Koronavirusi shtyn për në vjeshte debatin mes Parlamentit e Presidentit Ilir Meta për Gjykatën Kushtetuese.
Në Tiranë ka mbërritur sot vendimi përfundimtar i ekspertëve të Venecias për të shtyrë në tetor opinionin përfundimtar në lidhje me procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Fillimisht Venecia kishte vendosur të anulonte sesionin plenar për shkak të koronavirusit e të dërgonte me shkrim opinionin përfundimtar, por tashmë edhe kjo mundësi është rrezuar.
Sipas ekspertëve nga korrespodenca është bërë e qartë se asnjë prej institucioneve shqiptare nuk dëshiron të pranojë konkluzionet e opinionit paraprak dhe për këtë arsye dokumenti final do të miratohet në mbledhjen e ardhshme që do të zhvillohet në tetor.
Në opinionin paraprak ekspertët e Venecias rrëzonin vendimin e mazhorancës për të kufizuar të drejtën e presidentit në lidhje me betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese si dhe kritikonin disa prej vendimeve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Opinioni i ekspertëve të Venecias u kërkua nga komisioni hetimor i ngritur për shkarkimin e Ilir Metës./h.e