“Kjo që më ka ndodhur mua mos i ndodht askujt. “Sillni familjen këtu, dua t’i kërkoj falje. Kam marrë një jetë njeriu, merrni çfarëdo lloj mase ndaj meje. Jam penduar”. Këto janë fjalët që ka thënë në séance me kokën ulur efektivi i Shqiponjave, Nevaldo Hajdaraj.
Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për efektivin e Shqiponjave Nevaldo H., i cili akuzohet s eka qëlluar me armë zjarri 25 vjeçarin Klodian Rasha duke i marrë jetën.
(FOTO)Vetë efektivi 25 vjeçar i Shqiponjave ka thënë në sallën e gjyqit se donte që familjarët e Klodianit të ishin prezent që t’iu kërkonte falje. Më herët, ai i ka thënë gjyqtares që të merrte çfarë vendimi të donte, sepse i penduar ka thënë se tashmë ai kishte vrarë një njeri.
“Kjo që më ka ndodhur mua mos i ndodht askujt. Merrni çfarë mase të doni, kam vrarë një njeri. Njoftova sallën, kërkova përforcime. Gjithçka ndodhi për 4-5 minuta”, mësohet të ketë thënë efektivi Nevaldo H. në sallën e gjyqit.
Kujtojmë se, në orët e para të datës 8 dhjetor, efektivi i Shqiponjave Nevaldo H. bashkë me një koleg ishin duke patrulluar në rrugën “Dritan Hoxha”, dhe aty konstatuan 25 vjeçarin që qëndronte pranë një peme. Ata i kanë kërkuar të afrohet por në atë moment Klodian Rasha është larguar me vrap.
Efektivi Nevaldo H. i është vënë pas dhe në ndjekje e sipër dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri duke i shkaktuar për pasojë vdekjen. Ai e ka dërguar vetë me autoambulancë trupin e 25 vjeçarit në spitalin e Traumës por fatkeqësisht ai kishte ndërruar jetë.