• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
24 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

  • POLITIKË

    Hoxha takim me ish-presidentin Hollande: Franca, rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane

    Kryeministri Rama pret Ambasadorin e Turqisë, z. Erciyes: Në fokus partneriteti strategjik dhe bashkëpunimi ekonomik

    Balla pret të rinjtë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut: Gjuha shqipe nuk negociohet

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Rama për “Financial Times”: Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë

    Dita e 23-të e protestës në Tiranë, organizatorët publikojnë pesë kërkesat kryesore

    Kryeministri Rama pritet nga Presidenti Macron në Paris

    Protesta për Zvërnecin, Rama: Shumica e popullit shqiptar e do projektin, qarkullojnë shumë video të rreme

    Rama për rezolutën e miratuar nga PE: Amendamenti nuk lidhet me Zvërnecin

  • SOCIALE / KULTURË
    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

    RUSIA NË BOTËN MODERNE

    Lufta që gjeografia refuzoi ta humbte

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Maqedonia e Veriut në NATO: Aleat formal, partner i diskutueshëm

    Shfarcenegerizmi”medial kosovar, nevojë apo domosdoshmëri!?

    SHBA paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

    NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    27 vjet nga çlirimi i Kosovës

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

78 vjet nga Dita e Fitores mbi Nazizmin!

9 Maj, 2023
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter
78 vjet më parë u arrit Fitorja e Madhe e njerëzimit mbi nazizmin.
Kjo ideologji kriminale nuk ka të drejtë të rilindë sёrish.
Nga Ambasada e Rusisё nё Tiranё

Më 9 maj 1945, shtatëdhjetë e tetë vjet më parë, në strofkën e tij, në Berlin u përmbys nazizmi gjerman. Duke kujtuar këtë datë, ne jo vetëm nderojmë brezin e fitimtarëve, por edhe përpiqemi të nxjerrim mësime nga e kaluara historike, t’ua sjellim ato në vëmendje përfaqësuesve të brezit të ri, i cili nuk i njohu tmerret e luftës, dhimbjen nga humbja e atyre që nuk u kthyen nga betejat, që u vranë në bombardime, që humbën jetën në kampet e përqendrimit, që u pushkatuan, u varën.

Në përgjithësi pranohet se Lufta e Dytë Botërore filloi më 1 shtator 1939 me pushtimin nga Gjermania të Polonisë dhe përfundoi në 2 shtator 1945 me nënshkrimin e Aktit të kapitullimit të Japonisë militariste. Megjithatë, agresioni i Gjermanisë naziste, i udhëhequr nga fyhreri i saj, Adolf Hitler filloi në Evropë shumë më herët, me aneksimin e Austrisë më 12-13 mars 1938 dhe Marrëveshjen e fshehtë të Mynihut më 29 shtator 1938, që lejoi ndarjen cinike të Çekosllovakisë. Kjo u parapri nga konfliktet ushtarake në pjesë të ndryshme të botës të tilla, si sulmi i Italisë në Etiopi (tetor 1935) dhe në Shqipëri (prill 1939), lufta civile në Spanjë (qershor 1936 – prill 1939), agresioni i Japonisë kundër Kinës (korrik 1937 – shtator 1945), nënshkrimi nga Gjermania naziste i një sërë marrëveshjesh me qëllim përqendrimin e goditjes kryesore ndaj BRSS. E gjithë kjo mbështetet në fakte historike dhe nuk ngjall dyshime.

Lufta e Dytë Botërore nuk ndodhi menjëherë, nuk filloi papandehur. Dhe agresioni i Gjermanisë kundër Polonisë nuk ishte i befasishëm. Ai ishte rezultat i shumë tendencave dhe faktorëve në politikën botërore të asaj periudhe. Të gjitha ngjarjet para luftës u ndërtuan në një zinxhir fatal. Elementët kryesorë që paracaktuan tragjedinë më të madhe në historinë e njerëzimit ishin egoizmi shtetëror, frika, favorizimi i agresorit që po merrte forcë, dhe në të njëtjën kohë dobësimi i Ligës së Kombeve, e cila nuk mundi të parandalojë një numër konfliktesh ushtarake të përmendura më sipër, duke forcuar kështu veprimet agresive të Gjermanisë.

Më 22 qershor 1941, në agim, Gjermania fashiste, pa shpallur luftë, sulmoi me pabesi BRSS. Bashkimi Sovjetik u përball me ushtrinë më stërvitur, më të mobilizuar dhe më të fortë në botë, për të cilën ishte vënë në lëvizje potenciali ushtarak, ekonomik, industrial i pothuajse të gjithë Evropës së asaj kohe. Në këtë dyndje vdekjeprurëse mori pjesë jo vetëm Vermahti, por edhe satelitët e Gjermanisë, kontigjentet ushtarake të shumë shteteve të tjera të kontinentit evropian. Kundër makinës pushtuese gjakftohtë, të fuqishme e të armatosur deri në dhëmbë u ngrit forca gjigande e shoqërisë sovjetike, e bashkuar me qëllimin për  të mbrojtur tokën mëmë, për t’u hakmarrë ndaj armikut që po shkelte me këmbë jetën e paqtë, planet dhe shpresat për të ardhmen.

Për popujt e BRSS lufta vazhdoi gati katër vjet. Pushtuesit nazifashistë shkatërruan dhe dogjën 1710 qytete dhe qyteza sovjetike, më shumë se 70 mijë fshatra. U zhdukën më shumë se 6 milionë ndërtesa, pothuajse 32 mijë ndërmarrje industriale, 84 mijë shkolla, teknikume, universitete dhe institute shkencore kërkimore, 40 mijë spitale. 25 milionë banorë mbetën të pastrehë. E gjithë kjo duhej rimëkëmbur e ndërtuar nga e para.

Që në orët e ditët e para të luftës udhëheqja e lartë politike e ushtarake sovjetike zhvilloi një punë të jashtëzakonshme organizative për të rindërtuar ekonominë e vendit në baza ushtarake, për të bashkuar popullin dhe ushtrinë, për t’i bërë qëndresë armikut. Pothuajse gjithë populli sovjetik u ngrit në luftë kundër pushtuesve fashistë. Në momentin e sulmit të Gjermanisë kundër BRSS 4.5 milionë persona ndodheshin në shërbimin ushtarak. Gjatë viteve të luftës numri i tyre në ushtri dhe marinë shkoi tashmë në 34.5 milionë. Përfaqësues të kombeve të ndryshme luftuan në Ushtrinë e Kuqe me armë në dorë: rusë, ukrainas, bjellorusë, uzbekë, kazakistanas, armenë, taxhikë, kirkizas, turkmenë, përfaqësues të popujve të vegjël të Veriut dhe Kaukazit shumëkombësh, të cilët u ngritën në mbrojtje të Atdheut të tyre të përbashkët.

Pikёrisht Bashkimi Sovjetik dhe Ushtria e Kuqe e dhanё kontributin kryesor dhe vendimtar në shkatërrimin e nazizmit. Në betejat për çlirimin e Atdheut të tyre dhe një sërë vendesh evropiane humbën jetën 27 milionë qytetarë sovjetikë. Është për të ardhur keq që në tekstet e historisë në shumë vende të Evropës së sotme, SHBA-ve, Kanadasë këta të rënë nuk përmenden, ndërsa Bashkimi Sovjetik nuk përfshihet në vendet e koalicionit antihitlerian. Sikur kjo të mos kishte ndodhur! Kjo është ulje dhe poshtërim i atyre që dhanë jetën për çlirimin e njerëzimit nga murtaja naziste!

Një rol kyç në çlirimin e territoreve të BRSS, të pushtuara përkohësisht, luajtën operacionet strategjike të: Moskës, Stalingradit, Kurskut, Bjellorusisë. Fitorja e Ushtrisë së Kuqe në Betejën e Stalingradit (korrik 1942-shkurt 1943) pati një rëndësi shumë të madhe. Ajo i dha mundësinë Bashkimit Sovjetik të ndryshonte rrjedhën e luftës, të fitonte iniciativën strategjike dhe të mos e lëshonte atë deri në fitoren e plotë mbi Gjermaninë naziste. I rëndësishëm ishte edhe fakti që aleatët e Gjermanisë – Japonia dhe Turqia, pas rezultateve të kësaj beteje, hoqën dorë nga planet për të hyrë në luftë kundër BRSS. Si rezultat i fitores së Ushtrisë së Kuqe në betejën e Kurskut verën e vitit 1943 dhe operacionit të sukseshëm sulmues në Bjellorusi verën e vitit 1944, u krijua mundësia për një ofensivë të mëpasshme të forcave sovjetike me qëllim çlirimin e Polonisë dhe përparimin e mëtejshëm të Ushtrisë së Kuqe në Gjermani dhe Ballkan. Operacioni sulmues i Berlinit i dha fund Luftës së Madhe Patriotike. Është një nga betejat më të mëdha dhe më të përgjakshme të Luftës së Dytë Botërore. Më 20 prill 1945 nisi sulmi ndaj Rajhstagut dhe në më pak se dy javë armiku u shpartallua. Më 8 maj 1945 në Karlhosrt, pranë Berlinit u nënshkrua Akti i kapitullimit të plotë dhe pa kushte të Gjermanisë.

Çfarë mësimesh nxorëm nga historia e Luftës së Dytë Botërore? Janë shumë, sigurisht. E rëndësishme është që pas saj pati një kuptim të përgjithshëm se ideologjia e nazizmit është një e keqe absolute dhe se ajo nuk duhet të rilindë më asnjëherë dhe askund. Por çfarë shohim sot? Në fillim në vendet baltike – Lituani, Estoni, tani edhe në vendet e tjera të Evropës nisën të zhvillohen marshe të neonazistëve dhe nacionalistëve të shfrenuar që lartësojnë dhe heroizojnë ata që vranë, varën dhe torturuan mijëra qytetarë të pafajshëm në emër të “Rajhut të Tretë”, për të mirën dhe sundimin e tij botëror. Ne vërejmë një rrënim masiv të monumenteve të heronjve çlirimtarë sovjetikë, përdhosje të varrezave të tyre, përndjekje të veteranëve etj. Përpjekjet për të hequr qafe provat materiale të Luftës së Dytë Botërore janë një nxitje e drejtpërdrejtë për të lënë në harresë të vërtetat historike. Nëse ditaret e Anna Frank dhe vajzës nga Leningradi, Tanya Savicheva janë monumente të shkëlqyera të gdhendura në letër, të cilat rrëfejnë për ideologjinë çnjerëzore të nazizmit, atëherë varrezat  ushtarake, monumentet e ushtarëve dhe udhëheqësve ushtarakë të rënë janë një kujtim i gdhendur në gur e metal. Sjellja e vandalistëve është e turpshme dhe meriton përçmimin e të gjithëve!

Edhe një shembull tjetër. Pas grushtit të shtetit në 2014, regjimi kriminal i Kievit fillloi të ligjësojë dhe të zbatojë në jetën e përditshme teorinë dhe praktikën e nazizmit; pa druajtje nisi të organizojë në qendër të Kievit dhe qyteteve të tjera të Ukrainës marshime nën flamurin e divizionit SS; mbështeti në nivel shtetëror heroizimin e kolaboracionistëve ukrainas, të cilët gjatë luftës bashkëpunonin me pushtuesit nazistë nën petkun e pjesëmarrësve në “lëvizjen nacional-çlirimtare”. Tradhëtarët e popullit dhe sahanlëpirësit fashistë –Bandera, Shukheviç e të tjerë – u bënë ikona të Ukrainës së sotme. Duket se Perëndimi, i cili mbështeti me zjarr idetë e reja të Ukrainës dhe neonazistëve ukrainas, e ka harruar atë ferr që ideologët e fashizmit dhe nazizmit të shekullit të kaluar sollën në mbarë botën.

Pavarësisht gjithçkaje, dëshirojmë të besojmë se kujtimi për Luftën e Dytë Botërore dhe mësimet e nxjerra prej saj do të na ndihmojnë të shmangim një katastrofë të re me humbje edhe më të mëdha jetësh njerëzore dhe shkatërrime, për shkak të teknologjive dhe mundësive të reja ushtarake që zotërojnë fuqitë botërore. Përveç kësaj, Rusia, si dhe Shqipëria, e cila, duke qenë pjesë e koalicionit antihitlerian, humbi 28 mijë njerëz gjatë Luftës së Dytë Botërore, e di jo me të dëgjuar, se çfarë janë nazizmi dhe fashizmi. Moska nuk ka ndërmend të pajtohet me atë që po ndodh pranë saj, në Ukrainë, ku prej vitit 2014 qëllimisht dhe metodikisht janë shkatërruar qytetarë rusë, janё ndaluar gjuha dhe kultura ruse. Ashtu si ka deklaruar vazhdimisht udhëheqja ruse, qëllimet e denazifikimit dhe demilitarizimit të Ukrainës herët a vonë do të arrihen. Nazizmi duhet të shkojë në harresë, si në maj 1945, ndërsa autorët e rehabilitimit të tij, që çoi në dhjetëra mijë viktima të reja, do të dënohen dhe të marrin ndëshkimin përkatës.

*Opinionet e shprehura në këtë artikull janë të vetë autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht politikën editoriale të Argumentum.

/Argumentum.al

Related- Posts

FOKUS

A mund të mbijetojë politikisht “Bibi” pas përmbysjes historike të Trumpit?

24 Qershor, 2026
FOKUS

Botim elitar për një emblemë të shtetit Turk

23 Qershor, 2026
FOKUS

Marrëveshja SHBA–Iran dhe pasojat e saj rajonale: Çfarë ndryshon në Lindjen e Mesme dhe më gjerë?

22 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

A mund të mbijetojë politikisht “Bibi” pas përmbysjes historike të Trumpit?

24 Qershor, 2026

Hoxha takim me ish-presidentin Hollande: Franca, rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane

24 Qershor, 2026

Kryeministri Rama pret Ambasadorin e Turqisë, z. Erciyes: Në fokus partneriteti strategjik dhe bashkëpunimi ekonomik

24 Qershor, 2026

Merz mbledh E5 në Berlin para Samitit të NATO-s: Ukraina, Irani dhe mbrojtja evropiane në fokus.

24 Qershor, 2026

Dokumenti/ Trump zgjat edhe për një vit emergjencën kombëtare për Ballkanin Perëndimor

24 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.