• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
21 Gusht, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj në Itali. Pritet nga Mattarella dhe Meloni. Mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

    Rama për incidentin në Pustec: “Shqipëria nuk do ta ulë monedhën e vlerave në nivelin e parodisë”

    MEPJ: Mospërfshirja e Himnit Kombëtar Shqiptar në Pustec, mungesë serioze

    Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë për Festën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari

    Ministri Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

    Kryeministri Rama i përgjigjet Beogradit: Lumenjtë ndjekin rrjedhën e gjeografisë, jo kufijtë e diplomacisë

    Vizita e Zelensky në Serbi, MEPJ: Nuk ka asnjë paralelizëm mes Kosovës dhe Ukrainës

    Kryeministri Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

    Kryeministri Rama zbërthen “BESA”-n: Strategjia e re mes besimit qytetar dhe llogaridhënies

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Çfarë qëndron pas kundërshtimeve për ndërtimin e një kishe në Vushtrri?

    Mickoski në Pustec, shkelet protokolli: Mungon himni shqiptar

    PSE HESHTIN INTELEKTUALËT MAQEDONAS?

    KE për hapjen e urës mbi Ibër: Presim konsultime dhe koordinim

    PDK-ja dhe Aleanca refuzojnë takimin me Haxhiun, Dehari insiston në marrëveshje para vazhdimit të seancës

    Si u bë Marrëveshja kornizë e Ohrit?

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Dy takime shpresëdhënëse të iniciuara nga Kina për ringjallje të Afganistanit

5 Prill, 2022
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Genc MLLOJA

Ndër ngjarjet më të fundit që kanë tërhequr vëmendjen e opinionit publik ndërkombëtar kanë qenë mbledhja e tretë e ministrave të jashtëm të vendeve fqinje të Afganistanit, që u zhvillua në qytetin Tunxi të provincës Anhui të Kinës më 30-31 mars, si dhe konsultimet “Kinë-SHBA-Rusi+”, veprimtari të cilat u drejtuan nga autoritetet më të larta të Pekinit zyrtar, çka ishte një rikonfirmin tjetër i rolit udhëheqës konstruktiv të Kinës lidhur me çështjen komplekse humanitare afgane dhe rindërtimin e këtij vendi. Në mbledhjen shumëkombëshe të drejtuar nga Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi morën pjesë kryediplomatët dhe përfaqësues të tjerë të lartë nga Pakistani, Rusia, Irani, Taxhikistani, Turkmenistani dhe Uzbekistani, dhe në këtë rast ndryshe nga dy sesionit e mëparshme mori pjesë edhe ministri i jashtëm në detyrë afgan Amir Khan Muttaqi, përfaqësues i vendit për të cilin po diskutohej. Ndërkohë diplomatë nga Indonezia dhe Katari përfaqësuan vendet e tyre si të ftuar në këtë mbledhje.

Sesioni i parë i këtij formati takimesh mbi Afganistanin nisi në Pakistan ndërsa në Iran u mbajt takimi i dytë. Sesioni i tretë i iniciuar nga Kina më 30 e 31 mars kishte objektiv të qartë për hapa konkrete mbi një kontribut të përbashkët synimi i të cilit është vendosja e stabilitetit dhe sigurisë së qëndrueshme, si dhe rimëkëmbja ekonomike e sociale e Afganistanit të shkatërruar i cili ka pak muaj që ka dal nga gjendja e luftës.

Konsensusi i arritur në mbledhjen dy-ditore të Tunxi-së u njoftua zyrtarisht nga kryediplomati kinez Wang Yi, i cili vuri theksin në disa elementë kyç të dakortësuar unanimisht sikurse janë respektimi i pavarësisë, sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Afganistanit, përkrahja ndaj popullit afgan për zgjedhjen vetë të fatit të vendit dhe të rrugës së zhvillimit, arritjen e pajtimit kombëtar nëpërmjet konsultimeve, goditjen ndaj organizatave terroriste, si Shteti Islamik, Lëvizja Islamike e Turkistanit Lindor etj. nga pala afgane.

VCG

VCG

Nga ana tjetër Wang bëri të ditur gjithashtu dhënien e ndihmës humanitare popullit afgan, përkrahjen për rindërtimin ekonomik dhe zhvillimin e vendit, forcimin e ndërlidhjes rajonale, dhe kundërshtimin e politizimit të ndihmës humanitare. Dakortësia në qëndrime e pjesëmarrësve në takim u shpreh zyrtarisht në një deklaratë të përbashkët si dhe në “Nismën e Tunxi-së të vendeve fqinjë të Afganistanit për mbështetjen e rindërtimit ekonomik dhe zhvillimin e bashkëpunimit lidhur me Afganistanin”. E konkretisht u miratua sistemi i takimeve të rregullta të të dërguarve të posaçëm të Afganistanit dhe krijimi i tre grupeve të punës, përkatësisht politike e diplomatike, ekonomike e humanitare dhe të sigurisë e stabilitetit. Në të njëjtën kohë pjesëmarrësit në mbledhje ishin në një mendje për forcimin e bashkëpunimit për ta ndihmuar Afganistanin të arrijë paqen dhe rindërtimin ekonomik dhe theksuan se SHBA-ja e NATO-ja duhet të mbajnë përgjegjësinë kryesore për rindërtimin e këtij vendi, duke i kthyer pasuritë popullit afgan.

Në mobilizimin e përkrahjes ndërkombëtare për Afganistanin nga vendet fqinjë në radhë të parë, komuniteti ndërkombëtar dhe OKB-ja në këtë periudhë tejet të rëndë dhe komplekse ekonomike, shëndetësore, sociale e konfliktuale që ndodhet bota, duket qartë një angazhim dinamik dhe zotim solidar i Kinës për të ringjallur shpresën tek populli afgan dhe ky vend i sapo dal nga një luftë 20-vjecare shkatërrimtare në të cilën kanë qenë të përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja, aleanca ushtarake e kryesuar prej tyre. Askush nuk mund ta mohojë se dy dekadat e ndërhyrjes së tyre ushtarake nën moton e ‘luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar’ rezultuan në një Afganistan të shkatërruar dhe popull më të mjeruar se sa ishte më parë, që sot krahasohet me ‘ferrin’ nga disa politikanë të lartë botëror. Kritik është fakti se atje vazhdon akoma të mbizotërojë një atmosferë mjaft kaotike e komplekse politike, ekonomike, sociale dhe ushtarake, dhe perspektivat janë akoma të paqarta. Pas dy dekadash angazhim masiv ushtarak, trupat amerikane dhe të aleancës atlantikase u detyruan ta ‘braktisin’ Afganistanin në një tërheqje totale spektakolare si humbës përballë forcave talebane, të cilat u rikthyen në pushtet në gusht të vitit të kaluar pasi u rrëzua qeveria e Presidentit Ashraf Ghani, e mbështetur nga Perëndimi; skenat e largimit të tyre kanë qenë kryetemë mediatike si përsëritje e disfatës së një aventure tjetër ushtarake amerikane, që të kujton Vietnamin, Laosin, Kamboxhian, e vende të Lindjes së Mesme në periudha të ndryshme të shekullit të kaluar por edhe të këtij fillim shekulli.

Para takimit të Tunxi-së Ministri i Jashtëm kinez bëri një vizitë në Afganistan si pjesë e një turneu në Azi, dhe rëndësia e saj ishte e veçantë si vizita e parë e një zyrtari të lartë kinez në këtë vend pas themelimit të qeverisë së përkohshme afgane.

Shefi i diplomacisë së Pekinit shkonte në një vend ku, sipas të dhënave të OKB-së, uria akute ka prekur rreth 23 milionë afganë, ndërsa 95 përqind e popullsisë nuk kanë ushqim të mjaftueshëm. Ndërkohë disa milionë afganë kanë mbetur të pastrehë. Kjo krizë e thellë ekonomike përkeqësohet më tej nga pakësimi në një masë të madhe i ndihmës ndërkombëtare pas marrjes së pushtetit nga talibanët qeveria e të cilëvë nuk është njohur akoma nga ana diplomatike.

Pikërisht përballë një situate të tillë Kina ka luajtur rolin e veçantë humanitar për të lehtësuar gjendjen kritike të një populli të tërë të lënë në mëshirë të fatit, si dhe për të dhënë kontributin e saj në rindërtimin e vendit të tyre duke e kthyer në normalitet. Deri tani Kina i ka dhënë Afganistanit një ndihmë me vlerë prej mbi 50 milionë dollarësh, duke përfshirë ushqime, ilaçe, materiale të mbrojtjes nga i ftohti etj. Njëkohësisht, ajo ka importuar stika pishe nga Afganistani, duke i sjellë qeverisë së përkohshme afgane mbi 22 milionë dollarë të ardhura, që veç aspektit ekonomik është edhe një inkurajim e shtytje për fillimin e punës në shkëmbimet tregtare me vendet e tjera.

VCG

VCG

Në një videofjalim drejtuar mbledhjes Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres vlerësoi përkrahjen bujare të Kinës dhe të vendeve fqinje ndaj popullit afgan, i cili, sipas tij, ka jetuar përmes një ferri destabiliteti, dhune dhe konflikti. “Por, tani e tutje, ai mund të mbështetet në bujarinë dhe mbështetjen e fqinjëve të tij- përfshirë refugjatët afganë. Bota duhet të ndjekë shembullin tuaj të solidaritetit dhe bujarisë”, deklaroi më 31 mars 2022 solemnisht shefi i Kombeve të Bashkuara, i cili propozonte që të forcohen ndihma humanitare, rimëkëmbja ekonomike dhe bashkëpunimi lidhur me Afganistanin.

Në fakt Kina ka qenë gjithnjë e mendimit se populli afgan duhet ta ketë vetë në dorë fatin e tij dhe asnjë forcë e huaj nuk duhet të kërkojë përfitime vetjake nga çështja afgane.

“Afganistani është vend fqinj dhe partner i vendeve pjesëmarrëse në mbledhje. Jemi të lidhur në një bashkësi fatesh të përbashkëta. Një Afganistan paqësor, i qëndrueshëm, i zhvilluar dhe i lulëzuar është dëshira e përbashkët e gjithë popullit afgan dhe përputhet me interesat e përbashkëta të vendeve të rajonit dhe të bashkësisë ndërkombëtare”, theksoi më 31 mars kryetari i shtetit të Kinës Xi Jinping në një fjalim me shkrim drejtuar mbledhjes së 3-të të ministrave të jashtëm të vendeve fqinje të Afganistanit.

Presidenti Xi tha më tej se Kina respekton gjithmonë sovranitetin, pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Afganistanit dhe ka bërë përpjekje të vazhdueshme për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e këtij vendi. Mekanizmi i bashkëpunimit dhe bashkërendimit i vendeve fqinje të Afganistanit, që u formua në shtatorin e vitit të kaluar, shfrytëzon epërsitë e vendeve fqinje dhe luan rol konstruktiv për një fazë të qëndrueshme kalimtare të situate atje.

Kreu i shtetit kinez theksoi se vendet fqinje të Afganistanit duhet të bëjnë sa munden për të arritur konsensus dhe për bashkërendim, duke e përkrahur popullin afgan të krijojë një të ardhme më të mirë.

Njëkohësisht me mbledhjen e tretë u zhvilluan konsultimet “Kinë-SHBA-Rusi+” për problemin e Afganistanit, të cilat i drejtoj i dërguari i posaçëm i Ministrisë së Jashtme kineze për çështjen e Afganistanit Yue Xiaofeng me pjesëmarrjen e përfaqësueseve të posaçëm për problemin e Afganistanit të SHBA-së, Rusisë dhe Pakistanit. Njoftohet se Ministri i Jashtëm Wang Yi u takua me pjesëmarrësit në këtë takim.

Në një prononcim për media para këtyre konsultimeve të ashtuquajtura “trojka e zgjeruar” zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin deklaroi “Kina, SHBA-ja, Rusia dhe Pakistani janë vende me ndikim të madh në problemin e Afganistanit. Ne presim që këto konsultime të forcojnë konsensusin e arritur nga palët e ndryshme për problemin e Afganistanit dhe të nxisin përkrahjen e vendeve të rajonit e të bashkësisë ndërkombëtare ndaj rindërtimit të Afganistanit, duke ndihmuar në realizimin e paqes e të zhvillimit në Afganistan”.

Në këtë linjë OKB-ja ka nisur një iniciativë financimi prej 5 miliardë dollarësh për Afganistanin për të shmangur një katastrofë humanitare në vitin 2022. Megjithatë, vetëm 13 për qind janë financuar deri më tani. Britania ka premtuar 374 milionë dollarë për nevoja emergjente për ushqime dhe ndihma të tjera, sipas Reuters.

Pak javë para takimeve në Tunxi shefi i diplomacisë kineze foli qartas në një konferencë shtypi më 7 mars duke deklaruar se “Afganistani është në një tranzicion kritik nga kaosi në vend”. Ai iu referua marrjes së pushtetit nga talebanët gushtin e kaluar, disa ditë përpara tërheqjes kaotike të trupave të huaja të udhëhequra nga SHBA nga vendi i shkatërruar nga lufta pas pothuajse 20 vjetësh. “Shtetet e Bashkuara u larguan në mënyrë të papërgjegjshme nga Afganistani, duke e lënë popullin afgan në një krizë serioze humanitare dhe duke krijuar sfida të mëdha sigurie për stabilitetin rajonal”, tha kryediplomati kinez.

VCG

VCG

“Ne bëjmë thirrje për heqjen e menjëhershme të ngrirjes së aseteve të Afganistanit në SHBA dhe sanksioneve të ndryshme të njëanshme për të kthyer pa kushte asetet që i përkasin popullit afgan”, tha Wang. Kjo do t’i ndihmonte afganët të kalojnë dimrin dhe të përqafojnë ardhjen e pranverës, theksoi ai.

Duke marrë në konsideratë realitetin në Afganistan, në rajon e botën mbarë, zhvillimi i dy takimeve shumëkombëshe të fundit flet për një dimension të ri të diplomacisë kineze aq më shumë kur mbahet ndërsa konflikti i armatosur midis Rusisë dhe Ukrainës vazhdon. Duke u kthyer në kohë nuk është e rastësishme që kjo iniciativë, objektivi dhe sfida e të cilit janë rindërtimi i një vendi si Afganistani, ka mbështetjen e gjithanshme të Kinës sepse si SHBA për 20 vjet deri në gusht të vitit të kaluar ashtu edhe Rusia më parë kanë qenë ushtarakisht të implikuar në Afganistan.

Natyrshëm ka kuptim pse Afganistani vetë por edhe vendet e tij fqinjë të drejtëpërdrejtë si dhe OKB-ja dhe komuniteti ndërkombëtar, kanë besim në rolin konstruktiv dhe dashamirës të Kinës për të ndihmuar jo për të përfituar. Populli afgan beson në një fuqi të madhe si Kina sepse sipas tyre ajo nuk niset nga synime hegjemoniste dhe shfrytëzuese, përkundrazi dëshiron dhe përpiqet që të kontribuoj në zhvillimin e këtij vendi, vendosjen e stabilitetit dhe kthimin e tij në normalitet të plotë që është edhe në favor të rajonit dhe botës. Në ndryshim nga disa fuqi të mëdha propozimet kineze janë konkrete që të bashkëpunojë me këtë vend si për shembull në sektorin e minierave dhe ta përfshijë atë në iniciativën ‘Një Brez, Një Rrugë’, sipas ministrisë së jashtme afgane. Domosdo ky hap mund të ndërmerret kur gjendja në Afganistan të jetë e stabilizuar dhe e përshtatshme për zhvillimin e projekteve në kuadër të këtij mega projekti i shtrirë në tërë botën.

Duke ndjekur dinamikën e zhvillimit të ngjarjeve në rajone të ndryshme të botës së sotme të tensionuar të jep shpresë veprimtaria diplomatike e Kinës pjesë e të cilës ishin dy takimet e suksesshme në Tuxin. Rezultatet e arritura dëshmojnë rëndësinë e madhe që ajo i ka kushtuar këtyre takimeve të organizuara prej saj duke e pasuruar këtë mekanizëm në përmbajtje dhe formë, çka ka hapur rrugë për vazhdimin e veprimtarisë së tij konkrete.

Një risi e kësaj iniciative ishte takimi shtesë – i ashtuquajturi ‘Trojka e zgjeruar’ mbi Afganistanin midis Kinës, SHBA-së e Rusisë. Në këtë kontekst ka tërhequr vëmendjen pjesëmarrja në këtë takim ku pavarësisht marrëdhënieve të tensionuara midis SHBA e Rusisë lidhur me krizën e Ukrainës përfaqësuesit e të dy vendeve u ulën në të njëjtën tryezë, gjë që Drejtori i Departamentit të Kërkimeve në Institutin Strategjik Kombëtar të Universitetit Tsinghua Qian Feng e konsideronte si vlerësim nga ana e tyre të “paanshmërisë së Kinës dhe rëndësisë së saj lidhur me çështjen afgane”.

Është fakt se kriza e përshkallëzuar e Ukrainës e ka zhvendosur disi fokusin e botës drejt Evropës, por kriza humanitare dhe vakumi i ndihmës me të cilin po përballet Afganistani nuk është lënë pa vëmendjen e OKB-së e organizatave të tjera humanitare, kurse Kina sikurse u tha edhe më sipër ka qenë konkrete në ndihma emergjente humanitare. Shumë i spikatur është mendimi i shprehur nga Drejtori i Qendrës për Studimet për Afganistanin në Universitetin Lanzhou, Zhu Yongbiao, sipas të cilit nuk duhet harruar gjendja katastrofike në Afganistan për shkak të konfliktit të Ukrainës. “Përmes këtyre dy ditëve të takimeve diplomatike, Kina i ka treguar botës se po luan rolin e saj si një fuqi e përgjegjshme për të bashkuar të gjitha palët dhe për t’u kujtuar atyre se ‘Ukraina ka rëndësi, por mos harroni edhe Afganistanin që ka rëndësi’”.

Afganistani ka shumë sfida për të përballuar që të dal nga mjerimi, plagët e shumta sociale dhe e shkuara tragjike e konflikteve ushtarake për të cilat kanë përgjegjësi të padiskutueshme SHBA e Perëndimi. Prandaj, shembulli i Kinës në ndihmë të popullit afgan duhet ndjekur nga të gjitha fuqitë e mëdha dhe i gjithë komuniteti ndërkombëtar, por gjithnjë mbi parimin e solidaritetit dhe humanizmit të vërtetë, jo të skenareve të errëta hegjemoniste të së shkuarës.

“Afganistani është një fqinj dhe partner i përbashkët i të gjitha vendeve pjesëmarrëse dhe ne formojmë një komunitet me një të ardhme të përbashkët të lidhur nga të njëjtat male dhe lumenj, që do të ngriheshin dhe bienin së bashku”, tha në fjalimin e tij me shkrim drejtuar mbledhjes së Tunxi-së kreu i shtetit kinez Xi Jinping. Sipas tij, një Afganistan paqësor, i qëndrueshëm, në zhvillim dhe i begatë është aspirata e të gjithë afganëve dhe është gjithashtu në interes të përbashkët të vendeve të rajonit dhe komunitetit ndërkombëtar./CRI

Tags: afgan istankina

Related- Posts

FOKUS

Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme, Vuçiq lë të hapur rikthimin si kryeministër

21 Gusht, 2026
FOKUS

Pandemia Digjitale e Përqeshjes

20 Gusht, 2026
Bota

“Rruga kineze e mëndafshit” nëpër akull si përpjekje për alternativë të Suezit

19 Gusht, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidenti Begaj në Itali. Pritet nga Mattarella dhe Meloni. Mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

21 Gusht, 2026

Fushatë zgjedhore e militarizuar: Vallja e rrezikshme e Netanjahut buzë konfliktit të drejtpërdrejtë me Turqinë

21 Gusht, 2026

Mohammed bin Salman do të vizitojë Parisin: tensionet në Lindjen e Mesme në fokus të takimit me Macronin

21 Gusht, 2026

Ankaraja kërkon arrestimin ndërkombëtar të Netanyahut

21 Gusht, 2026

Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme, Vuçiq lë të hapur rikthimin si kryeministër

21 Gusht, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.