• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
7 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të Izraelit, Ohad Kaynar, me rastin e paraqitjes së kredencialeve

    Ministri Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

    Rama: Progresraporti i KE-së përcakton një rrugëtim të ri, fati europian i Shqipërisë është në duart tona

    Paketa e Zgjerimit 2026/ Shqipëria vlerësohet për përparimin në negociata, objektivi mbetet viti 2027

    epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL

    Kryeministri Rama: Shqipëria merr vlerësimin më të lartë ndonjëherë në raportin e progresit të Komisionit Europian

    Rama në Bruksel: Negociatat me BE-në synohen të përmbyllen në fund të vitit 2027, ndërsa anëtarësimi në 2030 mbetet i pasigurt

    Erion Veliaj publikon letër nga burgu, akuzon Ramën për presion politik

    Ministri Hoxha: Përmbyllja e negociatave me BE-në deri në dhjetor 2027, prioritet i diplomacisë shqiptare

    Presidenti Begaj dekreton ligjin për ndarjen e re territoriale, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

    Bërvenicë: Arkin Jahiji i AKI-së fiton zgjedhjet, mposht kandidatin e VMRO-DPMNE-së me 265 vota diferencë

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

    Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home INTERVISTË

Florian Bieber: Zgjedhjet në Kosovë, fati varet nga koalicionet

4 Tetor, 2019
in INTERVISTË, ME TE LEXUARAT
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Eksperti i Ballkanit, Florian Bieber mbi zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë, shanset e dialogut me një qeveri të re të Kosovës dhe shenjat se BE do të emërojë një dërguar të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi në të ardhmen.
Deutsche Welle: Më 6 tetor Kosova voton për parlamentin e ri. Si mendoni, do ta nxjerrin këto zgjedhje Kosovën nga stanjacioni?

Florian Bieber: Natyrisht i shoh si të rëndësishme këto zgjedhje, ato po zhvillohen para kohe, por ndoshta janë zgjedhje që nuk do ta nxjerrin qartë në pah një drejtim të caktuar, se në radhë të parë bëhet fjalë për orientimin e brendshëm politik në Kosovë në të ardhmen, në kuptimin se sa do të jetë në gjendje të dominojë edhe më tej PDK-ja, partia që ka qenë që para pavarësisë dominante në Kosovë. Kjo është çështja që vendosin këto zgjedhje, ndërsa lidhur me temën e dialogut, Kosovë-Serbi, zgjedhjet ndoshta hapin perspektiva të reja, por nuk shoh ndonjë ndryshim të madh kursit. Nëse kjo bëhet, atëherë më shumë si rezultat i krijimit të koalicioneve, se sa nga vetë zgjedhjet.

Doganat 100% me Serbinë mbetën në fuqi, megjithë thirrjet e BE-së, qeveria e Kosovës kërkon që Serbia të ndalë fushatat kundër shtetit të Kosovës, për heqjen e tyre. Çfarë ndryshimi mund të sjellin zgjedhjet në këtë drejtim?

Mendoj, se mund të priten lëvizje në këtë drejtim, sepse jo të gjithë partitë angazhohen në të njëjtën masë për ruajtjen e doganave. Tani bëhet fjalë më shumë, se çfarë zgjidhje mund të gjendet, që qeveria e re të jetë në gjendje ta pezullojë vendosjen e doganave, pa e pranuar si humbje apo dështim këtë. Kjo do të varet shumë edhe nga ajo, se si BE-ja e re do të iniciojë dialogun. Mendoj, se BE duhet të dërgojë një sinjal të qartë dhe të thotë; ne kemi nevojë në fillim për masa që mundësojnë krijimin e besimit mes Kosovës dhe Serbisë.

Por a nuk duket se pikërisht BE ka arritur limitet e saj të ndërmjetësimit…dialogu ka kohë që ka ngrirë….

Po vërtet, dialogu në këtë format siç ishte ka arritur në limitet e tij. Mënyra dhe ashtu si u zhvillua dialogu nuk ishte produktive, edhe ajo që e drejtoi dialogun nuk ishte produktive, Federica Mogherini në fund nuk ishte në gjendje ta drejtonte dialogun. Natyrisht që kjo nuk varet vetëm nga BE, por edhe nga dy aktorët pjesëmarrës. Si qeveria e Kosovës edhe ajo e Serbisë, mendoj se nuk kishin qëllim vërtet serioz për zhvillimin e dialogut. Këtë nuk mund ta zgjidhë me shkop magjik BE, por ajo mund të krijojë parametrat e të thotë, një dialog ka nevojë për vullnet të mirë dhe ka nevojë për gjeste çtensionimi.

Thatë se ky format i dialogut ka arritur limitet e tij, cili do të ishte formati i përshtatshëm?

Një format i ri do të thotë takime më intensive, punë më intensive për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, jo takime sporadike si në të shkuarën. Por edhe vendosjen e qartë të vijave të kuqe, që do të thotë përjashtimin e vendosjes së kufijve të rinj, kjo është e rëndësishme. Tjetra kemi nevojë për ngritjen e besimit, që do të thotë të ndalen provokimet e konflikteve si nga pala serbe edhe kosovare, siç i kemi parë në të shkuarën, këtu BE duhet të përdorë pushtetin e saj. Për shembull të thotë, janë të papranueshme bllokimet që i bëri Serbia anëtarësimit të Kosovës në Interpol apo në Unesco.

Vuçiç ka thënë disa herë, se Serbia nuk mund të humbasë gjithçka, dhe Kosova t’i fitojë të gjitha, si mendoni ju, çfarë do ta sillte atë deri aty sa të thoshte ndoshta fjalinë më të famshme të shekullit për Ballkanin, e pranojmë shtetin e Kosovës, ndoshta nuk jo njohje, por e pranojmë, cili do të ishte ky “deal”, viti 2018 ishte nën shenjën e ndryshimit të kufijve…

Problemi është mendoj, se Vuçiç nuk është në gjendje dhe nuk e do vërtet një marrëveshje, sepse ai vetë në Serbi qeveris në mënyrë jodemokratike. Ai e sheh dialogun si legjitimim të tij në rrafshin ndërkombëtar, e mendoj, se ai nuk është vërtet aq i interesuar për të. Për ta thënë këtë fjali, pra që e pranojmë pavarësinë e Kosovës, ai duhet të përgatiste në fillim popullin në Serbi për një hap të tillë. Por në vitet e fundit ne shohim vetëm, se është forcuar rëndësia e Kosovës për popullsinë serbe, që do të thotë, se më shumë njerëz se para 5- 6 vjetësh e shohin Kosovën si një temë të rëndësishme. E kjo është pasojë e retorikës së mediave, që janë të afërta me Vuçiçin. Pra, duket se ai nuk po e përgatit popullin e tij për një kompromis, por po e nxit më shumë në drejtimin e kundërt.

Mendoni se tema e ndryshimit të kufijve përfundimisht i përket së shkuarës?

Deri sa të ketë ardhur puna tek një zgjidhje apo një zgjidhje tjetër nuk mund ta përjashtosh, se mund të rishfaqet si temë. Mendoj, se ideja e këmbimit të territoreve jeton në përfytyrimin e shumë vetëve, sidomos në Serbi. E shoh si propozim negativ dhe jorealist, sepse nuk besoj që një gjë e tillë do të pranohej nga pala kosovare në një dialog serioz, kur është e qartë, se cilat janë alternativat e kësaj.

Si i shikoni shanset për iniciativa të reja me një ekip të ri të BE-së, mendoni se do të jetë problem që i ngarkuari i ri i BE-së, Joseph Borrell, që vjen nga një vend që nuk e njeh Kosovën? A mundet që një i dërguar i posaçëm ta kompensojë këtë?

Deri tani kam përshtypjen, se Borrell shumë pak është marrë seriozisht me këtë çështje. Mendoj se është i rëndësishëm një i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun dhe ka shenja se do të emërohet një i dërguar i tillë. Pyetja kryesore, është se kush do të jetë i ngarkuari apo e ngarkuara e posaçme për dialogun, pra me çfarë profili, me çfarë rëndësie, sepse ky i ngarkuar do të jetë në fund ai ose ajo që do të gjejë një format të ri e duhet t’i japë peshë atij. Për Borrell është e rëndësishme që ai ta mbështesë këtë, po ashtu edhe eurokomisioneri i zgjerimit. Ka ende gjëra të panjohura, dhe ende nuk kemi parë që BE ka një strategji për këtë, sigurisht është shumë herët.

Shumë vetë në Kosovë besojnë se gjërat lëvizin vetëm me dorën amerikane…

Sigurisht është e qartë, që një dialog i suksesshëm, funksionon në fund të fundit, nëse Shtetet e Bashkuara janë në anën e BE, ndryshe ka rrezik të madh, që të dyja palët të përpiqen t’i vënë kundër njëra-tjetrës BE e SHBA apo vetë vendet anëtare të BE. Këtë e përjetuam tek tema e ndryshimit të kufijve, ku të dyja palët u përpoqën të vinin kundër njëra-tjetrës shtetet anëtare dhe BE kundër SHBA.

Kosovarët presin liberalizimin e vizave, rinia ndjehet e izoluar, zhgënjimi është i madh, një satirë thotë, se liberalizimin do ta marrim në vitin 2076, a mund të kthehet ky zhgënjim në ushqim për radikalizime të tipit nacionalist?

Për fat të keq në Bashkimin Europian fryn tani një erë me drejtim të kundërt me atë që duhet për të ndërmarrë hapa për të integruar më shumë vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe kjo përfshin edhe lirinë e lëvizjes pa viza. Për mua ky është një gabim i madh i i Bashkimit Europian, që nuk ishte në gjendje ta miratonte liberalizimin e vizave. Por duket shumë e vështirë për BEt ë arrijë një politikë të tillë sepse disa vende janë qartësisht kundër. Nuk varet vetëm nga Kosova, por nga ana tjetër një qeveri e stabilizuar e serioze mund t’i reklamojë më mirë mesazhet e saj. Natyrisht sa më e gjatë të mbahet e bllokuar Kosova, qoftë për dialogun, qoftë për mosnjohjen, aq më shumë njerëzit do të shikojnë të gjejnë alternativa të tjera, e shpesh këto alternativa janë nacionaliste. Gjendja e status-quosë çon drejt një dinamike negative të zhvillimeve.

* Florian Bieber është profesor i politikës dhe historisë së Europës Juglindore në Universitetin e Grazit dhe drejtues i Qendrës Studimore për Studimet e Europës Juglindore të Universitetit të Grazit. – DW

Related- Posts

INTERVISTË

Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

26 Prill, 2026
INTERVISTË

Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

14 Mars, 2026
INTERVISTË

EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

4 Mars, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të Izraelit, Ohad Kaynar, me rastin e paraqitjes së kredencialeve

6 Nëntor, 2026

Eric Wendt prezanton prioritetet e mandatit të tij si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

6 Nëntor, 2026

Ministri Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

6 Nëntor, 2026

Protesta qytetare nuk thahet! Mund të ngadalësohet rrjedha, por burimi mbetet i gjallë.

6 Nëntor, 2026

SHBA-ja paraqet plan për sigurinë evropiane në prag të bisedimeve për Ukrainën

6 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.