Elvis Lila ka marrë përkohësisht kompetencat e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), pas shkarkimit të Vlora Hysenit nga detyra.
Lila, i cili mban postin e drejtorit të Departamentit Operativ në SHISH, është ngarkuar përkohësisht me ushtrimin e kompetencave të kreut të institucionit.
Vendimi i publikuar në Fletoren Zyrtare mban datën 22 shtator.
Kujtojmë se një ditë më parë, Vlora Hyseni u shkarkua nga detyra e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), pas caktimit ndaj saj të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK.
Hyseni ishte emëruar në krye të SHISH në prill 2023.
/Argumentum.al




















































