• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
30 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

“Patate e nxehtë” apo “hallvë e ftohtë”?

10 Mars, 2019
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Jorgji Kote

Tetë muaj pas lançimit të tezës mbi korrigjimin e kufirit në « Bursën » politike ndërkombëtare, pa dashur të përsëritim faktet dhe argumentet e shumta mbi paparashikueshmërinë e saj të rrezikshme, për shkak dhe aty këtu të një alergjie të  pavend për  «Kutia e Pandorës» po përdorim termin «patate e nxehtë»; veçse po nuk u ndal në kohë, ajo mund të na çojë sërish te kutia famëkeqe.

Shumica dërmuese e ekspertëve dhe analistëve më të njohur, por dhe përvoja  ndërkombëtare e dekadave të fundit tregojnë bindshëm arsyet /faktorët e shumtë e seriozë përse korrigjimi i kufirit, me të gjitha sinonimet e tij, është «patate e nxehtë» madje përvëluese.

Në radhë të parë, bëhet fjalë për një temë shpërthyese në një rajon si Ballkani, të tejmbushur me drama dhe tragjedi që kanë ardhur prej rivendikimeve territoriale dhe kufitare. Ja pse 25 vitet e fundit, SHBA dhe BE hoqën nga axhenda dhe fjalori politik çdo ide mbi korrigjimin/ndryshimin e kufijve. Në vend të tyre ato vendosën parimet/standardet demokratike, konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, mbrojtjen e pakicave, etj.

Është e vërtetë se proceset e mbështetura mbi këto parime kërkojnë shumë kohë e durim, sepse janë plot sfida; por, po aq e vërtetë është se çdo alternativë tjetër të çon në rrugë pakrye dhe me kosto pakrahasueshmërisht të larta.

Është «Patate e nxehtë» sepse shtetet e Ballkanit, me gjithë progresin në 20 vitet e fundit janë e do të mbeten ende shumë larg vendeve Nordike dhe të Beneluks; ndonëse,  siç është përmendur në një shkrim të mëparshëm, vetëm për një këmbim(swap) të një minienklave me 10 ha hektarë tokë djerrë dhe të detyruar nga terreni në kufirin Belgjikë – Holandë u deshën dy vjet bisedime dhe procedura teknike e ligjore, edhe pse në një atmosferë miqësore!

Korrigjimi i kufirit është «patate e nxehtë» sepse askush nuk mund të parashikojë efektet zinxhir në rajon e më gjerë; duke filluar nga serbët e Bosnjës që qysh tani kanë paralajmëruar kundërveprimin e tyre, shqiptarët në Maqedoni dhe gjetkë ; pa harruar «konfliktet e ngrira» në Gjeorgji, Nagorni Karabak dhe gjetkë që mezi presin sebepin «të shkrijnë».

Mirëpo, kush dhe cila marrëveshje mund t’i mohojë dhe ndalojë këto pretendime dhe rivendikime kur precedenti të jetë gati? Me forcë dhe imponim? Po e drejta ndërkombëtare?

Si dalje nga ky qerthull përmendet shpesh argumenti se Kosova është rast «sui generis». Në fakt, e tillë ishte kur filloi ndërhyrja ushtarake e NATO-s pa lejen e OKB-së dhe deri në shpalljen e Pavarësisë, për shkak të genocidit të pashembullt të Millosheviçit. Por ajo nuk mund të jetë gjithnjë « sui generis», sepse nuk ka asnjë bazë juridike dhe praktike. Përkundrazi, duam s’duam, kështu si po veprohet, rreziku është që korrigjimi i kufirit, nëse realizohet, të kthehet në  «rast universal». Kjo do t’i vinte për shtat vendeve të tjera me probleme të ngjashme dhe sidomos Rusisë; kjo e fundit  është shprehur qartë qysh 10 vjet më parë se mund ta  njihte Kosovën, por vetëm nëse ajo cilësohej si «rast universal».

Më tej, «korrigjimi i kufirit » është « patate e nxehtë», sepse deri tani situata nga Presidenti Thaçi është paraqitur vetëm rozë, me pohime pozitive, se do na njohë Serbia dhe OKB-ja, etj; sepse ai mendon dhe flet vetëm për sot e jo për nesër, për të mirat dhe jo të këqijat, për përfitimet dhe jo për kostot, për nënshkrimin, por jo zbatimin. Me një fjalë na tregon vetëm se çfarë duhet bërë por jo  sa dhe si mund të realizohet kjo në praktikë.

Dhe ditët e fundit, ndonëse me tone më realiste kundërshtoi çdo ndryshim kufiri, Presidenti Thaçi tregoi se çdo të marrë Kosova, por jo çdo të japë, siç ndodh rëndom dhe në diplomaci dhe që Serbia do ta kërkojë në kuadrin e Marrëveshjes historike!

Është «patate e nxehtë» sepse në Kosovë e Shqipëri, në institucionet kryesore  drejtuese si dhe midis shumicës dhe opozitës ka një ndarje dhe mungesë të theksuar konsensusi, veç konfliktualitetit të tyre në përgjithësi; për pasojë, efektiviteti dhe besueshmëria e tyre si aktorë/faktorë politikë mbetet tejet e cunguar.

Por, për fat të mirë, zhvillimet e fundit tregojnë se ka gjasa që në vend të « patates së nxehtë»  të kemi, siç thuhet në të tilla raste një  « hallvë të ftohtë»

Sepse koniunktura politike rajonale dhe ndërkombëtare është tejet e disfavorshme për këtë korrigjim kufiri, ca më pak të njëanshëm; ka një mungesë konsensusi dhe çakordim të dukshëm te faktori ndërkombëtar në përgjithësi dhe garantëve të mëdhenj të Marrëveshjes Serbi – Kosovë – BE-së, SHBA-ve dhe Rusisë. Në këto 10 vitet e fundit ato kanë pësuar ndryshime rrënjësore në strategjinë e tyre gjeopolitike; marrëdhëniet mes tyre janë krisur dhe tronditur rëndë, duke prekur besimin reciprok. Kështu, nga partnere, Rusia është kthyer në «sfidë» apo në problem strategjik për BE-në, sipas Donald Tusk; kjo e fundit ndërkohë dihet se është cilësuar deri «armike» nga Trump.

Veç kësaj, BE-ja dhe vendet anëtare ndodhen nën ethet elektorale të zgjedhjeve jetike të  26 Majit të këtij viti. Kësisoj,  « patatja e nxehtë » në Ballkan vetëm se do ta dëmtonte më tej imazhin, efektin dhe rezultatet e partive tradicionale. Tejet e rëndësishme, qeveritë, agjencitë përkatëse dhe media në Gjermani, Britaninë e Madhe dhe vende të tjera janë kategorikisht kundër çdo korrigjimi të kufijve. Ata kanë deklaruar në mënyrë të përsëritur se integrimi në BE është alternativa e vetme e zgjidhjes së problemeve. Pas Merkelit  këtë kundërshtim  e shprehu hapur më 5 mars në debatin në Dhomën e  Komuneve edhe ministri britanik për Çështjet Evropiane, Sir Alan Duncan.

Mirëpo, pa ‘Ok’-in e këtyre vendeve, edhe Frederika Mogherini është fare e pafuqishme dhe «jashtë loje». Kujdes, ajo nuk është shefe e politikës së jashtme të BE-së, siç paraqitet në media, por vetëm Përfaqësuese e Lartë e kësaj politike. Çka do të thotë se ajo nuk mund të bëjë dhe miratojë asnjë marrëveshje pa miratimin paraprak të vendeve anëtare e padyshim, në radhë të parë, të Gjermanisë.

Aq më tepër  që Mogherinit i kanë mbetur vetëm pak muaj në atë zyrë, me një imazh të dobësuar dhe që me (mos)qëndrimet e saj e ka mbajtur «  shumë me hatër » Serbinë. Vetë lideri i saj, Ish-Kryeministri italian Matteo Renzi shprehu hapur disa ditë më parë zhgënjimin me performancën e Mogherinit. Në këto kushte,  kuptohet se nxitimi i madh ka të bëjë kryesisht me trashëgiminë e saj politike, që të mbahet mend për diçka.

Për sa i takon SHBA-ve, vërtet ka qarqe dhe brenda diplomacisë amerikane në favor të korrigjimit të kufirit, por shumica e analistëve dhe ekspertëve të njohur ashtu si dhe në Evropë janë kundër. Kështu, ditët e fundit, zëvendësndihmës sekretari i Shtetit, Palmer kërkoi publikisht nga Serbia të njohë Kosovën e pastaj të diskutohet për aspekte të tjera të Marrëveshjes midis tyre.

Nga ana e tij, Presidenti Trump ndodhet në pozita më të vështirësuara, i sulmuar dhe anatemuar nga të gjitha anët sidomos pas muajit Nëntor kur humbi shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve. Së fundi, dështimi spektakular në Samitin e Hanoit javën e kaluar ka hedhur hije të mëdha dyshimi në forcën dhe besueshmërinë e tij ndërkombëtare.

Natyrisht nënshkrimi i pritshëm i Marrëveshjes Serbi – Kosovë sikurse është paralajmëruar në Shtëpinë e Bardhë në Qershor është gjë pozitive. Pa diskutim që Shtëpia e Bardhë është vërtet vend emblematik për një gjë të tillë. Por, kujdes,  se historia na mëson të mos e hyjnizojmë atë. Në vitin 1993 aty u nënshkrua me pompë të madhe Marrëveshja e Paqes mes Rabinit dhe Arafatit me garant Clinton dhe Husein. Por ajo nuk gjeti dot zbatim; madje, fatin tragjik të Sadatit egjiptian më 1981, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Paqes me Izraelin në Camp David  e pësoi 14 vjet më vonë homologu i tij izraelit, Rabin. Dhe përpjekja e fundit e Clinton më 2000 me Arafatin dhe Netaniah, duke i « kyçur » për ditë të tëra në Shtëpinë e Bardhë dështoi pa rezultat.

« Hallva »  fillon e ftohet dhe më shumë kur mendon se në kuzhinën politike e kësaj marrëveshjeje pritet të jetë dhe Rusia. Nuk ka naivitet më të madh diplomatik të besosh  se Rusia futet në lojë se « e preu » për Kosovën  apo për të drejtën ndërkombëtare. Kurrsesi, por thjesht për ta përdorur atë si gur shahu për realizimin e jo një apo dy, por për disa objektiva madhore strategjike  njëherësh  në Ballkan dhe në Evropë; me pak fjalë, të marrë atë që la 20 vjet më parë, të tregojë se pa Rusinë nuk mund të zgjidhet asgjë në botë; të shkëpusë vëmendjen ndërkombëtare nga Ukraina dhe Krimea dhe ta spostojë në Ballkan; ta kthejë Kosovën një precedent universal për ta shfrytëzuar për «konfliktet e ngrira» etj; të justifikojë dhe legjitimojë praninë dhe aktivitetin e saj në Ballkan, për ta larguar dhe për ta shfrytëzuar atë për përçarjen e mëtejshme të BE-së.

Ndaj ditët e fundit zëdhënësja e MPJ- ruse e tha hapur se Rusia mbështet këtë Marrëveshje, në rast se ajo të jetë në përputhje me interesat serbe, kurse fjala Kosovë mungon.

Pyetja tjetër e realpolitikës që shtrohet është nëse ka interes Rusia vërtet për një zgjidhje të shpejtë të këtij problemi apo mund ta zvarrisë atë sipas rastit sa më shumë  dhe mundësisht ta kthejë në një konflikt tjetër të ngrirë që ajo i ka shumë për zemër ? Aq më tepër që asnjë lloj marrëveshjeje nuk mund të miratohet pa « bekimin » e saj në KS të OKB-së. Ja pse oferta tejet «bujare» ndaj saj si palë në këtë marrëveshje është «dhuratë» e paçmuar për Rusinë dhe ajo ka treguar se di të luajë  dhe të «driblojë mjeshtërisht me dhe pa top» Rusia është e fituar në të dy rastet; po qe se Marrëveshja nuk bëhet, ajo do të tregojë gishtin nga të tjerët. Ndërsa kur të arrihet një gjë e tillë, ata do të kërkojnë shpërblimin e tyre «  të majmë » për rolin e tyre.

Së fundi por dhe më e rëndësishmja, korrigjimi i kufirit është «hallvë e ftohtë» se deri tani dihet nga të gjithë se dialogut të shumëpritur midis Serbisë dhe Kosovës i mungon trualli, mjedisi dhe besimi i nevojshëm për një marrëveshje të tillë. Pavarësisht kritikave në aspektin teknik, vendosja e taksave doganore 100 ndaj mallrave serbe që tashmë duhet të ndërpritet ishte një mundësi e mirë për  qeverinë e Kosovës si dhe për Serbinë dhe komunitetin ndërkombëtar për të ndalur sadopak  vrapin e për të reflektuar më drejt mbi hapat e mëtejshëm për një marrëveshje tërësore vërtet historike. – gsh.

Related- Posts

enver bytyci
OP/ED

Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

20 Shtator, 2026
OP/ED

Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

8 Shtator, 2026
OP/ED

A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

7 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Rusia zgjeron mobilizimin ushtarak, Zelenskyy: 10 mijë trupa koreano-veriore pritet të dislokohen

29 Shtator, 2026

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së

29 Shtator, 2026
Pre-summit press conference by NATO Secretary General Mark Rutte ahead of the 2026 NATO Summit in Ankara

Rutte: Sulmet hibride të Rusisë nuk do të dobësojnë mbështetjen e NATO-s për Ukrainën

29 Shtator, 2026

Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

29 Shtator, 2026

EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

29 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.