Ambasadori i Turqisë, Sh.T.Z. Tayyar Kağan Atay i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit Meta

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot Ambasadorin e Republikës së Turqisë Sh.T.Z. Tayyar Kağan Atay me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Presidenti Meta i uroi Ambasadorit Atay suksese në misionin e tij në Shqipëri për fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera mes dy popujve dhe vendeve tona dhe forcimin e partneritetit strategjik në interes të sigurisë e stabilitetit afatgjatë rajonal.

Kreu i Shteti vlerësoi nivelin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar mes dy vendeve e njëkohësisht kërkoi shfrytëzimin e të gjitha potencialeve dypalëshe që bashkëpunimi të shtrihet në të gjitha fushat në dobi të qytetarëve të dy vendeve.

Kreu i Shteti Meta i shprehu mirënjohjen Ambasadorit për mbështetjen e Turqisë në përballjen e pasojave të tërmetit të nëntorit 2019 ashtu edhe përgjatë pandemisë së Covid-19.

/Argumentum.al