• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
12 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Gjermani: Sfidat e Friedrich Merz në politikën e jashtme

20 Mars, 2025
in Bota, JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e ardhshme gjermane do të ketë shumë liri veprimi financiar falë huave të reja. Por Gjermaninë e presin sfida të mëdha në politikën e jashtme, pothuajse të gjitha lidhen me Donald Trump.

“Të gjithë i kanë sytë nga Gjermania këto ditë. Ne kemi një detyrë në Bashkimin Evropian dhe në botë që shkon shumë përtej kufijve të vendit tonë dhe mirëqenies së popullit tonë,” tha së fundmi kreu i CDU-së, Friedrich Merz në Bundestag për të justifikuar borxhet e reja të mëdha që u miratuan më pas në parlament. Për Merz ato janë të nevojshme për t’u përballur me sfidat, veçanërisht në aspektin e sigurisë dhe politikës së jashtme.  Po cilat janë sfidat më të rëndësishme?

Marrëdhënia transatlantike

Friedrich Merz është në të vërtetë një transatlantik thellësisht i bindur. Për dhjetë vjet ai drejtoi “Atlantikbrücke” – organizatën jopartiake Ura e Atlantikut, që promovon marrëdhëniet amerikano-gjermane. Por me fillimin e mandatit të dytë të Donald Trump në detyrë, besimi i Merz në një partneritet të ngushtë gjermano-amerikan është lëkundur fort. “Jam i tronditur nga Donald Trump”, tha ai pasi Trump i dha një pjesë të fajit Ukrainës për luftën. Dhe po aq i tronditur u tregua edhe pasi Trump dhe zëvendëspresidenti J.D. Vance poshtëruan publikisht presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë. Gjermania ka pasur një reputacion të keq tek Trump që nga koha e kancelares Angela Merkel (CDU), jo vetëm për shkak të politikës së hapur të Merkelit për refugjatët, të cilën Trump e urrente. Edhe nëse Merz distancohet vazhdimisht politikisht nga Merkel, një takim personal midis Merz dhe Trump nuk do të ishte i lehtë. Ende nuk është planifikuar ndonjë takim i tillë.

Lufta e Ukrainës

Përpjekjet e Donald Trump për paqen në Ukrainë i kanë bërë evropianët thjesht spektatorë. Presidenti amerikan po negocion drejtpërdrejt me presidentin rus, Vladimir Putin. As presidenti ukrainas Zelenskyj nuk ka ndikim të drejtpërdrejtë në bisedime. Nëse vjen puna tek një marrëveshje paqeje që mund të rezultojë në një paqe të diktuar për Ukrainën, gjermanëve dhe evropianëve në BE ndoshta do t’u mbetej vetëm roli i sigurimit të paqes. Kancelari i ardhshëm, Merz që tani po kërkon një paketë shtesë mbështetjeje për Ukrainën me vlerë të paktën tre miliardë euro, gjë që nuk duhet të jetë problem falë lehtësimit të kritereve për marrjen e borxhit që tanimë u miratuan.

Megjithatë, Gjermania do duhet të marrë shuma dukshëm më të mëdha, nëse mungesa e ndihmave nga SHBA do të kompensohej nga evropianët. Ndërkohë, dorëzimi i raketave me rreze të gjatë Taurus në Ukrainë, ide e përkrahur  nga Merz, mbetet i diskutueshëm. SPD e ka refuzuar gjithmonë këtë nën kancelarin ende në detyrë Olaf Scholz. Do të jetë interesante të shihet se si do të reagojë SPD ndaj kësaj si partnere e vogël e koalicionit të ardhshëm.

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Për shkak se Merz ka dyshime nëse SHBA nën Trump ende do të vazhdojë të respektojë detyrimin e  NATO-s për të ofruar ndihmë, në mbrëmjen e zgjedhjeve, Merz tha, se për të ka “përparësi absolute” që evropianët “të arrijnë vërtet pavarësinë nga SHBA” sa më shpejt të jetë e mundur. Ndërkohë, Merz ka marrë mbështetje nga Bundestagu jo vetëm për deklaratën e famshme “Çfarëdo që të duhet” për riaftësimin e ushtrisë gjermane. Ai gjithashtu do bashkëpunim të ngushtë për mbrojtjen mes evropianëve.

Merz dëshiron të bisedojë me fuqitë bërthamore evropiane, Francën dhe Britaninë e Madhe, nëse dhe si mund të përfitojnë Gjermania dhe Evropa nga mbrojtja e tyre bërthamore. Kjo nuk do të jetë e lehtë. Të dy shtetet nuk kanë gjasa të jenë të gatshëm të ndajnë arsenalet e tyre bërthamore aq lehtë. Ka edhe rezerva brenda BE-së për më shumë bashkëpunim ushtarak. Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban mban kontakte të mira me Vladimir Putin dhe refuzon të mbështesë Ukrainën.

Bashkimi Evropian

Friedrich Merz e ka akuzuar rregullisht qeverinë aktuale nën kancelarin e SPD, Olaf Scholz, se e ka dobësuar bashkëpunimin evropian. Mbi të gjitha, kanë vuajtur marrëdhëniet me partneret më të ngushta Francën dhe Poloninë, sipas Merz, i cili dëshiron ta ndryshojë këtë. Por nuk do të jetë aq e lehtë. Presidenti francez Emmanuel Macron ka vështirësi politike brenda vendit. Pas vitesh nën qeverinë nacionaliste të krahut të djathtë të PiS, Polonia ka përsëri një udhëheqje miqësore me Evropën nën ish-presidentin e Këshillit të BE-së, Donald Tusk. Por aktualisht nuk ka lidhje të ngushtë as me Parisin dhe as me Varshavën. Edhe në BE momenti i mëparshëm i një hovi evropian nuk është më. Populistët e krahut të djathtë janë në rritje pothuajse kudo dhe integrimi evropian nuk është më një sukses i sigurt.

Politika tregtare

Ndërkohë këmbanat e Trumpit për vendosjen e tarifave të importit për mallrat evropiane dëgjohen rregullisht, ai herë i shtyn, herë i përsërit ato, dhe Evropa nuk e di se çfarë vjen në të ardhmen. E sigurt është se kohët po bëhen më të vështira për tregtinë transatlantike. Dhe Gjermania, si një vend eksportues goditet veçanërisht rëndë nga kjo. Prej dy vjetësh ekonomia gjermane është në recesion. BE-ja është përgjegjëse për tregtinë transatlantike, Gjermania nuk mund të veprojë e vetme këtu. Megjithatë, Brukseli ka të ngjarë të këmbëngulë që mosmarrëveshja tregtare të mospërshkallëzohet në një luftë tregtare, në të cilën të gjithë do të humbisnin.

Kina

Si rrugëdalje nga konflikti tregtar me Trump, disa politikanë në Berlin dhe Bruksel duan të përqendrohen më shumë në biznesin me Kinën përsëri. Por ky biznes nuk po shkon më si më parë, kur eksportuesit gjermanë kishin fitime të jashtëzakonshme atje. Makinat gjermane, për një kohë të gjatë hite të eksporteve në Kinë, tani nuk e kanë më atë pozicion. Vetë Kina tani ofron makina elektrike të lira dhe i shet ato me sukses në BE. BE-ja, nga ana e saj e mbyll tregun e saj kundër makinave elektrike kineze. Edhe këtu, Gjermania, si një vend i orientuar drejt eksportit, duhet të përpiqet të sigurojë që kufizimet në tregtinë me Kinën të mos shkojnë shumë larg. Një sfidë tjetër do të jetë që Donald Trump do të përpiqet të marrë evropianët në anën e tij në trajtimin e Kinës rivale. Nga ana tjetër, kjo u jep evropianëve leva në dorë ndaj Trumpit.

Konflikti në Lindjen e Mesme

Qeveria federale është në një pozitë veçanërisht të vështirë këtu: Siguria e Izraelit është veçanërisht e rëndësishme për çdo qeveri gjermane, si rrjedhojë e mësimeve nga historia e nacionalsocializmit e ideologjia naziste që çoi në  vrasjen e miliona hebrenjve. Nga ana tjetër, politikanët gjermanë i kanë kritikuar vazhdimisht veprimet e ashpra të Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës si joproporcionale. Qeveria federale është gjithashtu në dilemë për shkak të një urdhër-arresti nga Gjykata Penale Ndërkombëtare kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i dyshuar për krime lufte në Rripin e Gazës. Gjermania mbështet gjykatën penale dhe duhet të arrestojë Netanyahun, nëse ai viziton Gjermaninë. Megjithatë, Friedrich Merz ka konfirmuar se kjo në asnjë rrethanë nuk do të ndodhë nën drejtimin e tij si kancelar.

Mbrojtja e klimës

Të Gjelbrit, të cilët janë ende në qeveri, siguruan që mbrojtja e klimës në Gjermani të marrë shumë më shumë para dhe që neutraliteti i klimës të përfshihet në Ligjin Themelor (kushtetuta gjermane, shën.red.) deri në vitin 2045 – por gjërat janë të ndryshme në nivel global: Donald Trump jo vetëm që e nxori vendin e tij nga të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare për mbrojtjen e klimës menjëherë pas marrjes së detyrës, por edhe kompani të mëdha amerikane e kanë ndjekur atë: gjigandët e investimit si Blackrock, J.P. Morgan dhe Goldman Sachs i kanë thënë lamtumirë projekteve proklimatike. Ka për të qenë shumë më e vështirë për qeverinë gjermane të mbetet e përkushtuar ndaj mbrojtjes së klimës dhe të avancojë projektet e klimës në nivel ndërkombëtar./DW

Related- Posts

Bota

Trump njofton armëpushim energjetik mes Rusisë dhe Ukrainës, Zelensky thotë se nuk ishte në dijeni

11 Tetor, 2026
This handout photograph posted on @news_kremlin, the Telegram channel of the Russian presidential press office, on October 8, 2026, shows Russia's President Vladimir Putin and former German chancellor Gerhard Schroeder shaking hands during the celebration of the Russian leader's 74th birthday at an undisclosed location. (Photo by Handout / RUSSIAN PRESIDENTIAL PRESS OFFICE / AFP) / RESTRICTED TO EDITORIAL USE - MANDATORY CREDIT "AFP PHOTO / Russian presidential press office" - HANDOUT - NO MARKETING NO ADVERTISING CAMPAIGNS - DISTRIBUTED AS A SERVICE TO CLIENTS
Bota

SPD kërkon përjashtimin e Gerhard Schröderit për lidhjet me Putinin

11 Tetor, 2026
Beograd, 15. avgusta 2019 - Ministar spoljnih poslova Ivica Dacic sastao se danas sa ministrom spoljnih poslova Japana Taroom Konom. FOTO TANJUG / SAVA RADOVANOVIC / bb
JO VETEM LAJM

Daçiç kërcënon me pretendime territoriale ndaj Kosovës: “Një ditë, flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren”

11 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Trump njofton armëpushim energjetik mes Rusisë dhe Ukrainës, Zelensky thotë se nuk ishte në dijeni

11 Tetor, 2026

Cilët janë “miqtë” (armiqtë) që Edi Rama i solli Shqipërisë?!

11 Tetor, 2026
This handout photograph posted on @news_kremlin, the Telegram channel of the Russian presidential press office, on October 8, 2026, shows Russia's President Vladimir Putin and former German chancellor Gerhard Schroeder shaking hands during the celebration of the Russian leader's 74th birthday at an undisclosed location. (Photo by Handout / RUSSIAN PRESIDENTIAL PRESS OFFICE / AFP) / RESTRICTED TO EDITORIAL USE - MANDATORY CREDIT "AFP PHOTO / Russian presidential press office" - HANDOUT - NO MARKETING NO ADVERTISING CAMPAIGNS - DISTRIBUTED AS A SERVICE TO CLIENTS

SPD kërkon përjashtimin e Gerhard Schröderit për lidhjet me Putinin

11 Tetor, 2026

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

11 Tetor, 2026

Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

11 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.