Autoritetet në Kinë thanë se përhapja e koronavirusit ka rënë “në mënyrë drastike”.
Komisioni Kombëtar i Shëndetit tha të shtunën se ka regjistruar 13 vdekje dhe vetëm 11 raste të reja, përfshirë njerëz që së voni kanë arritur në Kinë nga vendet e prekura, si Italia.
Në Kinë, mbi 65,000 njerëz janë shëruar nga sëmundja që e shkakton koronavirusi, COVID-19.
Qyteti Vuhan i Kinës ka qenë epiqendra e shpërthimit.
Rastet e para atje janë shfaqur në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa më pas janë përhapur edhe në vende të tjera të botës.