Dialogu Kosovë-Serbi, SHBA insiston për planin franko-gjerman / Escobar: Detajet do të publikohen së shpejti

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar thotë se detajet e planit franko-gjerman së shpejti priten të publikohen. Për këtë ai thotë se pas diskutimeve intensive me të dy qeveritë, do të kuptohet edhe thelbi i propozimit.

Plan i propozuar nga Franca dhe Gjermania, sipas emisarit Escobar, gëzon mbështetjen e plotë edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zyrtari i lartë amerikan i bën sërish thirrje autoriteteve në Prishtinë, të pranojnë kërkesën për të shtyrë me 10 muaj zbatimin e urdhrit për targat e makinave të banorëve serbë në veri të Kosovës. Këto deklarata ai i ka bërë në një intervistë për Zërin e Amerikës.   Kosova dhe Serbia ndodhen në një fazë të re dialogu, ndërsa trysnia ndërkombëtare është shtuar ndaj të dy vendeve për të shmangur tensionet mes tyre. Detajet e planit franko-gjerman do të publikohen së shpejti.

Qëndrimi ynë është se Kosova duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian dhe duhet të integrohet në strukturat euroatlantike. Që të ndodhë kjo, ne presim që pesë vendet e BE-së, që nuk e kanë njohiur, ta njohin pavarësinë e Kosovës. Evropa ka përcaktuar rrugën drejt njohjes. Ata kanë përcaktuar rrugën e integrimit evropian dhe kjo rrugë është dialogu i lehtësuar nga BE-ja. Prandaj, vazhdimisht e inkurajoj qeverinë e Kosovës që ta marrë seriozisht dialogun, të angazhohet me ndershmëri dhe të mendojë për zgjidhje që mund të përfshijnë edhe kompromis, por në fund të fundit njohja e pavarësisë dhe integrimi janë çelësi.

/Argumentum.al

Related- Posts

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Welcome Back!

Login to your account below

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Add New Playlist