• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
3 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

  • POLITIKË

    Tirana në krah të Berlinit: Hoxha dënon luftën hibride ruse në Evropë

    Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala jep dorëheqjen

    Presidenti Begaj pret ambasadoren e re të BE-së: “Besoj se Shqipëria do të jetë anëtare e BE-së deri në fund të mandatit tuaj”

    Kryeministri Rama: “Sulmi në Leipzig është akt agresioni rus kundër Gjermanisë dhe sigurisë së Evropës”

    Pesë vite pas “non grata”-s, Sali Berisha rikthehet në SHBA

    Hoxha nga Forumi Strategjik i Bledit: Zgjerimi e bën BE-në më të fortë dhe më të bashkuar

    Ministri Hoxha: Mbi 17 mijë tekste për fëmijët në diasporë, shqipja në themel të trashëgimisë sonë

    Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të ambasadores së re të Holandës

    Rama detajon sezonin e ri qeverisës: “Prania Besnike”, PasqyrAlbania dhe “Shqipëria Sociale”

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Gjashtë deputetë të LDK-së votojnë kundër Bekim Sejdiut për president

    Zyrtare/ Bekim Sejdiu, kandidati konsensual për President të Kosovës

    Kurti: Mbi 1,500 të pagjetur, lufta për familjet e tyre ende nuk ka përfunduar

    A po bashkëpunon Shqipëria me Beogradin për destabilizimin e Malit të Zi?!

    Reagime ndaj nderimeve shtetërore për Mlladiqin në Serbi

    Gazeta malazeze “Vijesti”: Serbia dhe Shqipëria akuzohen për “veprimtari hibride” kundër Malit të Zi

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Zhvendosja e qendrës së Evropës drejt Lindjes dhe pasojat

28 Prill, 2023
in FOKUS
A A
The flags of Poland and the European Union waving in the wind. On October 2021 polish Constitutional Tribunal issued that the Polish Constitution in some cases supersedes rulings by the EU court.

The flags of Poland and the European Union waving in the wind. On October 2021 polish Constitutional Tribunal issued that the Polish Constitution in some cases supersedes rulings by the EU court.

Share on FacebookShare on Twitter

Me shpërthimin e luftës në Ukrainë, situata e shteteve të Evropës lindore ka avancuar në qendër të vëmendjes së BE e NATO-s. Polonia kërkon një rol të ri në Evropë. Çfarë do të thotë kjo për Evropën, shkruan Auron Dodi.

Në fjalimin programatik që mbajti për Evropën në gusht 2022 në Pragë, kancelari gjerman Olaf Scholz tha se “qendra e Evropës po lëviz drejt Lindjes.” Analistë të ndryshëm që kanë folur para dhe pas këtij fjalimi kanë mbështetur të njëjtën ide.

Me këtë kuptohet se ndikimi i shteteve të Evropës qendrore dhe Lindore, si Polonisë, Shteteve Baltike, por edhe i Suedisë në veri është forcuar ndjeshëm pas shpërthimit të luftës në Ukrainë. Kemi një forcim moral, legjitimim më të madh të pozicioneve të tyre politike. Pasi shihet i konfirmuar paralajmërimi që bënin ato prej vitesh për natyrën luftënxitëse të Putinit.

Njëkohësisht, shtetet më të mëdha të BE, Gjermania, Franca dhe Italia e shohin veten si objekte kritikash në BE. Këto shtete u gabuan në vlerësimin e Putinit. Gjermania nuk besoi që Putini do ta trondiste rendin botëror me një sulm masiv për të ndryshuar me forcë kufijtë në Evropë. Ajo besoi se Rusia do t’i respektonte në çdo situatë marrëveshjet e favorshme për furnizim me gaz e naftë; ngjashëm u gjykua edhe në Itali, ku mbizotëroi gjatë tendenca për ta parë biznesin me Rusinë të ndarë nga politika. Kurse Franca u gabua për shkak të një admirimi tradicional për madhësinë e Rusisë.

Situata në Evropën lindore ka avancuar në qendër të vëmendjes së BE e NATO-s. Po çfarë do të thotë kjo për Evropën, pyet Auron Dodi. Midis 50 dhe 80 vetë u mblodhën në periferi të Samitit BE-Ballkan në mbështetje të Ukrainës për anëtarësim në BE. Bruksel, 23.06.2022Situata në Evropën lindore ka avancuar në qendër të vëmendjes së BE e NATO-s. Po çfarë do të thotë kjo për Evropën, pyet Auron Dodi. Midis 50 dhe 80 vetë u mblodhën në periferi të Samitit BE-Ballkan në mbështetje të Ukrainës për anëtarësim në BE. Bruksel, 23.06.2022
Midis 50 dhe 80 vetë u mblodhën në periferi të Samitit BE-Ballkan në mbështetje të Ukrainës për anëtarësim në BE. Bruksel, 23.06.2022Fotografi: Nicolas Landemard/Zuampress/picture alliance

Zhvendosja e gravitetit drejt Lindjes në praktikë

Nga njëra anë kemi një zhvendosje ushtarake. Ka ndodhur një zhvendosje masive e trupave të NATO-s në shtetet lindore të BE. Numrin më të madh të ushtarëve NATO-ja e ka dislokuar tani në Poloni (10.500 ushtarë), që pasohet nga Lituania (4000 ushtarë), Bullgaria (3.300 ushtarë), Rumania (3.300 ushtarë), Sllovakia (2100 ushtarë), Estonia (2000 ushtarë), Letonia (1700 ushtarë), Hungaria (800 ushtarë). SHBA kanë vendosur në Poloni një garnizon të përhershëm ushtarak dhe do të vendosin atje edhe një nga komandat e tyre për Evropën.

Nga ana tjetër, shtetet e Evropës lindore janë bërë më qendrore, pasi stabiliteti dhe çështjet e sigurisë së tyre janë tani në qendër të vëmendjes së Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Rrezikimi i këtyre shteteve në kufi të drejtpërdrejtë me Rusinë shihet si rrezikim i projektit demokratizues të Perëndimit.

Te këto shtete vetë, situata e re ka aktivizuar vendosmërinë për të mos u kënaqur me rolin në periferi të BE dhe për të ndikuar më fort në komunitet. Janë Polonia e Shtetet Baltike, Estonia, Letonia dhe Lituania që ngulin këmbë për të shkuar tani çdo herë një hap edhe më tej në armatimin perëndimor të Ukrainës.

Në këtë kuadër, me shpërthimin e luftës në Ukrainë u rrit „brenda natës” rëndësia e Polonisë për BE. Kjo lidhet me faktin se”të gjitha transportet për në Ukrainë duhet të kalojnë përmes Polonisë,”i tha DW Marek Madej, politolog në Universitetin e Varshavës.

Polonia (39,9 milionë banorë) është shteti që ka pranuar numrin më të madh të refugjatëve ukrainas në territorin e saj, mbi 1,4 milionë. Ndihma e Polonisë për Ukrainën vitin e kaluar ishte masive, 7,5 miliardë euro (Për krahasim: Gjermania, 84 milionë banorë, i ka vënë në dispozicion Ukrainës 14 miliardë euro si ndihmë ushtarake, ekonomike e rindërtimi). Gjithashtu, Polonia po e ndihmon ushtarakisht Ukrainën. Vetë Polonia po ngre një ushtri të fuqishme, duke investuar 3% të produktit të brendshëm bruto për ushtrinë.

Situata në Evropën lindore ka avancuar në qendër të vëmendjes së BE e NATO-s. Po çfarë do të thotë kjo për Evropën, pyet Auron Dodi. Presidenti Biden në Varshavë, 21.02.2023Situata në Evropën lindore ka avancuar në qendër të vëmendjes së BE e NATO-s. Po çfarë do të thotë kjo për Evropën, pyet Auron Dodi. Presidenti Biden në Varshavë, 21.02.2023
Presidenti Biden në Varshavë, 21.02.2023Fotografi: Michal Dyjuk/AP/picture alliance

Si vlerësim për të gjitha këto, ky shtet në kufi me Rusinë u vizitua dy herë brenda 11 muajsh nga Presidenti i SHBA, Joe Biden.

Me luftën në Ukrainë, edhe vëmendja evropiane u zhvendos nga fokusi i imponuar prej politikës së brendshme polake që prej vitit 2015: nga pavarësia e drejtësisë dhe ndarja e pushteteve në Poloni. Për momentin duket se është harruar edhe refuzimi i ashpër i refugjatëve gati të të gjithë botës prej Polonisë. Me këtë qëndrim, qeveria polake thoshte se mbronte edhe Perëndimin e krishterë nga vërshimi i refugjatëve nga bota. Polonia ka fituar tani një legjitimitet që nuk e ka pasur.

Situata e re dhe strukturat vendimmarrëse në BE

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki ka deklaruar se e sheh Evropën “para një kthese historike”. Edhe për këtë arsye, qeveria polake po përpiqet për një riorganizim të qendrave të pushtetit në BE – duke mbajtur në mend edhe historinë. Qeveria polake ka intensifikuar kontaktet me shtete lindore si Shtetet Baltike, edhe me Rumaninë e Finlandën, për të krijuar me to një grup të veçantë. Janë kryesisht shtete të prekura nga Pakti Hitler-Stalin i vitit 1939 (me të cilin u hap rruga për sulmin nazist kundër Polonisë dhe për ndarjen në sfera influence të shteteve të Evropës qendrore dhe lindore.)

Me grupimet e reja qeveria polake dëshiron të rrisë ndikimin në BE, të drejtuar sipas kryeministrit Morawiecki nga Gjermania dhe Franca, gjë që të cilën Polonia nuk e dëshiron. Megjithatë jo të gjitha shtetet që mbledh Polonia kanë këtë synim.

Nga ana tjetër, Polonia e sheh veten më gjerë edhe si lidere të shteteve ish-komuniste të lindjes. Në një konferencë shtypi në Uashington me zëvendëspresidenten Kamala Harris në fillim të prillit, kryeministri polak Morawiecki tha “se ka një Evropë të re – një Evropë që mban mend se çfarë ishte komunizmi rus. Polonia është lideri i kësaj Europe të re.” Megjithatë, aleanca më e njohur postkomuniste, aleanca e Vishegradit, e përbërë nga Polonia, Çekia, Sllovakia dhe Hungaria që prej shpërthimit të luftës në Ukrainë nuk funksionon më. Kjo kryesisht për shkak të qëndrimit pro Rusisë të Hungarisë, por edhe të dallimit në qëndrime të shteteve të tjera.

Përfytyrimet e Polonisë për Evropën

Për shkak të peshës faktike të Polonisë në Evropën Qendrore dhe Lindore, qeveria polake e sheh veten si lidere të këtij rajoni. Përndryshe, në bazë të deklaratave të kryeministrit Morawiecki qeveria polake e përfytyron Evropën si aleancë shtetesh nacionale, p.sh. si aleancë Gjermani-Francë-Poloni-Ukrainë; e si aleancë Poloni-Rumani-Ukrainë. Këtë kryeministri polak e propozoi në fund të marsit në Bukuresht. Morawiecki përfaqëson partinë E Drejta dhe Drejtësia, parti me shanse deri tani të pasigurta për t’i rifituar zgjedhjet në vjeshtë.

Situata në Evropën lindore ka avancuar në qendër të vëmendjes së BE e NATO-s. Po çfarë do të thotë kjo për Evropën, pyet Auron Dodi. Mateusz Morawiecki në Heidelberg, 20.03.2023Situata në Evropën lindore ka avancuar në qendër të vëmendjes së BE e NATO-s. Po çfarë do të thotë kjo për Evropën, pyet Auron Dodi. Mateusz Morawiecki në Heidelberg, 20.03.2023
Mateusz Morawiecki në Heidelberg, 20.03.2023Fotografi: Uwe Anspach/dpa/picture alliance

Konceptet polake për Evropën dallohen nga ato perëndimore

Në 20 mars Morawiecki mbajti një fjalim themelor për Evropën, në Gjermani, në universitetin e Heidelbergut. Në të, ecjen drejt federalizimit të Evropës nga BE, që e mbrojnë Gjermania, Franca dhe shumë shtete të tjera ai e quajti “iluzore dhe utopike”. Në fjalimin e tij ai ngriti lart shtetin nacional. Rolf Nickel, ish-ambasador i RFGJ në Varshavë dhe autor i librit “Feinde Fremde Freunde: Polen und die Deutschen” (Armiq, të huaj, miq: Polakët dhe gjermanët), e gjen shpjegimin për këtë qëndrim polak në vështirësitë që ka pasur Polonia në histori për të mbrojtur shtetin e saj nacional.

Pozicioni kundër integrimit evropian është njëri nga dallimet midis qëndrimeve aktuale polake dhe frymës së përgjithshme në BE. Fusha e dytë ku qëndrimet polake, por edhe të Shteteve Baltike dallohen kryesisht nga konceptet gjermano-franceze për Evropën është qëndrimi ndaj Rusisë.

Në përfytyrimet për të ardhmen e Evropës, pjesa dërrmuese e shteteve të BE, Gjermania, Franca dhe Italia e shohin Rusinë si shtet të madh, me të cilin Evropa do të ketë të bëjë. Kurse Polonia, Shtetet Baltike dhe ndonjë shtet tjetër janë për izolim të Rusisë dhe për kufizim të kontakteve me këtë shtet në shumë nivele.

Situata në Evropën lindore ka avancuar në qendër të vëmendjes së BE e NATO-s. Po çfarë do të thotë kjo për Evropën, pyet Auron Dodi. Volodymyr Zelenski, Olaf Scholz, Emmanuel Macron, Mario Draghi dhe Klaus Iohannis, Kiev, 16.06.2022Situata në Evropën lindore ka avancuar në qendër të vëmendjes së BE e NATO-s. Po çfarë do të thotë kjo për Evropën, pyet Auron Dodi. Volodymyr Zelenski, Olaf Scholz, Emmanuel Macron, Mario Draghi dhe Klaus Iohannis, Kiev, 16.06.2022
Volodymyr Zelenski, Olaf Scholz, Emmanuel Macron, Mario Draghi dhe Klaus Iohannis, Kiev, 16.06.2022Fotografi: Ludovic Marin/AP/picture alliance

Zhvendosja e qendrës së gravitetit përballë faktorëve vendimtarë

Polonia dhe Shtetet Baltike merren tani më seriozisht e dëgjohen me vëmendje në Bruksel. Burime nga BE thonë se përfaqësues të këtyre shteteve flasin me vetëbesim në forumet evropiane. Ato respektohen edhe sepse janë shtetet potencialisht më të rrezikuara.

Si Polonia, ashtu edhe shtetet më të vogla baltike aktualisht vlerësohen më shumë se pesha reale që ato kanë në politikën botërore. Parametrat ekonomikë dhe politikë, kapacitetet e shteteve lindore, “hardware” i tyre si shtete, janë natyrisht të njëjta si para shpërthimit të luftës në Ukrainë.

Zhvendosja e re gjeografike, zgjerimi i ri i BE në Lindje ende nuk ka ndodhur. Anëtarësimi në BE i shteteve si Ukraina, Gjeorgjia e Moldavia është larg. Me Ukrainën, megjithatë BE dhe Nato-ja po hartojnë programe intensive mbështetjeje. Synimi është që Ukraina të marrë mbështetje maksimale, edhe pa u anëtarësuar në BE.

Megjithë zhvendosjen maksimale të vëmendjes te shtetet në lindje të Evropës: krahas luftës vetëmbrojtëse të Ukrainës mbeten ndihmat ushtarake dhe ekonomike të SHBA, por edhe të Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Spanjës, si dhe Britanisë së madhe për Ukrainën si dhe qëndrimi i tyre ndaj Rusisë që do të ndikojnë rrugën drejt paqes. Kjo për shkak të kapaciteteve të mëdha ekonomike, politike dhe ushtarake të këtyre shteteve.

Në Evropën e pasluftës, kur gjykimet të jenë çliruar nga presionet alarmuese ushtarake dhe ekonomike aktuale, do të shihet se ku e ka çuar përfundimisht Bashkimin Evropian e Evropën lufta e sotme./DW

Related- Posts

Bota

Deklarata e Bishkekut: OBSH për një rend të ri ndërkombëtar

1 Shtator, 2026
FOKUS

“Kurthi” i Bekim Sejdiut, kush fiton e kush humb në “kaosin e kontrolluar”, Abdixhiku apo Kurti?

1 Shtator, 2026
FOKUS

Islanda i tha “jo” BE-së: Pse një vend europian zgjodhi të ruajë sovranitetin përballë Brukselit?

31 Gusht, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

KRIZA E CEUTËS: Raporti policor ngre dyshime për rolin e Marokut

2 Shtator, 2026

Tirana në krah të Berlinit: Hoxha dënon luftën hibride ruse në Evropë

2 Shtator, 2026

Rusi–Gjermani, përshkallëzim i ri diplomatik: Moska thërret të ngarkuarën me punë gjermane

2 Shtator, 2026

Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala jep dorëheqjen

2 Shtator, 2026

Presidenti kinez Xi Jinping zhvillon bisedime me presidentin egjiptian

2 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.