• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
24 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

  • POLITIKË

    PD i bashkohet protestave kundër qeverisë, simpatizantët djegin ulëset para Kryeministrisë

    Rama përsërit ftesën për dialog para protestës kombëtare, Demo njofton identifikimin e të dyshuarve për dhunë

    Rama u shtron “sofrën” protestuesve, ftesa e pestë për dialog me studentët

    Marrëveshja për Gazën, Shqipëria konfirmon angazhimin për paqen në prani të ambasadorit amerikan Eric Wendt

    Samiti BE–Ballkani Perëndimor më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

    Ministri Nufi vlerëson atasheun ushtarak italian në përfundim të mandatit, mirëpret pasuesin

    Rama publikon fotot dhe inicialet e të ndaluarve në protesta: S’janë studentë, por persona me precedentë penalë

    Rama në takimin me bankat: Paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm dhe mbështetje për studentët

    Nga karriget e kuqe te ato të zeza, Rama nuk ndryshon qëndrim: dialog po, dorëheqje jo.

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Erdogani në Beograd ofron mbështetjen e negociatave Kosovë-Serbi

8 Shtator, 2022
in FOKUS, KOSOVA
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Vizita e presidentit turk Recep Taip Erdogan në Beograd ka për synim trajtimin e çështjeve bilaterale dhe rajonale. Presidenti Vuçiq thotë se kjo është “epoka e artë e marrëdhënieve serbo-turke”.

Temat kryesore të bisedimeve të dy presidentëve ishin problemet rajonale, përmirësimi i bashkëpunimit bilateral, Ukraina dhe energjia. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq kërkoi ndihmën turke për furnizimin me energji elektrike gjatë dimrit. Por ai shprehu interesim edhe për blerjen e dronëve turq “Bajraktar”.

Ndërsa presidenti turk Erdogan theksoi se Turqia është e gatshme të mbështesë në çdo mënyrë arritjen e zgjidhjes ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Për situatën në Ukrainë, Erdogan thotë se Turqia gjithmonë ka ndjekur një politikë ekuilibrimi mes Rusisë dhe Ukrainës dhe shtoi se në atë luftë nuk ka fitues, por ka shumë humbës. Në të njëjtën kohë, Erdogan nënvizoi se Rusia nuk duhet nënvlerësuar dhe se gabojnë të gjithë ata që e bëjnë këtë.

Bashkëpunimi ekonomik është vazhdimisht në rritje mes këtyre vendeve. Sipas Erdoganit, heqja e vizave dhe nënshkrimi i protokollit për hyrjen në të dy vendet vetëm me kartë identiteti, do të përmirësojë më tej bashkëpunimin e mirë mes këtyre dy vendeve. Erdogani shpreson se do të ketë një pajtim të të tre komuniteteve në Bosnjë-Hercegovinë dhe se Ballkani nuk mund të tolerojë më këtë lloj problemi.

Kapaciteti turk i negociatave

Turqia është shumë e interesuar për rajonin tonë. Ajo ka potencial të përfshihet në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, vlerëson për DW analisti politik Dragomir Angjelkoviq dhe shton: “Nga njëra anë Turqia ka një ndikim të madh te myslimanët në Bosnjë-Hercegovinë dhe Sanxhak, por edhe tek shqiptarët në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut. E nga ana tjetër, ajo ka ndërtuar një marrëdhënie të mirë me serbët në Serbi dhe Republika Srpska”. “Erdogani, i cili konsiderohet si një politikan me prirje islamike, arriti të ngrihet mbi njëanshmërinë që kishin disa qeveri të mëparshme laike turke në këtë fushë”, beson bashkëbiseduesi ynë.

Aleksandar Popov, drejtor i Qendrës për Rajonalizëm, thotë për DW se “Erdogani ka luajtur një rol pozitiv në rajon deri më tani dhe ka arritur të qetësojë disi tensionet që shpërthyen midis Beogradit dhe Sarajevës”. Prandaj, mendoj se ai mund të vazhdojë të luajë këtë rol pozitiv. Roli i tij është rritur pas agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, sepse Erdogani arriti të mbajë një pozicion neutral dhe ka ruajtur kapacitetet negociuese”, beson Popov.

Roli i (pa)rëndësishëm

Oferta e presidentit turk për të ndërmjetësuar në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës “mund të ketë efekt afatgjatë, por për momentin Amerika ka fuqinë më të madhe për të ndikuar në bashkëpunimin e palës shqiptare”, thekson Dragomir Angjelkoviq.

Turqia nuk mund të zërë shpejt vendin e parë mes vendeve që janë afër shqiptarëve, por këtë vend nuk mund ta ketë as Bashkimi Evropian. Turqia do të përpiqet të kontribuojë në zgjidhjen e problemit të Kosovës, nëse kjo është e mundur, dhe do të përpiqet të jetë gjithnjë e më shumë faktori që kërkohet. Sepse në kohën e luftës dhe në fazën e mosmarrëveshjeve të mëdha të fuqive të mëdha dhe rajonale, Turqia dëshiron të luajë një rol të rëndësishëm edhe në Ballkan”, thekson Angjelkoviq.

Por në rastin e Kosovës ka shumë lojtarë në lojë, vëren Aleksandar Popov dhe kujton se Erdogani ka një ngarkesë negative në Serbi, sepse ai thotë se “Kosova është vendi i tij i dytë”.

Türkei Serbien Erdogan Vucic

“Gjurmët e kësaj deklarate kanë mbetur. Erdogani në Kosovë ka mbështetje solide në mesin e shqiptarëve, por Amerika dhe Bashkimi Evropian (në një masë më të vogël) janë ende lojtarët kryesorë në këtë histori. Pra, nuk mendoj se Erdogani mund të luajë ndonjë rol të rëndësishëm në këto negociata”, thotë drejtori i Qendrës për Rajonalizëm.

Investimet në rend të parë

Vëmendje e madhe gjatë vizitës së presidentit turk iu kushtua marrëdhënieve ekonomike mes Turqisë dhe Serbisë. Vëllimi aktual i shkëmbimit të mallrave është rreth dy miliardë dollarë. Presidenti turk thotë se synimi është që së shpejti të arrijë në pesë miliardë dollarë. Kompanitë turke në Serbi punësojnë rreth 10.000 punëtorë. Dragomir Angjelkoviq tërheq vëmendjen për faktin se Turqia investon në ato pjesë të Serbisë, ku askush tjetër nuk investon: “Nëse shikojmë strukturën e investimeve turke, ato janë shpesh në zona shumë të pazhvilluara, gjë që ka një rëndësi të madhe për Serbinë. Duke pasur parasysh se edhe Turqia është në krizë ekonomike, tani është e rëndësishme që Beogradi dhe Ankaraja të bien dakord politikisht që ky biznes të mos tërhiqet”, nënvizon Angjelkoviq.

Problemet me energjinë dhe armatimet

Kriza aktuale e energjisë dhe gazit i ka dhënë rëndësi shtesë të ashtuquajturës “Rrjedha turke apo e Ballkanit”, e cila aktualisht është një nga drejtimet më të qëndrueshme të furnizimit me gaz, për të cilën Angjelkoviq thotë: “Kjo ka një rëndësi të madhe për ne. Por për këtë pyeten jo vetëm Turqia dhe Rusia, por edhe Bashkimi Evropian. Nëse ndërlikimet shtesë të marrëdhënieve gjeopolitike vazhdojnë, ka gjasa që të kërcënohet edhe Rrjedha Ballkanike”, thekson Angjelkoviq.

Ekonomia dhe infrastruktura sigurisht që sjellin ndikim shtesë në rajon dhe nuk është rastësi që po insistohet në ndërtimin e autostradës Beograd-Sarajevë, vëren Aleksandar Popov. “Mendoj se kjo është e rëndësishme për rajonin. Simbolika e lidhjes së Beogradit me Sarajevën është e mirë. Raportet ekonomike do të varen nga zhvillimet globale, të cilat tani nuk janë të mira. Ndërsa Turqia do të insistojë të jetë prezente përmes këtyre projekteve ekonomike dhe infrastrukturore“, mendon Popov.

Gjatë këtyre takimeve, siç u bë e ditur, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka treguar interesim edhe për blerjen e dronëve turq, Bajraktar, që konsiderohen ndër më modernët aktualisht në botë. Këto drone përdoren edhe në shumë zona dhe rajone të tjera të luftës dhe krizave./DW

Related- Posts

FOKUS

USHTARI I PANJOHUR SI DËSHMITAR I HESHTUR

24 Tetor, 2026
KOSOVA

PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

23 Tetor, 2026
FOKUS

Polici dhe syri i humbur

23 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

PD i bashkohet protestave kundër qeverisë, simpatizantët djegin ulëset para Kryeministrisë

24 Tetor, 2026

Trump sugjeron tarifa 200% ndaj Rusisë dhe Ukrainës për t’i dhënë fund luftës

24 Tetor, 2026

Rama përsërit ftesën për dialog para protestës kombëtare, Demo njofton identifikimin e të dyshuarve për dhunë

24 Tetor, 2026

USHTARI I PANJOHUR SI DËSHMITAR I HESHTUR

24 Tetor, 2026

Rama u shtron “sofrën” protestuesve, ftesa e pestë për dialog me studentët

24 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.