• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
10 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

    Rama: Mbi 127 mijë kërkime në “Flamingo Mirror”, platforma zmbraps 122 sulme kibernetike

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

    Kosova zhbllokon krizën institucionale, Kuvendi zgjedh presidenten e re

    KPM u kërkon mediave në Kosovë raportim të saktë dhe të përgjegjshëm gjatë protestave

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

”Borxhet” Realpolitike të Ish Presidentit Obama!

12 Maj, 2023
in Kryesore, Retrospektive Diplomatike
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Dr. Jorgji KOTE

Javën e kaluar ish Presidenti i 44 i SHBA-ve, Barack Obama ishte në Spanjë, Zvicër dhe në Berlin, në kuadrin e  turit të tij europian « Rilindja e Shpresës » Ai zhvilloi takime në salla të mëdha të tejmbushura; të ardhurat shkojnë për sponsorizimin e  fondacioneve të tij, të cilat synojnë forcimin  e komunitetit dhe ndryshimit.

Është tejet mbresëlënëse që dhe 6 vite pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, Obama mirëpritet me entusiazëm në Europë. Kjo sidomos në Gjermani, ku pëlqyeshmëria ndaj tij ka qenë më e madhe se dhe në SHBA. Zanafilla ishte më 25 Korrik 2008, në tubimin madhështor në sheshin historik ” Siegessäule” në Berlin me mbi 200.000 vetë. Gjermanët e duan Obamën për karakterin e thjeshtë, mençurinë, ndjenjën e humorit dhe aftësitë e rralla komunikuese në çdo situatë. Kjo u pa dhe më 3 Maj në Berlin, në ”Mercedes Benz Arena” të mbushur plot e përplot.

Në fakt, këtu nuk ka asgjë për t’u habitur. Obama është ” Rockstar” i politikës amerikane dhe botërore. E filloi jetën si djali i një nëne të vetme me rrënjë afrikane, i cili me mund, punë dhe përpjekje ia doli mbanë të integrohej në shoqërinë amerikane e të zgjidhej senator;  mbi të gjitha, ai realizoi jo thjesht një dëshirë si në filmat hollividuanë, por një ëndër të vërtetë dhe të madhe amerikane – më 20 Janar 2009 hyri në Shtëpinë e Bardhë, duke mundur ”të bardhën e fuqishme” politike, Hilary Clinton; ai drejtoi SHBA-të për dy mandate deri në vitin 2017 .

Në takimin në Berlin, Obama u përqëndrua në aspektet madhore të demokracisë, trajtimin e ideve dhe mendimeve të ndryshme, realizimin e ndryshimit, rolin e madh të gruas, etj. Në median gjermane u vlerësua shprehja e tij se « kur vjen puna për të vërtetën, nuk ka hierarki » Një thënie e mençur që tregon se sa të dëmshme janë prirjet për të shuar mendimet e kundërta nga pozita e forcës dhe pushtetit.

Obama u ndal pa emra, por duke nënkuptuar Putinin, dhe në përgjithësi liderët të sotëm  autokratë kur nënvizoi se « njerëzit që kanë shumë pushtet dhe nuk durojnë dot këndvështrime të tjera të ndryshme, humbasin kontaktet me realitetin; ata shkojnë  deri aty sa  të hedhin bomba mbi të pafajshmit »

Sa u përket dallimeve dhe kundërshtimevee në demokraci, sipas tij, ato rregullohen më ligje, në ”frymë dhe gërma”; ndërkohë, ndërrimi i pushteteve nuk është shqetësim kur ato bëhen në zgjedhje të lira e të ndershme, sipas vullnetit të popullit por duke respektuar dhe opozitën. Këtu ai  përmendi Gjermaninë si shembull që në vend të mureve të së kaluarës ka kohë që ndërton ura lidhëse dhe bashkuese. Po ashtu, duke iu referuar Merkelit dhe Kancelarit Scholz, me të cilët darkoi dhe drekoi, ai tha se pavarësisht se vijnë nga dy krahë të kundërt politikë, ata i bashkojnë vlerat dhe parimet demokratike.

I pyetur se si dhe ku e sheh të mundshme realizimin e shpresës dhe ndryshimit, Obama iu referua brezit të ri, ndërsa më të moshuarit duhet ”të hapin krahun”.

Deri këtu Obama është në rregull dhe jep një model të mirë të një ish Presidenti amerikan, që ndonëse larg politikës botërore po e përdor famën dhe eksperiencën e tij, duke u angazhuar si organizator komuniteti dhe mentor i ndryshimit social.

Problemet me Obamën shfaqen  kur vjen puna te analiza e trashëgimisë së tij politike. Këtu ai është pak a shumë në të njëjtën pozitë me ish Kancelaren Merkel, me të cilën qeverisi bashkë për 8 vjet rresht, ndonëse Merkel 2 herë më gjatë.

Në këto kushte, sidomos 15 muaj pas agresionit rus ndaj Ukrainës natyrshëm është rritur interesi dhe kërkesa për të dëgjuar përgjigjet dhe shpjegimet e Obamës ndaj disa pyetjeve themelore të nxehta lidhur me politikat e tij të brendshme, e sidomos  ato gjeopolitike gjatë 8 viteve të tij në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Mirëpo, në Berlin, moderatori i takimit, gazetari 39 vjeçar, Klaas Heufer – Umlauf nuk pranoi pyetje nga salla dhe as ia kërkoi një gjë të tillë Obamës, mbasi sipas tij kjo ishte jashtë axhende. Gjithsesi, ndonëse Obama iu shmang këtyre pyetjeve, ato janë atje, me peshën e tyre të fajit dhe përgjegjësisë në trashgiminë e tij politike.

Problemi në shqip shtrohet se përse do të mbahet mend Obama, cilat janë punët apo veprat e tij të mëdha  brenda vendit dhe në botë; po gjurmët e tyre, dhe mbi të gjitha, a është Amerika dhe bota më e mirë pas largimit të tij? Për rrjedhojë,  a bën pjesë Obama te presidentët e mëdhenj amerikanë si Kenedi, Regani dhe Clinton? Këtu, siç tregojnë diskutimet, debatet dhe analizat e politologëve me emër, shenjat dhe mesazhet nuk janë aq premtuese dhe tingëlluese sa oratoria dhe karizma e tij.

Brenda vendit, shqetësimi i parë madhor është se pas largimit të Obamës, në Shtëpinë e Bardhë shkoi Trump me problematikat e njohura, i cili është dhe kandidati më i mundshëm për vitin 2024 kundër Biden, i cili ishte për 8 vjet  zëvendësi i Obamës. Pyetja shtrohet nëse kanë patur dhe deri në çfarë mase ndikim politikat e Obamës deri në ngjitjen e Trumpit në vitin 2017? Po lufta ndaj racizmit dhe masakrave, sidomos te të rinjtë dhe fëmijët, pasojë e dhunës me armë zjarri ku gjendja  ka shkuar keq e më keq?

Dhe më e zymtë është situata kur shkon përtej Oqeanit. Obama premtoi t’i jepte fund luftrave të përhershme, si në Afganstan dhe Irak, ai u laurua shumë shpejt dhe me Nobel për Paqe; mirëpo, luftrat atje  përfunduan shumë vonë dhe me pasojat e njohura katastrofale. Gjithashtu, Obama premtoi të mos merrte pjesë në të ashtuquajturat “luftra proxy“, dmth nxitjen dhe mbështetjen e vendeve të tjera më të vogla e pa u përfshirë vetë në to. Konkretisht bëhej fjalë për Libinë dhe Sirinë. Ai ua la atë në dorë Francës dhe Britanisë dhe dihet tashmë fati i tyre tragjik.

Obama e kompromentoi dhe më keq lidershipin amerikan në Siri. Më 2012 ai shpalli “vijen e kuqe“ të cilën Assadi nuk duhej ta kalonte lidhur me përdorimin e gazit dhe armëve kimike. Mirëpo, Assad e shkeli atë “me të dyja këmbët“ dhe prapë ”asnjë gjemb nuk i hyri në këmbë”. Madje, ishte Rusia ajo që ndërhyri  fort në Libi dhe në Siri, duke ia lidhur duart keq Obamës. Kjo sepse çdo ndërhyrje e SHBA-ve në Siri do të  përfshinte atë në luftë me Rusinë, diçka me shumë rreziqe dhe që nuk i shkonte doktrinës gjeopolitike paqësore të Nobelistit Obama.

Pa dyshim që ”mëkati” më i madh i gjeopolitikës së Obamës ishte përshkallëzimi i politikës së jashtme ruse gjatë presidencës së tij deri te aneksimi i Krimesë në vitin 2014. Por ajo ishte kurorëzim i një sërë veprimesh politike, ekonomike, diplomatike dhe ushtarake ruse nën hundën amerikane dhe europiane. Aneksimi i tyre ishte “prova e zjarrit” për Putinin, i cili mati mirë pulsin perendimor. Reagimi amerikan dhe i Obamës ishte anemik, me disa paketa sanksionesh që nuk i prishën asnjë punë Putinit, madje e forcuan më tej. Ato nuk e penguan të përshkallëzonte rrezikshëm  veprimet ushtarake derisa erdhi agresioni i 24 Shkurti 2022.

Mirëpo është fakt se gjatë viteve 2014 – 2017, Obama u muar shumë pak me këtë dosje, duke ia besuar atë mikeshës së vet politike, Angela Merkel. Jo rastësisht, por, nisur nga marrëdhëniet e saj të privilegjuara me Putinin dhe fakti se Gjermania është vendi me rusofil me një numër të madh të “Putin Verstehers“, dmth mirëkuptuesve dhe  dashamirësve  që mbështetin politikat ruse.

Dihet tashmë se si Merkel gaboi rëndë në politikën ndaj Rusisë, duke e bërë Gjermaninë tejet të varur nga nafta dhe gazi rus dhe me idenë naive se me bashkëpunim ekonomik dhe tregtar, Putini do të bëhej “djalë i mirë“ dhe se nuk do të sulmonte kërkënd. I kemi trajtuar gjerësisht këto aspekte në shkrimin e mëparshëm “Merkel përballë historisë“ më 25  Prill 2023.

Deri tani, Obama nuk është prononcuar  mbi këto dosje ”spec“, siç bëri Clinton, i cili e pranoi publikisht se veproi gabim më 1994 kur doli garant për Marrëveshjen e Budapestit për largimin e armëve bërthamore nga Ukraina; Po të mos ishte vepruar ashtu atëhere, Rusia ndoshta nuk do ta kishte agresuar Ukrainën.

Nga ana tjetër,  edhe doktrina e Obamës ndaj Ukrainës rezultoi e gabuar. Ai ishte kundër dërgimit të armëve dhe antarësimit të saj në NATO, që të mos zemërohej Putini. Po ashtu, Revolucioni në Sheshin Majdan i nxitur nga BE-ja dhe SHBA-të nuk u çua deri në fund, duke i lënë terren më të lirë veprimi Putinit.

Sa i takon Ballkanit, pa mohuar disa hapa, pritej shumë më tepër gjatë Presidencës Obama. Kështu, roli amerikan në dialogun Prishtinë – Beograd praktikisht ishte i dobët. Madje, SHBA-të gjatë Presidencës Obama  u treguan tejet të zellshme dhe mbështetën fuqimisht krijimin e Gjykatës Speciale në Hagë për Kosovën dhe në emër të saj. Prej saj tashmë kemi ”peshqesh” të hidhur  gjykimin e liderëve kryesorë të UÇK-së, duke tentuar të venë shenjën e barazimit midis agresorëve dhe viktimave dhe duke hedhur hije dyshimi mbi luftën çlirimtare ndaj agresorit serb. Asgjë për Bosnien, ndërsa në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut u lançua me mbështetjen dhe garancitë amerikane dhe europiane reforma e drejtësisë, me synime dhe pritshmëri shumë të larta; por, megjithë disa hapa juridikë, tejet të vonuar, sërish ato ”nuk të ngrohin”. Pa u zgjatur në rezultatet e deritanishme, të cilat janë shtjelluar në shkrimet ” Dakordësim që e katandis kokoshin një thelë” ( 20 Prill) dhe ”Katër zhgënjimet e para të Ohrit”( 4 Maj) duhet pranuar se  Obama bëri për Ballkanin Perendomor shumë pak, shumë vonë dhe shumë ngadalë.

Nga ana tjetër, do thënë se dhe disa korrektura të rëndësishme që Trump u bëri politikave të Obamës  brenda dhe jashtë vendit janë ruajtur  me pak ndryshime edhe gjatë Presidencës së tanishme. Kështu, Biden vazhdon t’i japë përparësi rritjes ekonomike ndaj sfidave klimatike. Qëndrimet ndaj emigrantëve, megjithë një farë zbutje kanë mbetur po ato të kohës së Trump. Reforma shëndetësore e Obamës ka ngecur në vend, ndërkohë që tavani i borxhit amerikan po bëhet gjithnjë e më kërcënues; bashkë me racizmin dhe sidomos ” epideminë e dhunës me armë” siç e konsideron Presidenti Biden përshkallëzimin e masakrave me armë zjarri, me 40.000 të vrarë çdo vit! Ndërkohë, demokracia amerikane dhe komponenti i saj i emblematik ” chacks& balances” e promovuar nga Obama po dobësohet më shumë në SHBA dhe kudo në botë, në favor të ekstremizmit, populizmit dhe autoritarizmit. Ndonëse Biden  e ribashkoi Aleancën me Europën, slogani i Trump ”America first“ vazhdon në tregtinë e jashtme amerikane, duke shkaktuar ” dhimbje të mëdha koke” për aleatët e tij europianë. Ndërkohë, fantazma e një luftë të mundshme me Kinën rëndon mbi qiellin gjeopolitik amerikan dhe Perendimor.

Gjithsesi në frontin ndërkombëtar, Biden ka realizuar ndryshimin e madh dhe të shumëpritur ndaj Rusisë dhe Ukrainës bashkë me BE-në, duke udhëhequr deri tani me sukses koalicionin ndërkombëtar perendimor në të gjitha format, përfshirë ndihmat e mëdha për Ukrainën me armë dhe armatimin më modern të kohës.

Përfundimisht, Obama bën mirë që vazhdon projektet e tij për të nxitur ndryshimet në të gjitha fushat e jetës e në radhë të parë në demokraci dhe ringjalljen e shpresave. Një ngushëllim jo i vogël për gabimet dhe dritë hijet e tij realpolitike. Madje, me një veprimtari të tillë në fushën e forcimit të ndjenjës së bashkësisë, ai mund të bëhet dhe më i famshëm dhe më efektiv se gjatë presidencës tetëvjeçare; siç ndodhi me paraardhësin e tij Jimy Carter pas largimit nga presidenca, kur ai u bë shumë më i njohur falë rolit të tij të madh si ndërmjetësues dhe njeri i paqes.

/Argumentum.al

© 2023 Argumentum

Related- Posts

EKONOMI

Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

9 Tetor, 2026
Kryesore

Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

9 Tetor, 2026
US Secretary of State Marco Rubio speaks at the Pnyx hill, where ancient Athenians held democratic assemblies, with the ancient Parthenon temple atop the Acropolis in the background, in Athens, Greece October 7, 2026.   Mark Schiefelbein/Pool via REUTERS
Kryesore

Rubio në Athinë: Kur historia bëhet doktrinë politike

8 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

10 Tetor, 2026

Ukraina reagon me zemërim: “Deal” nafte i Trumpit me Rusinë

10 Tetor, 2026

Peng Liyuan bën thirrje për zhvillimin e arsimit digjital dhe inteligjent për gratë

10 Tetor, 2026

Trump pas telefonatës me Putinin: Rusia do të furnizojë tregjet globale me karburant për të ulur çmimet

9 Tetor, 2026

Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

9 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.