• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
4 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama në Itali, merr pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”

    Presidenti Begaj pret ambasadoren Walt: Mirëpresim rritjen e investimeve zvicerane në Shqipëri

    Kryeministri Rama prezanton “Flamingo Mirror”: Transparencë e plotë për Sazanin dhe Nartë-Pishë Poron

    Tirana në krah të Berlinit: Hoxha dënon luftën hibride ruse në Evropë

    Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala jep dorëheqjen

    Presidenti Begaj pret ambasadoren e re të BE-së: “Besoj se Shqipëria do të jetë anëtare e BE-së deri në fund të mandatit tuaj”

    Kryeministri Rama: “Sulmi në Leipzig është akt agresioni rus kundër Gjermanisë dhe sigurisë së Evropës”

    Pesë vite pas “non grata”-s, Sali Berisha rikthehet në SHBA

    Hoxha nga Forumi Strategjik i Bledit: Zgjerimi e bën BE-në më të fortë dhe më të bashkuar

  • SOCIALE / KULTURË

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Gjashtë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit mes Kosovës dhe Serbisë

    Grenell dhe ngërçi politik në Kosovë

    Gjashtë deputetë të LDK-së votojnë kundër Bekim Sejdiut për president

    Zyrtare/ Bekim Sejdiu, kandidati konsensual për President të Kosovës

    Kurti: Mbi 1,500 të pagjetur, lufta për familjet e tyre ende nuk ka përfunduar

    A po bashkëpunon Shqipëria me Beogradin për destabilizimin e Malit të Zi?!

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Ish kryeministri Berisha shpallet “non-grata” nga Mbretëria e Bashkuar

22 Korrik, 2022
in JO VETEM LAJM, NGJARJE, POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka pohuar sot para mediave, se emri i tij është në listën e personave të sanksionuar një ditë më parë nga qeveria britanike.

“Disa orë pasi Edi Rama dha lajmin, jam njoftuar me një letër se Sekretari i Brendshëm ka marrë vendimin për moslejimin tim për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar me arsyetimin se keni lidhje me kriminelë dhe jeni gati t’i përdorni këto lidhje për politikë, tha Berisha ditën e sotme duke njoftuar vete shpalljen e tij “non ngrata” nga Mbreteria e Bashkuar.

Berisha lexoi letrën e marrë nga sekretari i brendshëm britanik, i cili i ndalon atij hyrjen në Britani, ndërsa zbuloi edhe arsyet e këtij vendimi.

Lidhje me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë si edhe korrupsion për pasurimin e tij dhe njerëzve pranë tij, ishin dy arsyet që cuan në vendimin e qeverisë britanike, të cilat Sali Berisha i lexoi për mediat.

Ashtu si me SHBA, Berisha tha se vendimi i qeverisë britanike, është në vazhdën e shpifjeve për interesa të të njëjtit grup, që ka sponsorizuar edhe vendimin e Sekretarit Blinken, të bazuar në shpifje dhe lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe multimiliardierit George Soros dhe se do të konsultohet me avokatët e tij për hapat që do të ndjekë.

Deklarata e z.Berisha para gazetarëve

“Disa orë pasi Edi Rama dha lajmin për vendimin që do të merrte qeveria e Mbreteria e Bashkuar, jam njoftuar me një letër se, Home Secretary ka marrë vendimin për moslejimin e hyrjes sime në MB me arsyetimin.

1. Se ju keni lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në MB dhe, se ju jeni i gatshëm t’i përdorni këto lidhje për të avancuar ambiciet tuaja politike, dhe

2. Për korrupsion dhe pasurimin tim, dhe rretheve të njerëzve pranë meje, ku si shembull përmendet ish këshilltari për zgjedhjet Damir Fazlliç, të cilin sipas vlerësimit të tyre, unë e kam mbrojtur kur, kundër tij kanë dalë prova inkriminuese.

Ndonëse, ashtu si thotë ky vendim, është konfidencial dhe, ndonëse përfaqësuesit e MB në Tiranë kane deklaruar se nuk do të publikojne emrat, unë kam marrë vendimin t’a bëj publik për qytetarët shqiptarë, para të cilëve unë kam qenë gjithnjë i vërtetë, me të mirat dhe gabimet, kam luftuar gjithnjë në mbrojtje të interesit të tyre, ashtu siç e kam vlerësuar unë.

Në lidhje me këtë vendim dua të sqaroj sa vijon:

1. Ky vendim është në vazhdën e shpifjeve për interesa të të njëjtit grup, që ka sponsorizuar edhe vendimin e Sekretarit Blinken, të bazuar në shpifje dhe lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe multimiliardierit George Soros. Unë kam qenë në dijeni të përpjekjeve të diplomatëve të Departamentit të Shtetit, që partnerët ndërkombëtarë t’i bashkangjiten vendimit të tyre, absolutisht pa asnjë bazë, me qëllim rritjen e presionit ndaj meje dhe justifikimin e vendimit të tyre bazuar në shpifje.

Por, një gënjeshtër, sado të përsëritet mund të bëhet e besueshme, por kurrë e vërtetë dhe asnjë fuqi në botë nuk do të jetë në gjendje të më detyrojë që të pranoj gënjeshtrën për të vërtetë, apo t’i nënshtrohem mashtrimit, për të cilin me prova, këto muaj, kam argumentuar se nuk synon skajimin e Sali Berishës, por kthimin e Shqipërisë në një vend pa opozitë, së cilës i rripet çdo pasuri, e nga e cila shqiptarët ikin nga sytë këmbët. Kjo synon mbajtjen në pushtet të një qeverie, me e korruptuara në Europë, e cila, duke dhunuar votën e qytetarëve, ka rivendosur në vend monizmin e plotë dhe vjedh e sakrifikon Shqipërinë e shqiptarët, e çon shtetin në falimentim për të blerë e mbajtur pushtetin.

Sikundër ritheksoj edhe një herë, se në momentin e parë që qeveria e Mbreterise se Bashkuar, ose çdo qeveri tjeter e huaj apo kushdo do të provojë – jo të gënjejë – një provë dhe fakt korrupsioni, unë do të marr çdo vendim ndaj vetes sime.

Në lidhje me shpifjet mbi të cilat bazohet vendimi i Sekretarit të Brendshëm të MB, po i marr me rradhë.

Së pari, për akuzën se unë kam lidhje të qarta me grupet e krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët i kam përdorur për qëllime politike. Kjo është një akuzë që nuk më është bërë kurrë, as nga kundërshtarët e mij dhe nga asnjë institucion zyrtar kombëtar apo ndërkombëtar. Ju jeni dëshmitarë të faktit se, askush tjetër sa unë nuk ka denoncuar pa ndalur, pa kompromis, me emra, pa marrë parasysh asnjë rrezik personal apo familjar, kriminelët, grupet e organizuara kriminale të këtij vendi, dhe lidhjet e tyre me qeveritarë.

Askush tjetër në qeveri nuk ka bërë luftë ndaj krimit të organizuar, dhe nuk ka pasur rezultatet që kam pasur unë, të cilat kanë qenë kusht për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në NATO. Dhe askush tjetër në opozitë, me asgjë më shumë se një IPad dhe fjalën time, e mbi të gjitha pa asnjë mbrojtje, përveç mbështetjes qytetare, nuk e ka bërë këtë.

Sot nuk gjen dot një shqiptar të dalë e të thotë, me cilin kriminel ka bashkëpunuar Sali Berisha, apo cili kriminel ka përfituar prej tij gjë tjetër veç burgut dhe denoncimit publik. Të gjithë kanë parë se si Edi Rama i bëri ata deputetë, kryetarë bashkish, drejtorë policie, biznesmenë, investitorë strategjikë dhe, në fund, përmes amnistisë fiskale ju ofron një lavatriçe të madhe për të larë paratë e krimit dhe drogës!

Ju e dini kush ka ardhur ne pushtet me ndihmën e bandave, dhe kush i ka përdorur ato për ta mbajtur pushtetin. Sali Berisha ka ardhur në pushtet me votën e qytetarëve dhe ka dorëzuar pushtetin po përmes saj, pasi të vetmen kontratë gjithë karrierën time e kam pasur vetëm me qytetarët.

E pra, të akuzosh pa përmendur një fakt, dikë që kurrë dhe në asnjë rast nuk ka bërë kompromis me krimin, ndërkohë që vendi nën qeverisjen e Ramës rënkon nën thundrën e bandave, vrasjeve mafioze, kapjes së shtetit dhe shkrirjes së pushtetit me krimin, nuk bën gjë tjetër veçse e ndihmon atë!

Së dyti, në lidhje me biznesmenin Damir Fazlliç. Nuk kam pasur kurrë dijeni, as sot nuk di që ai të ketë qenë ndonjëherë objekt padish për aktivitet kriminal, në MB ku ai është qytetar, apo në ndonjë vend tjetër. Ai ka qenë dhe është një investitor, që ka sjellë kapital në Shqipëri nëpërmjet bankave dhe në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar dhe ndërkombëtar, siç kanë dëshmuar verifikimet e organeve zyrtare të fushës. Prokuroria e Ina Ramës, për mendimin tim për motive politike, çka unë e denocova, ngriti dhe zhvilloi hetime ndaj tij në përfundim të të cilave nuk provoi dot asnjë shkelje të z. Fazlliç. Dhe ju rikujtoj se, ajo për të cilën e hetonin. ishin jo tendera, prokurime të drejtpërdrejta apo para publike, por blerje e një toke private, me fonde gjithashtu private.

Damir Fazlliç nuk ka përfituar kurrë, qoftë dhe një qindarkë të vetme nga unë apo qeveria ime. Ai ka vazhduar biznesin dhe investimet gjatë qeverisë Rama, dhe nëse do kish patur pengim të hetimit ndaj tij gjatë qeverisë sime, ka pasur 10 vjet kohë që të hetonte Prokuroria gjatë qeverisë Rama, por asgjë e tillë nuk ka ndodhur.

Pra, autoritetet e MB të vetmin rast konkret që citojnë është i 14 viteve më parë, i cili u vendos në hetim pa asnjë fakt, për transferta të rregullta bankare, për të cilat pas hetimit, Prokuroroa nuk ngriti dot padi, sepse Fazliç kishte kryer çdo gjë sipas ligjeve të vendit dhe atyre ndërkombëtare, dhe kishte si faj të vetëm se ai, me Kompanine BGR, kishte këshilluar mua ne fushatën elektorale të vitit 2005, nga e cila ish-komunistët humbën. E trishtueshme është që sot, pas 14 viteve, kjo çështje përdoret si treguesi i vetëm në të cilin mbështesin vendimin e tyre autoritetet britanike.

Më lejoni t’u them se, vite pasi hetimi i Prokurorisë së Ina Ramës ndaj Damir Fazllic, me të cilin nuk provoi dot asnjë shkelje, unë kam vizituar Britaninë e Madhe dhe kam takuar kryeministri e këtij vendi. Madje kam marrë edhe përgëzime për reformat e ndërmarra dhe luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Përveç kësaj, në vitet 2005-2013, me agjensitë e zbatimit të ligjit të këtij vendi, si Soca etj., kemi patur bashkëpunim të shkëlqyer në luftën kundër krimit të organizuar, përfshi këtu edhe operacione të fshehta, të cilat janë vlerësuar shumë prej tyre.

Çdo vendim i bazuar në shpifje, mbi korrupsionin, është mbështetje reale për korrupsionin dhe krimin. Më mirë se kushdo këtë e dinë shqiptarët, të cilët, me mbështetjen masive pas shpalljes sime non grata, kanë dëshmuar se askush dhe kurrë nuk do të mund t’u shesë atyre shpifjet dhe mashtrimet për të vërteta, dhe aktet hakmarrëse politike si akte antikorruptive, apo t’i përdorë ato për t’iu emëruar kryetarët e partive të tyre. Ftoj të gjithë t’i bëjnë një pyetje vetes: Perse këto sulme dhe shpifje, krejt bajate dhe pa asnjë bazë, vijnë plot 9 vjet pasi Sali Berisha ka lënë pushtetin?

Përse ato vijnë në një kohë kur nën qeverisjen e Ramës krimi ka kapur shtetin dhe vënë përfund Shqipërinë, kur vendi është kthyer në një plantacion droge dhe ku, sipas dosjeve të mirënjohura në Prokurori dhe raporteve të OSBE, bandat dhe krimi i organizuar blejnë vota për pushtetarët?

Përse ato vijnë në një kohë kur banditët kanë marrë mandate deputetësh dhe kryebashkiakësh, kur opinioni tronditet çdo ditë nga magnituda e aferës së inceneratorëve, e Butrinit dhe e portit të Durrësit, e qindra afera të tjera korruptive te qeverisë më të korruptuar në Europë të Edi Ramës dhe, akoma më shumë nga indiferenca e drejtësisë për të hetuar atë dhe qindra afera të tjera?

Përse ato vijnë në një kohë kur, ende nuk është shuar jehona e lidhjeve me krimin e organizuar dhe kriminelët, të dala qartë në përgjimet e Prokurorisë të dosjeve 184 dhe 339, të zbardhura edhe nga gazetat gjermane? Politikanët e këtyre përgjimeve, shokë me “çunat problematikë”, janë sot kryeministër dhe ministra.

Ironia e fatit është se, i pari që i bën publike këto vendime është Edi Rama.

Secili mund të zgjedhë t’i përgjigjet vetë këtyre pyetjeve, por përgjigja ime është se, ashtu siç kam bërë deri sot, do vazhdoj të luftoj i palëkundur për të pastruar vendin nga krimi dhe korrupsioni, si rruga e vetme për të shpëtuar Shqipërinë dhe shërbyer interesit të qytetarëve te saj, deri ditën që ata do besojnë te Sali Berisha!

Në përfundim, ftoj autoritetet britanike të dorëzojnë pranë organeve të drejtësisë të vendit të tyre, dhe pranë organeve të drejtësisë në Shqipëri, çdo fakt, provë apo dokument që disponojnë, ata ose kushdo tjetër, për akuzat që kanë ngritur kundër meje.

Për të gjitha këto shpifje, unë do konsultohem me ekspertë për hapat ligjorë që do të ndërmarr për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin tim dhe të vendit tim, për aq sa unë e përfaqësoj.” -u shpreh Berisha, ndërsa theksoi se letra I adresohej atij, dhe jo edhe ndaj familjarëve të tij.

/Argumentum.al

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Gjashtë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit mes Kosovës dhe Serbisë

4 Shtator, 2026
POLITIKË

Kryeministri Rama në Itali, merr pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”

4 Shtator, 2026
JO VETEM LAJM

Njëmbëdhjetë vende të BE-së kërkojnë heqjen e së drejtës së vetos

3 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Zv/Kryeministri i Kinës kërkon përpjekje të përbashkëta për të ndihmuar zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme

4 Shtator, 2026

4 Shtator, 2026

AfD-ja e së djathtës ekstreme dhe fushata hibride ruse, kërcënim i dyfishtë për Gjermaninë e Merz-it

4 Shtator, 2026

Gjashtë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit mes Kosovës dhe Serbisë

4 Shtator, 2026

Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë? Ulrich Siegmund i AfD-së përgatitet për pushtet

4 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.