• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
6 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

  • POLITIKË

    Bushati takon Sekretarin amerikan: Rubio pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën

    Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të ambasadorit të ri të Palestinës në Shqipëri z. Sami Mhanna

    Rama urdhër pushtetit vendor: Nuk ka ‘tokë e xanun’, hiqini trarët e parkimeve dhe çadrat…

    Presidenti Begaj uron 4 korrikun: Mirënjohje për miqësinë e qëndrueshme me SHBA-të

    Rama në Vlorë, kërkon shkarkime masive në bashki! 

    Rama: Ina Majko, e para përfaqësuese e komunitetit rom në qeveri, do mbulojë çështjet e njerëzve më në nevojë

    Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Shqipëria ka përmbushur të gjithat pikat e Planit të Rritjes

    Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

    Presidenti Begaj në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të OKB-së në Sevilje: Shqipëria angazhohet për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim rajonal

  • SOCIALE / KULTURË

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

  • OP/ED

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    RMV/ Mickoski: Mendojmë për vendosjen e taksave shtesë për personat e pamartuar

    Dështon për herë të 41-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

    Presidentja Osmani nis konsultimet me Liderët Politikë për zgjidhjen e krizës institucionale

    Paratë më mirë për mirëqenien sociale apo ura në Mitrovicë?

    Kos: BE në një mendje për zgjerim të mëtejshëm

    Plani për Rritje/ Shkupi Mikpret BE-në dhe Liderët e Ballkanit Perëndimor

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Editorial

Kryeministri Rama iu nënshtrohet kushteve të Erdogan…mbyll shkollat e Gulenit dhe blen dronë “Bayraktar” nga Turqia

23 Shtator, 2022
in Editorial
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Editorial

Këshilli i Ministrave i Shqipërisë vendosi më 22 shtator mbylljen e veprimtarisë së institucionit arsimor privat parauniversitar kolegjit “Mehmet Akif Ersoy”, i cili operonte në Tiranë që 26 vjet dhe që është pjesë e Fondacionit Gülistan.

Në të njëjtën ditë me vendimin e qeverisë për mbylljen e kolegjit “Mehmet Akif” në Tiranë që ëshë i themeluar nga Lëvizja Gulen dhe pak ditë pas mbylljes së një kopshti privat për fëmijë, “Zubeyde Hanim”  që është pjesë e shoqërisë “Turgut Ozal Education”, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se gjatë takimit të fundit me Presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, ka folur për marrëveshjen e furnizimit me dron “Bayraktar”.

Kështu gjatë një interviste për “Opinion” Rama konfirmoi se Shqipëria do të marrë 6 dron nga Turqia, të cilët do të përdoren për shërbime civile.

Nuk dihet nëse vendimi për të mbyllur këto institucione arsimore i ka hapur rrugë blerjes së droneve Bayraktar nga Turqia, por gjithsesi në kronologjinë e marrëdhënieve Shqipëri-Turqi përgjatë muajve të fundit, janë disa momente kyçe që tregon një ftohje të këtyre marrëdhënieve për shkak të Lëvizjes Hizmet (Gulen).

Pas takimit ” kallkan” Erdogan – Rama«  në Ankara, Turqia dha dy dëshmi të tjera të hatërmbetjespolitike me Tiranën zyrtare. Disa javë më parë, Ministri i Jashtëm Cavutogllu kreu një tur ballkanik, por e shmangu  Tiranën. Dhe në Samitin e Ballkan i Hapur në Beograd nuk e takoi Edi Ramën. Ndërkohë, më 7 – 9 Shtator, Presidenti Erdogan ishte në një tur ballkanik, por sërish e «  harroi » Tiranën. Ndonëse kishte premtuar se do të shkonte atje në muajin Maj. Ka dhe të dhëna e aludime të tjera që tregojnë qartë se Tirana zyrtare duhet të plotësojë kërkesat e Ankarasë lidhur me dëbimin e elementëve gjylenistë në fushën e arsimit, kulturës, biznesit dhe nga Kryesia e Komunitetit Mysliman; ndryshe, « harro mushkë Valarenë » Shkurt hesapi, Erdogani i thotë «  vëllaut » të tij Rama: «  prano kushtet ose harram» Po SHBA-të dhe BE-ja?, shkruan z. Kote ne rubriken “Realpolitik” ekskluzivisht për Argumentum.al.

Shqipëria zyrtarisht ka refuzuar të dorëzojë te autoritetet turke anëtarët e lëvizjes Gulen.

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në vitin 2018 tha se “Shqipëria është solidarizuar me ngjarjet e ndodhura në Turqi, por se është anëtare e NATO-s dhe kandidate për BE-në dhe ndjek disa rregulla ndërkombëtare”.

Atëherë lind pyetja cila është arsyeja që sot kryeministri Rama po dorëzohet përballë kushtëzimevr të Erdogan?

Kujtojmë gjithashtu  se gjatë vizitës së tij në shtetin shqiptar, më 17 janar të këtij viti, Erdogan tha se popullin turk “e lëndon thellë” fakti që në Shqipëri gjen fushëveprim, Lëvizja Hizmet.

“Sa më shpejt të shpëtoni nga kjo strukturë helmuese që përbën kërcënim për sigurinë kombëtare. Nëse nuk reagoni në kohë është e pashmangshme që tentativat që kjo strukturë realizoi në Turqi të përsëriten në Shqipëri. Ne e kemi parë dhe kemi paguar një kosto të rëndë. Ne e shohim si detyrë që të paralajmërojmë miqtë tanë. Presim që Shqipëria të marrë masa ndaj FETO dhe të mos lejojë që marrëdhëniet tona të errësohen”, tha Erdogan para Kuvendit të Shqipërisë më 17 janar 2022.

“Nuk i kemi asnjë borxh presidentit të Turqisë dhe Turqisë, sikundër as presidenti i Turqisë dhe Republika e Turqisë nuk na kanë asnjë borxh, sepse mes miqsh dhe mes një miqësie vëllazërore nuk ka asnjë borxh.”

Kjo ishte deklarata e kryeministrit Edi Rama e dhënë për mediat pak ditë pas vizitës së presidentin të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në Shqipëri më 17 Janar, kur i kërkoi kreut të qeverisë shqiptare që të ndërmarrë hapa konkrete për të luftuar gylenistët si një “parakusht” për miqësinë dhe partneritetin mes dy vendeve.

Po ashtu gjatë vizitës së Erdogan presidenti turk inauguroi mbylljen e restaurimit të Xhamisë së Et’hem Beu. Ne fakt inaugurim i kesaj xhamie qindra vjecare u shoqerua me nje skandal pasi muslimanet shqiptare nuk kishin te ftuar dhe as nuk u lejuan te merrnin pjese ne kete inagurim te Xhamisi se tyre. Sheshi ” Skenderbej” u mbush me besimtare te ftuar nga xhamitë e Shkodrës dhe Shkupit. Kjo për shkak se Erdogan akuzon krerët e Komunittit Musliman Shqiptar si gulenistë.

Ndërsa inauguronte Xhaminë e Et’hem Beu Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka konfirmuar se do të rikthehet sërish në Tiranë dhe njoftoi se xhamia e Namazgjasë do të hapet në fund të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në fakt muaji Maj kaloi, sërish muslimanet e festuan Ramazanin në sheshin “Skenderbej”, ndeërsa asnjë shenjë nuk u duk nga Erdogani.

Pikërisht mos hapja e dyerve të xhamisë së “Namazgjasë”në mes të kryeqytetit,  e cila vazhdon të jetë ende e mbyllur edhe sot ishte një tjetër fakt i rëndësishëm që tregonte për një krisje të miqësisë mes Ramës dhe Erdogan.

Po ashtu edhe investimi turk i spitalit rajonal u përfol në media se Presidenti turk na e kishte bërë “haram’, madje thuhej se një pjese të stafit turk nuk iu ishte rinovuar kontrata.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, u shpreh gjatë fjalës së saj në njëvjetorn e hapjes së spitalit se duhet të konsiderohet si një vit i provës së fortë të miqësisë mes dy vendeve. “Spitali Rajonal Memorial në Fier u ndërtua falë bujarisë së presidentit Erdoğan”, thkesoi Ministrja për të zbutur kështu sadopak zemrën e Erdoganit, por një fakt i tillë nuk ndodhi as me vizitën  e kryeministrit Rama në Ankara ku theksoi se ishte ftuar nga vetë Erdogan.

Në këto kushte, Kryeministri Rama duket se iu është dorëzuar plotësisht kushteve të Erdogan duke mbyllur institucione arsimore me një eksperiencë disavjeçare në vend.

Ministria e Arsimit dhe Sportit deklaroi sot se vendimi për heqjen e licencës dhe mbylljen e shkollës jopublike “Mehmet Akif Ersoy”, është rezultat i konstatimit nga MAS të një sërë shkeljeve të legjislacionit në fuqi nga zotëruesit e licencës në fjalë.

Në një deklaratë për shtyp, MAS theksoi se “kanë filluar procesin mësimor 2022-2023 në një vendndodhje dhe mjedise të tjera, të pamiratuara nga MAS, pra pa certifikimin ligjor përkatës të standardeve të godinës. Nuk i kanë plotësuar më tej kriteret ligjore edhe pse nga ana MAS është kryer dy herë verifikimi i tyre dhe në kushtet e ushtrimit të veprimtarisë jashtë kritereve përkatëse, licenca duhet të revokohet”.

“Ministria e Arsimit dhe Sportit në çdo rast ka përgjegjësinë për garantimin e standardeve, sigurisë dhe mirëqenies së nxënësve. Prandaj, në respekt të ligjit dhe në mbështetje të 160 nxënësve dhe të familjeve të tyre, do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të transferuar nxënësit në shkolla që përmbushin kriteret dhe standardet e funksionimit.

Ndërkohë Ministria e Arsimit dhe Sportit nënvizon se revokimi i licencës në fjalë nuk ka asnjë lidhje me spekulimet e ndryshme rreth shkaqeve të këtij vendimi”, nënvizoi MAS.

Po ashtu mbyllja e kopshtit jopublik “Zubeyde Hanim” është bërë me arsyetimin e shkeljes së rëndë të licencës, pasi sipas Ministrisë së Arsimit, godina ku ushtrohej aktiviteti nuk ishte pajisur me autorizimin përkatës nga ministria.

Por deklarata e Ministres Kushi bie poshtë nga deklarata e Përfaqësuesit e “Turgut Ozal”, të cilët kanë reaguar duke kërkuar rishikimin e vendimit me argumentin se nuk kanë lidhje me fondacionin Gulen, duke bërë të qartë se e vetmja arsye e kësaj mbyllje është Fondacioni “ Gulen”

Avokati tha se kopshti është financim holandez dhe se çështja do të ndiqet në rrugë ligjore.

Nuk ka lidhje mes fondacionit të Gylestan dhe shoqërisë Turgut Ozal. Aktiviteti i kopshtit është pjesë e aktivitet të shoqërisë Turgut Ozal, që është pjesë e një investimi të huaj holandez” tha ai.

Ndersa Mustafa Ertekin, drejtori i kolegjit turk ‘Mehmet Akif’  që u mbyll me vendim qeverie ka reaguar duke treguar se morën vërejtje për tabelat, llambat si dhe për mungesën e një palestre. Megjithatë tha se 3 muaj më parë bënë kërkesë për zhvendosje por nuk kanë bërë asgjë në kundërshtim me udhëzimet e Ministrisë së Arsimit.

“Vërejtja që është bërë nga komisioni i inspektorëve ka qenë për 4 klasa për pozicioni i tabelës dhe mbajtja e llambës. Ndryshimin e kemi bërë menjëherë. Ky qenka problem serioz deri në mbylljen e një institucioni. Ne jemi në shekullin 21 dhe përdorim teknologji si tabela smart që nuk kanë të bëjnë aspak me dritën natyrale.

Ne jemi institucion arsimor 30-vjecar, e dimë si duhet të veprojmë kur zhvendosemi nga një godinë në një tjetër. Në 3 muaj kemi aplikuar në ministri për të zhvendosur godinën e re. Japim shkollim që nga viti 1992. Ky institucion i ka dhënë këtij vendi mijëra maturantë të suksesshëm, doktorë e inxhinierë. Këto vajza vijnë nga çdo krahinë e vendit dhe kanë inteligjencë e sukses.

Ne kemi vepruar sipas juridiksionit, kemi aplikuar, ka bërë vizitën por nuk na kanë thënë asgjë. Nuk kemi bërë asgjë në kundërshtim me udhëzimet e ministrisë.” tha Ertekin.

Një reagim ka ardhur dhe nga vete “Fondacioni Gulistan” i cili shpjegon se Shkolla e Mesme jopublike “Mehmet Akif” prej 26 vitesh në Shqipëri duke zbatuar në mënyrë të përpiktë kuadrin ligjor të vendit.

“Shkolla e Mesme jopublike “Mehmet Akif” eshte pjese e Fondacionit “Gulistan” prej 26 vitesh në Shqipëri duke zbatuar në mënyrë të përpiktë kuadrin ligjor të vendit, ndërsa mbart mbi vete një histori të madhe suksesi teksa është radhitur në mënyrë të vazhdueshme në krye të listës së shkollave më të mira.

Me dhjetëra medalje ari dhe qindra të tjera në olimpiada brenda dhe jashtë vendit, shkolla jonë është një krenari e nxënësve, prindërve që na besuan si edhe vetë Shqipërisë duke dhënë një kontribut të rendësishëm në rritjen e cilësisë së arsimit këtu.

Jo më kot, institucionet përgjegjëse na kanë vlerësuar si ndër më të mirë për vite me radhë në këtë sektor.

Deri më tani, në shkollën tonë janë arsimuar mijëra nxenës, të cilët sot përbëjnë elitën intelektuale të vendit, ndërsa duam të theksojmë se krahas tyre, vendimi i qeverisë prek në mënyrë të drejtpërdrejtë 159 nxenës nga e gjithë Shqipëria dhe familjet e tyre krahas mësuesve dhe stafit mbështetës të shkollës.

Pavarësisht sukseseve tona, dashurisë dhe përkushtimit ndaj arsimit, sot u përballëm me një vendim të tillë, i cili sipas nesh nuk ka të bëjë me arsimin apo zbatimin e ligjeve të këtij vendi”, thuhet nder te tjera ne  deklaratën për shtyp e “Fondacioni Gulistan”mbi VKM-në e datës 22 Shtator 2022 për mbylljen e aktivitetit të shkollës së mesme jopublike “Mehmet Akif” Tiranë

Sikundër thuhet në reagimet e përfaqësueve ligjor dhe drejtuesve të këtyre institucioneve arsimore, Ministria e Arsimit nuk ka një arsyetim shterues mbi vendimin për mbylljen e tyre, ndaj i vetmi fakt është përndjekja e Erdogan ndaj emrit “Gulen” i cili nuk kursen as edukimin dhe shkollimin e qindra e mijëra fëmijëve shqiptarë.

Padiskutim mbyllja me një VKM e këtyre institucioneve arsimore duke mos mësuar zyrtarisht mbi shkaqet e vendimit, godet jo vetëm arsimin në Shqipëri por mbi të gjitha minon Pavarësinë e Shtetit shqiptar në marrjen e vendimeve si shtet ligor dhe demokratik e aq më tepër si një shtet anëtar i NATO-s (!)

/Argumentum.al

Related- Posts

Editorial

Mandati që nuk përfaqëson…

3 Korrik, 2025
Editorial

Reagim i Redaksisë Argumentum.al në lidhje me artikullin e Reporter.al/BIRN

27 Maj, 2025
Editorial

Zgjedhjet e 11 Majit/ Fushata e njëmbëdhjetë parlamentare: Spektakël dhe folklor, aspak përgjegjshmëri

10 Maj, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidenti amerikan i zhgënjyer nga telefonata me Putinin

5 Korrik, 2025

Bushati takon Sekretarin amerikan: Rubio pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën

5 Korrik, 2025

Cilat do të jenë efektet e “One Big Beautiful Bill” për amerikanët?

4 Korrik, 2025

Bisedë telefonike Zelensky-Trump: Diskutojnë mbrojtjen ajrore dhe prodhimin e përbashkët të dronëve në përballje me sulmet ruse

4 Korrik, 2025

RMV/ Mickoski: Mendojmë për vendosjen e taksave shtesë për personat e pamartuar

4 Korrik, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.