• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
5 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Projekti në Zvërnec, Kryeministri Rama për CNN: Shqipëria në sulm nga armiqtë dhe konkurrenca

    Kos e ftuar në misionin shqiptar pranë BE-së: Asnjë vend tjetër kandidat nuk ka bërë kaq shumë sa Shqipëria

    Zvërneci dhe protestat, Rama: Ky është një film i vjetër me fund të njohur

    Edi Rama fton protestuesit e Zvërnecit në bashkëbisedim publik: “Bujrum, ulemi e flasim”

    Kryeministri Rama mbron investimin në Zvërnec, teksa SPAK-u nis hetimet

    Hoxha: Shqipëria nuk do të tolerojë cenim të sigurisë së Kosovës

    Ministri Hoxha vizitë zyrtare në Kosovë

    Rama: Partia Socialiste, zëdhënëse e pajtimit, jo e përçarjes dhe hakmarrjes

    Konferenca Shqipëri-BE, Rama: Krenar për Shqipërinë çdo hap e më shumë Europiane

  • SOCIALE / KULTURË

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

    Pashkët: tetë fjalë, që duhet të kuptohen, për festën më të rëndësishme të krishterë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

    Pandëshkueshmëria, Përgjegjësia politike dhe prezumimi i pafajësisë

    9 Maji dhe hija e gjatë e një letre: A është Evropa ende projekti i Schuman-it?

    Diplomacia Shkencore dhe Liria Akademike: Një ndërlidhje strategjike për diplomacinë bashkëkohore

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kosova e kërkon statusin e vendit kandidat nga BE-ja gjatë vizitës së Costas në Prishtinë

    Tivat 2026: BE-ja përballë zgjedhjes mes integrimit gradual të Ballkanit Perëndimor dhe bllokimit strategjik të zgjerimit

    Pse diaspora e sheh Albin Kurtin ndryshe nga kosovarët që jetojnë në Kosovë?

    Xhandarmëria kosovare, nga iluzioni i mbrojtjes ndërkombëtare te ambicia për shtet relevant në rajon

    Montenegro flag waving on the flagpole on a sky background

    20 Vjet Pavarësi e Malit të Zi: Nga Referendumi Historik te Porta e Bashkimit Evropian

    RMV/ Bashkim Selmani heq kollaren në shenjë proteste, studentët po bëjnë atë që ne nuk arritëm

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

E vetmja PS që qeveris vetëm !

12 Qershor, 2021
in JO VETEM LAJM, POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Dr.Jorgji KOTE

Fitorja e PS -në  në zgjedhjet e 25 Prillit ishte «  E treta, e vërteta ! » Bashkë me PD-në kanë fituar dy herë rresht, kurse për PS-ky ishte mandati i tretë rradhazi. Veç të tjerash, kjo fitore merr vlera  mbasi PS është e vetmja parti social-demokrate që do qeverisë për të tretin mandat rresht, ndërsa dy herët e fundit e VETME. Kësisoj, ajo i bën nder dhe Grupimit Europian të Partive Socialiste dhe Social-Demokrate. Ashtu si kemi nënvizuar në disa shkrime të mëparshme, 10 vitet e fundit ato kanë rënë «  nga shiu në breshër » Në shumicën dërmuese të vendeve europiane social-demokratët janë në opozitë, madje me përqindje poshtëruese dhe me fare pak shpresa për të riardhur në pushtet. Kjo situatë është e rëndë sidomos  në Gjermani, Francë, Britaninë e Madhe, Itali, Greqi dhe gjetkë. Për pasojë, social – demokratët janë në pushtet, por në koalicion vetëm në Itali, Gjermani, Spanjë, Danimarkë, Finlandë, Suedi, Luksemburg dhe Maqedoni.  Ndërsa të vetëm në pushtet  ata janë në Portugali, por si qeveri pakice. Po, dy vitet e fundit  qeveris dhe Kryeministri socialist Pedro Sanchez por me partnerë koalicioni, si dhe në vendet nordike, ku deri disa vite më parë  e majta «  bënte ligjin »

Po aq, në mos dhe më e rëndë paraqitet gjendja e social – demokracisë në Europën Qendrore dhe Lindore dhe pranë nesh, të goditura rëndë nga kriza e identitetit dhe besimit. Dhe kur mendon se 25 – 30 vite më parë , PS-ja «  nuk linte gurë pa lëvizur » me homologet e saj të lartpërmendura, për ta njohur e prezantuar atë te « të mëdhenjtë » dhe për ta pranuar në Partinë Socialiste të Europës dhe në Internacionalen Socialiste. Te e para ajo hyri si vëzhguese më  1995, ndërsa në të dytën vetëm në vitin 2000. Në këto kushte dhe rrethana, fitorja e 25 Prillit, me të gjitha rezervat dhe dhe vërejtjet  përbën jo më lajm, por  ngjarje dhe pikë referimi dhe për  «  simotrat «  e saj në Europë. Ja pse me të drejtë  shtrohet pyetja thelbësore se ku qëndron sekreti/sekretet e kësaj përvojë fituese «  sui generis » ?

Së pari, qysh me krijimin e saj 30 vite më parë, PS-ja  trashëgoi dhe zhvilloi struktura efikase organizative, me një bazë solide, tradita brezash dhe bastione besnike kudo; ndërkohë, ajo ka rifituar disa «  kështjella » të së djathtës ose ka rritur praninë e saj, për shkak dhe të dobësive dhe amortizimit të  kundërshtarëve politikë.  Më tej, 25 Prilli socialist ishte rrjedhojë e e menaxhimit të kënaqshëm të situatave, krizave dhe aferave të ndryshme, të brendshme dhe të jashtme, duke përfshirë tërmetin e 26 Nëntorit 2019 dhe Pandeminë. Sukseset dhe arritjet në 8 vitet e fundit nuk janë të pakta, me dritë – hijet dhe  dukuritë e njohura negative të qeverisjes.

Padyshim faktor përcaktues ishte lidershipi i PS-së, sidomos i Kryeministrit Edi Rama, i mbështetur fuqimisht nga « pesha të rënda » politike, si Kryeparlamentari Gramos Ruçi, Kryebashkiaku Erion Veliaj, Nr. 2 i PS-së Taulant Balla dhe të tjerë.  Ata ditën «  t’i marketojnë dhe « shesin » mirë produktet e qeverisjes 8 vjeçare  dhe të argumentojnë  «PSETE » e mandatit të tretë. Faktor tjetër i rëndësishëm ka qenë kohezioni solid, i pakrahasueshëm me 25-30 vite më parë, me ndikimet e veta në demokracinë e brendshme në parti. Aq sa ka jo pak hamendësime lidhur me luhatjen e lidershipit të saj midis autoritetit dhe autoritarizmit. Mbetet për t’u parë nga do të anojë balanca më vonë dhe sa të qëndrueshme do të jenë  dukuritë negative që kanë ndikuar për keq te «  simotrat «  PS-së dhe te vetë PD-ja.

Pyetja tjetër e rëndësishme është raporti i kësaj fitoreje dhe qeverisja e PS-së me vizionin më të gjerë për të krijuar një shoqëri demokratike, të mbështetur mbi shtetin e të drejtës, median e lirë, respektit ndaj opozitës dhe pakicave, si ingredientë të domosdoshëm për një demokraci të shëndetshme, pas zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Themi kështu pasi dhe gjatë fushatës zgjedhore e në vazhdimësi, shumica parlamentare ka  shfaqur prirje të fetishizimit të infrastrukurës, ndërtimit të porteve, aeroporteve, shkollave, etj të cilat megjithë arritjet dhe rëndësine e tyre janë të pamjaftueshme për një Shqipëri europiane. Theksi që po i vihet tani këyre aspekteve është premtues dhe i pashmangshëm, ca më tepër që dhe SHBA dhe BE-ja e kanë renditur përparësi absolute shtetin e të drejtës.

Vec sa sipër, mungesa e triumfalizmit  me të cilën u përcoll 25 Prilli nga PS-ja e sidomos nisma e Ramës për lëvizje në parti me rastin e 30 Vjetorit të krijimit dhe Kongresit të jashtëzakonshëm  më 12 Qershor janë mirëpritur, sepse  janë premtuese për të ardhmen e PS-së. Së bashku me ofertën për bashkëpunim, të shoqëruar me një qëndrim, sjellje dhe gjuhë politike më të moderuar ndaj PD-së, e përfshirë në një krizë të brendshme, në prag të zgjedhjeve të reja në Parti më 13 Qershor. Tashmë pritet të shihen natyra dhe përmbajtja e  lëvizjeje të reja në PS,  mbbi të gjitha sa dhe si do të jenë ato fryt i mendimit dhe debatit kolektiv në Parti, sidomos nga poshtë – lart dhe horizontalisht ; që mandati i saj i tretë  të jetë bindës, duke parandaluar dhe shmangur të këqiat dhe fatin mjeran të simotrave të saj europiane.

E megjithatë, sërish është e vështirë të bindesh që ky sukses i bujshëm t’i atribuohet vetëm  PS-së dhe meritave të saj. Po atëhere? Në fakt, ndryshe nga vendet e tjera, kjo ecuri unikale e PS-së shpjegohet në një masë shumë të madhe me difektet dhe mungesat, pengesat dhe vonesat serioze të opozitës në 8 vitet e fundit. Mos kërkoni kot se askund në Europë dhe gjetkë nuk do të gjeni dot opozitë tjetër, të majtë apo të djathtë, që të ketë bërë gafat dhe gabimet aventureske të PD/LSI-së, sidomos  në 5 vitet e fundit ; ato i kanë kushtuar shumë shtrenjtë brenda dhe me jashtë. Sa për të këqiat që ato përmendin për shumicën qeverisëse,  opozita i njihte ato shumë kohë më parë; ca më tepër, lufta dhe fitorja ndaj tyre ishte «  kali i betejës » dhe në fushatën e 25 Prillit. Madje, lidershipi i PD/LSI u përbetua se do të fitonte me çdo kusht, me FRYMEN e NDRYSHIMIT, pas grumbullimit të pakënaqësive  ndaj Edi Ramës. Po,  fushata zgjedhore e opozitës ishte vërtet pozitive,  europiane dhe me alternativa konkrete. Mirëpo, dhe sikur « vepër arti » të ishte, kjo fushatë një mujore dhe në kushtet e pandemisë nuk mund të kompensonte kursesi problemet dhe shqetësimet e mëdha politike dhe organizative që PD dhe LSI kishin krijuar dhe akumuluar  dy vitet e fundit. Ato  nuk arritën të bëheshin mobilizuese, për të siguruar  pjesëmarrjen në zgjedhje të paktën 50 për qind, duke mbetur si dhe më 2017 nën 45 për qind!

Në mënyrë fare të përmbledhur, gafa më e madhe politike ishte  djegja e mandateve parlamentare në Janar 2019. Asnjë justifikim nuk «  pi ujë ». Deputetët nuk kanë djegur mandatet as në Reichstagun e Hitlerit dhe as tani në Venezuelë nën Maduron. Ca më keq të braktisësh sistemin parlamentar pa pyetur për ata që të kanë dhënë votën dhe pa konsultime me faktorin ndërkombëtar. Bëj gjithçka, por brenda sistemit!

Së dyti, opozita bojkotoi në mënyrë absurde zgjedhjet vendore më 30 Qershor 2019, duke humbur një shans të madh për të treguar forcën e saj bindëse dhe për t‘i çelur rrugën fitores në zgjedhjet e përgjithshme. Kësisoj, opozita shkoi në 25 Prill në një terren që e kishte djegur vetë me dorën e saj.

Së treti, opozita u tregua aventuriere e vërtetë kur dy vite më parë filloi shumë protesta masive, por të dhunshme, duke tmerruar dynjanë ; pas disa muajsh, në vend të «  korrigjonte shinjestrën » e t’i vijonte në mënyrë paqësore dhe me fantazi, ajo hoqi dorë prej tyre.

Së katërti, ajo i ndryshonte qëndrimet e saj sipas sezonit, motit dhe humorit të saj politik; fillimisht u betua se nuk do të shkonte në zgjedhje me Edi Ramën, se me të demek nuk mund të bëheshin zgjedhje të lira, se donte qeveri teknike, zgjedhje të parakohshme, se nuk ulej në një tryezë me këtë dhe me atë etj ; mirëpo, as njera nga këto nuk ndodhi; kjo kompromentoi rëndë forcën dhe seriozitetin e saj brenda, e sidomos jashtë vendit, duke ndikuar dhe në një pjesëmarrje të ulët në votime në disfavor të opozitës.

Së pesti, megjithë ndryshimin pozitiv të kursit, riafrimin e faktorit ndërkombëtar me krijimin e Komitetit Politik në Janar 2020, opozita u tregua sylesh dhe tejet anemike në reagimet e saj pas ndryshimeve të njëanshme kushtetuese më 31 Korrik 2020.  Opozita  besoi në mënyrë të verbër faktorin ndërkombëtar, duke zëvendësuar luftën politike me metoda diplomatike. Së gjashti, muajt e fundit, mbasi i ezauroi pa rezultat taktikat e tjera, nisur dhe nga disa afera qeveritare, opozita kaloi në eufori të pabazuar, duke e konsideruar të mirëqenë, madje formalitet fitoren e saj të madhe. Mirëpo, i kishte «  bërë hesapet « pa hanxhinë » dhe kjo i kushtoi shumë. Së shtati, procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë për të cilin ajo bëri shumë zhurmë e bujë, jo vetëm nuk shtoi asgjë në kandar, por i konsumoi shumë kohë dhe energji lidershipit të PD-së, derisa u kthye në bumerang.

Së teti, opozita gaboi duke i futur të «  gjithë aleatët në thesin e saj » Ca më tepër me emra liderësh « partish taksi » siç njihen të bërë bajat në  30 vitet e fundit e që nuk premtonin asgjë. Do të ishte shumë më e udhës që ato parti të kishin listën e tyre, si aleat i PD-së pas zgjedhjeve. Kësisoj, ato parti do të mbanin votat e tyre, por ndërkohë dhe elektorati do të ishte më i nxitur të votonte për PD dhe sidomos për figurat e reja ; ndonëse këto të fundit  « numëroheshin me gishtat e dorës ». Kësisoj, PD  nuk bindi dot në masë kur kërkonte ndryshim me figura të vjetëruara dhe të kompromentuara. Asaj i shtohet dhe rikandidimi i pakuptueshëm i Berishës ; nëse do ta nderosh për kontributin e tij, jepi dekorata, zgjidhe dhe kryetar nderi, por jo deputet. Vetëm te PD jonë ndodh një gjë e tillë, askund tjetër në botë, madje, as në vendet diktatoriale. Tani ka barrën e rëndë të distancimit ndaj tij, mbas shpalljes «  non grata » nga SHBA-të,  vërtet një sfidë « mamuthiane ».

Së fundi, nuk ndikoi për mirë dhe nihilizmi total i opozitës lidhur me punën e qeverisë, duke mohuar dhe denigruar gjithça, çdo aspekt të punës së saj, çka në fakt nuk përputhet me realitetin e sidomos menazhimin e pasojave të tërmetit dhe të COVID – 19; në vend të mohimit total, mund të vlerësoheshin disa aspekte, por duke premtuar se në pushtet opozita do ta bënte dhe më mirë atë menaxhim. Përfundimisht, këto gafa ishin « dhurata » tejet të çmuara për qeverinë, e cila i shfrytëzoi mjaft mirë./gsh

Tags: Jorgji Kotepartia socialisteShqiperia

Related- Posts

JO VETEM LAJM

“Dinjiteti i një kombi nuk negociohet”, protesta për Zvërnecin vijon para Kryeministrisë në ditën e gjashtë

5 Qershor, 2026
JO VETEM LAJM

Gjermania dhe Franca prezantojnë sot nismën për përshpejtimin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE 

5 Qershor, 2026
JO VETEM LAJM

Humbet jetën në krye të detyrës, 1 punonjës policie, si dhe plagoset një tjetër, gjatë një operacioni policor

4 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Russia Serbia

Maskirovka Ballkanike: Pse “distancimi” i Moskës është vetëm një operacion për mbijetesën e regjimit të Vuçiçit

5 Qershor, 2026

“Dinjiteti i një kombi nuk negociohet”, protesta për Zvërnecin vijon para Kryeministrisë në ditën e gjashtë

5 Qershor, 2026

Xi Jinping zhvillon bisedime me Thongloun

5 Qershor, 2026

Ambasada kineze kërkon respektim të rreptë të parimit të “Një Kine” pas ndalimit të udhëtimit të deputetëve të Zelandës së Re

5 Qershor, 2026

Gjermania dhe Franca prezantojnë sot nismën për përshpejtimin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE 

5 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.