• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
15 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Marta Kos: Projekti i lidhur me Kushner do të respektojë standardet mjedisore evropiane

    Kryeministri Rama: S’ka shitje të Sazanit apo projekt të miratuar në Zvërnec, Shqipëria nuk i frikësohet ëndrrave të mëdha

    Pas heqjes së ‘non grata’-s, nis beteja e re kundër Berishës

    Begaj në 20-vjetorin e Eurorajonit Adriatiko-Jonian: Bashkëpunimi rajonal, çelës për zhvillimin evropian

    35-vjetori i themelimit të PS, Rama: Ngjitim Shqipërinë në majën e Europës së Bashkuar

    Presidenti Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Mirënjohje për UÇK-në dhe NATO-n

    I hiqet non grata? /Sali Berisha: “Sot unë them: u ktheva. U ktheva”.

    Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet protestës, nuk marrim leksione nga një regjim që shtyp popullin e vet

    E plotë/ Rama përballë gazetarëve të huaj: Protestat, Zvërneci dhe zhvillimi i Shqipërisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

    Pashkët: tetë fjalë, që duhet të kuptohen, për festën më të rëndësishme të krishterë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

    Pandëshkueshmëria, Përgjegjësia politike dhe prezumimi i pafajësisë

    9 Maji dhe hija e gjatë e një letre: A është Evropa ende projekti i Schuman-it?

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    27 vjet nga çlirimi i Kosovës

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

    Zgjedhjet e qershorit në Kosovë, nuk prodhuan as humbës klasik dhe as fitues absolut!

    Forumi i 26-të i Politikave Bujqësore 2026 përfundon me sukses në Prishtinë

    Ndahet nga jeta Arsim Zekolli, një nga zërat më të spikatur të mendimit kritik shqiptar

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Kronologjia e dhunës kundër myslimanëve

16 Mars, 2019
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Mbas sulmit në Zelandën e Re bota është e tronditur. Por myslimanët janë bërë edhe herë të tjera objekt i atentateve me motive raciste.

Zelandë e Re 2019: 49 të vdekur në sulmet ndaj xhamive

Në një sulm terrorist në dy xhami në qytetin e Zelandës së Re Christchurch, të paktën 49 njerëz janë vrarë dhe plagosur e 20. Gjatë namazit të së premtes, një sulmues hap zjarr. Policia e Zelandës së Re ka arrestuar katër persona të dyshuar, në makinat e të cilëve ishin gjetur lëndë shpërthyese. Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacnda Ardern, e dënoi ashpër sulmin dhe e quajti një nga  “ditët më të errëta” në historinë e vendit të saj. Për një gjë të tillë “nuk ka vend në Zelandën e Re”. Të afërmve kryeministrja u shprehu ngushëllimet e saj. “Zelanda e Re është shtëpia e tyre. Ata do të duhej ta ndjenin veten të sigurt këtu. Është e qartë se kjo mund të përshkruhet vetëm si një sulm terrorist”, ka thënë Ardern. Një nga të dyshuarit thuhet se kishte publikuar para krimit një manifest radikal djathtist, ku e paralajmëronte planin e tij.

Gjermania 2019: Amok në Bottrop dhe Essen

Në prag të ndërrimit të motmoteve, 50-vjeçari Andreas N. nga zona e Rurit u turr me makinën e tij në drejtim të njerëzve. Pati katër të vdekur dhe mbi 20 të plagosur. Goditi një familje siriane dhe një familje afgane me fëmijë në Bottrop. Ndërsa në Essen goditi një grup njerëzish në një stacion autobusi. Shumica e njerëzve arritën të devijonin. Gjatë atentatit ai përdori edhe fraza raciste. Armin Laschet, kryeministri i Landit Nordrhein-Westfalen bëri një mesazh në Tweeter: “Për vitin 2019 ka vetëm një zotim: Të jemi së bashku kundër dhunës djathtiste. Luftën kundër urrejtjes ndaj te huajve ne do ta vazhdojmë me të gjitha mjetet e shtetit të së drejtës.”

Kanada 2017: sulm ndaj një xhamie në Quebec

Në Qendrën Kulturore Islamike të Quebec-ut, gjatë lutjeve të mbrëmjes,  u vranë me armë zjarri gjashtë persona, ndërsa 18 u plagosën. Kryeministri kanadez Justin Trudeau e quajti ngjarjen një “sulm terrorist mbi myslimanët në një qendër adhurimi dhe strehimi.” Në një deklaratë ai tha ndër të tjera: “Kanadezët myslimanë janë pjesë e rëndësishme e kombit tonë  dhe për këto akte të pakuptimta nuk ka vend në komunat, qytetet e fshatrat tona.” 

SHBA 2017: Në Charlottesville një veturë e një djathtisti i sulet turmës

Në një miting djathtistësh në Charlottesville, Virginia, SHBA, një makinë e një djathtisti i vërsulet një grupi kundërdemonstruesish. Një grua gjen vdekjen. Së paku 33 të tjerë duhet të trajtohen në spital. Autoritetet e quajnë akt të qëllimshëm. Shoferi është një 20-vjeçar nga Ohio. Veç këtyre vdiqën edhe dy policë, si pasojë e rrëzimit të helikopterit të tyre, që kishte shkuar për të ndërhyrë gjatë përleshjeve mes djathtistëve dhe kundërdemonstruesve. 

Britani e Madhe 2017: Sulmi ndaj një xhamie në Finsbury

Më 19 qershor 2017 një 47-vjeçar me një furgon shtypi për vdekje një person dhe plagosi dhjetë të tjerë te pragu i një xhamie në Finsbury Park, në veri të kryeqytetit britanik, Londër. Të gjitha viktimat ishin myslimanë që po shkonin të falnin namazin e Ramazanit.  Një dëshmitar tha për BBC-në, se atentatori kish thënë se ishte nisur të vriste myslimanë. Si motiv ai më vonë gjithashtu deklaroi “islamofobi”. Kryeministrja britanike, Theresa May e quajti nje “incident të tmerrshëm”. Drejtuesi i automjetit u dënua me burgim të përjetshëm.

Gjermani 2016: Amok në qendrën tregtare Olympia në Mynih

Të paktën dhjetë vetë vdesin nga një amok në Qendrën Tregtare “Olympia” në Mynih. Atentatori, një nxënës 18-vjeçar, më pas vrau veten në vendin e ngjarjes. Ngjarja u zhvillua më 22 korrik 2016. Atentatori i kishte blerë armët në platformën anonime të internetit “Darknet”. Si motiv ai kishte dhënë në polici, urrejtjen ndaj të huajve. 

SHBA 2015: Vrasje në Chapel Hill

Një  burrë, e shoqja dhe e motra, të tre studentë, u vranë në shtëpinë e tyre në Chapel Hill, North Carolina, nga një fqinj 46-vjeçar. Craig H e përshkruante veten e tij në Facabook si antifetar dhe kishte publikuar një fotografi me një pistoletë me nënshkrimin “Unë”.  “Ne jemi qartë të sigurtë se vajzat tona u sulmuan për fenë e tyre”, tha babai i dy motrave, Mohammad Abu-Salha. 

Norvegji 2011: Vrasja masive e Breivik-ut

Më 22 korrik ekstremisti djathtist Anders Breivik vrau shtatëdhjetë e dy vetë në dy sulme. Viktimat e ishin kryesisht të rinj të angazhuar në Partinë Socialiste të Norvegjisë. Ishte një nga sulmet më të përgjakshme në historinë e Evropës të pasluftës. Ai si fillim hodhi një bombë në një lagje të Oslos, pastaj vrau të rinjtë në ishullin Utøya. Këtë vepër mizore, Breivik-u më parë e kishte planifikuar deri me detaje. Në një manifest të shkruar prej tij ai thoshte se me këtë donte t’i jepte fund multikulturalizmit që e urrente dhe “islamizimit të Evropës”. Breivik-u u dënua me 21 vjet burgim dhe me pasburgim parandalues. 

Gjermani 2009: Sulm me thikë në sallën e gjyqit

Marwa El-Sherbini jetonte si farmacist me bashkëshortin dhe djalin e saj në Dresden. Më 1 korrik 2009 ajo ndodhej në gjyq pasi kishte paditur një gjermano-rus për fyerje. Në atë kohë ajo ishte në muajin e katërt të shtatzënisë. El-Sherbini konsiderohet viktima e parë e një vrasjeje me motiv të qartë islamofobik në Gjermani. 31-vjeçarja u godit me thikë menjëherë pas dëshmisë së saj në proçes nga 28-vjeçari gjerman me prejardhje nga Rusia, Alexander W. Më parë ai e kishte quajtur atë “islamiste” dhe “terroriste”. Vrasësi e kishte pranuar ndërkohë në një letër drejtuar gjykatës gjykatë urrejtjen e tij ndaj myslimanëve. Deri më sot, nuk është e qartë se si hyri thika në sallën e gjyqit. Gjithashtu mbetet e paqartë edhe se pse u qëllua me armë i shoqi i gruas kur nxitoi për t’i dhënë ndihmën asaj. Ai u lëndua për vdekje, por arriti të mbijetonte. Tani jeton në Kanada me djalin e tij. 1 korriku në Gjermani është shpallur si dita kundër racizmit anti-mysliman. – DW
 
Related- Posts

FOKUS

A është përfundimtare paqa mes ShBA-ve dhe Iranit, apo do të zgjasë sa edhe kampionati botëror i futbollit?

15 Qershor, 2026
FOKUS

ZYRA KU DUHET TË SHTRIHESH PËR T’U BËRË AMBASADOR

14 Qershor, 2026
FOKUS

“Nga ‘agjentët e huaj’ te ‘fashistët’: Kush janë në të vërtetë protestuesit?”

14 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Zelenskiy i propozon takim Putinit në G7 ose në SHBA

15 Qershor, 2026

Marta Kos: Projekti i lidhur me Kushner do të respektojë standardet mjedisore evropiane

15 Qershor, 2026

Samiti i G7: SHBA do ta rikthejë fokusin te Ukraina pas marrëveshjes me Iranin, thotë Trump

15 Qershor, 2026

Trump mbërrin për samitin e G7-s, pas marrëveshjes historike me Iranin

15 Qershor, 2026

A është përfundimtare paqa mes ShBA-ve dhe Iranit, apo do të zgjasë sa edhe kampionati botëror i futbollit?

15 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.