• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
23 Korrik, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

  • POLITIKË

    Ministri i Mbrojtjes: Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, vlerësim për rëndësinë strategjike të Shqipërisë

    Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Meksikës: Shtysë bashkëpunimit ekonomik

    Nënsekretarja Hooker takim me Hoxhën: Biseduam për marrëdhëniet e ngushta që lidhin SHBA-të dhe Shqipërinë

    Shqipëria mbylli tre kapitujt e parë të negociatave, ambasada gjermane: Moment historik, vlerësojmë përpjekjet e ndërmarra

    Mbyllja e tre kapitujve të parë, Rama: Njerëzit duan më shumë, duhet të vazhdojmë të japim rezultate për qytetarët tanë

    Rama: “Ballkani i Hapur” u konsiderua ide e tmerrshme thjesht sepse unë dhe Vuçiç ishim pas saj

    Shqipëria dënon me forcë sulmet e Iranit ndaj vendeve arabe të Gjirit

    Kryeministri Rama në Paris me ftesë të Macron, pjesë e Samitit të Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën

    Ndarja nga jeta e Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, Rama: Burrë shteti vizionar dhe udhëheqës historik i Katarit

  • SOCIALE / KULTURË
    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

    RUSIA NË BOTËN MODERNE

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    BE kritikon vendimin e Kosovës për prokurorët serbë

    Çfarë pret SHBA-ja për të nisur Dialogun Strategjik me Kosovën?

    Kosova e shpall ministren serbe person “të padëshirueshëm” pas deklaratave të saj për “spastrim etnik”

    KFOR-i amerikan patrullime përgjatë vijës administrative pranë kufirit me Serbinë e Maqedoninë e Veriut

    Kurti dhe Abdixhiku shprehin gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve për një marrëveshje për institucionet e reja

    Kur politikanët ushqejnë mosbesim, qytetaria duhet të kërkojë ndryshim, jo polarizim

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

BE përgënjeshtron Kuvendin për ndalimin e gazetarëve: Vendimi jo sipas udhëzimeve të BE!

9 Qershor, 2021
in FOKUS, NGJARJE, SHQIPËRI, SOCIALE / KULTURË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasada e Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar ashpër ndaj vendimit për  mbylljen e Kuvendit për gazetarët duke mos i lejuar që të jenë pjesë e zhvillimeve të Kuvendit.

Me anë të një reagimi zyrtar, BE është shprehur se prezenca e gazetarëve në Parlament është tipar demokracie dhe shpreh keqardhjen për vendimin e marrë. Në fund theksojnë se këto vendime nuk kanë standarde europiane.

“Dëgjimet publike dhe aksesi i mediave në Parlament për të mbuluar punimet plenare dhe komisionet janë tipare të rëndësishme të një demokracie liberale. Na vjen keq për mungesën e konsultimeve me mediat përpara miratimit të rregullave të reja nga Parlamenti. Këto rregulla nuk janë në përputhje me udhëzimet e BE-së ose me këshillave të dhëna nga IPA-s në vitin 2014”, shkruhet në reagim.

<blockquote class=”twitter-tweet”><p lang=”et” dir=”ltr”>Keqardhje për mungesën e konsultimeve me mediat përpara miratimit të rregullave të reja nga Parlamenti. Këto rregulla nuk janë në përgjigje të udhëzimeve të BE-së ose këshillave të dhëna nën ndihmën e IPA-s, të nisura në këtë kontekst në vitin 2014. 2/2</p>&mdash; EU in Albania (@EUinAlbania) <a href=”https://twitter.com/EUinAlbania/status/1402673227336400902?ref_src=twsrc%5Etfw”>June 9, 2021</a></blockquote> <script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>

Ditën e sotme gazetarët dolën në një protestë kundër vendimit të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, që i lë ata jashtë seancave parlametare. Pas protestës së tyre, Kuvendi i Shqipërisë reagoi me anë të një deklarate të gjatë për mediat.

Në njoftimin e Kuvendit thuhet se as në Parlamentin Europian gazetarët nuk mund të jenë të pranishëm në mbledhjet e komisioneve, përveçse kur marrin autorizim paraprak të drejtuesit të mbledhjes

“Sistemi audio-video nuk është një model i krijuar nga Kuvendi i Shqipërisë, por një model informimi që zbatohet në Parlamentin Europian, si edhe në mjaft parlamente të vendeve të BE-së, si: Suedi, Francë, Angli, Austri, Estoni, Gjermani, Finlandë, etj. Konkretisht: në Parlamentin Europian gazetarët nuk mund të jenë të pranishëm në mbledhjet e komisioneve, përveçse kur marrin autorizim paraprak të drejtuesit të mbledhjes. Në Suedi, Francë, Austri, Estoni, gazetarët nuk mund të jenë të pranishëm në sallën e komisionit, përveçse në rastet kur bëjnë kërkesë të veçantë dhe pasi marrin një miratim paraprak nga kryetari i Komisionit ose Zyra e medias. Në Gjermani, komisionet janë vetë përgjegjëse për të vendosur se në cilat raste përfaqësuesit e mediave kanë të drejtë të hyjnë në mbledhje. Në Finlandë, gazetarët mund të marrin pjesë në mbledhjet e komisioneve vetëm me ftesë nga komisionet. Në Hungari, Itali dhe në Republikën Çeke, gazetarët nuk lejohen të jenë të pranishëm në mbledhje, por në mjedise të caktuara ku mund bashkëbisedojnë me deputetët.

Sistemi i ri rrit transparencën parlamentare dhe nuk e kufizon aksesin e gazetarëve, por e rregullon atë. Gazetarëve u mundësohet transmetimi i mbledhjeve të të gjitha komisioneve dhe ata zgjedhin vetë, në liri të plotë, informacionin që do të transmetojnë”, thuhet në reagimin e Kuvendit.

Reagimi i plotë:

Duke ndjekur me vëmendje të veçantë shqetësimet e ngritura nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, gazetarët e akredituar në Kuvend, si edhe përfaqësues të tjerë të medias, Kuvendi i Shqipërisë sqaron si më poshtë:

Prej vitesh komisionet parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë kanë pasur mangësi në regjistrimin dhe dokumentimin e mbledhjeve. Vetëm katër nga tetë komisionet e përhershme parlamentare kanë qenë të pajisura me mikrofona statikë dhe sistem regjistrimi të mbledhjeve.

Sistemet e regjistrimit në katër komisione kanë qenë me teknologji të vjetëruar, ndërsa komisionet të cilat nuk ishin të pajisura me sistem audio, i regjistronin mbledhjet nëpërmjet diktofonëve, proces që ka shfaqur jo pak herë probleme për zbardhjen e mbledhjeve, për shkak të cilësisë së dobët të regjistrimit.

Gjithashtu, prania e kamerave të shumta në korridoret e Kuvendit dhe komisionet parlamentare krijonte vështirësi për menaxhimin dhe mbarëvajtjen e mbledhjes për shkak të ambienteve shumë të vogla të sallave ku zhvillohen mbledhjet, por edhe kalimi i kabllove, nëpër dritaret e komisioneve gjatë transmetimeve të drejtpërdrejta, ka qenë i vështirë.

Ndërkohë, rekomandimet e Progres-Raporteve të Komisionit Europian për Shqipërinë të viteve 2013-2014 kishin theksuar nevojën e rritjes së transparencës dhe përfshirjes së shoqërisë civile në procesin legjislativ, si edhe përmirësimit të informimit të publikut mbi aktivitetet parlamentare dhe dokumentacionin parlamentar. Në veçanti, Raportet e projektit IPA 2013 theksojnë se Kuvendi i Shqipërisë nuk disponon një platformë të unifikuar, që mundëson komunikimin efektiv në format audio-video nga sallat e komisioneve parlamentare dhe se mungesa e një sistemi audio-video në mjediset e Kuvendit është një pengesë serioze, për të siguruar transparencë të plotë të punës në komisionet parlamentare dhe në organet e tjera të Kuvendit.

Nisur nga këto problematika, me qëllim rritjen e transparencës së mbledhjeve të komisioneve dhe veprimtarive parlamentare, por dhe nevojës së fuqizimit të procesit legjislativ përmes përdorimit të teknologjisë së avancuar, Kuvendi vendosi të ndërtojë një sistem të ri audio-video për ndjekjen dhe transmetimin e mbledhjeve të komisioneve parlamentare.

Sistemi i ri audio-video është rekomanduar, financuar, konceptuar dhe ndërtuar nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri, nëpërmjet Programit IPA 2014 të Komisionit Europian për Shqipërinë, dhe Kuvendi është përfitues i këtij projekti/modeli të ri. Edhe specifikimet teknike të ndërtimit të këtij sistemi u përcaktuan dhe miratuan nga Komisoni Evropian, bazuar në standardet dhe përvojat më të mira të parlamenteve të vendeve të BE-së.

Projekti i sistemit i është dërguar BE-së në rrugë zyrtare më datën 27 Maj 2014 dhe i është prezantuar nga Kuvendi përfaqësuesve të BE-së në dy takimet e zhvilluara më datat 28 maj dhe 3 qershor 2014. Më datën 17 dhjetor 2014, Komisioni Europian miratoi paketën IPA 2014 për Shqipërinë, e cila përfshin edhe mbështetjen financiare për Kuvendin për instalimin e sistemit të ri audio-video.

Marrëveshja kuadër ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Europian për Rregullat e Zbatimit të Asistencës Financiare të BE-së për Shqipërinë në Kuadër të Instrumentit për Asistencën Para-Anëtarësimit (IPA II), u nënshkrua në vitin 2015.

Projekti i sistemit u ndërtua në vitin 2015. Ndërtimi i sistemit filloi në janar 2018 dhe përfundoi në korrik 2019. Në qershor 2020 sistemi u certifikua nga misioni i auditit të BE-së.

Sqarojmë se sistemi audio-video është instaluar vetëm në sallat e komisioneve parlamentare, ndërsa seancat plenare do të vazhdojnë të transmetohen si më parë, pa asnjë ndryshim.

Sistemi audio-video nuk është një model i krijuar nga Kuvendi i Shqipërisë, por një model informimi që zbatohet në Parlamentin Europian, si edhe në mjaft parlamente të vendeve të BE-së, si: Suedi, Francë, Angli, Austri, Estoni, Gjermani, Finlandë, etj. Konkretisht: në Parlamentin Europian gazetarët nuk mund të jenë të pranishëm në mbledhjet e komisioneve, përveçse kur marrin autorizim paraprak të drejtuesit të mbledhjes. Në Suedi, Francë, Austri, Estoni, gazetarët nuk mund të jenë të pranishëm në sallën e komisionit, përveçse në rastet kur bëjnë kërkesë të veçantë dhe pasi marrin një miratim paraprak nga kryetari i Komisionit ose Zyra e medias. Në Gjermani, komisionet janë vetë përgjegjëse për të vendosur se në cilat raste përfaqësuesit e mediave kanë të drejtë të hyjnë në mbledhje. Në Finlandë, gazetarët mund të marrin pjesë në mbledhjet e komisioneve vetëm me ftesë nga komisionet. Në Hungari, Itali dhe në Republikën Çeke, gazetarët nuk lejohen të jenë të pranishëm në mbledhje, por në mjedise të caktuara ku mund bashkëbisedojnë me deputetët.

Sistemi i ri rrit transparencën parlamentare dhe nuk e kufizon aksesin e gazetarëve, por e rregullon atë. Gazetarëve u mundësohet transmetimi i mbledhjeve të të gjitha komisioneve dhe ata zgjedhin vetë, në liri të plotë, informacionin që do të transmetojnë.

Transmetimi i mbledhjeve të komisioneve, realizohet në kohë reale nëpërmjet këtij sistemi dhe pa asnjë mundësi ndërhyrjeje. Sistemi nuk ka një regji qendrore, por komandohet nga vetë gazetarët, sipas nevojave të tyre. Gazetarët komandojnë sistemin dhe jo sistemi gazetarët.

Sistemi i ri nuk i pengon gazetarët të hyjnë në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit. Ndërhyrjet në Rregulloren e Kuvendit dhe në Rregulloren e Masmedias nuk shtojnë asnjë ndalesë të re lidhur me hapësirat e lejuara për punonjësit e akredituar të medias, krahasuar me rregulloren e mëparshme. Në Rregulloren për Akreditimin, akomodimin dhe orientimin e Masmedias pranë Kuvendit të Shqipërisë, miratuar me vendim të Byrosë së Kuvendit, nr. 4, datë 12.02.2014, shprehimisht, neni 17, pika “a”, mundëson lëvizjen e personave të akredituar në të gjitha mjediset, me përjashtim të hollit nga kati i parë në të katërt në godinën e Kryesisë së Kuvendit. Në Rregulloren e re, përveç “News room-it”, referuar nenit 17 pika b, parashikohet vënia në dispozicion të gazetarëve edhe e disa mjediseve të tjera, konkretisht:

  • në ambjentet e përcaktuara të Kryesisë e Kuvendit (salla e gazetarëve -News room);
  • në ambjentet e caktuara për intervista dhe konferenca për shtyp te Kryesia e Kuvendit;
  • në godinën e seancave plenare të Kuvendit, në oborr dhe në galerinë e sipërme të kësaj salle.

Disa ambjente të tjera të caktuara për intervista dhe konferenca për shtyp janë:

  • ambjenti në anën veriore të godinës së Kryesisë;
  • stendat e hollit të katit të dytë (“press point-i);
  • salla e konferencave për shtyp në katin e ndërmjetëm në anën perëndimore të godinës së Kryesisë së Kuvendit.

Gjithashtu intervistat mund të zhvillohen edhe në ambjentet më poshtë:

  • në zyrën e deputetit;
  • në zyrën e grupit parlamentar, të cilit ai i përket;
  • në zyrën e komisionit të përhershëm parlamentar ku është anëtar.
  • në ambjentet e tjera të përcaktuara nga Kuvendi për intervista.

Sistemi i ri mundëson:

  • kushte komode për zhvillimin e veprimtarive të komisioneve;
  • siguri, lehtësi dhe komoditet në punë për median, deputetët dhe shërbimet e Kuvendit;
  • transparencë të plotë dhe në kohë reale të çdo detaji që ndodh në sallat e komisioneve;
  • qasje të re teknologjike referuar zhvillimeve të vazhdueshme në këtë drejtim;
  • rritje të standartit të shërbimeve të ofruara nga Kuvendi i Shqipërisë;
  • akses të plotë të materialeve audio-video të mbledhjeve të komisioneve në çdo kohë.

Teknikisht, gazetarët dhe publiku, me ndërmjetësinë ose jo të gazetarit, nuk pengohen nga informimi. Kuvendi i Shqipërisë nuk censuron dhe nuk përzgjedh asnjë pamje dhe asnjë plan, pasi Kuvendi i Shqipërisë nuk po instalon asnjë regji qendrore. Përkundrazi çdo gjë komandohet nga vetë gazetarët dhe janë ata që ndjekin dhe përzgjedhin çdo pamje apo detaj që dëshirojnë të transmetojnë. Në “News room-in” e dedikuar për gazetarë nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë regji dhe asnjë regjisor të ngarkuar me detyrën për përzgjedhjen e pamjeve.

“Dhoma e medias”, hapësira në dispozicion të gazetarëve, është një mjedis me 13 kompjutera të pajisur me kufje, ku varësisht se cilin komision përzgjedhin, gazetarët mund të ndjekin audio-video në kohë reale punimet e tij. Në të njëjtin ambjent, për të lehtësuar transmetimin LIVE nga televizionet, gjendet edhe një panel me porta SDI, ku mediat mund të marrin në kohë reale komisionet e përzgjedhura.

Përveç kësaj, njësoj si përgjatë periudhës së pandemisë, ku Kuvendi ka marrë vlerësimet më të mira për transparencën, komisionet do të vijojnë transmetimin direkt si dhe arkivimin e tyre edhe në faqen zyrtare WEB dhe në “Facebook” të Kuvendit.

Një tjetër alternativë që kjo praktikë e re shton është se në mbyllje të mbledhjes së komisionit, gazetarët, me kërkesën e tyre, mund të marrin të regjistruar të gjithë veprimtarinë.

Në bindjen tonë, ofrimi sipas praktikave më të mira perëndimore, i një tryeze pune, rrjeti të mirë interneti dhe një mundësi për ndjekje në kohë reale të punimeve të të gjitha komisioneve, është një hap cilësor në drejtim të krijimit të kushteve optimale për përmbushjen e misionit informues, përfshirë të drejtën e tërheqjes së plotë të materialit audio-video, transmetimin livestream në faqen zyrtare si edhe livestream-i dhe arkivimi në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në rrjetin social “Facebook”.

Televizionet marrin njëkohësisht disa sinjale për të njëjtin komision: sinjalin e pamjes së përgjithshme të sallës, sinjalin audio të mikrofonit aktiv dhe ambiental, si edhe sinjalin që fokuson folësin aktiv me sinjal audio-video. Përzgjedhja e planeve, siç është thënë më sipër, nuk bëhet me regjisorë, por automatikisht nga sistemi: folësi aktiv inkuadrohet në plan, ndërsa, paralel tij, i arritshëm nga media përmes sinjalit të dytë që u ofrohet, është edhe plani i përgjithshëm i sallës. Automatikisht, ndezja e mikrofonit fokuson edhe planin video.

Gjithashtu lidhur me shqetësimin për trajtimin e diferencuar të RTSH-së dhe ATSH-së, ju informojmë se kjo pikë nuk ka ndryshuar aspak në krahasim me Rregulloren e mëparshme të akreditimit të Masmedias, pasi ka qënë e parashikuar edhe aty po njësoj, statusi i veçantë që gëzojnë RTSH dhe ATSH në lëvizjen në sallën e seancave plenare, sipas përcaktimit në Vendimin e Byrosë nr.30, datë 10.04.2015 për miratimin e Rregullores “Për hyrjen në selinë dhe sallën e seancave plenare të Kuvendit”.

Pra, nuk ka asnjë diferencim të gazetarëve të RTSH dhe ATSH në raport me gazetarët e tjerë, përsa i takon lëvizjeve në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit, por i vetmi diferencim është sikurse ka qënë edhe në Rregulloren e mëparshme, vetëm për në sallën e seancave plenare dhe kjo përsa i takon transmetimit të plotë të seancës në RTSH Kuvend.

Sqarojmë gjithashtu se që nga fillimi i prezantimit të këtij projekti dhe deri më sot, kolegët gazetarë dhe mediat janë informuar në vazhdimësi lidhur me sistemin, mënyrën e funksionimit dhe risitë që do të sillte për rritjen e transparencës parlamentare.

Sigurojmë gazetarët, mediat dhe publikun se transparenca mbetet një objektiv prioritar i agjendës parlamentare dhe garantojmë se Kuvendi i Shqipërisë do të vazhdojë të jetë në dispozicion të medias së lirë e të pavarur dhe publikut të gjerë.

Tags: BEgazetaret

Related- Posts

Bota

Lavrov: Traktati Rusi–Kinë pas 25 vitesh, themeli i një partneriteti strategjik në një botë në ndryshim

22 Korrik, 2026
FOKUS

Kujt po i intereson lufta në Ballkan?

22 Korrik, 2026
Edicion Special (Azerbajxhan)

Politika e Azerbaixhanit  në Lindjen e Mesme, lidhjet, mbivendosja dhe divergjencat me Ankaranë

22 Korrik, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Lavrov: Traktati Rusi–Kinë pas 25 vitesh, themeli i një partneriteti strategjik në një botë në ndryshim

22 Korrik, 2026

Kujt po i intereson lufta në Ballkan?

22 Korrik, 2026
Andy Burnham gestures after being confirmed as the Labour Party's new leader and the country's next prime minister, during 'Labour’s Special Conference' in central London on July 17, 2026. (Photo by Henry Nicholls / POOL / AFP)

Kryeministri britanik Andy Burnham

22 Korrik, 2026

Zëdhënësja e pjesës kontinentale të Kinës kritikon autoritetet e PDP-së për jehonën e provokimeve të Filipineve mbi Ren’ai Jiao 

22 Korrik, 2026

Bratislava negocion kontratë afatgjatë me SOCAR-in, ndërsa Azerbajxhani rrit eksportet e gazit drejt Europës

22 Korrik, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.