Rezoluta 2758 e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së pohon qartas që Tajvani është pjesë e Kinës dhe parimi i “një Kine” është i padiskutueshëm, thanë të hënën përfaqësues të shumtë në OKB në një takim përkujtimor për 80-vjetorin e rikthimit të Tajvanit në Kinë dhe autoritetin e kësaj rezolute historike.
Rezoluta 2758, që u miratua me një shumicë dërrmuese më 25 tetor 1971, në sesionin e 26-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, “vendos t’i rikthejë të gjitha të drejtat e saj Republikës Popullore të Kinës dhe të njohë përfaqësuesit e Qeverisë së saj si të vetmit përfaqësues të ligjshëm të Kinës në Kombet e Bashkuara dhe të dëbojë menjëherë përfaqësuesit e Çan Kai Shekut nga vendi që ata zënë në mënyrë të paligjshme në Kombet e Bashkuara dhe në të gjitha organizatat e lidhura me të.”
“Procesi i publikimit të rezolutës dëshmon plotësisht që parimi i ‘një Kine’ simbolizon drejtësinë ndërkombëtare dhe vullnetin e popullit dhe pasqyron plotësisht zbatimin e pandalshëm nga bashkësia ndërkombëtare të këtij parimi,” tha Fu Cong, përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB. “Është padituri e madhe të thuash që Rezoluta 2758 e OKB-së nuk ka të bëjë me Tajvanin,” shtoi ai./CGTN





























































