A.A.Zaitsev, është Ambasadori i ri i Federatës së Rusisë në Shqipëri, i cili tashmë ka dorëzuar kopje të letrave kredenciale në Protokollin e Shtetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë
Njoftimi është bërë nga Ambasada e Rusisë në vendin tonë.
Njoftimi nga Ambasada e Rusisë në Tiranë:
Më 15 korrik 2024, Ambasadori i sapoemëruar i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë, A.A.Zaitsev, i dorëzoi Drejtores së Departamentit të Protokollit të Shtetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, znj. M.Toska, kopjet e letrave kredenciale.
U zhvillua një shkëmbim i shkurtër i pikëpamjeve për çështjet e protokollit.
/Argumentum.al