Azerbajxhani do të hapë së shpejti Ambasadën e saj në Shqipëri, kështu raportojnë mediat azere menjëherë pas miratimit të këtij vendimi në parlamentin azer gjatë ditës së sotme.
Projektligjet për “Themelimin e Ambasadës në Republikën e Azerbajxhanit në Shqipëri” dhe “Ngritjen e Ambasadës në Republikën e Azerbajxhanit në Kenia” janë miratuar me një lexim pas diskutimeve thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Kujtojmë se ky vendim vjen vetëm tre ditë pas vizitës së parë zyrtare të Presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev në Shqipëri.
“Hapja e ambasadës së Azerbajxhanit në Shqipëri është një manifestim i mirë i bashkëpunimit midis vendeve tona, tha Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj“, në konferencën për shtyp me Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit Ilham Aliyev më 15 nëntor në Tiranë, në vizitën e tij të parë në këtë vend.
Kjo dëshmon edhe njëherë intensifikimin e marrëdhënieve diplomatike por dhe perspektivën e mëtejshme në fushën ekonomike mes dy vendeve, veçanërisht në sektorin e energjisë.