• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
25 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

  • POLITIKË

    PD i bashkohet protestave kundër qeverisë, simpatizantët djegin ulëset para Kryeministrisë

    Rama përsërit ftesën për dialog para protestës kombëtare, Demo njofton identifikimin e të dyshuarve për dhunë

    Rama u shtron “sofrën” protestuesve, ftesa e pestë për dialog me studentët

    Marrëveshja për Gazën, Shqipëria konfirmon angazhimin për paqen në prani të ambasadorit amerikan Eric Wendt

    Samiti BE–Ballkani Perëndimor më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

    Ministri Nufi vlerëson atasheun ushtarak italian në përfundim të mandatit, mirëpret pasuesin

    Rama publikon fotot dhe inicialet e të ndaluarve në protesta: S’janë studentë, por persona me precedentë penalë

    Rama në takimin me bankat: Paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm dhe mbështetje për studentët

    Nga karriget e kuqe te ato të zeza, Rama nuk ndryshon qëndrim: dialog po, dorëheqje jo.

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Speciale/ Kryeministri Rama zbulon projektet madhore shqiptaro-turke: Fabrikë prodhimi vaksinash, qendër kombëtare e teknologjisë së lartë! Siguria me dronë super inteligjentë.

4 Qershor, 2021
in NGJARJE, POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Rama ka zhvilluar një vizitë pune dyditore në Ankara i shoqëruar me disa nga ministrat më të rëndësishëm të qeverisë së  tij si, Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu, Arben Ahmetaj, Evis Kushi, Elva Margariti, Blendi Klosi dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Rama u prit nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan të Mërkurën në mbrëmje, por nuk u dhënë detaje për atë që diskutuan të dy liderët pasi edhe vizita ishte e paparalajmëruar më parë një vizitë e cila ndodhi menjëherë pas fitores së Kryeministrit të Partisë Socialiste Rama në zgjedhjet e 25 Prillit. Vizita përkon gjithashtu me pritjen e Shqipërisë për të marrë një përgjigje mbi hapjen e bisedimeve të para të pranimit ndërqeveritar me BE.

Ndërsa gjatë takimeve të shumta që delegacioni po zhvillon, po diskutohet me palën turke për projektet e bashkëpunimit me investitorë në fushat të ndryshme të rëndësishmë si teknologjia digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji e transport.

Kryeministri Edi Rama në një postim në mediat sociale, teksa ka publikuar foto nga takimet, shkruan se po bisedohet për ndërtimin e një fabrike që do të prodhojë 7 lloje vaksinash.

Po ashtu në projektet që po diskutohet është edhe Teknopark Albania, si dhe ndërtimin e sistemit të kontrollit të territorit të vendit me dronë superinteligjentë.

Kryeministri Edi Rama ka treguar me pika projektet që ka marrë gjatë takimeve në Turqi”Ndërtimi i fabrikës së vaksinave, dron super inteligjentë dhe Teknopark Albania” janë projektet që qeveria do ti zbatojë në vend, thekson kryeministri i Shqiperise Z.Edi Rama

Postimi i plotë i Edi Rama:

Ditë bashkëbisedimesh të detajuara me sipërmarrje të ekselencës turke për:

-Ndërtimin e fabrikës së 7 llojeve të vaksinave, si zemra e një qendre të klasit të parë të prodhimit farmaceutik.

-Teknopark Albania, një qendër e teknologjisë së lartë në periferi të kryeqytetit, për kompanitë HighTech, Start Up-et e kërkimin shkencor, sipas modelit të suksesshëm të jetësuar në Turqi, si katalizator i transformimit ekonomik e social dhe krijimit të vendeve cilësore të punës për të rinjtë.

-Sistemin e kontrollit të territorit të vendit me dronë superinteligjentë, për prodhimin e të dhënave në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet, rendin publik natyrisht e të tjera akoma.

-Programin e Mandatit të Tretë për infrastrukturën kombëtare.

–Shëndetësinë (me fokus reformën e Autonomisë Spitalore, binjakëzimin e Agjencive të Barnave dhe perspektivën e Spitalit Rajonal Memorial të Fierit në spital universitar)-

-Arsimin, (me fokus çeljen në Shqipëri të filialit të Universitetit Teknik të Stambollit dhe planin për fakultetin e ardhshëm të mjekësisë e infermierisë pranë Spitalit Rajonal Memorial)

-Strehimin Social (me fokus reformimin e thellë të politikës sonë të strehimit)

-Kulturën e Turizmin (me fokus programin e restaurimeve të mëtejshme në Berat e Gjirokastër dhe investimet në hotelerinë me 5 yje në bregdet)”, shkruan Rama.

Më tej në reagimin e tij Kryeministri bën me dije se mandati i tretë do të jetë për ndërtimin e infrastrukturës kombëtare.

Po ashtu secili minister prezent ne kete delegacion ka folur per bisediemt dhe marreveshjet e pritura nga ky takim me homologet  e tyre turq.

Projektet e bashkëpunimit me Turqinë;

Manastirliu: ” Plan bashkëpunimit në sektorin farmaceutik mes dy Agjencive të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, Shqipëri-Turqi”

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka zhvilluar një takim pune me ministrin e Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca, duke biseduar për modelin e ri të menaxhimit spitalor dhe bashkëpunim në shërbimin farmaceutik.

May be an image of 2 people, people standing, people sitting and office

“Diskutuam për ecurinë e Spitalit Memorial në Fier, bashkëpunimin mes stafeve të përbashkëta dhe forcimin e shërbimeve klinike spitalore, si një bërthamë e transferimit të dijes dhe teknologjisë, e cila do të zhvillohet sipas një plani veprimi afatmesëm, për të siguruar më shumë shërbime cilësore qytetarëve. Një model i ri menaxhimi që duam ta transferojmë edhe në spitalet e tjera të vendit”, ka shkruar ministrja Manastirliu në rrjetet sociale.

Sipas saj, janë vendosur afatet konkrete për planin e bashkëpunimit në sektorin farmaceutik mes dy Agjencive të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, “në funksion të rritjes së standardeve dhe sigurisë së shërbimit farmaceutik”.

Balluku: Do kontrollohet territori me dronë ose kamera CCTV

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, pjesë e delegacionit që shoqëron Kryeministrin Edi Rama në vizitën dyditore në Turqi, u ndal sot te projektet e bashkëpunimit mes dy vendeve, të cilat sipas saj shtrihen në disa fusha.

Në një intervistë televizive nga Ankaraja, Balluku zbuloi detaje edhe nga projektet e reja shqiptaro-turke.

Ministrja theksoi se kompania turke “Sinovac” po planifikon që të hapë një fabrikë në Shqipëri për prodhimin e disa medikamenteve dhe vaksinave.

“Kjo është një vizitë në vazhdim të marrëveshjes qeveritare që kemi nënshkruar në muajin janar me qeverinë turke dhe për të gjitha projektet që kanë nisur prej asaj kohe, në disa fusha të ndryshme si shëndetësia. Pjesë e kësaj pakete ka qenë dhe Spitali Rajonal (Memorial) i Fierit që u dorëzua edhe para afatit të parashikuar, apo pjesa e vaksinave që kanë ardhur gjatë gjithë kohës dhe janë në përdorim për qytetarët shqiptarë. Lajmi i mirë është se gjatë takimit të sotëm me pronarin e ‘Sinovac’ ka pasur zhvillim tjetër duke qenë se kjo kompani parashikon të hapë një fabrikë në Shqipëri për prodhimin e disa medikamenteve dhe vaksinave gjithashtu”, tha Balluku.

Ndërkohë, Balluku theksoi se vazhduan takimet me homologët turq të nisura në janar për të gjitha çështjet e bashkëpunimit mes dy palëve. Ajo tha se, “e rëndësishme është që një pjesë e këtyre projekteve kanë nisur dhe një pjesë e projekteve të parashikuara do të nisë muajt me vazhdim”.

“Sot gjatë takimeve kemi pasur shkëmbim të mendimeve dhe projekteve me disa kompani ekselence të Turqisë. Po i referohem disa projekteve që kanë të bëjnë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, siç është kontrolli i territorit me anë të droneve apo CCTV, pra kamerave të vendosura kudo, duke qenë se qendra e menaxhimit është një projekt që ne kemi folur prej kohësh, por Turqia përmes një prej kompanive shtetërore më ekselente ofron shërbime në shumë vende të tjera, e ka mjaft të avancuar këtë shërbim. Një nga këto projekte parashikohet të jetë kontrolli i territorit dhe i trafikut përmes droneve të ajrit dhe kamerave që do të vendosen në të gjithë rrjetin rrugor shqiptar”, tha Balluku.

Ajo theksoi se, “kemi diskutuar edhe për projekte të tjera infrastrukture mjaft të rëndësishme, pa lënë mënjanë projektet kulturore, siç janë ajo e restaurimit të zonës së Beratit dhe Gjirokastrës, projekte turistike në bregdetin e Adriatikut dhe Jonit dhe disa projekte që janë të lidhur me binjakëzimin e universiteteve turke me universitetet shqiptare.

“Të gjitha këto projekte dhe angazhime që ne kemi marrë të dyja vendeve gjatë marrëveshjes dypalëshe në janar, disa kanë arritur maturimin dhe kanë nisur dhe të tjera do të nisin së shpejti”, tha Balluku.

Kushi takim me Presidentin e Këshillit të Arsimit të Lartë në Turqisë: Së shpejti filiali i Universitetit Teknik të Stambollit në Shqipëri

May be an image of 1 person and standing

Nga ana tjetër, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Shqipërisë, Evis Kushi, në kuadër të vizitës dyditore të delegacionit shqiptar në Turqi, ka zhvilluar në Ankara një takim me Presidentin e Këshillit të Arsimit të Lartë të Republikës së Turqisë, Mehmet Ali Yekta Saraç.

“Sot në Ankara zhvillova një takim shumë të frytshëm me Presidentin e Këshillit të Arsimit të Lartë të Turqisë Prof. Dr. M. A. Yekta Saraç, me të cilin dakordësuam mbi planin e veprimit për hapjen së shpejti të filialit të Universitetit Teknik të Stambollit (ITÜ) në Shqipëri. Gjithashtu, diskutuam gjerësisht për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona nëpërmjet projekteve konkrete në fusha me interes të përbashkët për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor”, ka shkruar ministrja Kushi në rrjetet sociale.

Ndërkohë, ministri i Kulturës dhe Turizmit i Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy, ka zhvilluar një takim me ministren e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti, dhe me ministrin e Mjedisit dhe Turizmit të Shqipërisë, Blendi Klosi.

Gjithashtu mes dy vendeve është nënshkruar “Protokolli i Bashkëpunimit për Mbrojtjen e Trashëgimisë së Përbashkët Historike dhe Kulturore”, i përgatitur për të mbrojtur trashëgiminë e përbashkët në Shqipëri dhe për të forcuar lidhjet historike dhe kulturore mes Turqisë dhe Shqipërisë.

Pjesë e delegacionit shqiptar ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Shqipërisë, Genti Gazheli, i cili zhvilloi një takim bilateral me Drejtorin e Doganave Turke, Mustafa Gümüş

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Shqiptare, Genti Gazheli, zhvilloi një takim me drejtorin e Doganave Turke, Mustafa Gümüş, ku u diskutua mbi intensifikimin e bashkëpunimit midis dy administratave doganore.

Gjatë këtij takimi me homologun turk, Gazheli vlerësoi angazhimin e të dy administratave për një partneritet reciprok në disa fusha, si lehtësimi i tregtisë, shkëmbimi i informacionit dhe implementimin e projekteve të përbashkëta.

/argumentum.al

Tags: ankaradroent inteligjentEdi Ramaprojektet nga turqiashqipreiaspitali i fieritteknoparkuniversiteti politeknik

Related- Posts

POLITIKË

PD i bashkohet protestave kundër qeverisë, simpatizantët djegin ulëset para Kryeministrisë

24 Tetor, 2026
NGJARJE

Rama përsërit ftesën për dialog para protestës kombëtare, Demo njofton identifikimin e të dyshuarve për dhunë

24 Tetor, 2026
Kryesore

Rama u shtron “sofrën” protestuesve, ftesa e pestë për dialog me studentët

24 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Dita e 12-të e protestave në Tiranë, përplasje me policinë dhe 13 persona të lënduar

24 Tetor, 2026

Mundësia e fundit për një Serbi evropiane

24 Tetor, 2026

PD i bashkohet protestave kundër qeverisë, simpatizantët djegin ulëset para Kryeministrisë

24 Tetor, 2026

Trump sugjeron tarifa 200% ndaj Rusisë dhe Ukrainës për t’i dhënë fund luftës

24 Tetor, 2026

Rama përsërit ftesën për dialog para protestës kombëtare, Demo njofton identifikimin e të dyshuarve për dhunë

24 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.