Pjesëmarrës në Samitin e katërt euro-arab që u mbajt në Athinë, kryeministri shqiptar, Edi Rama deklaroi se Shqipëria është e rrezikuar nga terrorizmi, pasi hapi kufirin për mijëra iranianë që kërkuan strehim në Shqipëri për të shmangur përndjekjen nga regjimi i Teheranit.
“Kjo është ajo që Shqipëria ka bërë gjithmonë”, tha ai.
“Kështu kemi vepruar në edhe në Luftën e Dytë Botërore me hebrenjtë.
Ne dolëm nga lufta me një numër më të madh hebrenjsh sesa kishim në fillim. Nuk u dorëzuam asnjë të vetëm nazistëve”.
Duke folur për ndërvarësinë mes BE-së dhe botës arabe, Rama vuri në dukje se sulmet ndaj Aramco treguan këtë varësi dhe shtoi se 60% e energjisë së Europës vjen nga vendet arabe.
“Ne kemi shumë për të mësuar nga bota arabe. Kultura është një fushë tjetër bashkëpunimi “, tha Rama.