• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
23 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

  • POLITIKË

    Marrëveshja për Gazën, Shqipëria konfirmon angazhimin për paqen në prani të ambasadorit amerikan Eric Wendt

    Samiti BE–Ballkani Perëndimor më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

    Ministri Nufi vlerëson atasheun ushtarak italian në përfundim të mandatit, mirëpret pasuesin

    Rama publikon fotot dhe inicialet e të ndaluarve në protesta: S’janë studentë, por persona me precedentë penalë

    Rama në takimin me bankat: Paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm dhe mbështetje për studentët

    Nga karriget e kuqe te ato të zeza, Rama nuk ndryshon qëndrim: dialog po, dorëheqje jo.

    Berisha u bën thirrje shqiptarëve t’u bashkohen studentëve: Nesër, në orën 10:00, para Universitetit

    Dita e tetë e protestave në Tiranë: Rama ofron dialog, protestuesit kërkojnë dorëheqjen

    SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun, ish-zëvendëskryeministres i komunikohen zyrtarisht akuzat

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Erdogan: Me përurimin e shtëpive të ndërtuara pas tërmetit kurorëzuam miqësinë Turqi-Shqipëri

17 Janar, 2022
in Bota
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Në qytetin e Laçit të Bashkisë Kurbin është mbajtur ceremonia zyrtare e dorëzimit të banesave për familjet e prekura nga tërmeti i nëntorit 2019, me pjesëmarrjen e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe zyrtarëve të tjerë të lartë nga të dy vendet, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë fjalës në ceremoni kryeministri Rama tha se presidenti Erdoğan thotë atë që bën dhe bën atë që thotë, duke e konsideruar një mik të çmuar.

“Kjo është një ditë jashtëzakonisht e veçantë dhe unë do të flas sa më shkurt, pasi sot të gjithë duan të dëgjojnë mikun e madh të Shqipërisë dhe kam nderin ta them, mikun tim të çmuar, presidentin Erdoğan. Unë jam shumë krenar që mund ta quaj veten miku të presidentit Erdoğan”, tha Rama.

Rama tha më tej se “Mustafa Kemal Atartuk mbolli në shpirtin e Turqisë moderne frymën se njerëzimi është një trup i vetëm dhe çdo komb është pjesë e atij trupi. Ai tha se ‘Nuk mundet dot kurrë të themi se çfarë rëndësie ka për ne që një pjesë e këtij trupi është e sëmurë për sa kohë ne nuk jemi të sëmurë. Nëse një pjesë e këtij trupi është e sëmurë, ne duhet të shqetësohemi sikur të ishim ne të sëmurë”. Këtë frymë presidenti Erdoğan e ka rrënjosur thellë tanimë në shpirtin e Turqisë, në qasjen e Turqisë, në mënyrën sesi Turqia e shikon botën dhe miqtë e saj.”

“Këtu është materializimi i të gjithë fjalëve të bukura. Këtu mund të shikohet se çfarë do të thotë presidenti Erdoğan kur thotë ‘Shqipërinë e kam në zemër dhe çfarë i dhemb Shqipërisë, më dhemb dhe mua'”, tha Rama.

Një fjalë përshëndetëse mbajti edhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, e cila tha se: “Presidenti Erdoğan u përgjigj shkurt dhe thjeshtë, ‘kjo është detyra që mund të bëjë një vëlla i madh'”.

Duke iu drejtuar presidentit Erdoğan, Nikolla tha: “Mirënjohje zoti president. Faleminderit shumë nga zemra që ishit në ditët më të vështira me ne, jo vetëm gjatë tërmetit, por edhe gjatë pandemisë, e jeni sot këtu në këtë ditë të veçantë ku falë jush qindra familje të Kurbinit do të hyjnë në shtëpitë e tyre më të bukura, më të forta, më të ngrohta, ashtu siç janë edhe marrëdhëniet midis dy popujve tanë”, tha Nikolla.

Kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara, theksoi se presidenti Erdoğan nuk i la vetëm kur kishin më shumë nevojë. “Jam shumë e lumtur për të gjithë ato familje që iu rikthye shpresa, optimizmi dhe buzëqeshja e do të jetojnë në këto apartamente aq komode dhe cilësore, të pakrahasueshme me çfarë kishin më parë. Kjo lagje e re e qytetit të Laçit do ngelet përjetësisht simbol i miqësisë dhe solidaritetit mes dy popujve miq, që nuk janë pranë njëri-tjetërit vetëm në ditë të mira, por dinë të shtrinë dorën dhe të qëndrojnë krah për krah edhe në ditët më të vështira”, tha Cara.

Projekti i financuar nga Turqia i cili përfshin 522 apartamente, por edhe njësi tregtare dhe qindra vende parkimi, u zhvillua nga Autoriteti Shtetëror i Zhvillimit Strehimor të Turqisë (TOKI) me udhëzim të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ndërsa punimet në Njësinë Administrative Laç në Bashkinë e Kurbinit u realizuan nga kompania Albayrak.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i cili mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të çelësave të banesave të ndërtuara nga vendi i tij në qytetin e Laçit për të dëmtuarit nga tërmeti i vitit 2019 në Shqipëri, tha se me këtë projekt, u kurorëzua miqësia midis dy vendeve.

Duke folur në ceremoninë e dorëzimit të banesave të tërmetit të ndërtuara nga Agjencia e Zhvillimit Strehimor të Turqisë (TOKI), Erdoğan tha se sot po dorëzojnë ndërtesat që përfshijnë 522 njësi banimi, që kanë kushtuar rreth 42 milionë euro.

“Sot jua solla përshëndetje dhe dashuri nga miliona zemra. Jua solla përshëndetjet e vëllezërve dhe miqve tuaj, zemra e të cilëve rrah bashkë me ju. Po jua përcjell përshëndetjet e përzemërta të popullit tim të nderuar për Shqipërinë dhe të gjithë vëllezërit shqiptarë”, theksoi Erdoğan në hapje të fjalës së tij.

“Gëzimi i Shqipërisë është edhe gëzim i yni, dhe shqetësimi i saj është edhe shqetësim i ynë”, theksoi presidenti turk, duke shtuar se tërmeti i vitit 2019 në Shqipëri i ka tronditur në zemër edhe ata.

Ai rikujtoi se pas tërmetit, u mobilizuan menjëherë për të ndarë dhimbjen dhe për të shëruar plagët e popullit shqiptar, duke i aktivizuar të gjitha kapacitetet për të vrapuar në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.

“Siç ka thënë edhe vëllai im Edi Rama, ne jemi vëllezër dhe vëllai nxiton për vëllanë në ditë të vështira”, tha Erdoğan.

“Fakti që Turqia është vendi i parë që i erdhi në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit, është treguesi më i madh i solidaritetit të fortë mes nesh”, shtoi ai.

Presidenti Erdoğan uroi që përfituesit t’i gëzojnë banesat, duke u shprehur i lumtur që arritën ta mbajnë fjalën e dhënë për Shqipërinë.

“Edhe pse ne si Turqi u përballëm me tërmete, përmbytje dhe fatkeqësi zjarresh në këtë proces, falënderoj Allahun që përmbushëm premtimin tonë ndaj Shqipërisë dhe ndaj juve. Tani theksoj se shenjë e vëllazërisë nuk është që vëllai të vijë kur të thirret, por të vijë vetvetiu kur nevojitet. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë jush në çdo moment me këtë bindje. Shpresoj që miqësia midis Turqisë dhe Shqipërisë, të cilën e ndërtuam mbi këtë themel unik, do të vazhdojë përgjithmonë”, deklaroi Erdoğan.

Presidenti turk rikujtoi po ashtu se shembull tjetër i këtij solidariteti është edhe Spitali Rajonal i Fierit i ndërtuar në prill të vitit të kaluar brenda 68 ditësh. Ai theksoi se ky spital u emërua si Spitali i Miqësisë Turqi-Shqipëri për të reflektuar më së miri lidhjet e forta midis dy vendeve.

“Dhe tani, me inaugurimin e banesave të tërmetit, ne po kurorëzojmë miqësinë Turqi-Shqipëri”, potencoi Presidenti i Turqisë.

Pas fjalës së tij, Erdoğan së bashku me kryeministrin shqiptar Edi Rama dorëzuan çelësat për disa nga të prekurit e tërmetit, të cilët falënderuan presidentin turk.

Gjatë ceremonisë, presidenti turk u nderua me titullin “Qytetar Nderi i Kurbinit” për solidaritetin e ndihmën në ditët më të vështira për Kurbinin dhe kontributin e jashtëzakonshëm në procesin e rindërtimit.

Gjithashtu, nga sot, sheshi i lagjes së re, në qytetin e Laçit, do të mbajë emrin e presidentit Erdoğan me emrin “Sheshi Erdoğan”, në shenjë mirënjohje dhe respekti për mbështetjen dhe kontributin e madh që presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka ofruar në procesin e rindërtimit pas tërmet tragjik.

Argumentum.al

Tags: Edi RamaErdoganlacShqiperiTermetitruqi

Related- Posts

Bota

Ndryshimi po vjen

23 Tetor, 2026
Bota

Rumani, droni fundos anijen e mallrave në Detin e Zi, Bukureshti akuzon Rusinë

23 Tetor, 2026
Bota

Putin: Rusia nuk kërkon luftë me Evropën, por do të përmbushë objektivat në Ukrainë

23 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Ndryshimi po vjen

23 Tetor, 2026

Rumani, droni fundos anijen e mallrave në Detin e Zi, Bukureshti akuzon Rusinë

23 Tetor, 2026

Marrëveshja për Gazën, Shqipëria konfirmon angazhimin për paqen në prani të ambasadorit amerikan Eric Wendt

23 Tetor, 2026

Samiti BE–Ballkani Perëndimor më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

23 Tetor, 2026

PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

23 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.