Sikundër pritej ish-presidenti Ilir Meta, një ditë pasi la detyrën, është rikthyer në politikën aktive, duke bërë viziten e parë në selinë e LSI-së duke u pajisur së pari me karten e anëtarësisë së kësaj partie të cilen e dorëzoi 5 vite më parë kur mori detyren si kreu i shtetit. Ndonëse u shpreh për mediet se nuk do të marrë drejtimin e LSI, Z.Meta theksoi se do t’i bashkohet siç tha ai, triumfit të referendumit të 2 marsit që është sovraniteti i Republikës së Shqipërisë e i përket popullit.
Ja që nuk ka vetëm 24 korrik, por ka edhe 25 korrik,. Një ditë e re një agim i ri edhe një rrugë e re. Erdha sot këtu sepse kisha pak nostalgji për këtë dokumentin e LSI-së edhe sepse jam krenar që kam krijuar në 2004 një forcë politikë për të shpëtuar integrimin evropian që mbahte peng nga PS. Falë atij angazhimi të jashtëzakonshëm të LSI-së u bë rrotacioni që kleptokracia humbi ato mandate. Falë atij rrotacioni Shqipëria firmosi marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit”, tha Meta. Meta deklaroi sot se ka ardhur momenti për një transformim të sistemit në vend, dhe ka ardhur momenti që populli i jashtëzakonshëm i 2 marsit të nisë rrugën e tij, të shumëfishohet ditë pas dite dhe sa më shpejt të triumfojë referendumi si e vetmja rrugë si e vetmja mënyrë që do të vendosë nën kontroll këtë klasë politike të papërgjegjshme.
“Jam i sigurtë që kjo gjë që do të ndodhë shumë shpejt dhe jam absolutisht i bindur që referendumi i ka munguar popullit që nga viti 1998 kur vetë populli e vendosi këtë mundësi të ushtrimit të sovranitetit në Kushtetutë. Referendumi do të jetë shpata e Demokleut me të gjithë uzurpatorët dhe tradhtarët, Esat Pashë të ri të këtij vendi që kanë vënë në diskutim sovranitetin e vendit edhe interesat kombëtare të vendit dhe që i ngulin thika pas shpinë në mënyrë sistematike edhe shpejtësisë së Kosovës dhe interesave të shqiptareve kudo janë”, tha ai.
Duke folur për konventën e LSI-së, Meta tha se “fjalën time do ta filloj me llogaridhënie lidhur me këto 5 vite në rolin e Presidentit sepse nëse u bëra president u bëra për shkak të LSI”.
I pyetur nëse do të marrë drejtimin e LSI-së apo do të krijojë një forcë të re politike, Meta u shpreh se “nuk jam këtu për të marrë drejtimin e LSI-së, sepse këtë drejtim e lashë me vullnet të lirë dhe me ndërgjegje të lirë përpara 5 viteve.”
“Unë jam këtu për të sjellë mesazhin e popullit 2 marsit pjesë e të cilës ka qenë edhe LSI dhe për t’u bashkuar të gjithë së bashku në triumfin e mesazhit të 2 marsit dhe triumfin i 2 marsit është: “Sovraniteti i Republikës së Shqipërisë i përket popullit” dhe populli shqiptar ka ardhur momenti ta ushtrojë drejtpërdrejt dhe kjo do bëhet e mundur në mënyrë të padiskutueshme”, theksoi Meta.
/Argumentum.al