Me anë të një postimi në Twitter, kreu i qeverisë shqiptare thotë se Biden ka shprehur fjalë të mira për Shqipërinë dhe rolin e saj në Këshillin e Sigurimit dhe në NATO.
Sipas Ramës, Biden ka kërkuar që të organizojë diçka bashkarisht me Shqipërinë me rastin e 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Ndërkohë Rama thotë se gjatë samitit në NATO ka kërkuar që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe.
Postimi i Edi Ramës:
Dëgjova nga Presindenti Joe Biden fjalët më të mira për Shqipërinë dhe rolin e saj në Këshillin e Sigurimit e në NATO, si edhe shprehjen e dëshirës së tij për të organizuar diçka bashkarisht me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipëri-SHBA
Vlerësova marrëveshjen e arritur mes Suedisë, Finlandës dhe Turqisë,duke çmuar qasjen e drejtëpërdrejtë të Presidentit Erdogan në funksion të një shqetësimi shumë serioz të shtetit turk dhe nënvizuar se kjo marrëveshje është një shembull për zgjidhjet e problemeve mes aleatësh
SOT në NATO: Kërkova që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe Vendet që nuk e njohin ende Kosovën duhet të vlerësojnë qëndrimin e saj krejt të njehsuar me BE-në ndaj agresionit rus mbi Ukrainën – pavarësisht se Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën