• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
12 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

Filloi teatri veror rajonal! Megasfida kineze dhe indiane! SOS nga Brukseli! Sanksione, mbështetje dhe  deklarata!  

1 Korrik, 2023
in Kryesore, Realpolitik
A A
Share on FacebookShare on Twitter

REALPOLITIK FLASH NR. 71

16 – 30 QERSHOR 2023

 Mbi 4 ngjarjet kryesore diplomatike, shkurt dhe shqip, me vetëm 1.000 fjalë nga analisti i njohur, Mjeshtër i madh  JORGJI KOTE

1.Filloi teatri veror rajonal! Po, më 15 – 16 Qershor në Strugë u mbajt Forumi i parë për këtë sezon i Ballkanit Perendimor me praninë e kryetarëve të shtetit/ qeverive të 6 vendeve, ekspertëve të rajonit dhe të ftuarve të tjerë. Ky ishte dhe  sipari i teatrit veror ballkanik. Themi kështu sepse gjatë gjithë verës, si çdo vit, secili vend pa përjashtim, organizon forume të tilla; ato nisën 20 vite më parë, mirëpo dora dorës kanë ardhur duke e humbur rëndësinë e vet. Sepse tani të gjithë vendet e rajonit janë anëtare ose kandidate të NATO-s dhe BE-së, KiE-së, OSBE-së dhe në Procesin e Berlinit. ARGUMENTUM ka dhënë kronika të zgjeruara nga ai Samit, ndaj nuk ia vlen të përsëritim gjërat. Ca më tepër se tanimë, asgjë e re nuk vjen nga këto samite, vetëm fjalë të bukura, foto familjare, delikatesa ushqimore, atraksione turistike rajonale dhe një relaks aktiv për lidershipet e rajonit në këtë stinë vape. Ndaj ato mund t’i quash pa droje, teatër veror, asgjë më shumë.

2. Megasfida kineze dhe indiane për SHBA–të dhe Perëndimin sot është më e vëshirë se kurrë. Sidomos pas agresionit rus ndaj Ukrainës, mbështetjes që India dhe Kina i japin Rusisë dhe mosbashkimi me sanksionet nda j saj. Por dhe pranisë së tyre në grupimin madhor gjeopolitik BRICS; deri tani me 5 vende ( Brazil, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut) por me 40 për qind të popullsisë dhe 31,5 për qind të GDP-së botërore nga 30 për qind të G 7 ! Më e keqja, mbas një muaji në Samitin e tij pritet t’i bashkohen dhe 21 shtete të tjera të mëdha si Indonezia, Argjentina, Algjeria, Venezuela, Arabia Saudite, Bangaldeshi e ndoshta dhe Serbia, siç la të kuptohet më 18 Qershor vetë Presidenti Vuçiç. Kësisoj, BRICS pritet të kthehet në një sfidë dhe sfinks të vërtetë gjigand për Perëndimin. Ndaj SHBA-të dhe BE-ja kanë filluar të veprojnë më me kujdes me Kinën dhe Indinë, sipas parimit “ mishit të piqet dhe helli të mos digjet” Për t’i mbajtur këto dy megavende nën kontroll, duke ulur tensionet dhe për të vijuar bashkëpunimin në të gjitha fushat e sidomos në atë ekonomik ; por, në këtë të fundit, duke reduktuar varësinë e madhe ekonomike dhe duke minimizuar rreziqet që vijnë prej saj, siç ka ndodhur deri tani me Rusinë. Nga ana tjetër, SHBA-të dhe Perendimi po tregohen më të kujdesshme lidhur me shprehjen e rezervave  dhe kritikave të tyre ndaj këtyre vendeve lidhur me demokracinë liberale, të drejtat e njeriut, ujgurët, etj. Këtë radhë, ato nuk u bënë më në publik.

Kjo u pa qartë dhe gjatë vizitës së Sekretait amerikan të Shtetit Anthony Blinken në Pekin më 18/19 Qershor, Kryeministrit indian Mody në Uashington më 21 – 23 Qershor dhe Kryeministrit kinez Li Qiang në Berlin, me rastin e zhvillimit të Konsultimeve qeveritare dhe pranisë në Samitin e Paktit Global për Jugun në Paris më 18 – 23 Qershor. Mesazhi që dhanë në  këto vizita SHBA-të, Franca, Gjermania dhe BE-ja ishte “ urtë e butë dhe plot tiganin”. Ca më tepër që vendet perendimore duhet të vendosin njëherë rregullin në shtëpinë e tyre përpara se t’u kërkojnë llogari të tjerëve dhe në fushën e demokracisë. Nuk po zgjatemi në këtë pikë, sepse ARGUMENTUM këto ditë i ka pasqyruar këto vizita, takime dhe veprimtari gjerësisht me shumë info dhe analiza nga gazetarja e njohur Marjana Doda.

3. SOS nga Brukseli! Më 26 – 27 Qershor Kryeministri Rama ishte në Bruksel ku takoi « të mëdhenjtë » e BE-së e të NATO-s. Ra në sy se më shumë u fol për tensionet në veri të Kosovës. Pa asnjë mesazh të ri, se një ditë më parë ishin ministrat e jashtëm në Luksemburg me thirje dhe paralajmërime serioze. Në fakt, këto janë rikonfirmim i pozitës mjerane të diplomacisë europiane, pasojë e qasjes së saj të gabuar që Beogradin e « trajtojnë si të nënës, ndërsa Prishtinën si të njerkës » Me politikën e dështuar qetësuese, me synimin naiv për ta mbajtur Beogradin larg Rusisë dhe duke i kërcitur kërbaçin Kosovës. Në fakt, prononcimet e tyre ishin  një SOS, thirje për ndihmë nga Shqipëria dhe Rama. Ndonëse ky i fundit nuk ka ndonjë rol dhe ndikim të qenësishëm, e ca më pak besueshmëri politike në këtë mes, si pasojë e qëndrimeve të gabuara ndaj Prishtinës, avokatisë së pajustifikuar për Beogradin e deri te dërgimi i draftit për Asociacionin pa asnjë lloj komunikimi, le më pastaj konsultimi  me homologun e tij, Kurti. E njëjjta gjë mund të thuhet dhe për propozimin e tij për mbajtjen e një Konference ndërkombëtare e cila nuk do të sille asgjë. Sepse siç kemi nënvizuar më parë, atje mungon komponenti kryesor, fryma dhe predispozicioni që dhe BE-ja ka dështuar t’i krijojë.

Gjithsesi, thirrja SOS e Brukselit dhe ” futja në fushën e lojës” e Ramës” janë me shumë dobi politike për këtë të fundit, për ta kthyer atë artificialisht në protagonist të zgjidhjes së ngërçit në dialogun Serbi – Kosovë. Përfitime të tjera për të do të jenë shkëputja e vëmendjes publike të brendshme dhe të jashtme nga telashet e mëdha brenda vendit; shkeljet dhe parregullsitë e zgjedhjeve të 14 Majit,  çështja Bejleri me Greqinë, muxhahedinët që na kanë mbetur keq në derë, projekt ligjet që bien ndesh me BE-në, skandalet dhe arrestimet e bujshme që tani ia nxorrën bojën dhe tezës mbi «  përgjegjësinë personale” etj. Natyrisht ato janë përmendur në intimitetin europian, por të kishin thënë dhe një fjalë të vetme për publikun e jo çdo gjë «  business as usual » Sa për Brukselin, ai kësisoj ” rrethon Prishtinën me vendin vëlla” dhe fiton kohë sipas parimit ” shtyje ta shtyjmë” derisa të mbarojnë zgjedhjet e reja në Amerikë dhe Europë më 2024 dhe gjithçka midis Beogradit dhe Prishtinës të rifillojë nga  Zero ose nga minusi.

 4. Sanksione, mbështetje dhe deklarata!

 Këto ishin tri mesazhet kryesore të Samitit të BE-së në Bruksel më 29 – 30 Qershor. Vazhdimësi e mbështetjes për Ukrainën, rikonfirmimi i dënimit të  agresionit rus dhe përpunimi i masave të tjera ligjore kundër tij, dalja me një qëndrim të përbashkët ndaj Kinës, forcimi i ekonomisë dhe mbrojtjes  europiane dhe të tjera. Sa i takon Kosovës dhe Serbisë, asgjë më shumë nuk pritej nga ky Samit, veç përsëritjes së 4 kërkesave të tij të parashtruara në Deklaratën e datës 3 Qershor 2023.

/Argumentum.al

© 2023 Argumentum

Related- Posts

Beograd, 15. avgusta 2019 - Ministar spoljnih poslova Ivica Dacic sastao se danas sa ministrom spoljnih poslova Japana Taroom Konom. FOTO TANJUG / SAVA RADOVANOVIC / bb
JO VETEM LAJM

Daçiç kërcënon me pretendime territoriale ndaj Kosovës: “Një ditë, flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren”

11 Tetor, 2026
Bota

Marrëveshja Trump–Putin për karburantet ruse shkakton shqetësim në Evropë, Zelensky kundërshton

10 Tetor, 2026
EKONOMI

Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

9 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Trump njofton armëpushim energjetik mes Rusisë dhe Ukrainës, Zelensky thotë se nuk ishte në dijeni

11 Tetor, 2026

Cilët janë “miqtë” (armiqtë) që Edi Rama i solli Shqipërisë?!

11 Tetor, 2026
This handout photograph posted on @news_kremlin, the Telegram channel of the Russian presidential press office, on October 8, 2026, shows Russia's President Vladimir Putin and former German chancellor Gerhard Schroeder shaking hands during the celebration of the Russian leader's 74th birthday at an undisclosed location. (Photo by Handout / RUSSIAN PRESIDENTIAL PRESS OFFICE / AFP) / RESTRICTED TO EDITORIAL USE - MANDATORY CREDIT "AFP PHOTO / Russian presidential press office" - HANDOUT - NO MARKETING NO ADVERTISING CAMPAIGNS - DISTRIBUTED AS A SERVICE TO CLIENTS

SPD kërkon përjashtimin e Gerhard Schröderit për lidhjet me Putinin

11 Tetor, 2026

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

11 Tetor, 2026

Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

11 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.