• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
22 Korrik, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

  • POLITIKË

    Ministri i Mbrojtjes: Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, vlerësim për rëndësinë strategjike të Shqipërisë

    Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Meksikës: Shtysë bashkëpunimit ekonomik

    Nënsekretarja Hooker takim me Hoxhën: Biseduam për marrëdhëniet e ngushta që lidhin SHBA-të dhe Shqipërinë

    Shqipëria mbylli tre kapitujt e parë të negociatave, ambasada gjermane: Moment historik, vlerësojmë përpjekjet e ndërmarra

    Mbyllja e tre kapitujve të parë, Rama: Njerëzit duan më shumë, duhet të vazhdojmë të japim rezultate për qytetarët tanë

    Rama: “Ballkani i Hapur” u konsiderua ide e tmerrshme thjesht sepse unë dhe Vuçiç ishim pas saj

    Shqipëria dënon me forcë sulmet e Iranit ndaj vendeve arabe të Gjirit

    Kryeministri Rama në Paris me ftesë të Macron, pjesë e Samitit të Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën

    Ndarja nga jeta e Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, Rama: Burrë shteti vizionar dhe udhëheqës historik i Katarit

  • SOCIALE / KULTURË
    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

    RUSIA NË BOTËN MODERNE

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    BE kritikon vendimin e Kosovës për prokurorët serbë

    Çfarë pret SHBA-ja për të nisur Dialogun Strategjik me Kosovën?

    Kosova e shpall ministren serbe person “të padëshirueshëm” pas deklaratave të saj për “spastrim etnik”

    KFOR-i amerikan patrullime përgjatë vijës administrative pranë kufirit me Serbinë e Maqedoninë e Veriut

    Kurti dhe Abdixhiku shprehin gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve për një marrëveshje për institucionet e reja

    Kur politikanët ushqejnë mosbesim, qytetaria duhet të kërkojë ndryshim, jo polarizim

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Kryeministri Rama nderohet në SHBA me çmimin “Vital Voices”: Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut !

7 Dhjetor, 2021
in NGJARJE, POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama u nderua gjatë vizitës së tij në Nju Jork me çmimin e “Inovatorit të nderuar global” nga organizata e themeluar nga Hilari Klinton “Vital Voices” për ndihmën që dha me refugjatët e Afganistanit.

Në ceremoni u shfaq një dokumentar dhe një mesazh mirënjohës nga gratë afgane që ndodhen aktualisht në Shqipëri, drejtuar Kryeministrit Rama

“Një nga vendet që nuk i braktisi afganët ishte Shqipëria. Kryeministri i saj, Edi Rama, u angazhua të priste deri në katër mijë refugjatë afganë, më shumë sesa çdo vend tjetër në botë. Vital Voices dhe një koalicion i grupeve të grave mbështeti evakuimin e rreth 1 000 udhëheqëseve gra: ministre të qeverisë, mjeke, drejtuese të shoqërisë civile, atlete, gazetare dhe shumë të tjera. Koalicioni me partnerët shqiptarë po u siguron strehim, arsimim, shërbime mjekësore, mbështetje psikosociale dhe të traumës. “Është gjëja e drejtë e më e natyrshme për t’u bërë,” u shpreh Z. Rama në një intervistë për Neë York Times, “Ne nuk i vendosim njerëzit në kampe. Ato janë çnjerëzore.” – thuhej në këtë dokumentar.

Në fjalën e saj Hillary Clinton e vlerësoi figurën e Kryeministrit Rama dhe rolin e Shqipërisë për shpëtimin e hebrenjve. Clinton tha se e vlerëson figurën e Ramës por edhe atë që ai ka bërë në drejtim të barazisë gjinore.

Nga ana e tij Rama vlerësoi çmimin e nderit të jashtëzakonshëm, ndërsa aktin e solidaritetit me popullin afgan si një detyrim për brezat e rinj. Ai tha se është shumë krenar për Shqipërinë.

Në orët e para të 2 shtatorit, 37 gra afgane u ulën në  aeroportin e Rinasit me vetëm teshat e trupit.  Nga Kabuli i tensionuar, gratë dhe vajzat kryesisht aktiviste të shoqërisë civile dhe gazetare të njohura, ishin nisur me urgjencë për t’i shpëtuar plumbave. Shpëtimi i tyre u mundësia nga fondacioni i themeluar nga 2 ish-Sekretaret e Shtetit në SHBA, Hillary Clinton dhe Madeleine Albright, Vital Voices.

Pikërisht Clinton, ish kandidate për Presidente në SHBA dhe bashkëshorte e Presidentit Bill Clinton telefonoi pak ditë më pas Kryeministrin Rama për ta falënderuar për këtë gatishmëri të Shqipërisë për t’i strehuar afganet e shpëtuara. Lajmi për telefonatën e Clinton është mësuar nga Top Channel i cili raporton se Clinton ka falënderuar kryeministrin Edi Rama për gatishmërinë por edhe për kujdesin e treguar.

Në fjalën e tij, Kryeministri Rama tha: “Më duket një shenjë mjaft alarmuese për botën në të cilën jetojmë, kjo dëshirë e madhe për të vlerësuar një gjykim bazik të arsyeshëm. Nuk është kurrëfarë heroizmi të mos u kthesh kurrizin njerëzve që rrezikojnë të vdesin”.

Rama u kthye pas në histori për të treguar se Shqiptarët kanë qënë gjithmonë të gatshëm të tregohen mikpritës deri në heroizëm për njerëzit që po vuanin pasojat e luftës.

“Heronj ishin shqiptarët që kishin gjithçka për të humbur gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe shpëtuan hebrenjtë, duke e bërë Shqipërinë vendin e vetëm në Evropë që kishte më shumë hebrenj në fund të Luftës së Dytë Botërore sesa para saj dhe duke e radhitur Shqipërinë tek të drejtët mes kombeve, përmes shpëtimit të 3750 hebrenjve dhe mbylljes së kapitullit të Luftës pa asnjë hebre të dorëzuar te nazistët.

Pati shumë heronj ajo kohë. Njëri prej tyre, i cili është nderuar po ashtu nga shteti i Izraelit si i drejtë mes kombeve, quhej Mustafa Rezniku dhe ai shpëtoi 42 familje hebreje. Por veprimtaria e tij e fshehjes së hebrenjve në fshatra të ndryshme përreth vendbanimit të tij, u spiunua tek nazistët dhe kur ata shkuan tek ai e i kërkuan të dorëzonte hebrenjtë, ai u dorëzoi dy djemtë e tij. Të cilët përfunduan në Mathausen. Por nuk i dorëzoi hebrenjtë.

Ka shumë histori si kjo po e gjitha vjen nga shumë kohë më parë, kur shqiptarët shkruan kushtetutën e tyre të parë. Paragrafi kyç i kushtetutës sonë të parë thotë: “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”. Nënvizoj, fjala “mik” në atë paragraf nuk nënkupton vetëm atë që fton, por edhe të që të troket e shfaqet në derë i paftuar. Dhe ajo trokitje është detyrimi që ke ndaj Zotit për ta hapur derën e për t’iu gjendur atij që troket”.

Kryeministri rrëfeu edhe momentin kur u trajtua çështja e afganëve që kishin bashkëpunuar me perëndimin e që si pasojë ishin shumë të rrezikuar nga regjimi i ri.

“Kur ishim mbledhur në qershor në një takim të vendeve anëtare të NATO-s dhe po flitej për tërheqjen nga Afganistani, unë përmenda edhe nevojën për t’u marrë me çështjen e “tradhtarëve”. “Tradhtarët”, siç na mëson historia jonë mjaft e hidhur e diktaturës, janë ata që pasi instalohet një regjim shikohen si bashkëpunëtorët e armikut dhe, në këtë rast, “tradhtarët” ishin të gjithë ata afganë, burra e gra, që na u gjendën ne, që punuan me ne, që mbuluan kaq shumë shërbime për vendet e NATO-s,“ tha Rama.

Siç e ka theksuar në intervista apo evente të tjera, Kryeministri Rama theksoi se këtë bashkëpunim për të shpëtuar afganët, vendi ynë nuk e bën vetëm si anëtar i NATO-s, por edhe si një popull që e kupton shumë mirë se ç’do të thotë të arratisesh për një jetë më të mirë, nisur nga e shkuara e errët komuniste e vendit tonë.

“Mendoj se edhe si vend anëtar i NATO-s po ashtu, na takonte ta bënim. Ne jemi një vend i vogël, nuk mund të ndryshojmë fatet e asnjë lufte dhe shkojmë në luftë kur e vendosin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ama nëse nuk gjendemi as kur bëhet fjalë për të shpëtuar njerëz, pa bërë sidoqoftë akte heroike si ato që gratë e burrat e vjetër përpara nesh bënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, pse duhet të jemi anëtarë të NATO-s dhe ç’vlerë kemi në këtë botë?

Nga ana tjetër, ne ishim afganët e 30 vjetëve më parë, kur na u desh t’i shpëtonim një regjimi mizor. I cili nuk ishte fondamentalist islamik, po ishte fondamentalist ateist. Shqipëria ishte vendi i vetëm në botë që e kishte të shkruar në Kushtetutë se ishte një republikë ateiste dhe, njësoj si talebanët, ata hodhën në erë me dinamit, jo statujat e Budës, por 2453 kisha e xhami dhe dogjën rrugëve 300 000 vepra arti fetar dhe libra të shenjtë. Ishim Koreja e Veriut e Evropës dhe ne afganët që largoheshim nga vendi me anije” tha Rama duke shtuar se opinion publik e mbështeti mikpritjen e qytetarëve afganë.

“Kur m’u desh të bëja publik vendimin për të pritur afganët, postova një foto të afganëve në avion – në atë avionin e çmendur që iku nga Kabuli ding me njerëz – dhe të shqiptarëve në anije 30 vjet më parë. E njëjta pamje, të njëjtët njerëz, vetëm kombe të ndryshme në mjete lëvizëse të ndryshme.

Jam shumë krenar t’ju them se asnjë parti politike shqiptare nuk i tha “jo” pritjes së këtyre njerëzve dhe opinioni ynë publik ishte shumë në mbështetje të mikpritjes së tyre. Por po ashtu mendoj, se duhej ta bënim edhe si detyrim ndaj fëmijëve tanë. Ata duhet ta dinë se, në këtë jetë, ka një kohë kur merr dhe ka një kohë kur jep. Atëherë, ishim ne që morëm, tani ishte radha jonë të japim”

Fjala e plotë e Kryeministrit Rama 

Përpara se t’ju them ato që duhet të them, dua t’ju tregoj se, sipas Vital Voice (zërit jetik) në familjen time, gruas sime, Linda, modestia nuk është pika ime e fortë. Kështu që, kur më dëgjoni që ju them se ndihem jo vetëm i përulur, por edhe i sekëlldisur për këtë nderim të jashtëzakonshëm që më bëhet, e mendoj kështu vërtetë sepse më duket një shenjë mjaft alarmuese për botën në të cilën jetojmë, kjo dëshirë e madhe për të vlerësuar një gjykim bazik të arsyeshëm.

Përpara sesa të mbërrinte Sekretarja Klinton, “hija” që e ndjek pas, hije fort e bukur, meqë ra fjala – Huma Abedin, më takoi dhe më tha “ti je hero”. Sigurisht të vjen mirë të dëgjosh fjalë të tilla nga një grua aq e mrekullueshme, por unë nuk jam hero. Nuk është kurrëfarë heroizmi të mos u kthesh kurrizin njerëzve që rrezikojnë të vdesin. E meqë po flasim për heronj, dua ta vë diskutimin në kornizën e duhur, duke ju thënë se heronjtë ishin të tjerë. Heronj ishin shqiptarët që kishin gjithçka për të humbur gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe shpëtuan hebrenjtë, duke e bërë Shqipërinë vendin e vetëm në Europë që kishte më shumë hebrenj në fund të Luftës së Dytë Botërore sesa në nisje të saj dhe duke e radhitur Shqipërinë tek të drejtët mes kombeve, përmes shpëtimit të 3750 hebrenjve dhe mbylljes së kapitullit të Luftës pa asnjë hebre të dorëzuar te nazistët. Pati shumë heronj ajo kohë. Njëri prej tyre quhej Mustafa Rezniku i cili është nderuar po ashtu nga shteti i Izraelit si i drejtë mes kombeve. Ai shpëtoi 42 familje hebreje, por veprimtaria e tij e fshehjes së hebrenjve në fshatra të ndryshme përreth vendbanimit të tij, u spiunua tek nazistët dhe kur ata shkuan tek ai e i kërkuan të dorëzonte hebrenjtë, ai u dorëzoi dy djemtë e tij. Të cilët përfunduan në Mathausen. Por nuk i dorëzoi hebrenjtë!

Ka shumë histori si kjo po e gjitha vjen nga shumë kohë më parë, kur shqiptarët shkruan kushtetutën e tyre të parë. Paragrafi kyç i kushtetutës sonë të parë thotë: “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”. Nënvizoj, fjala “mik” në atë paragraf nuk nënkupton vetëm atë që fton, por edhe të që të troket e shfaqet në derë i paftuar dhe ajo trokitje është detyrimi që ke ndaj Zotit për ta hapur derën e për t’iu gjendur atij që troket. Kur ishim mbledhur në qershor në një takim të vendeve anëtare të NATO-s dhe po flitej për tërheqjen nga Afganistani, unë përmenda edhe nevojën për t’u marrë me çështjen e “tradhtarëve”. “Tradhtarët”, siç na mëson historia jonë mjaft e hidhur e diktaturës, janë ata që pasi instalohet një regjim shikohen si bashkëpunëtorët e armikut dhe në këtë rast, “tradhtarët” ishin të gjithë ata afganë, burra e gra, që na u gjendën ne, që punuan me ne, që mbuluan kaq shumë shërbime për vendet e NATO-s. Gjithashtu ishin ata që u rreshtuan në vijën e parë të ndryshimit, pasi besuan në ato që u thamë ne, që ishim aty për ta bërë një vend ndryshe Afganistanin. Ata na besuan, u rreshtuan krah nesh dhe befas, pas njëzet vjetësh, ne ikëm. Sigurisht, ky nuk ishte vendimi im. Unë e them përherë se të jesh Kryeministri i Shqipërisë në NATO është punë goxha e lehtë, sepse nuk të takon ty t’i marrësh vendimet. Por gjithsesi, m’u duk mjaft e çuditshme që askujt nuk po i shkonte mendja tek këta njerëz.

Më pas, në gusht, kur situata nisi të vështirësohej, dikush erdhi në Shqipëri e më tha: “Sekretares Klinton i duhet ndihma jote”. Ia ktheva: “Si është e mundur? As në ëndërr s’e kam parë!” “E kam seriozisht!”, vazhdoi ai. Pastaj ai, se ishte një “ai”, meqë ra fjala më tregon për Vital Voice e gjithë të tjerat dhe unë i them: “Në rregull, le ta bëjmë”. “Si?”, thotë.
“Ta bëjmë, t’i marrim këto gra”.
Më thotë: “A do që të të marrë në telefon Sekretarja Klinton?”
“Jo i them, le ta bëjmë, pastaj, nëse do të kujtohet më për këtë, le të më marrë në telefon.” E di, meqë ra llafi, se është shumë amerikane… të paparë kur vjen puna për të të joshur e, pastaj, kur mbarojnë punë të thonë: “Më fal kush je?”

Megjithatë nuk ishte ky rasti dhe ajo më telefonoi. Kur të gjitha gratë në listë ishin shpëtuar e vendosur në Shqipëri, më telefonoi dhe sigurisht ishte nder shumë i madh sepse duhet ta dini që nëse quhesh Klinton në Shqipëri apo mes shqiptarëve, kjo është diçka shumë speciale që lidhet me çlirimin e gjysmës së kombit tonë, Kosovës. E meqë ra fjala, është i vetmi vend mbi këtë tokë, ku sot ka njerëz, djem, që e kanë emrin Klinton – emrin, jo mbiemrin. Madje ka edhe djem që quhen Billklinton. Kështu e kanë thjesht emrin, si të themi, Billklinton Rama dhe të gjithë këta djem që sot janë rritur, ishin bebe të sapolindura në kohën kur falë Presidentit Klinton, Zonjës së Parë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara asokohe, ai popull u çlirua nga një regjim, i cili u përpoq ta spastronte etnikisht që të gjithin.
E pra thelbi është që ne e bëmë këtë sepse mendoj se edhe si vend anëtar i NATO-s po ashtu, na takonte ta bënim. Ne jemi një vend i vogël, nuk mund të ndryshojmë fatet e asnjë lufte dhe shkojmë në luftë kur e vendosin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ama nëse nuk gjendemi as kur bëhet fjalë për të shpëtuar njerëz pa bërë sidoqoftë akte heroike si ato që gratë e burrat e vjetër përpara nesh bënë gjatë Luftës së Dytë Botërore pse duhet të jemi anëtarë të NATO-s dhe ç’vlerë kemi fundja në këtë botë?!

Nga ana tjetër ne ishim afganët e 30 vjetëve më parë, kur na u desh t’i shpëtonim një regjimi mizor i cili nuk ishte fondamentalist islamik, por ishte fondamentalist ateist. Shqipëria ishte vendi i vetëm në botë që e kishte të shkruar në Kushtetutë se ishte një republikë ateiste dhe njësoj si talebanët, ata hodhën në erë me dinamit, jo statujat e Budës, por 2453 kisha e xhami dhe dogjën rrugëve 300 000 vepra arti fetar dhe libra të shenjtë. Ishim Koreja e Veriut e Europës dhe ne afganët që largoheshim nga vendi me anije. Kur m’u desh të bëja publik vendimin për të pritur afganët, postova një foto të afganëve në avion në atë avionin e çmendur që iku nga Kabuli plot me njerëz dhe të shqiptarëve në anije 30 vjet më parë. E njëjta pamje, të njëjtët njerëz, vetëm kombe të ndryshme në mjete lëvizëse të ndryshme. Jam shumë krenar t’ju them se asnjë parti politike shqiptare nuk i tha “jo” pritjes së këtyre njerëzve dhe opinioni ynë publik ishte shumë në mbështetje të mikpritjes së tyre, por po ashtu mendoj, se duhej ta bënim edhe si detyrim ndaj fëmijëve tanë. Ata duhet ta dinë se në këtë jetë, ka një kohë kur merr dhe ka një kohë kur jep. Atëherë ishim ne që morëm, tani ishte radha jonë të japim.

Ndërsa për gratë në qeveri, kjo është shumë e thjeshtë, nuk kam pse marr lëvdata për këtë. E kam bërë duke ndjekur në një farë mënyre këshillën e zonjës së hekur, Margaret Theçer. Ajo thoshte: “Nëse do që diçka të thuhet, kërkoja një burri, nëse do që diçka të bëhet, kërkoja një gruaje”. Tani, çështja është që ajo vetë nuk zgjodhi asnjë grua në qeverinë e saj. Ndoshta sepse ishte vetë aty sa për çdo grua tjetër  por mua nuk më dilte hesapi ashtu, kështu që m’u desh të zgjidhja shumë gra për të bërë punën dhe jo sepse jam i veçantë. Unë thjesht e di nga përvoja që nëse do muhabet për diçka, burrat janë gati dhe mund të flasin e të flasin pa mbarim. Po nëse do që të kryesh punë, mos humb kohë me burrat. Kjo është këshilla ime modeste.

Argumentum.al

Tags: afganetEdi Ramahillari klintonShqiperiausavital voice

Related- Posts

POLITIKË

Ministri i Mbrojtjes: Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, vlerësim për rëndësinë strategjike të Shqipërisë

21 Korrik, 2026
NGJARJE

Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Meksikës: Shtysë bashkëpunimit ekonomik

21 Korrik, 2026
NGJARJE

Humb jetën në një aksident rrugor gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Bratislava negocion kontratë afatgjatë me SOCAR-in, ndërsa Azerbajxhani rrit eksportet e gazit drejt Europës

22 Korrik, 2026

Pse Enver Hoxha ishte kundër Republikës së Kosovës në kuadër të Federatës Jugosllave?

22 Korrik, 2026

Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

22 Korrik, 2026

Politika e Azerbaixhanit  në Lindjen e Mesme, lidhjet, mbivendosja dhe divergjencat me Ankaranë

22 Korrik, 2026

Kuvajti dhe Jordania sulmohen me dronë dhe raketa nga Irani

22 Korrik, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.