Ndërkohë që Kuvendi i Shqipërisë ka nisur sot seancën plenare, të parën e një serie maratonë që do të mbyllet me hapjen e listave në 30 korrik dhe ndryshimet kushtetuese, sipas asaj që deklaroi vetë kryeministri Rama, në godinën qeveritare kanë zbarkuar këtë paradite ambasadorja e SHBA-së dhe ambasadori i BE-së.
Paraditen e sotme ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ai i BE-së, Luigi Soreca kanë hyrë në Kryeministri, në një takim me të parin e qeverisë, Edi Rama.
Takimi përfundoi disa minuta më vonë.
Nuk ka detaje nga synimi i këtij takimi, që vjen, ndërkohë që në seancë plenare diskutohet raporti i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta, pas tërheqjes së shumicës nga shkarkimi, pas përfundimit se nuk ka kryer shkelje aq të rëndë për shkarkim dhe dy ditë para shqyrtimit të ndryshimeve kushtetuese.