Ky vit shënon 70-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kinës dhe Egjiptit, si edhe 70-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kinës e botës arabe dhe midis Kinës dhe Afrikës. Një ekspozitë e prodhimeve më të fundit filmike dhe televizive të krijuara prej Grupit Mediatik të Kinës (CMG) është hapur së fundmi në kryeqytetin egjiptian Kajro, me programe që do të transmetohen në televizionin kombëtar të Egjiptit dhe në media të tjera të mëdha vendore deri në fund të vitit./cgtn





















































