• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
20 Qershor, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

  • POLITIKË

    Partia Socialiste feston 34-vjetorin! Rama: Fitorja e zgjedhjeve, mandat besimi për të udhëhequr vendin drejt BE-së

    Shqipëria, Italia dhe Mali i Zi, 43 projekte për Adriatik më të gjelbër

    Samiti i SEECP në Tiranë, Begaj: Serbia dhe Bosnja refuzuan deklaratën përfundimtare

    Presidenti Begaj mirëpret në Tiranë Samitin e SEECP-ë: Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE

    Shqipëria përmbyll Presidencën e SEECP/Ministri Hasani: “Bashkëpunimi rajonal është themel për integrimin në BE”

    Spiropali në samitin “Evropë Juglindore-Ukrainë” në Odesa: Shqipëria përkrah Ukrainës për aq kohë sa do të jetë e nevojshme

    Berisha: Dënoj me forcën më të madhe zgjatjen e hetimeve për Metën

    Unioni i Gjyqtarëve kërkon rritjen e pagave/ Reagon Kryeministri Rama: Abuzim madhor, cenon edhe Kushtetutën

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

  • SOCIALE / KULTURË

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kurti: Trysnia duhet bërë mbi Beogradin

    Presidentja Osmani pritet në takim nga Perandori i Japonisë, Naruhito

    Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi

    Sot 26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviçit

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
  • KREU
  • EKONOMI

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

  • POLITIKË

    Partia Socialiste feston 34-vjetorin! Rama: Fitorja e zgjedhjeve, mandat besimi për të udhëhequr vendin drejt BE-së

    Shqipëria, Italia dhe Mali i Zi, 43 projekte për Adriatik më të gjelbër

    Samiti i SEECP në Tiranë, Begaj: Serbia dhe Bosnja refuzuan deklaratën përfundimtare

    Presidenti Begaj mirëpret në Tiranë Samitin e SEECP-ë: Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE

    Shqipëria përmbyll Presidencën e SEECP/Ministri Hasani: “Bashkëpunimi rajonal është themel për integrimin në BE”

    Spiropali në samitin “Evropë Juglindore-Ukrainë” në Odesa: Shqipëria përkrah Ukrainës për aq kohë sa do të jetë e nevojshme

    Berisha: Dënoj me forcën më të madhe zgjatjen e hetimeve për Metën

    Unioni i Gjyqtarëve kërkon rritjen e pagave/ Reagon Kryeministri Rama: Abuzim madhor, cenon edhe Kushtetutën

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

  • SOCIALE / KULTURË

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kurti: Trysnia duhet bërë mbi Beogradin

    Presidentja Osmani pritet në takim nga Perandori i Japonisë, Naruhito

    Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi

    Sot 26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviçit

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
No Result
View All Result
Home Bota

Dy vorbulla dhe një luftë e ftohtë në 2025-ën

7 Janar, 2025
in Bota, JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Zheljko Panteliç[i]

Donald Trampi nuk është president i kalibrit të Teodor (Tedy) Ruzveltit (1858-1919 – ishte presidenti i 26-të i ShBA-ve.shwn. i përkth), arkitektit të Marrëveshjes së Portsmuthit nëpërmjet së cilës përfundoi lufta ruso-japoneze në vitin 1905, por suksesi i iniciativës së ardhshme do të varet nga “shkopinjtë” që do të mbajë pas shpine banori i ri dhe i vjetër i Shtëpisë së Bardhë. Ruzvelti ishte themeluesi i diplomacisë së “shkopit të madh” i përmendur ky në frazën e tij të famshme: “Fol me dashamirësi dhe mbaj pas shpine një shkop të madh, ke për të arritur larg”.

Trumpi nuk është dashamirës, madje edhe kur përpiqet të jetë i tillë, por nga madhësia e “shkopit“ pas shpinës së tij, në bisedimet me presidentin rus Vladimir Putin, varet se në cilin drejtim do të ecin negociatat. Ka një dallim të madh mes asaj nëse kërcënimi i Trumpit në rast të negociatave të pasuksesshme do t’i lihet në shpinë Ukrainës, europianëve dhe fatit të tyre apo nëse do të ketë një ndihmë akoma më të madhe për Ukrainën me një perspektivë të qartë për hyrje në NATO.

Nuk është e qartë nëse pozitat armiqësore të Elon Maskut dhe të djalit të Trumpit, Donaldit të Ri, janë të drejtuara vetëm kundër presidentit Vollodimir Zelenski dhe pushtetit të tij apo kundër Ukrainës në përgjithësi. Ecuria e përplasjes së paevitueshme mes Maskut dhe Trumpit të Ri nga njëra anë dhe njerëzve të Pentagonit, Stejt Departamentit dhe shërbimeve informative në anën tjetër, do të jetë shumë indikative për të treguar drejtimin në të cilin do të ecë mandati i dytë i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.

E panjohura tjetër e këtij ekuacioni është Moska. Çdo iniciativë pa Putinin është si të bësh llogaritë pa hanxhinë. Problem është se Putini nuk e kupton rregullin e Makjavelit sipas të cilit “luftën mund ta fillosh kur të duash, por nuk mund t’a përfundosh kur të të përshtatet”, madje edhe nëse ti je ai që është duke fituar. Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski me zemër të thyer u desh të pranonte se Ukraina ndoshta nuk do të jetë në gjendje të fitojë në fushën e luftës, ndërsa shefi rus i shtetit, plot vetëbesim, i’a ktheu: “Fillimisht do të fitojmë, pastaj do të negociojmë”. Nuk ka dyshim se Moska po e fiton luftën nga ana taktike, ka pushtuar 20 përqind të territorit të Ukrainës, por nga pikëpamja strategjike Kremlini humbet. Dhe ky fakt nuk shkon në përfitim të amerikanëve. Natyrisht askush në Uashington nuk bën tifozllëk për Rusinë, por ama atyre nuk u pëlqen pasoja e humbjes strategjike të Moskës – dhe ky është statusi i “partnerit junior” të Pekinit.

“X”-i i tretë në ekuacion është Kina. Nuk mund të thuhet se përfundimi i luftës në Ukrainë është në interes të Pekinit. Zhongnanhaj (pallati presidencial kinez. Shën. i përkth.) i mundësoi Rusisë të zvoglojë drastikisht efektet e sanksioneve perëndimore, gjatë gjithë kohës i ofron mbështetje ekonomike dhe logjistike Moskës dhe nuk e shfrytëzon rëndësinë e tij specifike në relacionet me Kremlinin për të ndaluar invazionin në Ukrainë. Përshtypja është se sa më shumë që zgjat lufta, aq më shumë Rusia do të jetë në një pozitë të nënvarur ndaj Kinës duke i siguruar asaj lëndë të para sipas çmimeve drastikisht më të ulëta se ato të tregut.

Duke patur parasysh ato q ë u thanë më lart, nuk është e vështirë të përfytyrohet përshkallëzimi i konflikteve në javët e para të vitit 2025: të dyja palët do të duan të zënë një pozicion sa më të mirë para fillimit të dialogut. Gramatika e luftës dhe kërkimi i kompromisit na mëson se me afrimin e fillimit të bisedimeve veprimet luftarake përforcohen përfshirë edhe episodet posaçërisht brutale me masakra dhe krime lufte.

Është për t’u pritur gjithashtu se edhe makineritë propagandistike do të fillojnë të flasin për apokalipsin ose luftën e tretë botërore. Do të jetë e nevojshme të bëhet për vete opinioni publik dhe të krijohet atmosfera se shumica e rusëve dhe e ukrainasve shohim lehtësim në bisedime dhe jo hapje e rrugës për dështimin. Në Ukrainë anketimi i opinionit publik për herë të parë ka shënuar një shumicë solide të qytetarëve të cilët pranojnë heqjen dorë nga territoret e pushtuara, nëse kjo do të sjellë hyrje relativisht të shpejtë në BE dhe antarsim të sigurtë në NATO.

Momenti kyç do të jetë kur të dyja palët të gjenden në udhëkryq. Në njërën anë do të jetë ngrirja e konfliktit, gjë me të cilën asnjëra palë nuk është e kënaqur, në të dytën vazhdimi i luftës derisa njëra palë të mos jetë më në gjendje të luftojë. Duke patur parasysh se Sergej Shojgu është parë të shkojë në Kabul nuk është e vështirë të përfytyrohen motivet e vizitës së tij – rekrutimi i talebanëve si mercenarë pë frontin ukrainas – është e qartë se në Kremlin mbajnë parasysh edhe obsionin e dytë, jo vetëm të parin.

Presidenti Zelenski gjëndet në një situatë aspak të lakmueshme. Përveç ndryshimit të pushtetit në Uashington, gjë e cila nuk i shkon për shtat Kievit, Urkaina ka probleme të mëdha edhe me rekrutimin, plotësimin e formacioneve luftarake si dhe me një numur në rritje të individëve që nuk nuk duan të luftojnë. Gjithashtu, Ukraina në vitin e ardhshëm nuk do të jetë në gjendje të mbulojë shpenzimet e luftës edhe krahas ndihmës që merr nga ShBA-të dhe BE-ja. Minusi ekonomik është pesë miliardë dollarë dhe kësisoj pushteti do të jetë i detyruar të ndërmarrë masa jopopullore – rritje të taksave ose ulje të ndihmave sociale – në mënyrë që të mbulojë gropën financiare.

Në anën tjetër, Putini përballet gjithashtu me pasoja të vështira ekonomike. Ta lëmë mënjanë propagandën dhe tundjen e letrave që flasin për rritje ekonomike, e bazuar kjo në ekonominë e luftës dhe prodhimin e rritur të armëve dhe muncioneve. Moska nuk ka një recetë për të ndalur inflacionin galopant dyshifror dhe rritjen e kamateve të kredive që ka kaluar pragun 20 përqind. Në Rusinë e sotme, prodhimet e konsumit të përgjithshëm janë disa herë më të larta se ato në vitin 2021. Krahas kësaj, Rusia nga pjesa europiane e shtetit nuk dëshiron të luftojë, ndërsa në arkën e shtetit ka gjithnjë e më pak para për ushtarët dhe mercenarët në front.

PËRSE TRUMPI TANI DUHET TË BISEDOJË ME PUTININ?

Dallimi mes mandatit paraardhës të Trumpit dhe këtij që fillon me 20 janar, qëndron në atë se kësaj here strukturat shtetërore dëshirojnë që ai të negociojë me Moskën. Motivi është i qartë: para tetë vitesh nuk kishim luftë në lindjen e Europës dhe amerikanët nuk janë të kënaqur me drejtimin që ka marrë konflikti ruso-ukrainas.

Këto ndryshime në qëndrimin e Uashingtonit nuk ndodhën për shkak të kthimit të Trampit në Shtëpinë e Bardhë, sikurse mund të mendojnë disa, por sepse amerikanët e kanë kuptuar tashmë se vazhdimi i konfliktit në Ukrainë e shtyn gjithnjë e më thellë “ariun rus” në nofullat e “dragoit kinez”. Shtetet e Bashkuara, edhe krahas faktit se janë fuqia më e madhe planetare, nuk mund t’ia lejojnë vetvetes luksin që Kina dhe Rusia të bashkohen strategjikisht kundër tyre, sepse kjo aleancë do të forconte tej mase Kinën, konkurentin kryesor të amerikanëve. Kur ke dy armiq, qëllimi është t’i ndash dhe jo t’i bashkosh ata kundër vetvetes.

Hapi i parë në procesin e ndarjes së Moskës nga Pekni është ndalimi i luftës në Ukrainë, sepse ai do të krijonte kushtet për fillimin e aksionit për tërheqjen e Rusisë nga përqafimi i Kinës. Për Uashingtonin nuk është e detyrueshme që raportet mes Rusisë dhe Kinës të kthehen në nivelin e para vitit 2020, mjafton të vendoset distanca tradicionale dhe mosbesimi mes Kremlinit dhe Zhongnanhajit.

Në Uashington e kanë kuptuar se Kina në dhjetë-pesëmbëdhjetë vitet e ardhshme mund të kërcënojë primatin amerikan pikërisht në sajë në raportit të preferuar të Kinës në Rusi, në të cilin Pekini paguan disa herë më lirë lëndët e para sesa vlera e tyre reale e tregut.

Trampit nuk do t’i lejohet të bisedojë i vetëm me Putinin, jo sepse nuk kanë besim  te ai- tajkun njujorkez- apo duan t’a kontrollojnë, por thjesht sepse protokolli e përcakton se presidenti nuk duhet të qëndrojë kokë më kokë me presidentin  apo kryeministrin e një shteti tjetër.

Presidenti i zgjedhur amerikan preferon të negociojë i vetëm. Në ekscentricitetin e tij ai nuk e kupton se kjo është mënyra më e mirë për t’ia hedhur, aq më shumë se të gjithë e dinë se ai nuk ka qejf të bisedojë shumë por dëshiron të mbyllë punët sa më parë, e kjo do të thotë se shpesh jep atë që nuk duhet dhe merr atë që nuk dëshiron. Kinezët e shfrytëzuan me mjeshtëri këtë dobësi të Trampit kur arritën marrëveshjen që Uashingtoni të zvoglonte tarifën e doganave për prodhimet kineze ndërsa Kina merrte detyrimin që të blinte sasi të mëdha prodhimesh amerikane të cilët Pekini, sigurisht që nuk i bleu kurrë.  Më vonë edhe vetë Trampi e kuptoi se u paraqit naiv dhe këtë kurrë nuk ka për t’ia falur Pekinit. Në çdo rast, Trampi me Putinin nuk do të negociojë pa kontroll.

Nuk do të flitet vetëm për Ukrainën por edhe për Sirinë. Nuk duhet të harrojmë se amerikanët jo vetëm që nuk i dhanë miratimin Kievit për të përdorur raketata amerikane në objektiva që gjenden  në territorin rus, por morën pjesë edhe në bombardimin e forcave të Assadit në Siri gjë që i mundësoi HTS-së të marrshojë në Damask. Mesazhi për Kremlinin ishte i qartë: Në tryezën e negociatave nuk ka për të qenë vetëm Ukraina por edhe Siria, nëse dëshironi të mbani bazat tuaja në Detin Mesdhe të cilat jo vetëm që ju shërbejnë si urë për në Afrikë, por edhe si mënyrë për të mbajtur nën kontroll xhihadistët nga Federata Rusë dhe republikat e Azisë Qendrore.

LINDJA E AFËRT: TURQIA NË VEND TË IRANIT

Në lindjen e Afërt ndodhën ndryshime tektonike në këtë vitin e fundit. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe presdienti turk Rexhep Tajip Erdogan fituan beteja të mëdha, por gjithsesi nuk i realizuan agjendat e tyre ambicioze. I pari deshte të realizonte ëndërrën për “Izraelin e madh”, ndërsa i dyti të vendoste sferën e interesave turke e cila, në një masë të madhe, përputhet me kufinjtë e Perëndorisë otomane. Kështuqë si njëri ashtu edhe tjetri përpiqen të shfrytëzojnë situatën e krijuar për të zgjatur qëndrimin e tyre në pushtet: Netanjahu nëpërmjet evitimit të vendimit gjyqësor dhe fitores në zgjedhjet parlamentare, ndërsa Erdogani nëpërmjet ndryshimit të kushtetutës e cila mund t’i mundësojë edhe një mandat presidencial.

Humbësit më të mëdhenj në rajon janë Rusia, Irani, shiìtët, Hamasi dhe organizatat e tjera revolucionare palestineze. Me rënien e rregjimit të Assadit në Damask, Moska humbi rëndësinë në rajon, ndërsa Teherani mbeti për “boshtet e rezistencës” së tij ose “transversalen e gjelbër” e cila përbëntë shtyllën kurrizore të aspiratave rajonale politike dhe imperiale iranianë. Shiìtët jo vetëm që mbetën pa pushtet në Siri, por u ridiminesionuan në mënyrë drastike edhe në Liban. Të krishetërët dhe sunitët në Bejrut nuk janë më në një pozitë të nënështruar ndaj Hejzbollahut dhe raporti i forcave mes këtyre tre grupimeve religjioze është bërë më pak i dizekulibruar.

Hamasi është një gjunjë, pa kokë dhe pa ndihmën e Iranit, organizata terroriste palestineze do të jetë e detyruar të reformohet ose do të zhduket, duke u’a lënë vendin organizatave të tjera. Është gabim i madh të mendohet se me zhdukjen e Hamasit do të eleminohet terrorizmi si formë e luftës kundër Izraelit, sidomos nëse Netanjahu dhe e djathta ekstreme izraelite nisin realizimin e idesë së “Izraelit të madh”.

Në Lindjen e Afërt, Turqia zuri vendin që kishte Irani deri në fund të nëntorit. Ankaraja do ta trajtojë ndryshe nga Irani rolin e fuqisë më të madhe islemike në rajon. Edhe përkundër retorikës luftënxitëse të Erdoganit kundër Izraelit dhe Netanjahut, ineresat e Ankarasë dhe Jeruzalemit janë pak ë shumë komplementare gjë që shpjegon bashkëpunimin shumëdekadësh të këtyre dy shtateve, bashkëpunim që mund t’a quajnë në gjuhë popullore “nën qilim”.

Izraeli doli fitimtar në luftën e fundit kundër Iranit dhe proksi-ve të tij, por rrezikon të humbasë “në paqe” nëse nuk do të mundet të gjejë një kompromis me përfaqësuesit politikë të palestinezëve të cilët nuk mbështetin metodat terroriste të luftës kundër Izraelit. Problem tjetër për Izraelin është se ai gradualisht po shndërrohet në të kundërtën e skajshme në raport me shtetin që patën ëndërruar themeluesit e tij: tashmë është një shtet religjoz, konservator, i mbyllur, jotolerant, me simptoma autokratike dhe liderë mesianikë ekstremistë. Izraelin e kërcënon rreziku tejet më i madh nga brenda shtetit, hebrejtë ultraortodoksë dhe nacionalistë ekstremë, në krahasim me atë që  mund t’i vijë nga palestinezët apo arabët.

Arabia Saudite qëndron mënjanë, por këtë e bën për arësye taktike dhe strategjike. Për princin trashëgimtar Muhamed bin Salman stabiliteti i tërë rajonit ka rëndësi themelore për realizimin e planit të tij të ribrendimit dhe reformimit të mbretërisë. Në këtë kontekst, ardhja e Turqisë në vendin e Iranit, nuk është lajm i keq për sauditët. Mes Ankarasë dhe Teheranit, për Rijadin turqit janë një e keqe më e vogël.

SIRIA ËSHTË FUÇI BARUTI, KURDËT JANË FITILI

Siria është produkt i vizatimit subjektiv të kufinjve të shteteve të reja para një shekullit, ose më mirë të themi ajo është, si të gjithë shtetet në rajon, një krijesë artificiale, domethënë konglomerat fisesh të papajtueshëm mes tyre ose kundërshtarë të njëri tjetrit, sipas tegelave etnikë, fetarë apo tradicionalë.

Siria mund të jetojë vetëm si diktaturë. Çdo formë tjetër e qeverisjes shpie defakto në ndaje e cila heret apo vonë do të rritet në konflikt të hapur luftarak ose shpërbërje të vendit sipas tegelave etnikë dhe religjozë, mes arabëve dhe sunitëve, alavitëve, kurdëve, druzdëve dhe arabëve të krishterë në aleancë me arabët laikë dhe në përgjithësi me kundërshtarët e shndërrimit të Sirisë në një republikë të re islamike.

Turqia prej kohësh ka mëkuar Organizatën për Çlirimin e Levantit (HTS). Ankaraja ka trajnuar, financuar dhe formuar forcat luftarake të HTS-së dhe pastaj u ka dhënë mbështetjen e duhur logjistike për marrshimin mbi Damask. Shefi i diplomacisë turke Haka Fidan dhe shërbimi informativ turk (MIT) për muaj të tërë kanë pritur momentin e duhur për të filluar operacionin përfundimtar. Shfrytëzuan si nxitje një sërë rrethanash të përshtatshme, faktin që ushtarët e Assadit ishin të paguar pak ose aspak, se Hejzbollahu ishte dhjetuar, se Irani përballej me një krizë të madhe ekonomike dhe politike të brendshme, deri te Rusia e zënë në luftën me Ukrainën.

Ankaraja luajti shkëlqyeshëm me Abu Muhamed el Xhulanin, ose Ahmad el Sharin, liderin e HTS-së. Deri tani udhëheqësi i xhihadistëve nuk ka dhënë asnjë deklaratë të gabuar dhe nuk ka bërë asnjë hap gabim. Megjithatë, do të ishte naive të besohej se El Xhulani ose El Golani do të mund  të përshkruajë të njëjtën rrugë si edhe Jaser Arafati dhe nga terroristi të bëhet fitues i çmimit “Nobel” për paqen. Arafati ishte laik, ndërsa El Xhulani është xhihadist.

Një pjesë e liderve politikë dhe e opinionit publik në Europë dhe në ShBA u shkon për shtat ta besojnë përrallën mbi “xhihadistin e mirë”, apo figurën stilistike “xhihadist i moderuar”, ose edhe xhihadistit të konvertuar që na është bërë demokrat më i madh se ata vetë. Megjithatë, ata që kanë njohur dhe studiuar xhihadistët dhe lëvizjet e tyre nuk kanë asnjë dyshim: ata që kanë zgjedhur një herë “luftën e shenjtë”, ata që kanë zgjedhur të jetojnë dhe të vdesin për këtë idé, nuk ndryshojnë, eventualisht për oportunizëm mund të bëhën politikantistë, duke pritur momentin e duhur për të treguar fytyrën e vërtetë. Ideologjitë laike mund të braktisen dhe të lihen mënjanë, por xhihadizmi nuk braktiset kur përqafohet një herë.

Xhihadistët nuk janë budallenj, e dinë sesi funksionon politika e jashtme, cilat janë raportet e forcave, sidomos në rajonin ku funksionojnë. El Xhulani nuk bëri gabimin e mikut të tij El Bagdadit që ta kërcënonte tërë botën me apokalips dhe kalifat. El Xhulani është i detyruar të jetë i matur në këtë fazë sepse e di se tanket izraelite janë dhjetë kilometra larg Damaskut dhe aviacioni izraelit mundet, nëse dëshiron, ta rrafshojë me tokën tërë territorin që kontrollon HTS-ja, sikurse bëri me Gazën. Po ashtu është i vetëdijshëm se vetëm Turqia mund t’i sigurojë legjitimitet ndërkombëtar.

Problemi më i madh në Siri janë kurdët. Jo aq për shkak të El Xhulanit sa për shkak të Turqisë dhe dëshirës së Erdoganit që të ndajë fizikisht kurdët në Turqi nga ata në Siri dhe të parandalojë formimin e çfarëdo autonomije shtetërore e aq më pak të një shteti kurd.

Kurdët janë shembulli i hipkrizisë perëndimore, në mënyrë të veçantë hipokrizisë europiane. Kurdët janë i vetmi grup etnik i besimit islam në tërë rajonin që ka ndërtuar një shoqëri sipas parimeve europiane: demokraci, liri mendimi, barazi të burrave dhe grave, ndarje të politikës nga religjoni, ndalimin e poligamisë, të martesave të kombinuara, dënojnë  ashpër të ashtuquajturat vepra kriminale në mbrojtje të nderit. Si të tillë, ata janë armiqtë më të mëdhenj për të gjithë shtetet muslimane përreth duke filluar nga Turqia e deri në Iran e Arabinë Saudite. Në vend që BE-ja, NATO-ja dhe ShBA-të të rreshtohen përkrah kurdëve dhe t’u mundësojnë atyre të bëjnë shtetin ose sëpaku një zonë autonome, ata, sipas rregullit, i braktisin në fund në mëshirë të turqëve dhe xhihadistëve. Do të ishte befasi nëse kësaj herë veprojnë ndryshe.

NDARJA E KINËS NGA PERËNDIMI DHE TAIVANI

Rënia e Kinës nga vendi i 38-të në të 90-tin në rang listën e vendeve të botës për njohjen e gjuhës angleze është një tregues më shumë i ndarjes gjeopolitike dhe ekonomike të Pekinit nga Perëndimi dhe globalizimi boshti i të cilit si “lingua franka” ishte pikërisht gjuha angleze. Për hir të së vërtetës, anglishtja kurrë nuk ka qënë shumë e përdorur në Kinë, por rënia e lartpërmendur është tregues i asaj se kinezët mendojnë se anglishtja nuk ka ç’u duhet më.

Kompanitë e mëdha multinacionale po tërhiqen në mënyrë progresive nga Kina. Investimet Perëndimore kanë rënë në mënyrë drastike me tendencë zbritje të mëtejshme, bashkësia e biznesit amerikano-europiane në Pekin, Shangaj dhe në qendrat e tjera industriale dhe ekonomike në Republikën Popullore po zvoglohet me shpejtësi. Numuri i kinezëve që duan të investojnë në mësimin e gjuhës angleze ka rënë në një shifër tejet të vogël, ndërsa shteti prek kohësh ka pushuar së stimuluari ose së financuari programe për mësimin masiv të anglishtes. Pra, Kina dhe Perëndimi janë gjithnjë e më të larguar nga njëri tjetri, gjë që në mënyrë të paevitueshme shpie në atë se në të ardhmen do të kuptohen gjithnjë e më pak ndër vedi, gjë që mund të shpjerë në konflikt ose në rastin më të mirë në ruajtjen e ekuilibrit nëpërmjet frikës.

Në raportin më të ri të Pentagonit kushtuar Kinës nënvizohet se Pekini po rrit në mënyrë progresive arsenalin e tij detar dhe bërthamor, se po shton presionin ushtarak dhe psikologjik kundër Taivanit dhe, përveç marrëdhënieve të afërta me Rusinë, mbështet Iranin dhe të gjithë aleatët e Teheranit në Lindjen e Afërt, nga Hamasi deri te Hututë. Janë pikërisht Hututë (partizanët e Zotit) që kanë përfituar më shumë nga bashkëpunimi me Pekinin. Terroristët nga Jemeni marrin dronë nga Kina për sulme kundër anijeve që lundrojnë me flamurin e shteteve perëndimore dhe të cilët kalojnë nëpër Detin e Kuq dhe në këmbim nuk sulmojnë anijet kineze të transportit.

Presioni ndaj Taivanit është rritur akoma më shumë në vitin e kaluar, gjë që është tregues i asaj se pushtimi i Formozës është një nga prioritetet e Pekinit. Kina vazhdon të ndërtojë anije luftarake dhe të forcojë arsenalin e saj bërthamor. Në këtë moment Republika Popullore ka rreth 600 bomba bërthamore dhe vlerësohet se deri në vitin 2030 do ta kalojë shifrën njëmijë. E gjitha kjo është pjesë e planit shumëvjeçar që ushtria Çlirimtare Kineze në vitin 2035 të bëhet ushtria më e fortë në planet.

Shqetësues në mënyrë të veçantë janë informacionet sipas të cilëve Kina po zhvillon programe në fushën e biologjisë të cilët shumë lehtë mund të përdoren për qëllime civile dhe ushtarake, të ashtuquajturat dual use. Në Uashington theksojnë se askush nuk e di nëse Pekni respekton Konventën ndërkombëtare mbi armatimin biologjik.

Natyrisht, as ShBA-të nuk qëndrojnë duarkryq. Në Taivan kanë arritur tanket e reja “abrams”, sistemet raketore “himars” dhe pritet në dy javët e ardhshme ardhja e raketave kundërtank. Industria ushtarake ameikane ka forcuar prodhimin për tregun taivanez në mënyrë që të plotësojë prapambetjet në furnizimet me armë tashmë të parapaguara. Pritet që deri në vitin 2026 dërgesat me armë të bëhen të rregullta, si edhe ardhja e anijeve luftarake të pajisura me armatimet më moderne, plus raketat “patriot” dhe avionët F35.

Përveç vringëllimit të armëve, Kina dhe ShBA-të do të vazhdojnë luftën doganore. Administrata e Trampit do të rritë doganat dhe do të shtohet presioni te pronarët e Tiktokut: ose t’ua shesin aksionet e tyre sipërmarrësve amerikanë, ose do të ndalohen në territorin e ShBA-ve dhe ndoshta edhe të BE-së.

Trampit do t’ia shpegojnë shumë shpejt në Uashington, jo vetëm në Kongres por edhe në Stejt Departament, Pentagon, ministrinë e ekonomisë, se nuk është gjë me mend t’i vendosësh dogana BE-së, ose më mirë të themi Gjermanisë, Francës dhe Italisë të cilat kanë suficitin bindshëm më të madh tregtar me ShBA-të, sepse nuk mundesh të bësh negociata me Rusinë dhe t’i tregosh muskujt Kinës e njëkohësisht të “keqtrajtosh” aleatët tuaj të cilët do të të duhen për të zgjidhur çështjen e Ukrainës dhe të mundet Kina në luftën tregtare, para se ajo të rritet në luftë të vërtëtë.

STRATEGJIA E MADHE E KAOSIT

Themeluesi i Republikës Popullore të Kinës, Mao ce Dungu është autori i frazës së famshme: “Kaosi i madh nën kupën e qiellit, do të thotë se shanset janë të mrekullueshme”. Fraza e Maos e viteve gjashtëdhjetë të shekullit të kalura i referohej Kinës meqënëse atje po përgatitej i ashtuquajturi Revolucion Kulturor, por kjo frazë trupëzohet për mrekulli me teatrin e sotëm ndërkombëtar. Numuri i liderëve të cilët te kaosi shohin shansin për veten e tyre dhe për të realizuar qëllimet imperialiste dhe nacionale është rritur shumë.

Strategjia e madhe e kaosit të cilën e mbështesin ose e shfrytëzojnë maksimalisht liderët autokratë është që të ndërkohet një rend i ri multikulturor me sfera të qarta dhe të saktësuara interesash. Kaosi dhe parregullsia janë koncepte politike në të cilët, Si Gjinpingu, Erdogani por edhe Netanjahu e Trampi, gjenden shumë mirë. Në mënyrë figurative mund të themi se ata janë në elementin e tyre kur navigojnë me anijet nacionaliste në furtunë në det të hapur. Kudo që shohin kaos apo parregullsi ata përpiqen të futen dhe të nxjerrin përfitimin maksimal për veten dhe politikat e tyre.

Globalizimi ka vdekur, planeti po ndahet me të madhe në sfera interesash. Meqënëse procesi është në vazhdim e sipër, ende nuk janë vendosur kufinj të fortë dhe të saktë akoma është e mundur që  në të ardhmen të kërcehet nga njëri bllok te tjetri ose të luash në shumë tryeza. Megjithatë, me kalimin e kohës, ndarja do të jetë gjithnjë e më e qartë dhe do të bëhet e pamundur të kërcehet nga njëra anë te tjetra pa pasoja të mëdha dhe lëkundje tektonike.

/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA


[i] https://velikeprice.com/svet/dva-vrela-i-jedan-hladni-rat-u-2025/

Related- Posts

Bota

Shtëpia e Bardhë: Trump do të vendosë brenda dy javësh rreth përfshirjes në konfliktin Izrael-Iran

19 Qershor, 2025
Bota

Fordo, një kompleks i rëndësishëm sekret: Çfarë duhet të dini për zemrën e programit bërthamor të Iranit

19 Qershor, 2025
JO VETEM LAJM

IFIMES: Si mund ta kapërcejë Serbia situatën aktuale?

19 Qershor, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Partia Socialiste feston 34-vjetorin! Rama: Fitorja e zgjedhjeve, mandat besimi për të udhëhequr vendin drejt BE-së

19 Qershor, 2025

Shtëpia e Bardhë: Trump do të vendosë brenda dy javësh rreth përfshirjes në konfliktin Izrael-Iran

19 Qershor, 2025

“Kërcënimi i Trump-it për ndërhyrje amerikane në Iran nxjerr në pah rrënjët e frikës së kritikëve”

19 Qershor, 2025

Fordo, një kompleks i rëndësishëm sekret: Çfarë duhet të dini për zemrën e programit bërthamor të Iranit

19 Qershor, 2025

Kina dhe Omani dënojnë sulmin e Izraelit ndaj Iranit si shkelje e Kartës së OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare

19 Qershor, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.