për rritjen e qëndrueshme dhe për mirëqenien e të gjithë shqiptarëve.

Me këtë rast theksoj edhe njëherë rëndësinë, që merr kthimi i plotë dhe pa vonesë i pronave të të gjithë komuniteteve fetare, si premisë e konsolidimit dhe e vazhdimit të misionit tuaj të pazëvendësueshëm.

Koha ka treguar se shoqëria jonë është bërë më e mirë falë punës tuaj të palodhur, sepse morali dhe parimet tuaja qëndrojnë në themel të demokracisë, drejtësisë, por edhe të familjes dhe komunitetit.

Të nderuar klerikë të Presidencës të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë,

Shoqëria jonë ju është mirënjohëse për angazhimin tuaj të palodhur në edukimin dhe arsimimin e brezit të ri me dije, me filozofi fetare dhe mbi të gjitha me dashuri njerëzore.

Bashkësitë fetare, që ju përfaqësoni janë faktorë shumë të rëndësishëm edhe në ndihmën ndaj shtresave të pambrojtura dhe atyre në nevojë.

Prandaj sot, ju gëzoni respektin e shqiptarëve dhe objektet tona të kultit janë shndërruar në vatra përkrahje, përfshirje sociale por edhe shprese për ta në të gjitha fatkeqësitë natyrore, përmbytjet, tërmetet, apo edhe së fundi në përballimin e pandemisë.

Për gjithçka ju keni bërë për ringjalljen e besimit, forcimin e dialogut, moralit dhe ndriçimin e shpirtit të qytetarëve tanë dhe të shoqërisë sonë, ne ju jemi mirënjohës.

Ndaj nëpërmjet këtij vlerësimi të lartë dua t’ju inkurajoj të vazhdoni të qëndroni në këtë traditë të ndritur dhe të jeni pjesë udhëheqëse e përpjekjeve të shoqërisë shqiptare për një botë të pasur me virtyte, vlera shoqërore dhe kultura besimi, që respektojnë njëra-tjetrën.

Urimet më të mira Këshillit Ndërfetar,

 Shëndet, paqe, mbarësi e gëzime në familjet tuaja.

 Zoti i bekoftë shqiptarët dhe Shqipërinë!

 Ju faleminderit!

©  Argumentum.

Tags: dekorataIlir Metakeshilli nderfetar

Related- Posts

POLITIKË

Rama mbledh nesër grupin parlamentar dhe qeverinë: Do të ndaj reflektimin tim mbi pasqyrën e bulevardit të flamingos

23 Korrik, 2026
POLITIKË

Konferencë ndërkombëtare në Tiranë për përballjen me manipulimin e informacionit dhe ndërhyrjet e huaja.

23 Korrik, 2026
Bota

Lavrov: Traktati Rusi–Kinë pas 25 vitesh, themeli i një partneriteti strategjik në një botë në ndryshim

22 Korrik, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Rama mbledh nesër grupin parlamentar dhe qeverinë: Do të ndaj reflektimin tim mbi pasqyrën e bulevardit të flamingos

23 Korrik, 2026

Mesazhet e Marco Rubio nga Azia: Ukraina, Irani dhe Kina në qendër të betejës së re gjeopolitike

23 Korrik, 2026

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Situata me konfliktin në Lindjen e Mesme po del jashtë kontrollit

23 Korrik, 2026

Zvicra feston Ditën Kombëtare në Tiranë/ Ambasadorja Huber: Partneriteti me Shqipërinë më i fortë se kurrë

23 Korrik, 2026

Katër parimet e Xi Jinping për IA-në: Vizioni i Kinës për rendin e ri teknologjik global

23 Korrik, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.