• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
11 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

Episode diplomatike në dy sisteme!

8 Prill, 2023
in Kryesore, Retrospektive Diplomatike
A A
Share on FacebookShare on Twitter

EKSKLUZIVISHT PER ARGUMENTUM                   

 Nga DR. Jorgji KOTE

 Në morinë e lajmeve dhe ngjarjeve të tanishme që vlojnë me tema të nxehta, ia vlen të kthehesh disi prapa në kohë, me reflektimet e  duhura, duke nxjerrë në pah aspekte dhe tema pikante; sintetizim i kohëve të kaluara me mësime të dobishme për të ardhmen; për të parë se si çuditërisht disa dukuri të këqia dhe të shëmtuara të së kaluarës përsëriten dhe në  demokracinë çalamane  që kemi ndërtuar këto 30 vitet e fundit. Ja disa episode kronologjike të këtij udhëtimi, të cilat i kam përjetuar aktivisht si ekonomist, përkthyes dhe diplomat në dy sisteme të ndryshme politike.

Më 15 Mars 1973 Enver Hoxha mbajti fjalimin » Si ta kuptojmë dhe si ta luftojmë rrethimin e egër imperialisto-revizionist ». Një «  Hiroshimë » politike me  shumë pasoja të rënda që vijuan deri në shembjen e diktaturës. Pas atij fjalimi u ndaluan me ligj të gjitha shfaqjet e huaja dhe liberale, gjoja pasojë e rrethimit imagjinar – flokët e gjata, mustaqet, mjekra, veshjet e papërshtatshme, muzika e huaj borgjeze dhe dekadente, etj. Si përkthyes me grupet turistike gjatë sezonit të verës atë vit dhe më vonë shihja  me çudi se sapo zbritnin nga avioni në Rinas gjithë qejf, turistët meshkuj i çonin te berberana që ishte çelur apostofat në hyrje të aeroportit për t’i qethur dhe për t’u ruar mjekrat. Një situatë « për të qeshur dhe për të qarë«! Disa nuk pranonin dhe ktheheshim mbrapsht. Të tjerë shihnin portretet e Marksit dhe Engelsit varur në mure dhe na pyesnin me ironi:  « Po  këtyre të dyve, a do t’ua ruanit mjekrën po të vinin turistë? Ah, veç ta dinin se çdo të hiqnin nga ju! »

Dukej qartë se nuk mjaftonte revolucioni në Shqipëri, por ne donim që dhe bota të bëhej si ne, që demek të mos infektonte rininë tonë të” shëndoshë si molla “

Në vitin 1979, nuk e di si « zbarkuan » në Tiranë zv.ministri i ekonomisë së Kosta Rikës me një nga bashkëpuntorët e tij, të dy të rinj në moshë. Për ta u përgatit një program special një javor me vizita, koncerte, takime me drejtuesit tanë të tregtisë së jashtme, ligjërata mbi parimet dhe epërsitë e ekonomisë socialiste, kursimin e rreptë, jetëgjatësinë e mallrave, etj. Në fund të vizitës, përpara largimit, me shumë mirësjellje, na përgëzuan për ndjenjën tonë të sakrificës dhe vetmohimit, një « heroizëm «  i vërtet sipas tyre. Por, me shumë lezet na thanë se në Kosta Rika dhe në Amerikën nuk « kanë këllqe » të bëjnë diçka të ngjashme. « Në shoqërinë e konsumit, ne ndërrojmë shpesh kostumet, shtëpitë, veturat, madje dhe gratë! Juve bravo ju qoftë»!

Në vitin 1982, pas një investimi prej 250.000 Dollarë në impiantin e Ujit të Ftohtë në Vlorë, u vunë në dispozicion të tregtisë së jashtme për shitje burimet e tij me ujë të mrekullueshëm. Mirëpo, shitja e tij haste shumë vështirësi, sidomos në përcaktimin e çmimit. Na mungonte emri, prania dhe marka në treg, çka kërkonte kohën e vet dhe marketingun përkatës.

Megjithatë, falë juristëve dhe ekspertëve tanë tejet kompetentë, u arrit të nënshkruhej një kontratë shitjeje në Maltë. Pavarësisht nga çmimi, sërish shitja e ujit atje ai dilte me leverdishmëri. Mirëpo në atë kohë, vigjilenca e partisë  e bëri të vetën. Nuk e di se si dikush në Byronë Politike përhapi lajmin se uji i Vlorës do të shuante etjen e ushtarëve të një baze amerikane në Maltë, çka ra si bombë. Pavarësisht nga argumentet se «  ujin po ia shesim me kontratë  Maltës dhe se ku e çon ajo, nuk na intereson” Aq u desh dhe tregtia e jashtme u qortua dhe më shumë për mungesë vigjilence revolucionare. Kontrata, si mundësia e fundit për shitjen e tij u prish dhe uji në Vlorë vazhdoi të derdhej kot, boll që të mos e pinin ushtarët amerikanë !!!. Veç disa eksperteve që u ndëshkuan, nga ky rast e pësoi më shumë ekonomia jonë, e cila humbi një burim të mirë të ardhurash valutore!

Në vijim, si ilustrim për shtrirjen e propagandës së asaj kohe te çdo person, po përmend rastin e kopshtarit të apasionuar të MPJ-së në vitet 80, të ndjerin Isa, të cilin në vitin 1983 e dërguan në Romë për të mbjellur lule dhe pemë në kopshtin dhe mjediset e Ambasadës sonë. Sepse një lulishtar Italian do të kushtonte shumë më tepër. Veç kësaj, ky ishte dhe stimul për njerëz si ai që gjithë jetën kishin punuar me përkushtim. Tregojnë se Ministri i atëhershëm i Jashtëm, me bon sens e kishte porositur që kur të kthehej të tregohej i rezervuar kur të fliste mbi Romën. I shkreti lulishtar, njeri i ndershëm e pa shkollë, ishte hutuar nga çkishte parë në Romë, krejt ndryshe nga sa propagandohej nga shteti. Gjithsesi, kur u kthye në Tiranë dhe  miqtë me shokët e pyesnin pa të keq se si i ishte dukur Roma,  ai kujtohej për porosinë dhe thoshte: “çka, jo keq!” Pastaj e  pyesnin për nivelin e jetesës atje, dhe ai përgjigjej “beter, keq” ; pyetjes «   A kishte lypsa, “sa të duash “ përgjigjej ai; “po situata si është atje? Plot greva dhe demonstrata” Me një fjalë vetëm asgjë të mirë nga Roma. Në fund, një nga miqtë e tij i zhgënjyer, i bëri me ironi pyetjen e fundit:

« Mor, po, lule,  a kishte lule, Roma? Dhe lulishtari i ngratë, i vënë në siklet dhe që «  të ishe brenda » i dha përgjigjen « lapidar » : «  çfarë thua more, po qe se do kishte lule, përse më çuan mua në Romë!”

Pas vitit 1985, na u imponua nga lart që me çdo delegacion të huaj të kërkonim përjashtimin e taksave mbi mallrave tona të eksportit; meqenëse ne nuk zbatonim asnjë taksë ndaj tyre. Kjo ka qenë një torturë e vërtetë disavjeçare për  ekspertët në tregtinë e jashtme. Ndonëse të huajt, me shumë mirësjellje mundoheshin të na bindnin  se kjo ishte e pamundur, se ne duhet të aplikonim  taksa ndaj mallrave të tyre dhe kështu zgjidhej problemi. Por ne u tregonim Kushtetutën që na cilësonte  si vendi i vetëm në botë pa taksa. « Por dhe gjithë ne të tjerët », gjegjeshin ata, « e kemi në Kushtetutën tonë dhe atë europiane aplikimin e tyre » ! Më në fund, ata sugjeruan të vetmen mundësi, lëshimin nga ana jonë të një vërtetimi zyrtar se “ jemi vend në zhvillim” Mirëpo, a mund të pranonim ne këtë sugjerim,  kur Kushtetuta e vitit 1976 e përcaktonte Shqipërinë si «  vendi i vetëm socialist në botë ». Pastaj, “vend në zhvillim” i takonte “ botës së tretë” sipas Mao Ce Dunit, të cilën rregjimi ynë e kishte demaskuar 10 vjet më parë! Pas shumë debateve me ekspertë të disa dikastereve tona, bashkëbiseduesi i huaj  e humbi durimin,u çua nga vendi, duke thënë me shqetësim” Por, aman, zoti…. 32 herë ua thamë se e vetmja mënyrë është kjo… dhe me ndjesë kërkoi një gotë ujë për të pirë ilaçin e zemrës! Ky incident bëri që më në fund të hiqej dorë nga kjo kërkesë absurde, e cila zinte 80 për qind të bisedimeve tona me të huajt; në një kohë kur kishim aq shumë nevojë për eksportet tona dhe  «  uri » për importet e huaja më të ngutshme.

Në fillim të  Nëntorit 1992, isha midis 16 bashkëatdhetarëve, pedagogë dhe profesorë të Fakultetit Ekonomik, ekspertë dhe të tjerë që u ftuam nga Universiteti i tij në shtetin Nebraska, SHBA për një trajnim 1 mujor për menaxhim biznesi. Ishte hera e parë për ne të gjithë që kapërcenim Atlantikun dhe shihnim tokën e premtuar.  Mes shumë kujtimeve të bukura, është eskursioni me autobuz për në Kansas; ku  na ribashkoi të gjithëve mrekullisht kënga. Gjatë udhëtimit të gjatë, shoferi dhe shoqëruesit tanë u mahnitën nga masiviteti dhe sa bukur na ecte kënga me tingujt e saj plot ngjyrë dhe gëzim. Nuk duruan dhe na pyetën të mahnitur nëse ne ishim grup artistik. Por, u habitën më shumë kur dëgjuan se me shumicën po takoheshim aty për herë të parë; se nuk kishim bërë fare prova, por këngën e kishim trashëgim nga familjet, shkolla dhe shoqëria jonë!

Më 30 Korrik 1993 u arrestua ish lideri i PS, Fatos Nano. Bashkë me avokatin e mirënjohur Përparim Sanxhaku kemi qenë për të mbrojtur çështjen e tij në disa forume ndërkombëtare prestigjioze dhe sidomos në Komitetin e të Drejtave të Njeriut të Parlamentarëve të Unionit Ndërparlamentar Botëror ( IPU) në Kopenhagen, Stamboll, Bukuresht dhe gjetkë. 4 herë në vit ai Komitet shqyrtonte gjendjen e të burgosurit politik Nano mbi bazën e të dhënave që depozitoheshin atje nga avokati ynë dhe pala tjetër. Kur dëgjuan përkthimin e akuzës ata mbetën të habitur. U thashë se ndoshta ndonjë term i përkthyer nuk ishte i saktë juridikisht, porse përkthimi i akuzës është ”fjalë për fjalë”. ”Jo, jo, thanë ata” – përkthimi është ok, problemi është te formulimi  i akuzës  i padëgjuar ndonjëherë”.Ja shiheni dhe vetë: “Përvetësim indirekt i  pasurisë shtetërore, në proporcione të mëdha, nëpërmjet shpërdorimit të postit, në bashkëpunim dhe në favor të një pale të tretë » Kur në fakt, dhe sipas akuzës, i dënuari nuk kishte përfituar asnjë cent! Në një mbledhje tjetër të atij Komisioni, në vitin 1996, një qipriot, antar i tij na tha gjatë një pauze në konfidencë se ndonëse i djathtë, ai dontë që në zgjedhjet e 26 Majit 1996 të fitonte PS-ja, se vetëm ashtu Nano mund të fitonte lirinë!

Në 25 Mars 1997, i ndjeri Bashkim Fino bëri udhëtimin e parë si Kryeministër i Qeverisë së Bashkimit Kombëtar në Romë dhe në Vatikan ku na bekoi dhe vetë Papa Gjon Pali II.  Aty takoi Kryeministrin Prodi dhe antarë të kabinetit të tij me mesazhe mbështetje. Më 25 Mars, në mesditë, Fino mbajti fjalimin në sallën historike te Palazzo dei Conservatori në  Capitolino Hill, aty ku 40 vite më parë u nënshkrua Traktati mbi themelimin e BE-së, në prani të ministrave të jashtëm të BE-së që ishin në Romë për të përkujtuar atë përvjetor domethënës. Mirëpo, kriza ne Shqipëri ato ditë ua prishi keq festën. Zymtësia sundonte dhe shihej kudo te të gjithë, që vinin drejt Finos për t’i shprehur dhimbjen dhe solidaritetin e tyre. Natyrisht dhe me tonet e  duhura të autokritike,  sepse dhe BE-ja kishte pjesën e vet jo të vogël të fajit për atë krizë të paparë bashkë me SHBA-të. Në atë kohë shpresonim që ato të vinin mend nga 1997, por mesa po duket kjo nuk ka ndodhur.

Ndërsa në fillim të muajit Maj 1997 isha përkthyes  me Kryeministrin Fino  në vizitën e tij zyrtare në Uashington, i shoqëruar nga disa ministra. Patëm bisedime  në  FMN, Bankën Botërore dhe me zv.sekretarët e shtetit. Në përfundim të takimit plenar me delegacionet me Sekretaren e Shtetit, të ndjerën  Madeleine Albright, kjo e fundit, me mbnresat më të mira nga Kryeministri 34 vjeçar, e ftoi vetëm Finon në zyrën e saj të punës. Në pak minuta, aty i shprehu mbështetjen  e saj të fortë politike dhe personale, duke i thënë se telefonin ajo do ta kishte hapur 24/24. Duke qenë në atë takim dhe deri në Tetor 1997 pranë Finos, isha dëshmimtar se Albright dhe Amerika e mbajti fjalën.

Në Mars – Tetor 1997 përktheva me të Dërguarin Special të OSBE-së për krizën tonë, ish Kancelarin austriak Franz  Vranitzky, në 10 konferenca shtypi dhe takimet me Finon, liderët e partive politike, me mbresat më të mira nga ai personalitet i shquar politik. Mes shumë episodeve, në një konferencë shtypi, i pyetur për politikanët shqiptarë, Vranitzky dha përgjigjen emblematike se « këtu te ju, nuk merret vesh kush është ëngjëlli dhe kush djalli »

Në pranverë të vitit 2000, shoqëroja tashmë si diplomat në Misionin tonë pranë BE-së Kruyetarin e PS-së, Fatos Nano në një takim jo zyrtar në Bruksel me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Javier Solana. Nano filloi t’i bënte leksione Solanës mbi modelet që duhet të ndjekë BE-ja në Ballkan, duke cituar Beneluks. Këtë bënte zakonisht Nano dhe me drejtues të tjerë të lartë  në Bruksel dhe gjetkë, a thua se kishin mbaruar telashet brenda dhe do zgjidhte hallet e botës.  Mbasi e dëgjoi me durim, me mirësjelljen e tij tipike, Solana pak a shumë i tha Nanos, ”drejt, drejt, Fatos, je shumë i mençur; veç shpejtoni, bëni reformat, që të hyni sa më shpejt në BE dhe atje  ta thoni fjalën tuaj që t’iu dëgjojmë» Ishte ky një mësim i mirë për dhe për ndonjë lider tonin që dhe tani rreket  t’i japi mend dhe BE-së, sipas aforizmës ” hajt baba të të tregoj arat”! Vazhdohet të abuzohet me kortezinë diplomatike të liderëve të huaj; recidivë e keqe e monizmit, kur na dukej vehtja « fanar i kuq»i socializmit!

/Argumentum.al

© 2023 Argumentum

Related- Posts

Beograd, 15. avgusta 2019 - Ministar spoljnih poslova Ivica Dacic sastao se danas sa ministrom spoljnih poslova Japana Taroom Konom. FOTO TANJUG / SAVA RADOVANOVIC / bb
JO VETEM LAJM

Daçiç kërcënon me pretendime territoriale ndaj Kosovës: “Një ditë, flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren”

11 Tetor, 2026
Bota

Marrëveshja Trump–Putin për karburantet ruse shkakton shqetësim në Evropë, Zelensky kundërshton

10 Tetor, 2026
EKONOMI

Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

9 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Trump njofton armëpushim energjetik mes Rusisë dhe Ukrainës, Zelensky thotë se nuk ishte në dijeni

11 Tetor, 2026

Cilët janë “miqtë” (armiqtë) që Edi Rama i solli Shqipërisë?!

11 Tetor, 2026
This handout photograph posted on @news_kremlin, the Telegram channel of the Russian presidential press office, on October 8, 2026, shows Russia's President Vladimir Putin and former German chancellor Gerhard Schroeder shaking hands during the celebration of the Russian leader's 74th birthday at an undisclosed location. (Photo by Handout / RUSSIAN PRESIDENTIAL PRESS OFFICE / AFP) / RESTRICTED TO EDITORIAL USE - MANDATORY CREDIT "AFP PHOTO / Russian presidential press office" - HANDOUT - NO MARKETING NO ADVERTISING CAMPAIGNS - DISTRIBUTED AS A SERVICE TO CLIENTS

SPD kërkon përjashtimin e Gerhard Schröderit për lidhjet me Putinin

11 Tetor, 2026

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

11 Tetor, 2026

Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

11 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.