• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
22 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

  • POLITIKË

    Rama në takimin me bankat: Paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm dhe mbështetje për studentët

    Nga karriget e kuqe te ato të zeza, Rama nuk ndryshon qëndrim: dialog po, dorëheqje jo.

    Berisha u bën thirrje shqiptarëve t’u bashkohen studentëve: Nesër, në orën 10:00, para Universitetit

    Dita e tetë e protestave në Tiranë: Rama ofron dialog, protestuesit kërkojnë dorëheqjen

    SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun, ish-zëvendëskryeministres i komunikohen zyrtarisht akuzat

    Rama u përgjigjet organizatave të shoqërisë civile: “Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe ne do të jemi aty”

    Rama: “Me gurin nuk negociohet”. Kryeministri i cilëson protestat “fatkeqësi kombëtare”

    Ervin Demo: “Ka kaluar vija e kuqe”, 295 të lënduar në 6 ditë protestash: Dhuna nuk është mjet negocimi

    Moska i përgjigjet Ramës për protestat: “Mos na hidhni fajin, zgjidhini vetë problemet tuaja”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

    Maqedonci takon komandantin e ri të KFOR-it: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik

    Kosova reagon për protestat në Shqipëri, Haxhiu: Institucionet të dëgjojnë qytetarët

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home SOCIALE / KULTURË

“Liria”, “LiriaA”, unë dhe miku im i paharruar, Kostaq Xoxa

27 Janar, 2023
in SOCIALE / KULTURË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga blloku im i kujtimeve

“Liria”, “LiriaA”, unë dhe miku im i paharruar, Kostaq Xoxa

Eden Babani, Bruksel

1.

Njohja ime me të ndjerin Kostaq Xoxa, – Koçin, siç e thërrisnim ne, miqtë e tij, – daton disa muaj pas rënies së përmendores së diktatorit Hoxha, kohë kur, pas afro gjysmë shekulli të censurës komuniste, krahas pluralizmit politik, shpërtheu edhe shtypi i lirë. Më së pari, doli “Rilindja Demokratike” “RD) dhe, fill pas saj, një zinxhir i tërë: “Republika”, “Alternativa SD”, “Liria” etj.

Botimi i gazetës “Liria” është një ndër vendimet e para dhe më të rëndësishme që ndërmori Kryesia e Shoqatës së ish-të Dënuarve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, pas themelimit të saj. Si organ shtypi, “Liria” mori jetë dhe u rrit me përkujdesjen e veçantë dhe të drejtpërdrejtë të Kryetarit të Shoqatës, të ndjerit Osman Kazazi.

Qysh me numrat e parë, “Liria” tërhoqi vëmendjen e publikut të gjerë dhe u bë tribunë e shprehjes së të vërtetave historike të lëna në harresë. Numër pas numri, ajo filloi të hidhte dritë mbi gjithçka të zhytur në errësirën shumëvjeçare të regjimit  komunist. Faqe pas faqeje, ajo filloi të shpaloste fakte të panjohura për burgun e Burrelit, të Spaçit, të Qafë-Barit, të Urës Vajgurore, të Kripores së Skrofotinës (Vlorë)  etj., ashtu sikundër edhe për kampet e punës në Kuç, në Tepelenë, në Berat etj. Titull pas titulli, ajo sillte të reja për gjyqet e sajuara dhe për dënimet e rënda ndaj përfaqësuesve më në zë të nacionalizmit shqiptar.

Në atë kohë, emri i Koçit përmendej si njëri ndër themeluesit e gazetës “Liria”, përkrah Uran Kostrecit, Uran Butkës, Vejsel Kullës etj. Unë, bashkëpunoja me organin e Partisë Republikane, “Republika”, e cila doli pak kohë pas “RD”-së.

2.

Te” Republika”, u afrova falë njohjes së rastësishme me të ndjerin Sabri Godo, në vitet 1962 – 1964. Asokohe unë kryeja shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Repartin 5310, një ndër të ashtuquajturit “reparte të punës”, me ushtarë pa armë, por me kazma e lopata. Pa këpucë, por me opinga. Ishin reparte ushtarake të destinuara për rekrutë nga familje me biografi të keqe. Reparti 5310 ishte dislokuar në kodrat përballë Vorës dhe merrej me ndërtimin e Fabrikës së Tullave.

Në atë kohë, Sabriu ishte drejtor i magazinave të zarzavateve, në Tiranë.

…Një herë në javë, kapteri ynë i depos së ushqimeve, Preng Rica bënte furnizimet e radhës. Me atë rast, merrte me vete tri-katër ushtarë për ngarkim-shkarkim. Mes syresh, edhe “shkruesin” e depos së ushqimeve, edhe  mua, si “shkrues” i komandës së batalionit. Visheshim me uniformë të rregullt dhe me këpucë ushtarake, fringo të reja.

Me sebep e në xhenet, i thonë një fjale. Dy a tri arka me patate e qepë, një torbë me fasule, një bidon të vogël me vaj, një qese me kripë, një tjetër me sheqer, ca kuti me konserva mishi, do llogari, do nënshkrime e vula e aq.

Pas kësaj, me fletën e liridaljes në xhep, secili në punë të vet, deri në orët e vona të pasdites, koha kur ktheheshim së bashku në repart. Ja pse ia di për nder, sot e gjithë ditën kapterit tonë zemërmirë…

* * *

Me “Republikën” bashkëpunova disa muaj, në mënyrë intensive. Jo vetëm për shkak të idealizmit që më pati rrëmbyer fluturimthi ato kohë të paharruara, por edhe sepse kryeredaktori Vangjush Gambeta dhe ndihmësi i tij, Agim Zeka, ia patën hapur krahun kat-e-kat çdo artikulli që çoja. Së fundmi, edhe nevoja për ndonjë lek. Shefi i llogarisë i Partisë Republikane, Petrit Kërçaku, një nga shokët e mi të fëmijërisë së parë në Korçë, teksa çdo dy javë nënshkruante borderotë për personelin e Partisë, nuk harronte as honorarët e ne bashkëpunëtorëve.

Te “Republika”, bash të nesërmen e rrëzimit të përmendores së diktatorit, publikova edhe të parin shkrim të jetës sime, triptikun me titull: “Tri poezi, lidhur me një fill, – ‘Për Xhaxhain tim, dëshmorin, Sedat Babani’, ‘Për gjyshin tim, Mehmet Babani, pushkatuar si armik’ dhe ‘Për veten time, një jetë mes dy zjarresh”.

3.

Për t’u lidhur me gazetën “Liria” u bë sebep një takim me Seit Petrelën, njëri ndër veprimtarët e palodhur të shoqatës, sidomos për mbarëvajtjen e gazetës.

Një ditë, teksa zbrisja shkallëve të selisë së Partisë Republikane (asohere në Bulevardin e Madh, përbri Maternitetit), takova Seitin, i cili më ftoi të bashkëpunoja edhe me gazetën “Liria”. Me kënaqësi, i thashë, po si? Hajde nesër te lagjja e Kazazëve, më tha. E di rrugicën dyqanit Flora, ku Enver Hoxha shiste cigare? Të pres atje, në orën 10.

Kësisoj, redaksi e parë për mua, – tashmë si gazetar, – u bë ajo e “Liria-s”. I pari “mësues” i gazetarisë, u bë Kostaq Xoxa, ish-punëtor në Kriporen e Kavajës, ish-shofer kamioni e më pas profesor matematike, por me njohuri të vyera gazetarie, trashëguar nga i ati, Dr. Zoi Xoxa, themeluesi i gazetës “Diell” e botuesi i saj, deputet i Parlamentit të Mbretërisë gjatë viteve ’30 të shekullit të shkuar, njëri  ndër themeluesit e gazetarisë moderne shqiptare.

Asohere, redaksia e gazetë sonë sapo të lindur ishte sistemuar në shtëpinë e Osman Kazazit, bash në dhomën e tij të gjumit. Përfytyroni një dhomë 5 me 5 në katin e dytë të një shtëpie të lashtë tiranase, me një palë shkallë të drunjta së jashtmi, të cilat përfundonin në oborr, mu përbri një verande të sajuar me xhama, ndërmjet dy ndërtesave fqinje. Shkallët e drunjta, kushedi sesa-vjeçare, lëkundeshin sapo të shkelje mbi to. Lëkundej e dridhej majtas e djathtas edhe parmaku bashkë me shkallët, thua se binte tërmet. E, megjithatë, Sabi, njëra nga motrat e Lalë Osmanit, ngjitej pa u mbajtur në parmak me një tabaka filxhanësh plot me kafe. Vente e vinte disa herë në ditë, derisa ne përgatisnim gazetën për botim. Herë për kafe, herë për pastrim, herë për ndonjë porosi… Hip e zbrit, gjithë paraditen.

Në krye të shkallëve mbuluar me një strehë llamarine që lëngonte ditë e natë nga era ose nga shiu, një shesh sa për të lënë dy a tri palë këpucë. Prej andej, drejt e në dhomë.

Djathtas, një krevat dhe një komodinë, ku Lala linte veglat e rrojës e ndonjë furçë dhëmbësh. Më tej, një lavaman e një muslluk. Përballë një banak i sajuar, dëng me gazeta e copa gazetash, me letra të shkruara me dorë, dërguar  nga bashkëpunëtorët tanë, me letra kopjative e me lapsa. Mes asaj rrëmuje, dy makina shkrimi të reja fringo, dhuruar nga një bashkatdhetar i arratisur gjatë kohës së diktaturës. Tri a katër karrige përballë banakut, kompletonin mjedisin e redaksisë. Kur shtypnin Koçi e Vejseli, korrigjoja unë. Kur shtypja unë dhe njëri syresh, korrigjonte tjetri. Kryeredaktori, i ndjeri Uran Kostreci, rrinte më tepër në oborr, sepse pinte duhan pareshtur. Për të marrë “vizën” e botimit, artikujt e shtypur, ia çonte Koçi, i cili përfitonte nga rasti ta tymoste në shoqëri të Kostrecit, sepse “sa s’po i çahej hunda për një cigare”.

Shtypja e gazetës te shtypshkronja e Stabilimentit “Mihal Duri”, ka qenë mesele më vete. Ende nuk kishte fituar Partia Demokratike dhe drejtuesit komunistë të shtypshkronjës na nxirrnin lloj-lloj pengesash, si fjala vjen, mungesa e plumbit a e qymyrit për shkrirjen e plumbit. Përkundrazi, radhitësit ishin përkrah nesh. Mblidhnin fshehtazi shkronjat e plumbta të përdoruara e na i jepnin për t’i shkrirë sërish në fonderinë e vogël të shtypshkronjës. Qymyrgurin e sajonin ku mundnin Sabi e Seiti dhe e bartnin në shtypshkronjë me karrocë dore.

Kësisoj, gazeta “Liria” nuk mungoi asnjëherë në pikat e shitjes, ku zinin radhë e prisnin që pa gdhirë ish-të burgosur e të internuar, familjarë të tyre, si edhe tërë gjindja antikomuniste e etur për demokraci.

* * *

Fitorja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e marsit 1992, e shpërnguli redaksinë e gazetës  “Liria” nga dhoma e Lalë Osmanit, në një dhomë të katit të pestë të ish-selisë së Komitetit të PPSH-së për Tiranën, mu përballë postës qendrore. Pjesa tjetër e ndërtesës, ajo me hyrjen prapa Bankës Kombëtare, i mbeti pasardhëses së saj, Partisë Socialiste.

Edhe atje, nuk na u ndanë të ngjara e të pangjara.

Të ngjara, sepse Kostreci e Koçi nuk e pinin më duhanin në oborr, por venin e vinin nëpër korridorin e gjatë të katit të pestë me dritare të hapura kat e kat, ngase ishte pranverë. Të pangjara, sepse ndonëse kishim secili nga një tryezë pune, nga një karrige dhe nga një makinë shkrimi, njëra ndër katër karriget ishte me tri këmbë. I mbetej atij që vinte i fundit.

4.

Pas ish-selisë së PPSH-së, për ne erdhën ditë edhe më të mira. Shoqata mori në administrim një ndërtesë në Rrugën e Elbasanit, mu te ndahet rruga majtas, drejt Urës së Tabakëve, e djathtas, drejt Urës së Lanës. Gazetën e shtypnim në ish-shtypshkronjën 8 Nëntori, ku qenë shtypur dikur veprat e Enverit e dokumente të rëndësishme të Partisë. S’do mend, cilësia ishte më e mirë.

Në mjediset e reja të Shoqatës, redaksia jonë mori dy dhoma. Në njërën, më të madhen, u vendosëm ne, gazetarët. Secili në tryezë më vete, me makinën e vet të shkrimit e me gjithçka i duhej. Në tjetrën, kryeredaktori, tashmë Uran Butka, derisa u zgjodh deputet e u largua nga gazeta. Fill pas zotit Butka, unë.

U shtua edhe numri i gazetarëve. Thoma Çomora, ekonomist e gazetar me përvojë dhe Mehmet Isai, ish-i burgosur politik, i bënë më të larmishme tematikat. Vetëm Koçit, iu shtua puna.

Përveç shkrimeve me emrin e vet si autor, përveç shtypjes së shkrimeve të bashkëpunëtorëve dhe ndreqjeve gjuhësore, për të cilat nuk lëshonte pe, iu desh t’i rikthehej profesionit të dikurshëm të shoferit. Redaksia jonë u pajis me një tip veture-furgon pesëvendëshe e me hapësirë të bollshme prapa për transport materialesh. Në rastin tonë, dengje gazetash. Vetura, fringo e re, ishte dhuratë e Ambasadës së Koresë së Jugut.

Nuk më harrohet një shaka e asohershme e Meritës, bashkëshortes së Kostaqit.

Vesej Kullës iu desh të fliste në telefon me Koçin. (Kryesia e Shoqatës pati ndërhyrë pranë Drejtorisë së Postë-Telekomunikacioneve që, sikundër në redaksi, edhe ne gazetarëve, të na instalohej nga një telefon në shtëpi).

Ishte natë, në mos mesnatë. Telefonin e mori Merita. Koçin desha, i tha Vejseli. Ja t’i flas, u përgjigj ajo. Mos ishit në gjumë? Jo, jo. Mos u bëj merak. Ai ka kohë që është ndarë nga unë. Nuk e ke marrë vesh ti? Kostaqi është martuar me Lirinë…

Vejseli s’donte t’u besonte veshëve.

Koçi ndodhej në WC, ku po përgatiste një shkrim për të nesërmen. Ashtu ishin kohët. Një apartament me dy dhoma e një kuzhinë, madje edhe ai me mik. Në dhomën e gjumit, çifti. Në tjetrën Neli, vajza, tashmë e rritur e për t’u martuar. Në kuzhinë, Toni, i biri. Kujt t’i binte në qafë e ta linte pa gjumë?…

Nuk harroj as do episode që përsëriteshin dendur, sa herë udhëtoja jashtë Tirane me veturën-furgon. Para ndonjë kthese djathtas, Koçi më lutej të hapja dritaren e të nxirrja krahun nga dritarja, si sinjal për ata që vinin pas. Kur donte të kthehej majtas, nuk më binte në qafë. Hapte dritaren dhe nxirrte krahun e vet.

Ishte mësuar me kamionë “Diesel” të kohës së Luftës. Harronte se drejtonte veturë moderne, me sinjale dritash… Gjithsesi, Koçit, si shofer, nuk ia hante qeni shkopin.

5.

Greva e urisë e Shoqatës së ish-të Përndjekurve Politikë e 1994-ës, i dha fund bashkëpunimit tonë, ama veçse përkohësisht. Por aspak miqësisë sonë. Sepse miqësia s’njeh kufij . As për së gjalli, as për së vdekuri…

Shoqata u përça. Unë iu bashkova shoqatës së re (Shoqata e ish-të Përndjekurve Politikë Antikomunistë Demokratë), Koçi mbeti besnik i së parës. Ndërkohë, në fillim të vitit 1995, unë themelova gazetën “Për Mëmëdhenë” e, pak më vonë, gazetën “LiriaA”, të cilën Koçi e quante “Liria me Bisht”.

* * *

Një ditë kishte shkruar diçka me pseudonimin IM. Qe një kritikë e ashpër bash për linjën tonë redaksionale. Unë e njihja stilin e Koçit. Pseudonimi ishte si të fshihej prapa gishtit. Edhe ai e njihte stilin tim dhe priste përgjigje.

Në atë kohë, redaksia jonë ndodhej në Rrugën e Durrësit, mu përballë gjimnazit “Qemal Stafa”, në të njëjtën ndërtesë me Drejtorinë Përgjithshme për Rehabilitimin e ish-të Përndjekurve Politikë. Koçi vinte shpesh te ne, jo vetëm për të më takuar e për të pirë një kafe së bashku, por edhe për probleme të gazetës “Liria”, pronësi e Shoqatës së vjetër, por që financohej nga e njëjta Drejtori. I ndjeri Luan Myftiu, asohere kryeredaktor i gazetës “Liria”, s’para lëvizte poshtë e lart. Këso punësh ia linte Koçit, tek i cili kishte besim të patundur.

Iu përgjigja IM-së me pseudonimin MI.

Koçit nuk iu durua. Biçikletës, e drejt e te ne. Më kërkoi në zyrë, nuk më gjeti. I thanë se isha në klub, në katin përdhes. Sa hyri te dera, filloi me zë të lartë e duke qeshur. Kërkoj MI-un… MI-un, domethënë, një mi, de, një miush!…

Të pranishmit sa s’po shqyenin sytë. Ai: E keni parë miun? Pastaj: E gjeta, e gjeta, tha rrëmbimthi siç e kishte zakon, dhe drejtoi gishtin drejt meje. U ul bashkë me ne, gjithë duke gajasur e duke dëftuar me gisht: Miu, miu!…

6.

Viti i mbrapshtë 1997, mua më dha rrugët e emigracionit, kurse Koçi përfundoi te gazeta 55, e sapokrijuar. Sërish, fati më lidhi me “mësuesin” tim të parë e të fundit të gazetarisë. Më ftoi së largu, të bashkëpunoja me 55-n. Dhe unë nuk ngurova asnjë çast…

Takoheshim e rrinim së bashku, sa herë vija në Tiranë. Takoheshim në redaksi e pinim nga një kafe te klubet rreth e qark, në shoqëri të kryeredaktorit, Ilir Nikolla, dhe, sipas rastit, të ndokujt nga stafi i gazetës. Takoheshim edhe në klubet e përballë Arkivit të Shtetit, pranë shtëpisë së tij. Më shpesh, ia shtronim “Te Fadili”, ku shijonim raki Përmeti 21 gradë.

* * *

Gusht i vitit 2020. S’kishin kaluar veç katër-pesë javë që pata folur me Koçin, pas një heshtjeje bajagi të gjatë, mbase prej dy muajsh a pak më shumë. Kohë pandemie, helbete… Ne me hallet tona këtu, në Belgjikë. Ata, me të tyret atje, në Shqipëri.

Merita, e shoqja, më paralajmëroi se kishte filluar të prekej nga skleroza dhe mund të mos më njihte. Por, jo. Me të mësuar kush e kërkonte dhe me të marrë në dorë telefonin, u ftillua. Ku bëhesh, bre, në Tiranë apo në Bruksel? Ishte e papritura më e këndshme për mua në ato çaste.

Në Bruksel, i dashur Koçi, u përgjigja. Flas me “vocërrak” (kështu i thoshte me të qeshur celularit), por mos u bëj merak se harxhoj. Dhe folëm goxha. I thashë se atë ditë pata publikuar shkrimin “Identitet kombëtar shqiptar apo identitete shqiptare me fraksione?”, ku pata shfrytëzuar fragmente nga letërkëmbimi mes meje dhe tij, në fillim të këtij shekulli.

Ishte biseda jonë e fundit për së gjalli.

7.

Koçi ndërroi jetë në gusht të vitit 2021. Lajmin e zi ma dhanë e shoqja dhe i biri. Për mua, ishte goditja më e madhe që mora në atë kohë të mallkuar pandemie.

Ama shuarja e Koçit, nuk mund të mos më hidhte në botën e kujtimeve që na kanë lidhur ne të dy. Janë ndër më të bukurat e më të larmishmet kujtime të jetës sime, barabar me ato të rinisë.

…Këto ditë, më shkroi Merita:

Ishte viti 1993. 24 janar. Kisha vendosur të festoja 63-vjetorin e ditëlindjes së Koçit. Ju kisha ftuar edhe ju, gazetarët. Të kujtohet? Darkën e kisha përgatitur për merak. Prite e prit që të vinit, ju s’po dukeshit. Ishit në shtypshkronjë, ehe se po afronte mesnata. Mendova se nuk do të vinit… Kur xë-rrr, zilja e portës. Sa hytë ju, u shuan dritat. Ndezëm qirinjtë, kurse ti, me atë natyrën tënde, më ndihmove të shtroja tavolinën dhe më hoqe sikletin. E mban mend? Ishte një natë e paharruar…

Dhe unë, këto kujtime, dua t’ia kushtoj ditës së tij të lindjes, 24 janarit, ani se diç prej tyre, por jo të gjitha, i kam publikuar përpara,

Related- Posts

SOCIALE / KULTURË

Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

25 Shtator, 2026
SOCIALE / KULTURË

“Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

23 Shtator, 2026
SOCIALE / KULTURË

Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

15 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

German Chancellor Friedrich Merz attends the Berlin Global Dialogue at the European School of Management and Technology (ESMT) in Berlin. Photo: Fabian Sommer/dpa

Merz: BE-ja nuk kërkon luftë tregtare me Kinën, por kërkon konkurrencë të drejtë

21 Tetor, 2026

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

21 Tetor, 2026

Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

21 Tetor, 2026
People attend a protest organised by ProGlas, the Serbian pro-democracy movement, amid opposition claims of major election law violations in the Belgrade city and parliament races, in Belgrade, Serbia, December 30, 2023. REUTERS/Zorana Jevtic

Çfarë e pret Serbinë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit

21 Tetor, 2026

Kina mbron trashëgiminë e Marshimit të Madh me klasa patriotike me teknologji të lartë 

21 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.