Në kuadër të Ditës Botërore të Jetimëve, komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi u bë pjesë e një aktiviteti humanitar “Egypt Day”.
Komisioneri Robert Gajda po merr pjesë në aktivitetin “Egypt Day”, një aktivitet promovues dhe humanitar në kuadër të ditës botërore të Jetimëve.
Aktiviteti u ideua dhe u mbështet nga Ambasada e Shtetit të Egjiptit në bashkëpunim me Shoqatën Kombëtare të Jetimëve të Shqipërisë.
“Në aktivitet ekspozohen suvenire, tablo dhe gatime tradicionale të Egjiptit. Të ardhurat do të dhurohen për një aktivitet në mbështetje të Fëmijëve me Mungesë të Kujdesit Prindëror në Shqipëri”, shprehet KMD./ata