• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
22 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

  • POLITIKË

    Rama në takimin me bankat: Paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm dhe mbështetje për studentët

    Nga karriget e kuqe te ato të zeza, Rama nuk ndryshon qëndrim: dialog po, dorëheqje jo.

    Berisha u bën thirrje shqiptarëve t’u bashkohen studentëve: Nesër, në orën 10:00, para Universitetit

    Dita e tetë e protestave në Tiranë: Rama ofron dialog, protestuesit kërkojnë dorëheqjen

    SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun, ish-zëvendëskryeministres i komunikohen zyrtarisht akuzat

    Rama u përgjigjet organizatave të shoqërisë civile: “Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe ne do të jemi aty”

    Rama: “Me gurin nuk negociohet”. Kryeministri i cilëson protestat “fatkeqësi kombëtare”

    Ervin Demo: “Ka kaluar vija e kuqe”, 295 të lënduar në 6 ditë protestash: Dhuna nuk është mjet negocimi

    Moska i përgjigjet Ramës për protestat: “Mos na hidhni fajin, zgjidhini vetë problemet tuaja”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

    Maqedonci takon komandantin e ri të KFOR-it: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik

    Kosova reagon për protestat në Shqipëri, Haxhiu: Institucionet të dëgjojnë qytetarët

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Kënaqësia diabolike për ta bërë me baltë Bashkimin Evropian

23 Janar, 2023
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Agim Nesho

Ajo që tërhoqi vëmendjen, por edhe krijoi ccudi në ambientet e forumit të Davos-it, ishte shprehja e kryeministrit shqiptar drejtuar kryeparlamentares së BE-së, “Karma is a bitch”. Kjo shprehje, që në shqip mund të përshtatet “mos qesh në shokë se e gjen në kokë”, shprehje që godiste korrupsionin e përfaqësuesve të Parlamentit Evropian në aferën për favorizimin e shtetit të Katarit në politikat evropiane.

Pavarësisht se kryeministri Rama u ndje protagonist në ambientet e një aktiviteti të tillë të rëndësishëm, dhe si gjithmonë tregoi karakteristikat e tij si i guximshëm për t’i thënë në sy BE-së realitetet që na rrethojnë, mesazhet e tij nuk patën atë efekt që ai priste. Sulmi i parë i erdhi nga Politico.eu, një portal i rëndësishëm mediatik i Brukselit, ku i përmendnin se ‘korrupsioni i BE-së vihet në dukje nga kryeministri i një vendi, i cili listohet nga Transparency International në vendin e 110, pas Afrikës së Jugut, Bjellorusisë dhe Kazakistanit, vende me korrupsion shumë të madh’.

Kjo deklaratë e Ramës për të tërhequr vëmendjen e shtypit, është një deklaratë e mirëmenduar prej tij, që i paraprin veprimeve të tij të ardhshme politike: Së pari, me relativizimin e rëndësisë që ka integrimi evropian për vendet kandidate, duke thënë se të gjitha vendet kanë të njëjtën problematikë. I frikësuar se procesi i integrimit evropian do të vendosë standarde të tjera për Shqipërinë, do të rikthejë transparencën dhe llogaridhënien, do të godasë lidhjen e krimit të organizuar me politikën, dhe do të rrezikojë ekzistencën e vet regjimit të tij, Rama kërkon të krijojë një distancë me BE-në. Ai shprehet hapur pro integrimit Europian vetëm në retorikën e tij dhe propagandë, ndërsa në realitet lëvizjet e tij politike janë që të mbajnë sa më gjatë procesin e integrimit evropian. Rama ka kohë që thotë se s’ka rëndësi futja jonë në Evropë, por është përgjegjësia jonë për ta bërë vendin tonë si Evropa.

Së dyti, politikat ekonomike dhe financiare të regjimit Rama ka kohë që kanë kundërshti të hapur nga BE-ja, sidomos amnistia fiskale, dhënia e pasaportave të arta apo investimet që vijnë nga jashtë Evropës pa transparencë dhe konkurrencë, si afera e Portit të Durrësit. Këmbëngulja për t’i realizuar ato, e largojnë Shqipërinë më tej nga rruga e saj evropiane.

Së treti, pozicioni i tij në mbrojtje të presidentit Vuçiç të Serbisë në takimet ndërkombëtare, lidhur me çështjen e presionit perëndimor për vendosje të sanksioneve ndaj Rusisë si dhe insistimi për ‘Ballkanin e Hapur’, kur Gjermania dhe BE i kanë bërë të qartë që rruga e vetme e integrimit në BE do të kalojë nga Procesi i Berlinit, tregon se Rama beson në një projekt tjetër për Ballkanin Perëndimor, projekt që iu shkon për shtat autokratëve të Ballkanit, apo grupeve të interesit që duan ta shohin Ballkanin një rrjet të bashkëpunimit midis Lindjes dhe Perëndimit.

Së katërti, Rama ka kohë që provokon me retorikë Bashkimin Evropian për mungesë vizioni, për paaftësi në menaxhimin e krizës së pandemisë Covid-19, dhe kritikat e herëpashershme si në Bruksel, Ohër ashtu edhe në Tiranë për të krijuar një situatë që dikush nga Brukseli mund ta shikojë si një provokim të vazhdueshëm dhe të panevojshëm dhe mund të reagojë kundër Shqipërisë.

Goditja e BE-së për korrupsion në Davos, nga një nga personazhet që korrupsionin skizofrenik në vendin e tij e ka kthyer në ‘art’, ka një qëllim: për të ulur tensionet sociale në Shqipëri, sidomos pas aferës së inceneratorëve, ku në skemën e mashtrimit qeveria shqiptare është vetë projektuesja e saj.

Po të shikosh skandalin Katargate, bëhet fjalë për një përfitim rreth 1.5 milion euro të përfituara nga disa individë të caktuar, shumë kjo e papërfillshme përballë skandaleve të përditshme në Shqipëri të parave të Rozetës apo parave të gjetura dhe humbura në shtëpitë e zyrtarëve të lartë. Ato duken si karamele përpara aferave korruptive të inceneratorëve, PPP-ve, apo aferës së Portit të Durrësit, të cilat janë të rendit të miliardave dollarë. Dikush mund të thotë që korrupsioni është korrupsion, pavarësisht shumës së tij. Në fakt ka vetëm një diferencë të madhe: në BE institucionet funksionojnë, drejtësia vepron dhe zyrtarët e korruptuar vihen përpara ligjit. Në Shqipëri, me këtë regjim që ka kapur shtetin, qeveria është palë dhe fsheh korrupsionin, drejtësia është nën presion dhe populli ndihet i abuzuar nga pushteti.

Në qoftë se korrupsioni në Perëndim dhe BE është një aksident i korrigjueshëm, i cili vihet në vend nga institucionet e shtetit të së drejtës, në Shqipëri korrupsioni është thelbi i ekzistencës së regjimit, që nëpërmjet korrupsionit të kontrollojë shtetin, të manipulojë zgjedhjet e lira, të ruajë interesat e regjimit.

Shprehja e kryeministrit Rama ‘Karma is a bitch’ kërkon të ketë një reflektim nga institucionet e Brukselit, të zgjojë lidershipin e vendeve të BE-së, të cilët shpesh krijojnë dhe përkrahin ‘monstra’ të tilla, të cilat kërkojnë të përcaktojnë rregullat e lojës dhe kërkojnë ta sfidojnë atë. Mosfunksionimi i demokracisë dhe shtetit ligjor, shtypja e opozitës, kapja e medias së lirë dhe shoqërisë civile kanë mbetur në Ballkan vlera të respektuara vetëm në letra, kur interesat e shteteve evropiane përcaktohen vetëm nga nevoja për stabilitet rajonal. Këto vlera harrohen sidomos kur autokratët e rinj ballkanikë sillen këndshëm dhe janë klientelistët më të përshtatshëm për të bashkëpunuar me ta. Ka ardhur koha që karma evropiane t’i rikthehet demokracisë.

Related- Posts

FOKUS

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

21 Tetor, 2026
People attend a protest organised by ProGlas, the Serbian pro-democracy movement, amid opposition claims of major election law violations in the Belgrade city and parliament races, in Belgrade, Serbia, December 30, 2023. REUTERS/Zorana Jevtic
FOKUS

Çfarë e pret Serbinë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit

21 Tetor, 2026
FOKUS

Wang Yi: Besimi, bashkëpunimi dhe partneriteti si rrugë drejt paqes dhe zhvillimit euroaziatik

20 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

German Chancellor Friedrich Merz attends the Berlin Global Dialogue at the European School of Management and Technology (ESMT) in Berlin. Photo: Fabian Sommer/dpa

Merz: BE-ja nuk kërkon luftë tregtare me Kinën, por kërkon konkurrencë të drejtë

21 Tetor, 2026

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

21 Tetor, 2026

Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

21 Tetor, 2026
People attend a protest organised by ProGlas, the Serbian pro-democracy movement, amid opposition claims of major election law violations in the Belgrade city and parliament races, in Belgrade, Serbia, December 30, 2023. REUTERS/Zorana Jevtic

Çfarë e pret Serbinë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit

21 Tetor, 2026

Kina mbron trashëgiminë e Marshimit të Madh me klasa patriotike me teknologji të lartë 

21 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.