Euro barazohet me dollarin për herë të parë në 20 vite

Në tregun e këmbimit valutor vendas monedha europiane ka humbur pikë të martën në raport me lekun, duke u barazuar për herë të parë me dollarin amerikan.

Sot 1 euro është e barabartë me 1 dollar.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit valutor të Bankës së Shqipërisë euroja këmbehet me 117.57 lekë, pothuajse në të njëjtën vlerë sa këmbehet dollari me 117.51 lekë.

Euroja zbriti sot me 0.50 lekë, ndërsa dollari amerikan u forcua me 0.79 lekë.

Në raport me lekun, pikë kanë humbur sot edhe paundi britanik dhe franga zvicerane. Respektivisht ato këmbehen me 138.94 lekë, 0.49 lekë më pak dhe 119.30 lekë, 0.09 lekë më pak se një ditë më parë.

Monedha kryesoreLekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikanUSD117.51+0.79
EuroEUR117.57-0.50
Poundi BritanikGBP138.94-0.49
Franga ZviceraneCHF119.30-0.09
Jeni Japonez (100)JPY85.67-0.24
Dollari AustralianAUD78.92-0.59
Dollari KanadezCAD90.12+0.41
Korona SuedezeSEK11.030.00
Korona NorvegjezeNOK11.46-0.04
Korona DanezeDKK15.80-0.07
SDRSDR154.51+0.57
Ar (OZ 1)XAU203764.56+1,091.95
Argjend (OZ 1)XAG2219.94-8.24
Juani Kinez (onshore)CNY17.47+0.05
Juani Kinez (offshore)CNH17.44+0.03
Lira TurkeTRY6.76+0.02