• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
25 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

  • POLITIKË

    PD i bashkohet protestave kundër qeverisë, simpatizantët djegin ulëset para Kryeministrisë

    Rama përsërit ftesën për dialog para protestës kombëtare, Demo njofton identifikimin e të dyshuarve për dhunë

    Rama u shtron “sofrën” protestuesve, ftesa e pestë për dialog me studentët

    Marrëveshja për Gazën, Shqipëria konfirmon angazhimin për paqen në prani të ambasadorit amerikan Eric Wendt

    Samiti BE–Ballkani Perëndimor më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

    Ministri Nufi vlerëson atasheun ushtarak italian në përfundim të mandatit, mirëpret pasuesin

    Rama publikon fotot dhe inicialet e të ndaluarve në protesta: S’janë studentë, por persona me precedentë penalë

    Rama në takimin me bankat: Paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm dhe mbështetje për studentët

    Nga karriget e kuqe te ato të zeza, Rama nuk ndryshon qëndrim: dialog po, dorëheqje jo.

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home EKONOMI

Shqipëri, shqetësime mbi zhvlerësimin e euros dhe pasojat në ekonomi

1 Maj, 2023
in EKONOMI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri, forcimi i monedhës vendase kundrejt euros ka sjellë një valë shqetësimi në radhët e bizneseve, që preken nga dobësimi i monedhës europiane, veçanërisht në sektorin e eksporteve. Autoritetet zyrtare e shohin forcimin e lekut të lidhur me disa tregues pozitivë në ekonomi, si rritja e eksporteve apo e investimeve të huaja. Mirëpo një pjesë e studiuesve të zhvillimeve ekonomike në vend, shohin tek forcimi i monedhës vendase, një ndikim të informalitetit në ekonomi dhe parasë së zezë. Ata argumentojnë se këto zhvillime në ekonomi, që sjellin më shumë euro në treg, nuk e justifikojnë këtë zhvlerësim të saj në minimumin historik.

Ekonomia shqiptare ka bërë përparim gjatë dy viteve të fundit, duke u rritur në vitin 2022 me 4.8%. Inflacioni, pas shifrës rekord të vitit të kaluar prej 8.3% është ulur aktualisht në 5.7 %.

Por përtej këtyre zhvillimeve, vendi po përballet me një fenomen që për ekspertët përbën shqetësim, vlerësimi i ndjeshëm i monedhës vendase përballë euros. Leku është forcuar me 3.4% krahasuar me muajin Janar dhe me 7.1 krahasuar me muajin prill të vitit të kaluar.

Zyrtarë të Bankës Qendrore, në një intervistë për Zërin e Amerikës, e shohin prirjen dy vjeçare të forcimit të monedhës vendase kundrejt euros, si shenjë të besimit në ekonomi.

“Shpejtësia e rritjes së eksporteve ka qenë, këtë mund ta themi me bindje dhe mbuluar me statistika, mjaft më e lartë se shpejtësia e rritjes së importeve, që ka prodhuar dhe ofertë shtesë të valutës në tregun lokal. Për sa i takon investimeve të huaja direkte, gjatë vitit 2022, këto kanë patur një normë rritje në terma dy-shifrorë, pra kemi patjetër burime të mjaftueshme, hyrje valutore për të mbuluar nevojat e vendit për importe dhe për të gjeneruar dhe këtë fluks plus valute në tregun shqiptar”– u shpreh për Zërin e Amerikës Erald

Themeli, Drejtor i departamentit të politikës monetare në Bankën e Shqipërisë.

Eksportet në vitin 2022 u rritën me 41%, ose me rreth 2 miliardë euro, duke ngushtuar raportin me importet, investimet e huaja direkte u rritën me 33%, ose me rreth 340 milionë euro. Rritje patën edhe remitancat me 9.6%, ose me rreth 72 milionë euro, ndërsa borxhi publik u ul nga 74.5 në 64.6%.

Por e gjithë kjo situatë pozitive në ekonomi vjen me disa rreziqe sipas ekspertëve, pasi forcimi i monedhës vendase përballë euros sjell dëmtime në disa sektorë me ndikim në ekonomi, veçanërisht në atë të eksporteve.

Eksportet goditen menjëherë, sepse i marrin të ardhurat në euro dhe brenda muajit ato duhet të paguajnë në lek”

“Eksporti është vetëm skalioni i parë, që merr goditjen. Eksportet e marrin menjëherë, sepse i marrin të ardhurat në euro dhe brenda muajit ato duhet të paguajnë në lek. Duhet të paguajnë rrogat në lek, duhet të paguajnë taksat në lek, duhet të paguajnë energjinë elektrike në lek edhe çdo produkt tjetër, që ato blejnë brenda vendit. Gjatë vitit të shkuar në të gjitha faturat unë kam marrë më pak se në momentin që unë kam faturuar, sepse gjatë gjithë vitit kemi një rënie të euros”, u shpreh për Zërin e Amerikës Alban Zusi, President i Qendrës së Eksporteve.

Njohës të fushës së ekonomisë thonë se pasojat e forcimit të monedhës vendase në sektorin e eksporteve mund të reflektohen në mungesë likuiditeti dhe pamundësi për investime, ndërsa dhe bizneset e tjera përreth tyre rrezikojnë gjithashtu të preken.

Por një pjesë e mirë e ekspertëve të ekonomisë shohin tek forcimi i monedhës vendase një ndikim të drejtpërdrejtë të informalitetit dhe të parasë së zezë në ekonomi.

“Mendoj që faktorët janë sa, le të themi makroekonomikë, apo le të themi ato forcat fondamentale që përcaktojnë kanalet e prurjeve valutore, rritjet e eksporteve, turizmi, shërbimet në përgjithësi, investimet e huaja dhe të ardhurat nga remitancat që kanë qenë në nivele rekord edhe gjatë këtij viti. Pra kemi prurje goxha të shtuara dhe në kanalet formale, por pa asnjë dyshim në Shqipëri një pjesë të rëndësishme zënë kanalet informale, të cilat ruajnë një gjendje të tillë të tregut, që në gjykimin tim e bëjnë të pajustifikueshëm në fakt këtë monedhë tonë të brendshme kaq të fortë”– argumentoi për Zërin e Amerikës Selami Xhepa, President i Universitetit Europian të Tiranës.

Nga ana e tij Arben Malaj, ish-Ministër i Financave sheh si problematikë sektorin e pasurive të paluajtshme.

“Në sektorin e pasurive të patundshme, ose në disa biznese të tjera ne shikojmë që gjithnjë e më tepër ka një rritje të kërkesës, e cila nuk është e natyrshme nga burimet që kanë vetë shqiptarët, qoftë klasa e mesme që është më agresive për kushte më të mira jetese, qoftë edhe bizneset, dhe problem nuk është se kjo para deformon tregun e ndërtimeve dhe të qerasë. Problem është se Shqipëria do të bëhet më e shtrenjtë dhe shqiptarët rrezikojnë të mbeten më të varfër”– u shpreh për Zërin e Amerikës Arben Malaj, ish- Ministër i Financave.

Sipas të dhënave të INSTAT, sektori i ndërtimit, me një luahtje nga rritje negative deri në 6% në vitet 2010-2020, u rrit në dy vitet e fundit me 18 dhe 10.7%. Gjithashtu dhe sektori i pasurive të patundshme, gjatë këtyre viteve u rrit me 5.8 dhe 11.2%. Në vitin 2022 ishte rritja më e lartë në dekadën e fundit.

Sipërfaqet e miratuara për ndërtesa në 5 vitet e fundit janë rritur me 3 herë, dhe në vitin 2022 ishin 2 milionë e 667 mijë metra katrorë. Peshën kryesore të sipërfaqeve për banesa me 76% e mban prefektura e Tiranës. Por zhvillimi i vrullshëm i sektorit të ndërtimit dhe i pasurive të patundshme, sipas ekspertëve shfaq disa deformime që shkojnë në të kundërt me rregullat e tregut.

Popullsia është duke rënë sepse njerëzit po emigrojnë, madje po emigron shtresa e mesme e cila blen shtëpi të reja”

“Popullsia është duke rënë sepse njerëzit po emigrojnë, madje po emigron shtresa e mesme e cila blen shtëpi të reja. Nga ana tjetër janë duke u rritur ndërtimet dhe bashkë më to po rritet cmimi i banesave. Është çmenduri ekonomike. Duhet të kishte rënë në mënyrë të ndjeshme cmimi i banesave. Ne flasim për pastrimin e parave në ndërtim, por pjesa më e rëndësishme e pastrimit të parave në ndërtim është pastrimi përmes blerjes, jo thjesht ndërtimi”– tha për Zërin e Amerikës Neritan Sejamini, ekspert i ekonomisë.

Por zyrtarët këmbëngulin, se forcimi i monedhës vendase lidhet me ecurinë pozitive të disa sektorëve në ekonomi dhe jo me depërtimin e parasë informale.

Megjithatë, ekspertët nga ana tjetër kanë shprehur shqetësim të vazhdueshëm mbi nivelin e lartë të qarkullimit të parasë jashtë sistemit bankar, rreth 3.4 miliardë euro, ose 20% e PBB, niveli më i lartë në rajon.

Zyrtarë të Bankës Qendrore thanë për Zërin e Amerikës, se arsyet e këtij niveli të lartë të parasë jashtë bankave lidhen me funksionimin e ekonomisë, e cila është bazuar në qarkullimin kesh të parasë gjatë tranzicionit, si dhe kulturën financiare dhe shtrirjen e ulët të sistemit bankar në gjithë territorin e vendit.

Përfaqëues të disa shoqatave të eksportuesve kanë kërkuar një ndërhyrje të autoriteteve përballë situatës së krijuar nga zhvlerësimi i euros. E pyetur nga Zëri i Amerikës nëse është kryer një analizë dhe nëse ka një parashikim mbi goditjet qe marrin disa sektorë veçanërisht eksportuesit, Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj njoftoi një takim me përfaqësues të këtij sektori së shpejti mbi këtë çështje, dhe theksoi se tregu i këmbimit valutor është i lirë dhe funksionon mbi bazën e ofertës dhe kërkesës. Por ekspertët, paralajmërojnë se pasojat e zhvlerësimit të vazhdueshëm të monedhës euro përballë lekut, do të kenë ndikim negativ në disa sektorë në ekonomi, duke veçuar atë të eksporteve. Sipas tyre ka gjasa që ky sektor, që kishte rritje të konsiderueshme gjatë vitit të shkuar, me ndikim në rritjen ekonomike në vend, të pësojë në të ardhmen dëmtime të forta./VOA

Related- Posts

EKONOMI

Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

22 Tetor, 2026
EKONOMI

Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

21 Tetor, 2026
EKONOMI

Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

10 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Dita e 12-të e protestave në Tiranë, përplasje me policinë dhe 13 persona të lënduar

24 Tetor, 2026

Mundësia e fundit për një Serbi evropiane

24 Tetor, 2026

PD i bashkohet protestave kundër qeverisë, simpatizantët djegin ulëset para Kryeministrisë

24 Tetor, 2026

Trump sugjeron tarifa 200% ndaj Rusisë dhe Ukrainës për t’i dhënë fund luftës

24 Tetor, 2026

Rama përsërit ftesën për dialog para protestës kombëtare, Demo njofton identifikimin e të dyshuarve për dhunë

24 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.