Abazoviç, pro “Ballkanit të Hapur”: Është i bërë për 6 shtete, Kosova përfiton më së shumti

Kryeministri i parë shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç,  ka bërë të ditur se është pro nismës rajonale “Ballkani i Hapur”, ku Kosova dhe shteti që ai tashmë drejton kanë refuzuar pjesëmarrjen.

Madje, ai thotë se kjo iniciativë është e krijuar që brenda vetes t’i ketë të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Ai në një intervistë në Rubikon të Klan Kosovës, ka thënë se është pikërisht Kosova që përfiton më së shumti duke qenë pjesë e kësaj iniciative.

““Ballkani i Hapur” është i bërë për gjashtë shtete, nuk është i bërë për pesë shtete e gjysmë ose tre shtete e gjysmë ose për 4.7 shtete, por për gjashtë shtete.  Mendimi im, ndoshta jam gabim, është se interesi më i madh në rajon është i Kosovës që të jetë në çdo iniciativë rajonale”, tha ai. /KosovaPress/