• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
2 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama: “Sulmi në Leipzig është akt agresioni rus kundër Gjermanisë dhe sigurisë së Evropës”

    Pesë vite pas “non grata”-s, Sali Berisha rikthehet në SHBA

    Hoxha nga Forumi Strategjik i Bledit: Zgjerimi e bën BE-në më të fortë dhe më të bashkuar

    Ministri Hoxha: Mbi 17 mijë tekste për fëmijët në diasporë, shqipja në themel të trashëgimisë sonë

    Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të ambasadores së re të Holandës

    Rama detajon sezonin e ri qeverisës: “Prania Besnike”, PasqyrAlbania dhe “Shqipëria Sociale”

    Shqipëria, ligj për njohjen dhe ushtrimin e të njëjtit profesion në vendet e BE-së

    Hoxha: Shqipëria nuk është dhe nuk mund të jetë pjesë e asnjë skenari destabilizues

    Presidenti Begaj pret ambasadoren e Belgjikës: Shqipëria vlerëson hapjen e Ambasadës në Tiranë

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Gjashtë deputetë të LDK-së votojnë kundër Bekim Sejdiut për president

    Zyrtare/ Bekim Sejdiu, kandidati konsensual për President të Kosovës

    Kurti: Mbi 1,500 të pagjetur, lufta për familjet e tyre ende nuk ka përfunduar

    A po bashkëpunon Shqipëria me Beogradin për destabilizimin e Malit të Zi?!

    Reagime ndaj nderimeve shtetërore për Mlladiqin në Serbi

    Gazeta malazeze “Vijesti”: Serbia dhe Shqipëria akuzohen për “veprimtari hibride” kundër Malit të Zi

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home POLITIKË

Forumi i XI Global Baku/ Presidenti Begaj: “Të stabilizojmë këtë botë të trazuar”

14 Mars, 2024
in POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Fjala e Presidentit Begaj në Forumin e XI Global Baku.

“Të stabilizojmë këtë botë të trazuar”

Azerbajxhan, Baku, 14 mars 2024

I nderuar President Aliyev,

Zonja dhe zotërinj,

Ju falënderoj për mikpritjen tuaj në Forumin Global të Bakut. Është nder dhe privilegj të jesh në prani të kolegëve të nderuar dhe mendjeve të ndritura. Do të doja të ndaja me ju disa mendime që lidhen me këndvështrimin e Shqipërisë mbi këtë botë të trazuar nga ndasitë.

Në një botë ku ndasitë duket se sa vijnë e thellohen nga dita në ditë, tema e forumit tonë nuk mund të ishte më urgjente. Jetojmë në një epokë me sfida të pashembullta: ndryshimet klimatike, paqëndrueshmëria politike, pabarazitë ekonomike, padrejtësitë sociale, dhe jo vetëm, janë çështje globale që nuk mund të trajtohen vetëm në nivel rajonal. Zgjidhja e tyre kërkon bashkëpunim. Prania jonë këtu, në zemër të Azerbajxhanit, shënjon një përkushtim të përbashkët tonin për të adresuar sfidat që janë më se urgjente, të cilat e kanë trazuar shoqërinë tonë globale.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme në kuadër të luftës që ende vazhdon në Ukrainë, e cila na e sjell në vetëdije brishtësinë e paqes dhe domosdoshmërinë për t’u bërë bashkë kundër agresionit.

Konflikti në pragun e Evropës ka sjellë në vëmendje rishikimin e përparësive lidhur me sigurinë e Bashkimit Evropian dhe fqinjëve të tij. Ky konflikt dëshmon rëndësinë e stabilitetit, nevojën për bashkëpunim të gjerë lidhur me politikat e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe rolin kritik të zgjerimit të BE-së në promovimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

Në këndvështrimin e Shqipërisë, si një aleate e palëkundur në NATO dhe një vend kandidat për antarësim në BE, pasojat e këtij konflikti dhe roli ynë në arkitekturën mbarë evropiane të sigurisë janë thelbësore.

Shqipëria, e gjendur në udhëkryqin e interesave të mëdha gjeopolitike, është më se e vetëdijshme për rëndësinë e stabilitetit dhe bashkëpunimit. Rrugëtimi ynë drejt anëtarësimit në BE nuk është vetëm një dëshmi e përkushtimit tonë ndaj vlerave demokratike, reformave ekonomike dhe shtetit të së drejtës, por, gjithashtu, një tregues i qartë i përkushtimit tonë për të kontribuar në mënyrë sa më të efektshme për sigurinë dhe prosperitetin e kontinentit evropian.

Përballë sfidave të ndryshme në ditët e sotme, përkushtimi i Shqipërisë ndaj vlerave dhe sigurisë evropiane është i palëkundur. Si anëtarë të NATO-s, kemi qëndruar krah për krah me aleatët tanë. Pjesëmarrja jonë në masat e marra nga NATO për mbrojtjen kolektive, si dhe gatishmëria jonë për të kontribuar në kuadër të konceptit strategjik të Aleancës për parandalimin dhe mbrojtjen, dëshmojnë qartë përkushtimin tonë ndaj sigurisë rajonale dhe evropiane.

Shqipëria, gjithashtu, është përpjekur të kontribuojë për stabilitetin duke përkrahur dialogun dhe diplomacinë. E kemi më se të qartë se rruga jonë drejt anëtarësimit në BE gërshetohet me sigurinë dhe stabilitetin e mbarë kontinentit.

Në kuadrin diplomatik, ne kemi patur një rol konstruktiv si një anëtar jo i përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ishte detyrë e vështirë në një kohë sfiduese, por reagimet nga partnerët dhe miqtë tanë ishin pozitive.

Gjithashtu, kemi bërë të mundur organizimin e disa takimeve të një rëndësie ndërkombëtare, si: Samiti BE-Ballkani Perëndimor, i mbajtur për herë të parë jashtë kufijve të BE-së, Samiti i Procesit të Berlinit, Samiti i Evropës Juglindore për Ukrainën dhe Samiti Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës, i cili në fokus të tij kishte integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria vazhdon përpara në rrugën e saj evropiane dhe ne e bëjmë këtë me bindjen se e ardhmja jonë qëndron në një Evropë dhe botë të paqtë, të qëndrueshme dhe të begatë. Ne mbetemi të përkushtuar për të kontribuar në stabilitetin e kontinentit tonë, duke mbështetur Ukrainën dhe duke punuar së bashku me partnerët tanë të BE-së dhe NATO-s me qëllim adresimin e sfidave që lidhen me garantimin e sigurisë në ditët e sotme. Në frymën e solidaritetit dhe bashkëpunimit, Shqipëria është e gatshme të japë ndihmesën e saj për garantimin e një fqinjësie të sigurt dhe të qëndrueshme evropiane, për të mirën e rajonit tonë dhe më gjerë.

Zonja dhe zotërinj,

Ndasitë me të cilat përballemi nuk janë vetëm midis kombeve, por edhe brenda tyre. Ato manifestohen në hendekun që krijohet midis të pasurve dhe të varfërve, të fuqishmëve dhe të pafuqishmëve, të përparuarve në teknologji dhe të prapambeturve. Ne duhet të përqafojmë një frymë bashkëpunimi, dialogu dhe sensibilitteti.

Stabilizimi i një bote të trazuar nga ndasitë nuk lidhet vetëm me adresimin e sfidave globale, por edhe me humanizmin tonë të përbashkët, vlerat tona të përbashkëta dhe të ardhmen tonë të përbashkët. Së bashku, ne duhet të ndërtojmë ura bashkëpunimi, të nxisim zhvillimin e qëndrueshëm dhe të promovojmë paqen dhe sigurinë. Udhëtimi ynë i përbashkët drejt shërimit fillon me hapat që ne ndërmarrim pikërisht sot.Ju falënderoj për vëmendjen!

/Argumentum.al

Related- Posts

POLITIKË

Kryeministri Rama: “Sulmi në Leipzig është akt agresioni rus kundër Gjermanisë dhe sigurisë së Evropës”

1 Shtator, 2026
POLITIKË

Pesë vite pas “non grata”-s, Sali Berisha rikthehet në SHBA

1 Shtator, 2026
POLITIKË

Hoxha nga Forumi Strategjik i Bledit: Zgjerimi e bën BE-në më të fortë dhe më të bashkuar

1 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kryeministri Rama: “Sulmi në Leipzig është akt agresioni rus kundër Gjermanisë dhe sigurisë së Evropës”

1 Shtator, 2026

Përshkallëzim Berlin–Moskë: Gjermania akuzon Rusinë për sulmin me dron në Leipzig, Moska paralajmëron kundërpërgjigje

1 Shtator, 2026

Deklarata e Bishkekut: OBSH për një rend të ri ndërkombëtar

1 Shtator, 2026

94 ditë protestë, tensione me policinë para Kryeministrisë: Protestuesit kërkojnë qeveri tranzitore

1 Shtator, 2026

Pesë vite pas “non grata”-s, Sali Berisha rikthehet në SHBA

1 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.