Kuvendi miratoi sot pezullimin e fazës së parë të përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm 2021-2023, duke menaxhuar kësisoj pasojat e krijuara në vend nga situata e infeksionit të shkaktuar nga COVID -19.
“Të ndodhur në kushtet kur është e vështirë të parashikojmë me saktësi treguesit makroekonomikë dhe fiskalë për këtë periudhë, të cilët janë dhe parakusht për vendosjen e tavanave përgatitore të përgatitjes së projektit të programit buxhetor afatmesëm, si dhe faktit që është e pamundur zhvillimi i një procesi normal pune përsa kohë punohet me administratë të reduktur, pezullimi i fazës së parë të përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm 2021-2023 paraqitet si një domosdoshmëri në kuadër të masave të ndërmarra për menaxhimin e pandemisë në vend”, tha ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj gjatë séanceës së sotme plenare.
Denaj tha se, vendimi nuk afekton fazën e dytë të përgatitjes së PBA-së 2021-2023 dhe të projektbuxhetit të vitit 2021, të cilat parashikohen të vijojnë normalisht konform afateve të parashikuara në ligj.