Gjiganti rus i energjisë “Gazprom” ka vendosur të ndahet nga filiali i tij gjerman “Gazprom Germania”, një hap që i ka habitur të gjithë analistët e industrisë, njoftoi sot kompania në Telegram.
“Gazprom Germania” është një filial në pronësi të plotë të “Gazprom”, dhe shumica e anksioneve zotërohet nga shteti rus.
Nga ana e tij, “Gazprom Germania” zotëron kompani të tjera në industrinë gjermane të gazit, duke përfshirë furnizuesin e gazit “Wingas”, operatorin e magazinimit të gazit “Astora” dhe një pakicë aksionesh në kompaninë e transportit të gazit “Gascade”.