• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
24 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

  • POLITIKË

    Marrëveshja për Gazën, Shqipëria konfirmon angazhimin për paqen në prani të ambasadorit amerikan Eric Wendt

    Samiti BE–Ballkani Perëndimor më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

    Ministri Nufi vlerëson atasheun ushtarak italian në përfundim të mandatit, mirëpret pasuesin

    Rama publikon fotot dhe inicialet e të ndaluarve në protesta: S’janë studentë, por persona me precedentë penalë

    Rama në takimin me bankat: Paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm dhe mbështetje për studentët

    Nga karriget e kuqe te ato të zeza, Rama nuk ndryshon qëndrim: dialog po, dorëheqje jo.

    Berisha u bën thirrje shqiptarëve t’u bashkohen studentëve: Nesër, në orën 10:00, para Universitetit

    Dita e tetë e protestave në Tiranë: Rama ofron dialog, protestuesit kërkojnë dorëheqjen

    SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun, ish-zëvendëskryeministres i komunikohen zyrtarisht akuzat

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

“Bulevardi i Flamingove”/ Kryeministri Rama: Qytetarët nuk janë mosmirënjohës, janë matësi i ri i standardeve tona

24 Korrik, 2026
in Kryesore, POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar protestën e zhvilluar gjatë muajit qershor kundër projektit në Zvërnec si një moment reflektimi për qeverinë dhe Partinë Socialiste, duke deklaruar se mesazhi i ardhur nga qytetarët nuk duhet parë si refuzim i punës së bërë, por si një tregues i pritshmërive të reja të shoqërisë shqiptare.

Në mbledhjen e përbashkët të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Rama u ndal gjerësisht te ajo që ai e quajti “pasqyra e Bulevardit të Flamingove”, duke argumentuar se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re, ku qytetarët nuk mjaftohen më me faktet dhe arritjet e qeverisë, por kërkojnë standarde më të larta në shërbime, transparencë dhe mënyrën e qeverisjes.

Rama theksoi se gjatë muajit qershor bulevardi u mbush me njerëz nga të gjitha rrugët e jetës, nga të gjitha kategoritë shoqërore, moshat dhe një shpend i rrallë, i bukur dhe i brishtë u bë simbol i vëmendjes më të madhe globale që Shqipëria ka përjetuar ndonjëherë brenda 1 muaji.

“Kam sjellë me vete edhe dy dokumente që mishërojnë reflektimin tim përpara pasqyrës së bulevardit të flamingove dhe janë të hapura për t’u lexuar, analizuar dhe ndryshuar që ta përmbushin sa më mirë qëllimin e tyre: dokumenti strategjik për kthesën që duhet të garantojë mandati i katërt në procesin qeverisës dhe i dyti është një aneks për mënyrën se si PS duhet ta mbështesë kthesën e mandatit të 4-t”, tha Rama.

Kryeministri solli në vëmendje episodin e një kryebashkiaku, i cili u indinjua nga protesta e një grupi qytetarësh.

“Qëlloi pikërisht në një nga ditët e qershorit që një kryetar bashkie, shok i yni, njeri që i rri në kokë punës dhe komunitetit më erdhi shumë i acaruar me një grup qytetarësh që i kishin dalë në protestë për një problem në lagjen e tyre në periferi të asaj bashkie. ‘I kam gjetur në llum, nuk kishin rrugë, trotuare, për ndriçim nuk bëhej fjalë. I bëra me rrugë, trotuare, me drita, me pemë, u bëra kopsht dhe u vura dhe stola, por janë mosmirënjohës’”, solli Rama në vëmendje bisedën.

Por, sipas kryeministrit “pikërisht kjo fjalë, mosmirënjohës, është pikënisja e perspektivës së re që na duhet, sepse në përmbajtjen e saj gjendet kuptimi më i gabuar i fazës së re ku ka hyrë Shqipëria”.

“Prandaj dua që t’ua them unë atyre që dolën në bulevard gjatë qershorit dhe atyre që kanë protestuar në heshtje, pa zë, vetëm apo me të tjerë kudo në Shqipëri apo jashtë, jo vetëm gjatë qershorit por qysh pas zgjedhjeve të qershorit të kaluar: Ju nuk jeni mosmirënjohës, jeni matësi i ri i standardeve tona. Ju që mbushët bulevardin nuk protestuat kundër Shqipërisë që ne ndërtuam gjatë 3 mandate të para. Edhe ata që gjatë ditës ishin në punën e shtetit dhe në mbrëmje shkonin në protestë nuk dolën në bulevardin e flamingove për të sulmuar qeverinë apo për t’ju bashkuar këngës ‘Rama jepe dorëheqjen’”, tha Rama. 

“Bulevardi i Flamingove”, simbol kombëtar dhe ndërkombëtar

Duke analizuar jehonën ndërkombëtare të protestës, kryeministri Edi Rama u ndal te roli që, sipas tij, pati lidhja e projektit të Zvërnecit me familjen e ish-presidentit amerikan Donald Trump. Ai argumentoi se kjo rrethanë ndikoi që një çështje që në kushte të tjera do të mbetej një debat i brendshëm shqiptar, të merrte përmasa globale.

Sipas Ramës, në epokën e rrjeteve sociale, pamjet, emocionet dhe interpretimet mund të krijojnë narrativa që tejkalojnë kufijtë e një vendi.

“Zvërneci dha videon revoltuese, flamingoja dha simbolin magjepsës, hija e vjehrrit më të famshëm në botë dha magnetin global, dhe algoritmi bëri pjesën tjetër”, deklaroi Rama.

 Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se protestat e lidhura me projektin e Zvërnecit, në rastin më të mirë do ishin një çështje shqiptare jashtë vëmendjes së botës.

Por, sipas Ramës, për shkak se në qendër të atij projekti është dhëndri më i famshëm në botë, Donald Trump dhe e bija e tij, falë kësaj lidhjeje çështja u bë legjendë globale.

“Por falë asaj lidhjeje, ajo u bë menjëherë një legjendë globale, ku shumëkush ndër fansat e huaj të protestës, përfshirë edhe një senator mitik të SHBA-së, deshi ta shihte Shqipërinë si shëmbëlltyrën guximtare të një Davidi të vogël, që u ngrit dhe u rebelua ndaj Goliathit të plotfuqishëm, duke bërë thirrje që bota mbarë ta merrte nga Shqipëria mësimin dhe të ngrihej në atë revolucionin e madh dhe të shumëpritur të ish-proletarëve”, tha Rama.

Rama tha se në epokën e rrjeteve sociale, ngjarje të tilla mund të shndërrohen shpejt në simbole ndërkombëtare, ku pamjet, emocionet dhe interpretimet e ndryshme krijojnë narrativa që tejkalojnë kufijtë e një vendi.

“Ky është fakt i kohës së kanaleve sociale ku noton sot bota. Zvërneci dha videon revoltuese, flamingoja dha simbolin magjepsës, hija e vjehrrit më të famshëm në botë dha magnetin global, dhe algoritmi i yshtur nga ustallarë të ndërhyrjes në punët e tjerëve bëri pjesën tjetër. Me një shkrepëse të ndezur pranë pyllit me pisha në Nartë, shpërndau një zjarr marramendës anembanë botës”, u shpreh Rama.

Rama theksoi se, pavarësisht jehonës ndërkombëtare, “shkaku i shqetësimit ishte brenda vendit dhe zemra e protestës ishin qytetarët shqiptarë”.

Sipas tij, përgjigjja ndaj kësaj situate duhet të vijë nga institucionet shqiptare dhe jo nga aktorë që, sipas tij, kërkojnë të përfitojnë politikisht duke nxitur pakënaqësi.

Kreu i Ekzekutivit shtoi se disa kundërshtarë e kanë përdorur protestën për interesa të tjera, duke deklaruar se “ata kanë pasur nevojë për plagën, por nuk ishin ata që e krijuan protestën”.

“Prandaj përgjigja duhet të jetë e jona, jo e sharlatanëve, ekstremistëve apo çdo dështaku publik që në këto raste gjenden gjithmonë gati me receta çudibërëse për popullin, të cilat shkruhen vetëm mbi një parim: o burra rrëzojmë gjithçka, të rregullohet çdo gjë dhe unë të kap diçka. Ata kishin nevojë për plagën, por nuk e krijuan ata protestën. E rrëmbyen dhe vazhduan ta mishërojnë si llumi që dekanton pasi thahet prurja e ujit të rrjedhshëm”, vijoi ai.

Kryeministri ngriti gjithashtu shqetësimin për ndikimin e dezinformimit në rrjetet sociale, duke thënë se qëllimi i aktorëve keqdashës është dobësimi i besimit të qytetarëve te institucionet, media, drejtësia, parlamenti dhe procesi i integrimit evropian.

“Një vend pa besim është i pambrojtur dhe një demokraci pa besim është një shesh për çdo përshesh”, deklaroi Rama.

Ai u ndal edhe te shfaqja e gjuhës së urrejtjes fetare dhe etnike gjatë protestave, duke e cilësuar si një zhvillim shqetësues dhe një objektiv të mundshëm të operacioneve të manipulimit të opinionit publik.

Sipas Ramës, sfida kryesore mbetet ruajtja e besimit shoqëror dhe përballimi i një realiteti të ri, ku informacioni dhe perceptimet publike ndikohen gjithnjë e më shumë nga hapësira digjitale.

“Sepse një vend pa besim është i pambrojtur dhe një demokraci pa besim është një shesh për çdo përshesh. Fakti që për herë të parë Shqipëria përjetoi shijen e stërkeqe të dasisë fetare dhe urrejtjes etnike, të cilat u manifestuan për turpin e të gjithë neve në rrugën e protestës, ishte drejtpërdrejt objektiv i operacionit të tyre”, tha ai.

Dokumenti “Besa”

Kryeministri Edi Rama siguroi sot se vendimet e qeverisë nuk do të përjetohen si prerje në besë, ku qytetarët të ndihen të painformuar dhe të papërfillur.

Për këtë arsye Rama prezantoi dokumentin e titulluar “Besa”, një aleancë sipas tij, për të kthyer protestën e flamingove në test pjekurie të demokracisë.

“E kam titulluar me emër të vjetër dhe shumë të madh: Besa. E di që do të hapë debat, por e zgjodha edhe pse do të hapë debat. Nuk gjeta asnjë fjalë që ta thotë më qartë që vendimet të mos përjetohen më si prerje në besë, të mos ndihen si të padëgjuar e të painformuar, të papërfillur”, tha Rama.

Rama theksoi se ka shkruar po ashtu një ankes për mënyrën si PS do ta mbështesë kthesën

“E di që para se ta lexoni do të jetë hedhur në kanale sociale, i mbuluar me pupla sorrash. Beteja sot nuk është mes qeverisë dhe qytetarëve. Është mes atyre që duan një Shqipëri më të drejtë e të besueshme dhe atyre që e kanë të domosdoshme një Shqipëri të përçarë dhe pa besim te shteti. Atyre, që i patë edhe dje, të grumbulluar si një grup i vogël sorrash te foltorja e parlamentit. Edhe pse tani, bulevardi i ka lënë si zogj korbi të kategorisë së dytë”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se aleanca që na duhet është për ta mbrojtur kritikën, për ta kthyer zemërimin në ndryshim, pyetjen në provë dhe protestën nga një çast përplasjeje në një test pjekurie të demokracisë

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

POLITIKË

Marrëveshja për Gazën, Shqipëria konfirmon angazhimin për paqen në prani të ambasadorit amerikan Eric Wendt

23 Tetor, 2026
NGJARJE

Samiti BE–Ballkani Perëndimor më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

23 Tetor, 2026
POLITIKË

Ministri Nufi vlerëson atasheun ushtarak italian në përfundim të mandatit, mirëpret pasuesin

23 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Ndryshimi po vjen

23 Tetor, 2026

Rumani, droni fundos anijen e mallrave në Detin e Zi, Bukureshti akuzon Rusinë

23 Tetor, 2026

Marrëveshja për Gazën, Shqipëria konfirmon angazhimin për paqen në prani të ambasadorit amerikan Eric Wendt

23 Tetor, 2026

Samiti BE–Ballkani Perëndimor më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

23 Tetor, 2026

PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

23 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.