• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
6 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të Izraelit, Ohad Kaynar, me rastin e paraqitjes së kredencialeve

    Ministri Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

    Rama: Progresraporti i KE-së përcakton një rrugëtim të ri, fati europian i Shqipërisë është në duart tona

    Paketa e Zgjerimit 2026/ Shqipëria vlerësohet për përparimin në negociata, objektivi mbetet viti 2027

    epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL

    Kryeministri Rama: Shqipëria merr vlerësimin më të lartë ndonjëherë në raportin e progresit të Komisionit Europian

    Rama në Bruksel: Negociatat me BE-në synohen të përmbyllen në fund të vitit 2027, ndërsa anëtarësimi në 2030 mbetet i pasigurt

    Erion Veliaj publikon letër nga burgu, akuzon Ramën për presion politik

    Ministri Hoxha: Përmbyllja e negociatave me BE-në deri në dhjetor 2027, prioritet i diplomacisë shqiptare

    Presidenti Begaj dekreton ligjin për ndarjen e re territoriale, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

    Bërvenicë: Arkin Jahiji i AKI-së fiton zgjedhjet, mposht kandidatin e VMRO-DPMNE-së me 265 vota diferencë

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

    Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Sharlatanë me pretendime të mëdha dhe synime të këqija

8 Dhjetor, 2022
in JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Aleksa Gjilas – Danas[i]

Në Perëndim ka jo pak universitete të mira. Për disa madje mund të thuhet se janë të shkëlqyera. Por, duket se një gjë nuk është kurrë kaq e mirë dhe të cilën ata të cilëve u përket të mos duan ta shkatërrojnë. Universiteti është bashkësi e profesorëve dhe e studentëve dhe të dy këto grupe interesohen për politikë. Ka patur profesorë që janë bërë politikanë me famë dhe protesta studentore për të cilat ka dëgjuar mbarë bota. Megjithatë, pas “Luftës së Ftohtë” ndodhi një lidhje e re dhe e fortë e politikës dhe universitetit.

Në një leksion të cilin e kam mbajtur në pranverën e vitit 2007 në disa universitete amerikane, kam nënvizuar se Shtetet e Bashuara të Amerikës “janë të prirura më shumë se kurrë më parë të lavdërojnë vendet që ata i gjykojnë si demokrate dhe të dënojnë të tjera si jodemokrate në përputhje me dëshirën e tyre për t’iu adoptuar politikës së jashtme amerikane”.

Në një artikull që kam pas shkruar në verën e vitit 2020 në mediat serbe, kam theksuar: “Në universitetet moderne Perëndimore, në mënyrë të veçantë ata elitarë, politika është gjithnjë e më e përfaqësuar: kërkimet dhe punimet shkencore i adoptohen interesave të shtetit, më së shumti atyre të politikës së jashtme; gazetarë, diplomatë dhe politikanë profesionistë bëhen profesorë, titujt akademikë që fitohen bëhen trampolinë kërcimi në karrierën politike”. Nëse dija është fuqi, atëherë kjo do të duhej ti kundërvihej fuqisë politike. Dhe kurrsesi nuk guxon ti shërbejë. Por shumë shpesh vetë universitetet perëndimore kërkojnë bashkëpunim me shtetin dhe ndihmë financiare nga kompanitë e mëdha. Studentët dhe profesorët shprehen se duan që të merren me problemet bashkëkohore, ti ndihmojnë njerzimit – në Amerikë përdoren shprehjet “që të bëhet dallimi” dhe “ta bëjnë botën një vend më të mirë”. Me këtë shpjegojnë lidhjet e tyre me botën  e politikës dhe atë të biznesit. Ndërkohë, në këtë bashkëpunim më së shpeshti mbizotërojnë fuqia dhe paraja – dhe kjo aq më e lehtë sa më vullnetare të jetë.

INSTITUCIONET KRIJOJNË INSTITUCIONE: Në universitetet perëndimore prej disa dhjetëvjeçarësh po hapen institucione të reja që janë dhe nuk janë pjesë e tyre që janë dhe nuk janë akademike. Mbajnë me krenari emrin  e universitetit të madh dhe të lavdishëm, por nuk mendojnë se kjo i detyron të zbatojnë standartet e tyre shkencore. Universiteti, nga ana tjetër, as që e pret një gjë të tillë. As e pengon fakti se ata nuk mund ti drejtojë. Mjafton të mos përmenden nëpër media, fitojnë mjaft mirë dhe janë të lidhur me institucionet shtetërore. Institucionet krijojnë institucione të reja. Universiteti krijon shkolla, ato krijojnë qendra që zhvillojnë programe, në kuadër të të cilëve lindin njësitë kërkimore. Në fund të të gjithave këto projekte, në fund të fundit edhe ata janë institucione, sepse nuk janë të kufizuara në kohë – merren, përshembull me të ardhmen e ndonjë vendi të botës. Gjithçka ngjet me matrioshkat ruse, kukulla brenda të cilave gjendet një tjetër kukull e ngjashme me të. Të kujtojnë gjithashtu edhe ato ndërtesat e mëdha dhe të bukura por të shkatërruara nga shtesat në gjërësi dhe në lartësi.

Emrat e institucioneve janë grandiozë, nënvizojnë autoritetin e tyre, duan të shkaktojnë admirim. Njëkohësisht shpesh janë të paqartë – përmendin fushë veprimtarish që janë pothuajse inekzistente dhe përmbajnë fraza që thonë shumë e njëkohësisht nuk thonë pothuajse asgjë. Por, përherë bëhet fjalë për politikë dhe nuk është e vështirë të shohësh në këto mjegulla të dendura dëshirën për fuqi.

Shembujt më të shumtë mund të gjenden në universitetet amerikane dhe angleze. Le të themi, mund ta marrim me mend se me çfarë merren “Qendra për politikën e të drejtave të njeriut”, ose “Qendra për drejtim dhe inovacione politike”. Megjithëse është e qartë se çfarë studion “Qendra për studime euroaziatike”, mbetet e paqartë sesi e bën këtë punë, meqënëse Europa dhe Azia janë të stërmëdha dhe të ndërlikuara. Për çfarë punon “Njësia për studimin e shoqërisë civile dhe sigurisë”? Janë plotësisht të pakuptueshme veprimtaritë e “Njësisë për zhvillim ndërkombëtar”, dhe të “Shkollës për çështjet botërore”, por nuk ka vend për dyshim se bëhet fjalë për përzierje në punët e brendshme të vendeve të tjera. Po “Qendra për etikë”? A thua është ajo në punën e saj, cilado që të jetë, pretencioze dhe me ide që përmbahen në emërtimin e saj?

Profesorët e rinj që udhëheqin këto institucione fitojnë tituj që janë akoma më të paqartë dhe më megallomanë sesa emrat e institucioneve të tyre. Dhe të cilët tregojnë haptazi synimin për të vendosur për fatin e vendeve të tjera në mbarë botën. Përshembull, nuk është e qartë se çfarë dijesh duhen për tu bërë profesor i administrimit global, dhe as që mund të dihet sesi mund të fitohen dije për një sipërmarrje kaq gjiganteske. Por, titulli të jep të drejtën për tu përzierë në punët e qeverive në mbarë botën.

E njëjta gjë mund të thuhet për profesorët e fushës së udhëheqjes botërore dhe politikës publike ose për profesorët për praktikën e “Institutit të çështjeve botërore”. Por profesori titulli i të cilit është “Ekspert i shquar për strategjinë e madhe” duket qartë se është i detyruar që në veprimtarinë e tij globale të mbështetet mbi të gjitha te fuqia ushtarake.

PËRGJIGJE TË THJESHTËZUARA PËR PYETJET E VËSHTIRA: Profesorët e rinj janë në lëvizje të vazhdueshme.  Udhëtojnë shumë dhe madje e nënvizojnë këtë me krenari. Mund të dëgjosh prej tyre: “Jeton nëpër avionë!” (Cinikët mund të bëjnë vërejtjen se sa mund ti ndihmojnë ata zhurma e motorëve të avionëve dhe rrëmuja e aerodromeve për tu përqëndruar dhe formuluar idetë). Ndryshojnë edhe vendet e punës. Vazhdimisht në kërkim të punëve më prestigjoze dhe më të paguara, largohen në institucione dhe universitete të tjera, bëhen drejtorë fondacionesh, ministra, ambasadorë. Bëjnë disa punë në të njëjtën kohë, dhe janë vazhdimisht të pranishëm në mediat kryesore. Shpesh zhvendosen me banim në vende dhe qytete të tjera, ndryshojnë shtetësinë madje dhe përkatësinë kombëtare.

Një jetë kaq e trazuar dhe e lodhshme vështirë se mund të përputhet me atë që deri para pak kohësh konsiderohej si mënyrë ekzistence e profesorëve të shkencave shoqërore dhe humane. Sepse si mund të përqëndrohesh në punë shkencore dhe ti kushtohesh për vite me radhë shkrimit të një libri? Si mund të kesh fuqi për të dhënë leksione, seminare apo punë me studentët? Sa kohë mbetet për qëndrimet domosdoshmërisht të gjata nëpër biblioteka dhe kërkimeve nëpër arkiva? Më në fund, a mund të bëhet puna pa medituar në heshtje, pa praninë e të tjerëve, ashtu duke shetitur i vetmuar?

Profesorët e rinj shkruajnë shpejt dhe shumë. Dhe në shikim të parë mjaft mirë. Janë të shkathët, interesantë, bindës. Por, merren me tema nga më të ndryshmet që nuk kanë aspak lidhje me arsmimimin paraprak të tyre dhe për të cilat kanë vetëm dije sipërfaqësore. Janë të gjithanshëm në atë për të cilën shkruajnë, të njëanshëm për nga mënyra sesi shkruajnë. Pyetjeve të vështira dhe të ndërlikuara u japin përgjigje të thjeshtëzuara që i kanë përgatitur që më përpara. Gjithçka te ata është logjike dhe e qartë, nuk ka nevojë për diskutim se kush ka të drejtë. Turren për nga konkluzioni që është përherë në përputhje me ideologjinë e tyre të pranuar dhe e cila madje edhe shpreh orientimin politik të institucioneve të tyre. Në shikim të parë amatorë të talentuar ata janë sharlatanë me pretendime të mëdha dhe synime të këqija.

Para shumë vitesh një djalosh i ri anglez përfundoi me sukses studimet për histori në “Oksford” dhe filloi të merrej me gazetari. Shkruante shkëlqyeshëm, ishte kurioz dhe nuk i largohej temave të ndjeshme. Udhëtonte me guxim nëpër vendet e Europës Lindore ku e ndiqte policia e fshehtë. Megjithëse me qëndrime politike kryengritëse, kishte në vetvete diçka nga ai kryengritësi që mbron të përndjekurit. E paralajmëronte me këmbëngulje opinionin publik perëndimor për Lindjen europiane që ishte harruar në mënyrë të padrejtë. Ia filloi të shkruante edhe libra, të cilët ishin qëllimmirë dhe të dobishëm por ngjanin me artikuj gazetash të recikluara. Me kalimin e viteve erdhën edhe çmimet, mirënjohjet, medaljet.

Zhdukja e komunizmit e shndërroi këtë mik të sinqertë të disidentëve në internacionalist të rremë liberal. I afërt me neokonservatorët amerikanë dhe një prej ideologëve të intervencionizmit perëndimor. Vetëm nganjëherë kritikon butësisht pushtetin në Uashington dhe në Londër. Bëhet profesor i studimeve europiane në Oksford dhe “fokusi i veçantë” i tij është Europa e Mesme dhe Lindore. Pra, specializimi i ngushtë i tij është që nga Gjermania deri në Bullgari dhe që nga Mali i Zi e deri në Balltik! Krahas kësaj shkruan lirshëm dhe me guxim mbi Afrikën Veriore dhe Azinë perëndimore. Gjithashtu edhe për Mijanmarin. Dhe, natyrisht edhe për Kinën si rrezik kërcënim. Më së shumti gjithsesi edhe me dashuri dhe shqetësim të madh edhe për Shtete e Bashkuara të Amerikës.

MILIONERËT QË JETOJNË SI MILIONERË: Profesorët e rinj shprehin  respektin dhe nderimin e tyre për disidentët në Europën Lindore komuniste dhe Bashkimin Sovjetik. Sikurse thonë admirojnë kurajon e tyre dhe nënvizojnë se ndajnë me ta të njejtat vlera morale dhe parime politike. Madje edhe e shohin vetveten si vazhdues të veprës së tyre në kohët dhe kushtet e reja të luftës së disidentëve të viteve 1960, 1970 ose 1980: Disidentët luftuan për reforma demokratike në Lindje të Europës, ne luftojmë për triumfin global të demokracisë! Por dallimet mes disidentëve dhe profesorëve janë më të mëdha sesa ngjashmëritë. Madje në shumë gjëra edhe antipode.

Disidentët ishin intelektualë të vërtetë e dinin vlerën dhe rëndësinë e kulturës edhe për shoqërinë edhe për ata vetë. E shihnin si të lidhur ngushtë me jetën dhe luftën për demokraci. Për ata diskutimi për politikën ishte kurdoherë diskutim për kulturën. Në kuptimin e vërtetë të fjalës asnjë prej profesorëve të rinj nuk merret me kulturën në punimet e tij si dhe në paraqitjet publike. Sikur arti dhe muzika nuk luajnë asnjë rol në jetën e tyre.

Megjithëse ishin për demokracinë perëndimore disidentët nuk e idealizonin shoqërinë perëndimore dhe dëshironin të ruanin shumë institucione socialiste të cilët rregjimet komuniste krijuan në vendet e tyre. Për ta ishte më e afërt ideja e socializmit. Për profesorët e rinj është e huaj gjithçka që është e lidhur me socializmin. Atyre nuk u interesojnë drejtësia shoqërore dhe solidariteti shoqëror, as mbështetën forcimin e sindikatave të punëtorëve ose një pronë shoqërore më të madhe dhe kontroll mbi mjetet e prodhimit. Duket se ata as që mendojnë se shteti duhet të përpiqet t’ua ofrojë kulturën masave të gjëra të popullit.

Disidentët jetonin thjeshtë dhe ishin të kënaqur. Shumë shpesh ishin në burg ose të papunë, edhe kjo jetë ishte e pranueshme për ata. Gjithsesi nuk mendonin aq shumë për paratë dhe as synonin pasurinë dhe luksi për ata ishte i huaj. Profesorët e rinj kanë paga të larta dhe zhvillojnë veprimtari të ndryshme që lidhen me politikën dhe biznesin. Në fakt ata janë milionerë dhe jetojnë si milionerë, ndërsa sukseset financiare i konsiderojnë tregues i vlerës së punës së tyre dhe pohim të drejtësisë së vlerave që ata i hedhin në publik.

Disidentët ishin kundër dhunës. Jo vetëm që akuzonin rregjimet njëpartiake që ishin të dhunshme; por kritikonin ashpër edhe ata politikanë të opozitës që ishin për luftë të dhunshme. Mesazhi kryesor i luftës së disidentëve për ndyrshimet demokratike ishte: Jemi të gatshëm që policia të na rrahë dhe të shkojmë në burg, të durojmë dhe të jemi viktima, por askush, as armiku jonë më i madh, nuk do të jetë viktima jonë! Ky qëndrim, human u dha forcë të madhe pohimeve të tyre se ishin luftëtarë të sinqertë për demokraci dhe rriti autoritetin e tyre moral. Profesorët e rinj janë mbështetës të zgjerimit të demokracisë në botë edhe me ndihmën e dhunës. Ky është thelbi i politikës së tyre të jashtme. Për këtë janë mbështetës të tezës se diplomacia duhet të mbështetet nga forca. Por, kjo atëherë do të thotë eleminim i diplomacisë. Sepse thelbi i diplomacisë është kërkimi për zgjidhje paqesore, të padhunshme në raportet mes shteteve. Nga ana tjetër, kur thuhet për një njeri se është diplomat i mirë, mendohet se është i shkathët në zgjidhjen e problemeve se nuk i imponohet askujt dhe as fyen askend. Diplomacia përbëhet nga procese dhe procedura të ndryshme, por me tu përfshirë forca në to, ajo në mënyrë të paevitueshme bëhet metodë kryesore.

Diplomacia kurrë nuk ka qënë profesion i sigurtë. Diplomatëve u kërcënohet rreziku nga terroristët, demonstruesit e dhunshëm, popullsia me predispozicion armiqësor ndaj tyre. Por diplomati kurrë nuk ka përbërë rrezik për vendin në të cilin ka shërbyer. Tani diplomatët e vendeve perëndimore bëhen të tillë, sepse janë urdhëruar të veprojnë luftarakisht, të kërcënojnë dhe të fyejnë.

Profesorët e rinj si mbështetësit kryesorë të kësaj diplomacie të re, gjithashtu këmbëngulin me forcë për atë që kur të vijë lufta, paqa duhet nënëshkruar vetëm me një kusht; që edhe drejtësia të vihet në vend, ose që të gjithë fajtorët të ndëshkohen. Pa këtë, shprehen ata, nuk do të ketë as pajtim dhe paqe afatgjatë dhe ndryshime demokratike. Në shikim të parë gjithçka është logjike dhe e besueshme. Por çfarë do të thotë kjo në realitet? Asgjë tjetër vetëm se vendet që kanë humbur luftën, politikanët dhe gjeneralët dhe shumë të tjerë duhet të gjykohen dhe kjo të bëhet nga gjykatat që i kanë formuar fitimtarët. Megjithatë një gjë e tillë është e vështirë të realizohet pa humbje totale të vendit që konsiderohet fajtor për luftën. Por, a nuk zvoglohen me këtë shanset për paqe? A nuk shpie në luftë e tërë politika e jashtme e mbështetur në forcë drejt luftërave të reja? Dhe, më në fund, a mos është vallë pikërisht ajo që dëshirojnë profesorët e rinj?

*Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

Shënim i përkthyesit: Autori Aleksa Gjillas është i biri i disidentit jugosllav Millovan Gjilas.

[i] https://www.danas.rs/svet/aleksa-djilas-sarlatani-sa-velikim-pretenzijama-i-losim-namerama/

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Eric Wendt prezanton prioritetet e mandatit të tij si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

6 Nëntor, 2026
JO VETEM LAJM

Pete Hegseth, “kurbani” i parë politik i humbjes së Trump? Lufta në Iran e vendos sekretarin e Mbrojtjes në shënjestër

5 Nëntor, 2026
JO VETEM LAJM

SHBA investon mbi 40 milionë dollarë për sigurinë kibernetike të Shqipërisë

4 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.