• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
22 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

  • POLITIKË

    Rama në takimin me bankat: Paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm dhe mbështetje për studentët

    Nga karriget e kuqe te ato të zeza, Rama nuk ndryshon qëndrim: dialog po, dorëheqje jo.

    Berisha u bën thirrje shqiptarëve t’u bashkohen studentëve: Nesër, në orën 10:00, para Universitetit

    Dita e tetë e protestave në Tiranë: Rama ofron dialog, protestuesit kërkojnë dorëheqjen

    SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun, ish-zëvendëskryeministres i komunikohen zyrtarisht akuzat

    Rama u përgjigjet organizatave të shoqërisë civile: “Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe ne do të jemi aty”

    Rama: “Me gurin nuk negociohet”. Kryeministri i cilëson protestat “fatkeqësi kombëtare”

    Ervin Demo: “Ka kaluar vija e kuqe”, 295 të lënduar në 6 ditë protestash: Dhuna nuk është mjet negocimi

    Moska i përgjigjet Ramës për protestat: “Mos na hidhni fajin, zgjidhini vetë problemet tuaja”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

    Maqedonci takon komandantin e ri të KFOR-it: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik

    Kosova reagon për protestat në Shqipëri, Haxhiu: Institucionet të dëgjojnë qytetarët

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Shqipëria, ku absurdi është realitet

19 Janar, 2023
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ben Andoni

Shqipërinë ende në cakun e vitit 2000 e drejtonin njerëz që dikur kishin qenë pjesë e administratës së nomenklaturës, ithtarë komunistë që po mësonin dhe shpallnin demokracinë në kapërcyell të moshës së tretë! A ishin përgatitur të lironin vend? Jo. Ne dukeshim një amalgamë, që mëtonte për demokraci dhe i nxirrte gjuhën në mënyrë socialiste kapitalizmit. Sa kishim kaluar vitin 1997 dhe koha na kish mësuar se problemi ynë më i madh ishte vetë përballja me realitetin. Asokohe, në këtë sens, një pjesë bajagi e madhe e popullsisë ia kishte besuar paratë e jetës mes të tjerave, një personazhi të panjohur me arsimimin fillor!!! Se ç’ndodhi më pas dihet. Vendi kaloi drejt shpërbërjes e deri në absurd. Shpesh e kthejmë absurdin në realitet. Nuk është nevoja të abstragoj shumë, pohonte dikur regjisori i njohur i filmave humoristikë, Arian Çuliqi, këtu absurdi është normal. Por, ndërsa për skenaristin dhe regjisorin është minierë idesh për vendin është sfilitje.

“Në qoftë se Shqipëria do themi fjalën fatale: vdes, ahere mundet, pa shpifje, të shkruajmë këto fjalë në gur të varrit të saj: U ngjall nga idealistët, u ruajt nga rastet, u vra nga politikanët…!” Konica, që papandehur mbeti vet në ngërçet e politikës dhe madje po aq shëmtuar, duke i shërbyer besnikërisht monarkut, që e kishte anatemuar aq shumë e thoshte shpesh në kohën e tij . Po, sot? Jemi katandisur që shqiptarët dalin në protestë për personazhet e reality show, në vend të ndihmës ndaj alternativave të opozitës apo më keq akoma që atë që nuk e bënin dot politikanët e bëjnë personazhet problematikë të realiety show; kurse grupet kriminale lajmëroheshin ditët e fundit se e kishin mbjellë një nga qytetet kryesore në vend me kamera për ta përgjuar ata policinë dhe jo e kundërta!!! Kaq absurde është në normalitetin e vet shoqëria jonë sa vetëm pak orë zgjati trallisja e përditmërisë socio-politike nga rasti i pastrueses dhe i të birit, që janë marrë të pandehur nga autoritetet e Drejtësisë shqiptare. Pasi përvetësuan një shumë bajagi të madhe parash e ranë në duart e policisë, tashmë radhën do e kishin pasojat e këtij akti. Shuma të frikshme parash, që deri më sot nuk u dihet origjina, llogari bankare të bollshme të pastrueses dhe jeta e luksit e të birit (!), që manifestonte makinat e shtrenjta do e habisnin publikun. Për “zotësinë”?! Pacipësinë? Absurdin!? Anipse kjo “u sfumua” nga viktima e saj, një zyrtare e lartë e administratës, që posedonte në shtëpi një shumë të madhe, mëtuar se ia kishin ofruar të afërmit. Madje, pak ditë më vonë do e mbronte me mënyrën e saj. Lexo: Në të gjitha arsyetimet pyetja është sesi munden zyrtarët e financave, që duhet të luftojnë informalitetin, të manifestojnë se janë vetë pjesë e tij. Si tek matrioshkat, pak më vonë do dilte që zyrtarja ishte pasuruar shumë gjatë karrierës në administratë, kurse sanitarja edhe më shumë “duke pastruar”!! Absurdi do të vazhdonte kur ditë më pas do merrej vesh se burri i pastrueses ishte kryetar i një Partie, referuar medias, me emrin Partia e Pajtimit Kombëtar, një nga mizëria e shumë partive të vogla në vend, që dikur e një kohë do ishin në aleancë me Partinë Socialiste referuar medias!! Në të njëjtën mënyrë, shumë kohë më parë, kujtojmë se ndërsa komunisti Hysni Milloshi ishte kthyer në një personazh grotesk për vendin, për Demokratët do shërbente bajagi mirë, pasi do e merrnin me vete në koalicion në pushtetin lokal! Eh, se mos vetëm bashkëshorti i pastrueses: Plot 124 parti rezultonin të regjistruara në vitin 2019! Dhe, kur gazetarët mëtonin dikur t’i merrnin në telefonat respektivë, nuk merrnin kurrë përgjigje.

Absurdi nuk ndalet këtu. Prej 30 vitesh jemi robër të një vlerësimi për dy datat e çlirimit nga fashizmi dhe të dyja të lidhura me faktin, se kur ushtari i fundit gjerman ishte larguar nga vendi. Por një dokument i mëvonshëm i forcave gjermane zbulonte se ata ishin larguar shumë më vonë nga territori i Shqipërisë!!! Akoma armata e historianëve nuk bie në ujdi sesi ishte statusi i ushtrisë gjermane: ishin pushtues apo ishin në kalim dhe Shqipëria ishte pjesë e operacionit të zhvendosjes së tyre? Por, edhe nëse Shqipëria mund të ketë apo një datë të respektuar çlirimi nga fashistët.

Po paradokset nuk mbarojnë: Në Prishtinë, gjenden dy emra rrugësh që e fusin komplet në tollovi shqiptarin e thjeshtë: Rruga “Mustafa Kruja”, kryeministrin kuisling dhe rruga me emrin e komunistit “Perlat Rexhepi”?!…Në Shqipëri është ngritur një qytet mbi Kolgecajn me emrin e heroit Bajram Curri, ndërkaq në kryeqytet dhe në Mat kemi përmendoret e Mbretit Zog, i akuzuar se organizoi vrasjen e tij (paçka se në dokumentacionet zyrtare tregohet se autoritetet e Zogut morën pjesë me të gjitha shpenzimet e varrimit për të)?!…Edhe ky një paradoks i shoqërisë shqiptare? Në Shqipëri anatemohet Xhafer Deva kurse në Kosovë nderohet dhe debatohet sot për mirëmbajtjen e shtëpisë së tij.

A është pjesë e informalitetit të madh në të gjitha fushat? Me sa duket po. Po kalojmë në një logjikë tjetër duke ardhur në kohët moderne në çka lidhet me financat. Konsiderohemi si një nga vendet më të varfra në Evropë, por zemë një nga vendet e para në Ballkan për paranë që qarkullohet për banorë, që kuptohet se është informale. 400.000 Euro tashmë, që iu gjendën pastrueses së akuzuar si grabitëse nuk kanë origjinë dhe askush nuk interesohet për to!!! I biri i lëvizte me makina të markave të fundit dhe ashtu si ai shumë të rinj/a me ditë pune të numëruara me gishtat e njërës dorë, që qarkullojnë me makinat e shtrenjta, hasur veç në reklama. Ky është absurdi që merr jetë nga informaliteti dhe që pak vite më parë e kanalizonte Shqipërinë si ekonomia informale e 69-të më e madhe në botë (31.9%), si përqindje e PBB-së në “World Economics”.

Prej muajsh në Shqipëri po flitet për rastin “Martinaj’, një nga më të pasurit e lidhur me biznesin e lojërave të fatit. Ka njerëz që flasin me siguri gati matematike për fatin e tij edhe pse kryeministri Rama përcaktoi pa dobi një datë për të marrë publikisht një të dhënë zyrtare për të. Në vend që të kishim një përgjigje për fatin e të lartpërmendurit, policia vendosi të bastiste një nga shtëpitë e tij ku gjeti shumë materiale të ndaluara…por shumë javë më pas. Kjo punë investiguese nuk ishte bërë deri më atëherë! Vallë a ka absurd më të madh sesa realiteti ku jetojmë? Në vend që shoqëria të tregojë një ndjenjë të thellë distancimi, ftohtësie, rrjetet sociale dhe individë duket se e përkëdhelin këtë botë të errët, kurse modelet absurde gati e kanë kapluar rininë. Sa shpesh kemi parë individë duke pozuar me armë dhe me mjete të ndaluara si të jetë gjë e zakonshme, por edhe kjo nuk përbën asgjë për autoritetet!? A është e mundur eksodi i vajzave tona drejt vendeve më të shtrenjta turistike të botës pa bërë as edhe një orë punë të deklaruar, si modele dhe punë të tjera, që kurrkush nuk i merr vesh?!

Shoqëria shqiptare ka ardhur koha të ndryshojë krejtësisht perceptimin si ndaj modeleve kallpe të femrave dhe sidomos qëndrimin ndaj krimit dhe kriminelëve. Sikur 15 minuta në ditë t’i kushtonin edukimit bazik me kulturën e përgjithshme, dinjitetit, e mbi të gjitha mënyrës së komunikimit, aftësinë e dialogut, empatisë, atëherë Shqipëria mund të kishte shumë më pak krim dhe pak më pak banalitet që po na rrethon ngado. Duket se pushtetin e kanë marrë krejtësisht instinktet e shqiptarit dhe jo arsyeja e tij.

Po a mund qeveria Rama të ndryshonte diçka? Në letra po dhe për hir të së vërtetës në Shqipëri ka gjëra pozitive, por ka shumë më tepër problematika, që e bëjnë qeverinë e tij të mos kalojë precedentët e korrupsionit të shkuar dhe mbi të gjitha një administratë jo pak herë fodulle. Por edhe këtu jemi një paradoks tjetër: Shqipëria e sotme me ndoshta tashmë më pak se 3 milionë banorë, dikur bëri një kabinet qeveritar me plot 21 anëtarë, madje shumë më tepër se Kina me mbi 1 miliard banorë. Dhe, sensi ishte për atë masivitet femëror, që e bënte qeverinë novatore, sfiduese në Evropë dhe që Rama e trumbetonte shpesh. Të mendosh, se flitet për një vend, që ka ende të pazgjidhura probleme pa fund mes vetes dhe shumë gjëra që lidhen me femrën, atëherë kupton sesi absurdi është normalitet tek ne. Ose më thjeshtë: Në Shqipëri qytetarinë e ka absurdi. (Homo Albanicus)

Related- Posts

FOKUS

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

21 Tetor, 2026
People attend a protest organised by ProGlas, the Serbian pro-democracy movement, amid opposition claims of major election law violations in the Belgrade city and parliament races, in Belgrade, Serbia, December 30, 2023. REUTERS/Zorana Jevtic
FOKUS

Çfarë e pret Serbinë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit

21 Tetor, 2026
FOKUS

Wang Yi: Besimi, bashkëpunimi dhe partneriteti si rrugë drejt paqes dhe zhvillimit euroaziatik

20 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

German Chancellor Friedrich Merz attends the Berlin Global Dialogue at the European School of Management and Technology (ESMT) in Berlin. Photo: Fabian Sommer/dpa

Merz: BE-ja nuk kërkon luftë tregtare me Kinën, por kërkon konkurrencë të drejtë

21 Tetor, 2026

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

21 Tetor, 2026

Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

21 Tetor, 2026
People attend a protest organised by ProGlas, the Serbian pro-democracy movement, amid opposition claims of major election law violations in the Belgrade city and parliament races, in Belgrade, Serbia, December 30, 2023. REUTERS/Zorana Jevtic

Çfarë e pret Serbinë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit

21 Tetor, 2026

Kina mbron trashëgiminë e Marshimit të Madh me klasa patriotike me teknologji të lartë 

21 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.